Globalizmi, çështja e shtetit dhe Kosova
Albeu.com
nga Prof. Dr. Fadil MalokuInteres kombëtar i një vendi nuk është mbyllja dhe izolimi por përkundrazi hapja dhe demokratizimi i mbrendshëm i raporteve shoqërore.Në politikën globale, sot është e padiskutueshme tendenca e procesit të globalizimit, e cila si e tillë dalëngadal por sigurt është duke i mbizotëruar kornizat e zhvillimeve dinamike politike në botë me qëllim të margjinalizimit sa me të mundshëm të formave tradicionale të organizimit dhe të menagjimit të jetës së qytetarëve që i dalin asajë si pengesa serioze në galopimin e mëtejmë të afirmimit. Në këtë kontekst, duket që as trendi i kompetencave të reja që burojnë nga vlera e diskursit të sovranitetit të shtetit që për globalistët është identifikuar si një “rezervat” i tipit të veqant apo siq do të thoshte Aristoteli, një “zoom politikoom-i”, nuk bëjnë ndonjë përjashtim karakteristik kur është në pyetje procesi i shtimit te interesave globale të tyre. Dilema më e madhe që u sjell sot sociologëve të globalizmit, kur janë në pyetje këto ndryshime marramendëse padyshim që kanë të bëjnë me rolin dhe perspektiven e institucionit të shtetit në të ardhmën. Për vendet e zhvilluara kjo dilemë deridiku është materializuar përmes formave të reja integruese, kurse për ato në zhvillim ende ka ngecje dhe ngurrime sa i përket rolit të këtij institucioni në procesin e bartjes së një pjese të kompetencave (lexo sovranitetit) në forma të reja integruese rajonale.

Për Kosovarët, të cilët për dallim prej të gjithë të tjerëve, natyra e trazimeve të mbrendshme kur është në pyetje ndertimi i kapaciteteve të reja të institucionit shtet komb, ka gjithandej specifika të cilat nuk mund t'i hasish në asnjë model zhvillimor të procesit të ndërtimit të institucionit shtet - komb në botë.

Në Kosovë, meqë është ende aktuale çështja e pretendimit të bërjes (jo e ridefinimit) së shtetit përgjithësisht në via të trasha, do të mund të identifikoheshin dy specifika cilësore që rrallë kund apo askund nuk mund t’i hasish: specifikën e ndërtimit të insfrastrukturës elementare demokratike dhe ate të realizimimit të synimit për të ndërtuar këtë infrastrukturë elementare me mekanizmin e institucionit të sipërpërmendur. I cili për të tjerët ka filluar të pësojë ndryshime dhe modifikime të theksuara në vetë formën dhe përmbajtjen e vetë shkaku i proceseve të reja të globalizimit. Nëse i adresohemi synimit të kahmotshëm të kosovarëve për ta ndërtuar këtë mekanizëm identifikues edhe për vetë identitetin e ri kombëtar, fitohet përshtypja që ky proces është identifikuar jo si nevojë e komoditetit por e egzistencës së qytetarëve të sajë gjatë tërë shekullit të kaluar në kushtet dhe rrethanat e reja të një procesi tashmë të afirmuar si globalizëm, atëherë që padyshim lypset të kuptohen trendet e reja zhvillimore përreth. Kjo mënyrë e qasjes duhet involvuar edhe për shkak të vonesës së theksuar historike që e kemi pësuar jo me fajin tonë.

Është mirë pra që më në fund ka filluar të zgjidhet ky lëmsh rreth Kosovës dhe për Kosovën. Por a është kështu, do të pyeste ciniku?
Do theksuar parimisht që vlerat “klasike” (siq i kanë identifikuar shumica e sociologëve të sotëm), siq janë ato që kanë të bëjnë me: interesin kombëtar, integritetin territorial, e pastaj me sovranitetin kombëtar e sidomos tash së fundi me sistemin e sigurisë kolektive, në botën perëndimore nuk e gëzojnë më edhe gjithaq atë shkëlqimin apo rëndësinë që e kishin përpara, psh. në shek XIX kur edhe u afirmuan si vlera substanciale për rregullimin e raporteve mes qytetarëve dhe shoqërive.
Në aulat intelektuale, politike e sidomos ato kulturore në botë sot janë duke u zhvilluar debate të sofistikuara rreth këtyre formave dhe përmbajtjeve të reja vlerore. Dilema kryesore tani për tani mbahet ajo që ka të bëjë me ambiguitetin apo interpretimin dualist që e fuqizojnë diplomatët dhe ekspertët e lëmive të ndryshme, në mënyrë që procesi i (ri)pajisjes, si të themi me licencën e mekanizmit të quajtur shtet të bëhet në qetësi dhe pa zhurmë të madhe në opinionin e gjërë. Natyrisht, një numër i madhë sociologësh të njohur ende konsistojnë në qëndrimet arbitrare, se ende nuk ka ardhë momenti i (ri)pajisjes apo zëvendësimit (apo edhe në variantën më të keqe: reduktimit të menjehershëm rolit të institucionit të shtetit në të ardhmen!) të këtijë diskursi me ndonjë pseudoinstitucion tjetërfare. Për shumicën e tyre (si A. Giddens, Fridman, Beck, etj) institucioni i shtetit (jo edhe gjithaq ai i kuptimi modern, por ai klasik) është ende një mekanizëm i qëndrueshëm rregullativ i jetës së njerzëve në mbarë globin.

