Hipokrizia politike në Maqedoni
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUSi rokaqiell po rrjedhin ngjarjet politike në Republikën e Maqedonisë. Është koha e formimit të publicistëve më të mirë , për shkak të potezeve më të çuditshme dhe relevatave të thukta ideologjike në këtë vend.Nuk guxon asnjë njeri të orientohet drejtë tundosjes dhe dyndjes , por secili duhet t`i përshtatet asaj që rrjedhë nga lartë. Mashtrimi vizuel arriti deri në cepun e secilit skaj në vendin e quajtur Maqedoni. Për secilën gafë të kësaj qeverie ndëgjojmë një publicitet nëpër media duke ftuar publikun e " paguar" të marrë pjesë në seancat e Qeverisë. Kështu na u arsyetua njeriu i madh i kësaj qeverie me transparencën e tij të gjërë. Sikur të dëshironin ato t`i fryenin fyellit edhe kavallit sot do të kërcenin shotën në stilin e " muzikës greke " në Maqedoni. Frikacakët fshehen pas mureve të trasha të identitetit politik në Maqedoni. Habitemi kur ndëgjojmë që në pozita kyçe janë vënduar "përtacët" të cilët me të thëna fjalësh u servuan karshi politikave ditore në vend. Është rastësi (edhe pse në esencë nuk besoj në rastësi) kur shoh fytyra të njohura , të njoma dhe të palyera me gjak politike që mbrojnë dhe paraqiten si mburojë e mariaçove dhe sharlatantëve politik në vend. Nuk e besoj se me vetdëshirë e luajnë rrolin e avokatit të Djallit ato fytyra të njoma të cilat që nga qielli i katërt duken se kanë rënë në kthetrat e ujkut plak. Dhe shqiptarët e mjerë janë të parët ato që i prijnë urdhërave të udbashave të vjetër me rroba të reja në këtë vend. Ndodhi çasti që e pritnim vite me rradhë. Regjisori e udhëheqi dramën dhe kërceu valcerin më të lumtur në jetë. Në skenën e meçit të fundit "boksierët" thanë atë që goja e Gruevskit dridhej ta thotë para kamerave , por kërkoi nga këto që t`i kryenin të vetmin shërbim për vitin 2007 dhe me këtë përfundon misioni i tyre. Mission që e ngjyrosi historinë më të re të shqiptarëve të këtij vendi me avazin e tyre të vjetër që njihemi ndër shekuj. Shumë luftëra në historinë tonë shqiptare i kemi humbur m`u për shkak të tradhtisë së shqiptarëve , që nga ilirët e deri ditët tona më të reja në periudhën e " artë" të qeveritarit Gruevski. Jam i bindur se pasi të publikohet ky shkrim në gazetë do të pasojnë reagimet e avokatëve langaraçë që me mish e me shpirt e mbrojnë idenë e Gruevskit që në heshtje t`i "qetësojë" shqiptarët me ekstaza dhe marihuana , dhe ngadal ashtu t`ia thithë edhe gjakun e fundit të tyre që i ka ngelur. Nëntoka e politikës e cila po paraqitet si zonë e ndaluar për publicistin ka filluar që të festojë 18 vitet e ekzistencës së saj. Ndoshta këtij numri duhet t`i shtojmë edhe një zero mbrapa për arsye se misterioziteti i saj u bë arsyetim i ekzistimit aq të gjatë. Ligjet janë të njejta , nuk ndryshojnë. Ai që gjurmonë thellë nën nëntokën e politikës ose quhet tradhtar ose destinohet të vdes në formën më misterioze. Nëqoftëse do të prognozonim se si do të dukej një faj i justifikuar karshi kompozimit dhe ekspozimit të tepërt nëpër media , do të konkludonim se ai nuk mund të quhet si i tillë për arsye të shumta që na bëjnë të flasim me veten në mesnatë. Shtrirja e "intelektualëve" të shtetit nëpër organizata të ndryshme joqeveritare ose më saktësisht fetare , na bënë me koshient drejtë ruajtjes dhe integritetit të politikave të brendshme të remishiencës. Duket se jetojmë në demokraci ku secili ka të drejtë të veprojë lirshëm , të mendojë lirshëm dhe të frymojë lirshëm. Në fakt , duart e thella të Nikolla Gruevskit kanë depërtuar thellë nëpër të gjitha ideologjitë , që pjellshmërinë më të madhe të operimit e kanë gjetur këtu. Dhe akuzohen publicistët për shfrytëzimin e termave të vrazhdë që në fakt ato dalin thellë nga dhimbja dhe pamundësia e tyre për të ndryshuar gjendjen aktuale në vend. Ndërsa " boksierët" e Gruevskit arsyetohen se kanë të drejtë edhe ato të boksojnë për hir të ideologjisë së tyre të lartë.
Më saktësisht të përmendim disa rrethana politike që ndodhën në këtë vend gjatë kësaj periudhe të zëshme(* gjithmonë ka qenë e zëshme kur në skenë kanë vepruar VMRO-DPMNE).
Disa akte të disa partive shqiptare në vend me të vërtet më gëzojnë pa masë edhe pse ndërmirren në kohë dhe në vend jo të duhur. Shembull injorimi i PDSH dhe mospjesëmarrja e saj në komisionin anketues , për shkak të mospunës së këtij komisioni ditën e varrosjes së këngëtarit Toshe Proevski , është akti më i mirë politik që kam parë gjatë këtij viti nga kjo parti. Duhet t`i bëhet me dije partive maqedone në vend se nëse punohet seriozisht në këtë vend gjatë zbardhjes së çështjeve me rëndësi nuk guxon që të shtyhet puna për hir të vdekjes së yllit-pop në Maqedoni. Një koncept i ri dhe një sjellje e re e politikanëve ndaj personave të famshëm nuk duhet të jetë një shtytje e njëanshme në vend. Atëherë pyes pse ditën e vorrimit të Molla Jakup Efendi Asipit Qeveria e këtij vendi nuk punoi , nuk e mbajti ditë zie dhe nuk i dërgoi asnjë telegramngushllimi familjës së tij? Apo ndoshta Jakup Efendiu ishte më pak i ndëgjuar dhe i popullarizuar në vend sesa Toshe Proevski? Bile telegram ngushllimi për familjen e tij arriti vetëm nga njëra parti shqiptare në vend , ndërsa ditën e varrimit të tij e injoruan shumica e politikanëve shqiptar në këtë vend. Edhe pse Jakup Efendiu ishte pjesë e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare , ishte myfti i qytetit të Kumanovës dhe një aktivist i zellshëm kombëtaro-fetar , prap se prap ai u injorua edhe nga vet partitë shqiptare në vend.
Lexova nëpër disa vende Bashkësia Fetare Bektashiane në vend , në fillim u habita me një gjë të këtillë kur mesa e di unë ende nuk është sjellur ligji i ri për bashkësitë fetare në vend. Por , në anën tjetër kur mendova se në çfarë kohe të " artë" jemi duke jetuar e mbylla gojën dhe eca rrugës.
E pranojë që partitë shqiptare duhet të jenë të lidhura ngushtë me institucionet e ndryshme të shqiptarëve në Maqedoni. Por , raportet duhet të jenë të ndërsjellta , strategjike dhe jo në kohë dhe në vende jo të duhura. Kontimi i " sevabeve" nga ana e partive shqiptare në vend nuk duhet të bëhet duke shkelur mbi institucione të ndryshme ku haptas tregohet kontrollimi i këtyre institucioneve nga ana e subjekteve politike në vend. Kjo gjë na bënë të dyshojmë në qëllimet e " mira" të Gruevskit për shkatërrim të instancave të caktuara në vend duke përdorur si " mashë" tjerët ku përfundimisht do të arrihej synimi për të cilin punohet me vite. Hipokrizisë politike në vend i prinë ai mendimi dhe marrja me çështje të parëndësishme përballë elementeve kyçe të politikave të këtij vendi. Greqia ende proklamon para opinionit botëror se do të pengojë Maqedoninë drejtë hapërimit në institucione të ndryshme ndërkombëtare nqs. paraqitet me emrin e saj kushtetues. Bile po pezullohen edhe ndihmat e Greqisë për Maqedoninë për shkak të emrit të saj kushtetues.
Si duket nën presione të Rusisë dhe Serbisë për mos pranimin e pavarsisë së Kosovës , nën presionin e kishës ortodokse serbe për mos pranim të kishës ortodokse maqedone , në presionin e krizave të brendshme politike dhe ekonomike , dhe raporteve të Unionit Europian për punën e deritanishme të kësaj Qeverie , deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë për Maqedoninë edhe pse e njohur qysh herët , i ka bërë politikanët e këtushëm që të humben në kabinetin e Gruevskit dhe të Cërvenkovskit.
Shtuar më 22/10/2007, ora 19:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori