George Bush, presidenti që çmendi botën
Albeu.com
Kush është George W. Bush? Fëmijëria, arsimimi, rinia, familja, puna, karriera dhe të gjitha të paditurat e jetës së tij. Një jetë me suksese dhe dështime, me gafe dhe skandale. Lexoni jetën e Bushit.George Walker Bush, i lindur më 6 korrik të vitit 1946, i biri i George Herbert Walker Bush dhe i bashkëshortes së tij Barbara Pierce, është presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (që prej 20 janarit të vitit 2001) dhe anëtar i Partisë Republikane, i zgjedhur dy herë guvernator i Shtetit të Teksasit (ndërmjet viteve 1994-1998, më pas 1998-2000), datë në të cilën ai braktisi postin e guvernatorit si pasojë e fitores në zgjedhjet presidenciale. Ai u zgjodh për një mandat të dytë më 2 nëntor të vitit 2004. Mandatet e tij presidencialë janë shënuar nga atentatet terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001 dhe nga Lufta në Irak.
George W. Bush: familja dhe studimet
Fëmija më i madh i një familjeje prej gjashtë fëmijësh, George W. Bush lindi në shtetin Connecticut. Ai ka dy motra, njëra prej të cilave vdiq në moshën 3-vjeçare si pasojë e një operacioni për leucemi, i cili rezultoi negativ dhe tre vëllezër, ndër të cilët John Ellis Bush, që lindi shtatë vjet pas tij. I ati i tij George Herbert Walker Bush ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer në këtë post nga vitit 1989 në 1993. Para se të ishte në krye të Presidencës, Bush ishte zëvendëspresident i 43-të i SHBA në administratën e Ronald Regan. Ai ka qenë anëtar i Partisë Repubikane. E ëma e tij Barbara Bush njihej për komentet e saj të ashpër dhe mendimet shpeshherë të polemizuar. Ajo e ka përfaqësuar denjësisht veten si Zonjë e Parë e Shtetit për aq kohë sa bashkëshorti i saj ishte në krye të shtetit. Familja Bush u zhvendos në vitin 1959 në Houston, ku i ati kishte zhvendosur kompaninë e tij të naftës. Kur ishte adoleshent George W. Bush u dërgua në pensionatin për djemtë e “Phillips Academy” në Andover, në Massachusetts, e konsideruar në atë kohë si shkolla më e vështirë private e Amerikës nga “Time Magazine”. George Bush arriti të diplomohet për histori. Në atë kohë ai ishte anëtar i një vëllazërie studentësh sekrete që më pas u bë e njohur, e quajtur “Skull and Bones”, si i ati i tij George H. W. Bush (1948), gjyshi i tij Prescott Bush (1917) dhe John Kerry, rivali i tij i ardhshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Ai kreu shërbimin ushtarak, duke u angazhuar në Gardën Kombëtare Ajrore në vitin 1968, ku bëhet pilot i një avioni F-102. Ky angazhim në Gardën Kombëtare i jep atij mundësinë të marrë pjesë në Luftën e Vietnamit. Gjatë përfshirjes në këtë luftë, ai përfiton nga pushimet për të marrë pjesë në fushatat elektorale pranë babait të tij apo miqve. Pasi përfundoi shërbimin ushtarak, pasi nuk iu dha mundësia për t’u regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë së Tekasit, Bushi i ri u pranua në shkollën prestigjioze “Harvard Business School”. Atje ai mori MBA në vitin 1975. Ai u martua me Laura Welch në vitin 1977. Pas martesës ata u bënë me dy vajza binjake, Barbara dhe Jenna, të lindura në vitin 1981. Në vitin 1978, ai paraqitet në Teksas në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve, por mundet nga përfaqësuesi tjetër, Kent Hance, kundërshtar i Partisë Demokrate. Ai filloi ndërkohë karrierën e tij në industrinë e naftës me krijimin e “Arbusto Energy”, një ndërmarrje kërkimi për naftën dhe gazin. Kjo ndërmarrje duhet të përballej me krizën e vitit 1979 dhe pasi e riquajti “Bush Exploration”, George W. Bush ia rishiti në vitin 1984 Spectrum 7, një nga konkurrentët e tij nga Teksasi, i cili bëhet drejtori i kësaj ndërmarrjeje. Kriza e mëpasshme (1985-1987) shkaktoi të njëjtën situatë, duke e pozicionuar George W. Bush në krye të Harken Energy. Disa akuzonin në atë kohë të atin e tij (president i SHBA) se kishte bërë presion me qëllim që disa elementë shqetësues gjatë shitjes të mos jenë në origjinë të një hetimi të thelluar. Disa të tjerë përgjigjen se ardhja e Bill Clintonit nuk kishte ndryshuar asgjë në situatë, duke provuar pavarësinë e hetimeve. Nga viti 1983 në vitin 1992, ai ishte pjesëtar i Drejtorisë së Shoqërisë së Prodhimeve Kinematografike Silver Screen Partners, të bllokuar nga Roland W. Betts, një mik dhe ish-bashkëpunëtor i universitetit. Pasi kishte punuar për fushatën e fitores së të atit në vitin 1988, ai mblodhi të gjithë miqtë e tij të ngushtë dhe një vit më pas bleu “Texas Rangers”, një ekip bejzbolli. Ai akuzohet më pas se ka përfituar nga presionet politike në kuadër të kësaj blerjeje. Ai në atë kohë banonte në Crawford, ku kishte një “ranch”, në të cilin kalonte pushimet.