Në Evropën e modelit të Unionit, pra në qarqet e eurokratike egziston një projekt (në formë diskursi teknokrat) ende i pa afirmuar sa duhet për shumicën e vendeve të tranzicionit, se poqese qytetarëve të këtyre vendeve u ofrohen më shum të drejta qytetare (eufemizmi për të drejtat e njeriut) dhe më shum paqë e qetësi kolektive, atëherë padyshim që çështja e sovranitetit të shteteve do të mund të margjinalizohej me lloj mekanizmin e sigurisë kolektive rajonale.

Në anën tjetër është poashtu e vërtetë që kapitalizmi i shek. i identifikuar si globalizëm është duke instaluar një tip të ri apo një formacion të ri të shtetëzimit si mekanizëm më të drejtëpërdrejt që duhet të ushtrojë pikëspari menagjimin me të mirat dhe begatitë e një vendi. Ky tip apo thënë më ndryshe ky model nën ndikimin e Unioneve të ndryshme monetare globale, fenomenit CNN-it, KTN-ëve, Internetit dhe OJQ-ëve, për shumicën e sociologëve të sotëm, gjerëtani nuk është duke dhënë rezultatet e pritura. Ai është duke bankrotuar skajshmërisht si ide! Të përmendim vetëm rastin e refuzimit të Francezëve për Kushtetutën e re Europiane!

Në rajonin e Ballkanit përëndimor, ku uria për identitetin shtetëror ende është e gjallë dhe një paranojë e llojit të vetë edhe për faktin se për të janë zhvilluar madje edhe luftëra gjenocidiale, (shembulli i Bosnjes dhe i Kosovës) çështja e (ri)pajisjes apo zëvendësimit të rolit të shtetit është e paimagjinueshme, e hershme dhe në shpërputhje me kohën e zhvillimit dhe të rrumbullaksimit të synimeve kolektive të kombeve. Ithëtarët e këtij koncepti në përëndim sot bëjnë ekspertiza dhe analiza të thukëta, duke fuqizuar mendimin akademik se : çështja e (ri)pajisjes apo reduktimi të sovranitetit shteteror nuk ka qenë dhe nuk është diçka e re.
Ajo sipas tyre ka egzistuar me të krijuarit e paradispozitave për të lind ky mekanizëm, qysh në shek. e XIX. psh. Amerika ka pasur përherë një lloj autonomie dhe kontrolli rigoriroz ndaj kësaj çështje, bile edhe sot me xhelozinë më të madhe e bënë këtë. Ta përkujtojmë vetëm luftën e sajë që ajo e zhvillon aktualisht në emër të terrorizmit, që kryekput zhvillohet në emër të këtyre idealeve dhe interesave parasëgjithash kombëtare që ajo i projekton në gjithë rruzullin tokësor.

Thënë me thjesht sovraniteti edhe sot e kësajë dite ka mbetur tërheqës për shumicën dominuese të vendeve të zhvilluara dhe atyreve që janë në zhvillim, kurse mos të flasim për ato që janë në procesin e tranzicionit dhe të procesit të shtet-formimit, siq është rasti i Kosovës, ku interesimi mobilizues i qytetarëve të sajë lidhur me dëshirën dhe pasionin e tyre shekullor për të pas një shtet të vetin e ka burimin e vetë spjegues dhe shumë identik me popujt tjerë përreth.

Pra, ideja e të poseduarit të sovranitetit të plotë të shtetit të ri të Kosovës anipse shikuar me dioptrinë e një eksperti të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk e ka peshën e mëtejme se të një njohje formale ndërkombetare në akusherin e OKB-s, ku edhe (de)legjitimohën sovranitetet e shteteve, përmes të cilës pastajë thithja e begative materiale dhe atyre financiare bëhet më e lehtë dhe më durueshme, ajo prapseprap e ka madhështinë vetë identifikuese. E kjo madhështi nuk është edhe gjithaq ideale ashtu siq është projektuar zakonisht në kokat e masave të gjera popullore, por para se gjithash pragmatike, ngaqë institucionet dhe qytetarët e mbarë rrruzullit tokësorë transaksionet e tyre të ndryshme akoma i ushtrojnë mu përmes këtijë mekanizmi anipse ai herë pas herë gjatë qenësimit të vetë të gjertanishëm historic ka dijtur të gjenerojë autoritet dhe arbitraritet të pakontestueshëm dhe një lloj egalitarizmi të diskutueshëm.

Do përmendur kalimthi, se në kohën kur Zhan Boden dhe Tomas Hobsi, për herë të parë filluan të përpunojnë idenë e vëllimit të sovranitetit të shtetit në shek. XVI dhe XVII, rolin e tij e kishte "uzurpuar" e drejta hyjnore për të cilën u zhvilluan luftëra të përgjakshme. Për këta autorë çështja e sovranitetit ishte një sinonim i ligjësisë dhe i një rregulli të veçant, ku të nënshtruarit nuk kishin asfar të drejte të rebelohen, mirëpo më vonë kuptuan se ky absolutizim i tepruar i sovranitetit mund të qojë dasht e padasht shoqërinë në tirani (gjë që ngjau shpesh gjatë historisë së njerëzimit) dhe në despotizëm të patolerueshëm.

Por çfarë kuptimi ka sot në kohën tonë diskursi mbi sovranitetin?
Ai, të themi kushtimisht ka filluar të luhatet me të mbaruarit e luftës së ftohët dhe me të filluarit e ndërtimit të rendit të ri botëror të identifikuar si globalizëm, westernizëm apo edhe amerikanizëm.

Ideja e sovranitetit, poashtu ndërlidhet shumë edhe me Paqën e Westfalisë (1648) që është e njohur si Marrëveshje (në të vërtetë e dy Marrëveshjeve: asajë të Minsterit dhe asajë të Osnabrickit) historike, ku u krijuan paradispozitat e para për një sistem modern të shteteve të pavaruara në Evropë. Në të vërtetë, kjo Marrëveshje me shumë i adresohej çështjes që kishte të bënte me delegjitimitetin hegjemonist të Kishës së shenjët Katolike të njohur si perandori e llojit te vetë, se sa të idesë se marrëdheniet ndërkombëtare duhet t'i lëvizë parashikimi lidhur me barazpeshën e fuqisë midis vendeve.

Poashtu, një ndër provokimet më të rënda që i është bërë ndonjëherë diskursit të sovranitetit padyshim, që ka të bëjë me të drejtat universale të njeriut në gjithë globin tokësorë. Përmes këtij diskursi, sot mekanizmat ndërkombëtar (OKB) kanë të drejtën e intervenimit moralo-politik (Rezolutat e aprovuara), por jo gjithëkund dhe gjithëherë edhe të drejtën e intervenimit ushtarak, siq ishte rasti i Kosovës. Ndryshimet e fundit marramendese tekniko-teknologjike kane bërë që, në një mënyrë e kanë thyer, si të themi atë barrierën e shteteve sovrane. Ngaqë, ndikimi i mediave globale (rasti i gjiganti të quajtur CNN-n dhe Alxhazira-s) kanë bërë që me asgjë të mos mbetet nën mëshirën e pushtetëmbajtësve local. Sot pra si interes kombëtar i një vendi nuk janë mbyllja dhe izolimi por përkundrazi hapja dhe demokratizimi i mbrendshëm i raporteve shoqërore, pra ndërtimit të një diskursi më të përsosur të qeverisjes dhe menagjimit me qytetarët e cilitdo vend, ku institucionet legale të dalura nga zgjedhjet funksionojnë në mënyrë të admiruar.

Roli i shteti të ardhshëm me siguri që do të anojë më tepër kah roli i menagjmentit ashtu siq ka filluar aktualisht në përëndim, por pyetja se si do të mund të afirmohej çështja e sovranitetit të cunguar (« autonomi substnciale ») apo atij të reduktuar(« pavarësia e kushtezuar ») në kushtet dhe rrethanat e reja të procesit të globalizimit, siq është rasti me Kosoven mbetet për t’u parë. Ngaqë, sot për sot është një çështje që ende nuk ka arritur të ketë ndonjë përgjigje të pranueshme as nga diskursi politik e as nga ai shkencor.
Së këndejmi çështja e reduktimit të sovranitetit duket që ende është në fazën eksperimentale dhe eldorado e vërtetë, ndërsa ambient më të përshtatshëm se Ballkani për këtë veprim prokrustian, duket që akoma nuk egziston.
Në fakt, mbetet një nevojë që ka të bëjë decidivisht me ndërtimin e institucioneve të pakurruptuara, përmes të cilave do të ngritej vetëdija racionale për veqantinë e posaçme, si vlerë e procesit të globalizimit.

Edhepse modeli i komb-shtetit, për disa është bërë një pengesë serioze në fuqizimin e arkitekturës së integrimeve globale, prapseprap do thoshja ai nuk mjafon vetëm të margjinalizohet dhe si i tillë të bartet në muzeun e tradicionalës edhe për shkak se ende nuk ka ndonjë mekanizëm tjetër që do ta zëvendësonte atë si të tillë. E çka është edhe më interesant korniza e shtet-kombit, tash për tash mbetet e vetmja shpresë dhe i vetmi identifikim (që meriton edhe të sakrifikohet për të) përmes të cilit mund dhe po ndërtohet aktualisht demokracia si diskurs botërorë. Në anë tjetër, çështja e (jo)reduktimit, nuk është edhe gjithaq çështje e realizimit apo mos realizimit të synimit për të menagjuar me vetëvehtën si shoqëri e re demokratike, sa çështje e zhvillimit të aspekteve socialo-ekonomike të qytetarëve të vendeve të tranzicionit, aty ku aktualisht e ka vendin edhe Kosova.

Pra, roli i shtetit në kushtet dhe rrethanat e reja është një domosdoshmëri e llojit të vetë, ngaq vendet e tranzicionit ende nuk e kanë perfeksionuar sa duhet zejën e menagjimit me vetëvehten. Institucioni i shtetit edhe gjithashtu është duke përjetuar një krizë do thoshja tridimensionale, sidomos kur janë në pyetje sferat e kompetencave të tij si institucion i fortë në menagjimin e të mirave materiale të qytetarëve të vet.

Argumenti i parë i kësajë krizë, është duke u manifestuar në sferën e ekonomisë dhe të politikës, ku ai një pas një është duke pësuar humbje në kuptimin e privimit nga disa ingerenca që i ushtronte më heret. KTN (Kompanit Trans Nacionale), për shumicën e sociologëve të sotëm thuhet se janë ato që në një farë menyrë kanë tendenca t’i zevendësojnë në këto sfera disa nga kompetencat e shtetit klasik. Kësajë tendence thuhet që as SHBA-t, nuk po mund t’i ikin, ku me se miri u pa me rastin e pushtimit të Irakut.

Argumenti i dytë,për krizën e dukshme të institucionit të shtetit tani dhe në të ardhmën, thuhët që është padyshim egzistimi i një vullneti dhe një dëshirë globale politike, për ta ndërruar procesin e zhvillimit të kapitalizmit. Duke mos hy në ndonjë analizë më të thukët, vlen të përmendim bie fjala disponimin e elitave pushtetmbajtëse të botës përëndimore, sidomos asajë amerikane, angleze, spanjolle, italiane, etj. Psh. Në një takim të « Komisionit Trilateral », D. Rockefeller, përndryshe Kryetar i këtij asociacioni, ka thksuar se: »Pushteti mbinacional i bankierëve dhe i elitës intelektuale ndërkombëtarë, duhet të qëndrojë mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje » (!?). G. Soros, njëri ndër zëdhënësit më të fuqishëm të globalizmit politik, procesin e kontrollit të tregut global e sheh vetëm në ndërtimin e institucioneve mbinacionale.

Argumenti i tretë, i krizës së ashtuquajtur shtetërore ka të bëjë me humbjen e cilësisë së rolit të tij në formimin e ashtuquajturit ethos kombëtar, që sipas Giddens është pasojë e rritjes së « vetëdijes kosmopolite ». Me sa mund të hetohet, shumica e sociologëve janë të pajtimit se roli i shtetit në rrethanat e reja të globalizmit domosdoshmërisht do të reduktohet përkatësisht do të zbehet sovraniteti i tij, mirëpo ai asnjëherë tërësisht nuk do të mund të zëvendësohet me ndonjë mekanizëm tjetër. Dilema jonë është se Kosovën që e pret sfida e definimit të statusit politik, është apo nuk është në rrugëtimin e proceseve te lartëpërmendura? Përgjigjën le ta japin politikajt aktual gjatë këtijë mandati të qeverisjes historike!
Shtuar më 21/03/2006, ora 09:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori