Pas problemeve me leukemin, Mihajlovic infektohet me covid-19

Trajneri serb i Bolognas, Sinisa Mihajlovic është infektuar me koronavirus, ku po vuan edhe nga leukemia.

Edhe pse nuk ka simptoma të koronavirusit, trajneri serb është testuar nga skuadra italiane dhe ka rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja që bën përditësimet e lajmeve të sportit, “Bleacher Report”.

Ndryshe, tekniku serb vuan edhe nga leukemia prej disa kohësh.


Shtuar 23.08.2020 12:00