Guvernator i Teksasit (1994-2000)
Bush rishet ekipin “Texas Rangers” në vitin 1994, gjatë zgjedhjes së tij në postin e guvernatorit të Teksasit. Për të arritur këtë post, ai mund demokratin dhe guvernatorin shumë popullor, Ann Richards. Ai është i dyti guvernator republikan i Teksasit që prej vitit 1877 dhe guvernatori i parë i këtij shteti që përmbushi dy mandate radhazi katërvjeçarë në vitin 1998. Ai u rizgjodh me 69% të votave. Politika e tij është shumë e njohur në Evvropë për përdorimin e dënimit me vdekje: ai nënshkroi urdhrin e ekzekutimit të sentencës juridike për 152 të burgosurit të shpallur fajtorë për krime dhe të dënuar me vdekje. Për më tepër, ai ka favorizuar vetëm një të dënuar të vetëm gjatë mandatit të tij. Ai manovroi në mënyrë të shkathët me të zgjedhurit demokratë, në mazhorancë në Kongresin Lokal, edhe pse një pjesë e tyre u tallën me të gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2000, ndërkohë që ai ishte paraqitur si kandidat kundërshtar.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, fitorja
Pasi u paraqit me disa vështirësi në konkurrim kundër John McCain, senator i Arizonës, George W. Bush e orientoi fushatën e tij në çështjet e brendshme të vendit, kryesisht të uljen e nivelit të angazhimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, konform traditës izoluese të Partisë Republikane. Gjatë kësaj fushate, Bush ishte gjithmonë i rrethuar nga ekspertë politikë si Karl Rove (një mik i familjes dhe strateg i konfirmuar në fushatë elektorale), Karen Hughes, një këshilltare nga Teksasi apo edhe Dick Cheney, ish-sekretar për Mbrojtjen. Mbrëmjen e zgjedhjeve, Al Gore del në avantazh ndaj Bush me rreth 550 000 vota në nivel kombëtar, por të dy kandidatët janë në një diferencë të ngushtë në nivel shtetesh dhe përsa u përket zgjedhësve, të cilët zgjedhin presidentin. Rezultatet ishin shumë të afërt në disa shtete, si Nju Meksiko dhe në Florida. Disa gabime dhe ngjashmëri në disa fletë votimi shkaktuan zënka në zonat elektorale, veçanërisht në Florida, ku diferenca është vetëm 100 vota dhe ku mijëra fletë votimi u shpallën të pavlefshme. Në Nju Meksiko, pasi ishte shpallur fitues me 10 000 vota përpara, bëhet një numërim tjetër i votave, ku kryeson Al Gore me 300 vota. Në Florida, disa qendra votimi ishin mbyllur për parregullsi. Pas një lajmërimi të parë të Gjykatës së Lartë të Floridas për kalimin e këtyre avantazheve dhe shkeljeve në fushën legjislative, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e anulon numërimin e fundit të votave të shtetit të Floridas, që cilësohet i paligjshëm me pesë vota kundër katër, ndërkohë që vetëm zona e Miami-Dade nuk kishte përfunduar numërimin dhe që Al Gore është gjithmonë pas Bush me rreth 100 vota. Kështu që George W. Bush shpallet më në fund fitues dhe President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Gjykata e Lartë, sipas drejtësisë, falë votave të shtetit të Floridas që i dhanë atij mundësinë të marrë votat e 271 zgjedhësve të mëdhenj kundër 266 për Al Gore. Rezultati zyrtar përfundimtar ishte 50 459 211 vota për Bush (47,9 %), 51 003 894 për Al Gore (48,4 %), Ralph Nader etj. Në asnjë moment Al Gore nuk ia doli mbanë të “parakalojë” George W. Bush gjatë numërimit të të gjitha votave në të gjitha qendrat e votimit të shtetit të Floridas. Sipas disa hipotezave të ndryshme parashikohej që nëse Gjykata nuk do të kishte ndërprerë numërimin një nga një, George W. Bush do të kishte fituar gjithsesi zgjedhjet ose do t’i kishte humbur ato me tre vota në një hipotezë të vetme përballë Al Gore. Nuk është hera e parë në historinë e vendit që një president vihet në pushtet me më pak vota se kundërshtari i tij në planin kombëtar.

