Zgjedhjet lokale në Maqedoni! 42 komuna shkojnë në balotazh më 31 Tetor

MAQEONIA E VERIUT– Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për komunat e vendit dhe këshilltarët e tyre. Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e dielë ku pjesëmarrja ka qenë rreth 49% ose rreth 846 mijë votues.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundin e parë dhe ata që shkojnë në balotazh. Sipas KSHZ-së, janë zgjedhur tashmë krerët e 32 komunave ndërsa 42 prej tyre janë në balotazh duke bërë kështu që të zhvillohet raundi i dytë më 31 Tetor ku do të përballen sërish kandidatët për kryetar komune.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit: 

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastiri shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Buteli ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevoja shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçani shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçishti shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjelia shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibra shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasari shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollneni shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelina shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçova shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratova shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krysheva fiton LSDM

Kumanova shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likova fiton BDI

Kamenica shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohëri shkon në balotazh VMRO-LSDM

Pllasnicë fiton BDI-ja

Rosomani shkon në balotazh VMRO-LSDM

Sopishte fiton VMRO-ja

Struga shkon në balotazh BDI-ASH

Strumicë fiton LSDM-ja

Teracë shkon në balotazh BDI-ASH

Tetova shkon në balotazh Besa-BDI

Çairi shkon në balotazh ASH-BDI

Çashka shkon në balotazh BDI-LSDM

Çuçer Sandevo shkon në balotazh LSDM-VMRO

Shtip ka fituar VMRO-ja

Shuto Orizara shkon në balotazh

Aerodrom ka fituar VMRO-ja

Veles ka fituar VMRO-ja

Karposhi shkon në balotazh LSDM-GROM

Gjorçe Petrov fiton VMRO-ja

Petrovec fiton VMRO-ja

Saraj fiton BDI-ja

Në Qytetin e Shkupit për këshilltarë udhëheq VMRO-DPMNE-ja me 17 këshilltarë, LSDM-ja 12 këshilltarë, BDI-ja ka 6 këshilltarë, E Majta 4 këshilltarë, DOM-i ka 2 këshilltarë, ASH-AAA ka siguruar 2 këshilltarë.

Për kryetar të Qytetit të Shkupit udhëheq kandidatja e pavarur Danella Arsovska. Ajo shkon në balotazh me kryetarin aktual Petre Shilegov.

 


Shtuar 19.10.2021 10:32