Rizgjedhja në krye të shtetit në 2004
Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2004, George W. Bush ishte në garë me senatorin demokrat John Kerry. Në fillim, duke iu referuar sondazheve, ai përfitoi nga mungesa e dinamizmit të kundërshtarit të tij për të marrë një përparësi të rëndësishme, me një argumentim të bazuar në mungesën e qëndrueshmërisë politike të senatorit. Ky i fundit e habit publikun gjatë debatit të parë televiziv, duke sulmuar në mënyrë direkte presidentin mbi “gabimin kolosal” të Luftës në Irak. Gjatë dy debateve vijues, kandidatët u përballën me njëri-tjetrin, por pa lënë të kuptohej se njëri apo tjetri ishte më i favorizuar. Votimi u përsërit edhe një herë, duke qenë se rezultati ishte shumë i ngushtë dhe është George W. Bush, i cili u rizgjodh gjatë votimit të 2 nëntorit të vitit 2004 me një rezultat historik prej më shumë se 62 milionë zgjedhës kundër 59 milionë për John Kerry, i cili pranoi dështimin e tij që të nesërmen e votimit. Kampi republikan korri gjithashtu një fitore historike për rinovimin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Ndarja ndërmjet “Shteteve të Kuq” republikanë dhe “Shteteve Blu” demokratë është po aq evidente sa ajo në vitin 2000 midis Bush dhe Al Gore. Qytetet intelektuale të verilindjes dhe të veriut, si Boston, Nju Jork dhe Çikago, qytetet e Bregut Perëndimor si San Francisko, Los Anxhelos dhe Sitëll, që përfaqësonin shtetet me përqendrim më të madh të popullsisë, u fiksuan në kampin demokrat. Në fakt, të 32 qytetet me më shumë se 500 000 banorë që përbënin SHBA votuan pothuajse të gjithë kampin demokrat, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre ndodheshin në shtete republikane si (Atlanta, Miami, Las Vegas, Nju Orlins, etj.).

Personaliteti i tij
Kur kishte mbushur të dyzetat George W. Bush deklaroi përpara kamerave se do të bënte një periudhë të gjatë pushimi. Ai ishte përfshirë nga alkoolizmi. Familja dhe miqtë e të atit bënë çka ishte e mundur për t’i dhënë atij një aparencë sociale të pranueshme, duke e ndihmuar shumë dhe financiarisht në ndërmarrjet e tij ekonomike. Ai pohoi në atë kohë që ishte besimi te Zoti dhe bashkëshortja që e ndihmuan për t’ia dalë mbanë. I ati i tij nuk besonte në mundësinë e zgjedhjes së parë. George W. Bush është një kristian i lindur. Ai theksonte se lutej shumë herë në ditë dhe i referohet pak a shumë shpesh disa pasazheve të Biblës gjatë fjalimeve të tij. Ai ka fituar kështu fushatat elektorale, duke fituar mbështetjen e një pjese të kristianëve evangjelistë. Ai madje bindi një pjesë të rëndësishme të elektoratit katolik në vitin 2004, duke fituar më shumë se 50% të votimeve të tij kundër kandidatit të dalë nga ky komunitet. Ai e ka ngulur këtë besim në zemër të punës qeverisëse. Mbledhjet e qeverisë në Shtëpinë e Bardhë fillonin me një lutje dhe me leximin e një pasazhi të Biblës. Ky aspekt themelor i personalitetit të George W. Bush lë të konceptojë një dimension mistik që ndërfut veprimin qeveritar amerikan. Ngjarjet të tilla si ato të 11 Shtatorit dhe të katastrofës së Nju Orlinsit u shfaqën në këtë perspektivë mistike si fakte që mund të analizohen në planin fetar. Shprehja “të luftosh aksin e të keqes”, fjalë e rendit politik ndërkombëtar kundër terrorizmit pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, e nënvizon më së miri një gjë të tillë.

Politika e kombëtare dhe drejtësia
Në qershor të vitit 2005, telespektatorët amerikanë pozicionuan George W. Bush në vend të gjashtë në listë e tyre të “të mëdhenjve” të Amerikës, pas presidentëve Ronald Regan apo Abraham Linkoln, por para paraardhësit të tij Bill Clinton. George W. Bush ishte pro dënimit me vdekje, ashtu si 66% e bashkëkombësve të tij dhe 80% të banorëve të Teksasit. Ai e cilësoi këtë dënim të pandryshueshëm. Më 19 korrik të vitit 2005, George W. Bush procedon në përzgjedhjen e gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara me qëllim zëvendësimin e gjykatëses Sandra Day O'Connor. Zgjedhja e tij ishte për John Roberts, një gjykatës i Gjykatës së Apelit të Uashingtonit dhe republikan, rreth moshës 50 vjeç. Më 5 shtator të vitit 2005, Bush emëroi John Roberts në presidencën e Gjykatës së Lartë, si pasojë e vdekjes së ish-titullarit të këtij posti, William Rehnquist. Më 3 tetor të vitit 2005, në një kohë të dytë është Harriet Miers, shefi i shërbimeve juridike të Shtëpisë së Bardhë që emëron për të zëvendësuar Sandra Day O'Connor në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, por më 27 tetor ai duhet të njoftojë tërheqjen e këtij emërimi si pasojë e kritikave të shumta të krahut më të djathtë të Partisë Republikane. Më 31 tetor të vitit 2005, Samuel Alito është zgjedhja e tij e tretë për të pasuar Sandra O'Connor. Ai u konfirmua nga Senati më 31 janar të vitit 2006.

Politika ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me Evropën
George W. Bush është relativisht jo edhe aq popullor jashtë vendit të tij, veçanërisht në disa vende të Evropës dhe në vendet arabe që prej Luftës në Irak (2003-2006). Kjo luftë shkaktoi gjithashtu një nivel të lartë të kontestimit të politikës së presidentit në Lindjen e Mesme dhe të Largët. Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe një pjese të vendeve evropiane u shkatërruan duke filluar nga fjalimi lidhur me “aksin e së keqes” dhe arritën një nivel të lartë mosmarrëveshje (në nivelet kombëtarë, por jo në mënyrë globale, në nivelet qeverisës) në momentin e Luftës në Irak. Pikërisht në këtë kohë Donald Rumsfeld, sekretari i Mbrojtjes, bëri një dallim midis “Evropës së Vjetër”, të përfaqësuar nga Gjermania, Franca dhe Belgjika dhe “Evropës së Re” amerikanofile të përfaqësuar nga ish-vendet e Lindjes dhe disa vende të Perëndimit, si Britania e Madhe, Italia, Danimarka apo Spanja. Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara shtuan Spanjën në listën e vendeve armiq nën dominimin amerikan, pas fitores së socialistit Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili shpreson, duke e shprehur publikisht, fitoren e John Kerry në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2004. Në shkurt të vitit 2005, Bush kreu udhëtimin e parë në një vend evropian gjatë mandatit të dytë presidencial për të rifituar besimin e opinionit publik dhe për t’u ripajtuar me liderët evropianë. Ai është i pari politikan amerikan që shkoi në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ku konstatoi shumë mosmarrëveshje të qëndrueshme me disa vende evropiane dhe më veçanërisht me Francën dhe Gjermaninë. George W. Bush ishte kundër heqjes së embargos për shitjen e armëve Kinës, kryesisht me qëllim mbrojtjen e Tajvanit, ndërkohë që francezët bënin presion pranë evropianëve për të hequr këtë moslejim. George W. Bush kërkonte të aplikonte një embargo të re ekonomike kundër Sirisë me qëllim që kjo e fundit të tërhiqej nga Libani dhe të ndalonte së qenuri një bazë për grupet terroriste aktive, kryesisht në Irak apo kundër Izraelit. Evropianët kërkonin pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në zbatimin e Protokollit të Kiotos, gjë që administrata amerikane e refuzoi në mënyrë kategorike.
Shtuar më 16/09/2007, ora 13:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori