Fjala e presidentit Sejdiu në takimin e Badenit
Pëlqej
Albeu.com
Ju përshëndes në emër të Ekipit të Unitetit, të institucioneve dhe të popullit të Kosovës, duke shprehur respektin për angazhimin tuaj të mundimshëm gjatë kësaj periudhe shtesë të 120 ditëve.Të nderuar anëtarë të Treshes ndërkombëtare,


Zonja dhë zotërinj,



Ju përshëndes në emër të Ekipit të Unitetit, të institucioneve dhe të popullit të Kosovës, duke shprehur respektin për angazhimin tuaj të mundimshëm gjatë kësaj periudhe shtesë të 120 ditëve.



Ekipi i Unitetit, sikur edhe gjatë procesit Ahtisaari,edhe tani, ka qenë i angazhuar maksimalisht dhe ka demonstruar shkallë të lartë të seriozitetit, të konstruktivitetit dhe të bashkëpunimit me ju me qëllim të përfundimit të suksesshëm të këtij procesi.



Siç e dini, krahas zotimit tonë për zbatimin e

projektit Ahtisari, zotim ky që ka dalë edhe nga

Kuvendi i Kosovës (5 mars), kemi ofruar vizion të

qartë për marrëdhëniet e ardhshme me Serbinë përmes propozimit tonë të projekt-traktatit për fqinjësi dhe miqësi të mirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.




Me këtë projekt kemi shprehur gatishmërinë tonë që t’u qasemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kreative marrëdhënieve të ardhshme midis dy vendeve tona sovrane, duke pasur për objektiv respektimin e specifikave në kuadër të këtyre marrëdhënieve dhe që kanë të bëjnë në radhë të parë me një varg temash mjaft të ndjeshme, siç është fati i personave të pagjetur, procesi i kthimit, liria e lëvizjes së qytetarëve, luftimi i krimit të organizuar tejkufitar, bashkëpuni në ekonomi, transport, energjetikë dhe të ngjashme, që do të zhvilloheshin si pjesë e gatishmërisë reciproke të njërit vend dhe vendit tjetër dhe që do të kontribuonin në stabilitetin e përgjithshëm rajonal dhe nxitjen e proceseve për integrime euro-atlantike.



Duke shprehur edhe një herë qëndrimin tonë pa

alternativë se pavarësia e Kosovës është çështje

fundamentale për ekzistencën e popullit të saj shumicë dhe respektin e thellë ndaj pakicave, ne kemi njohur dhe njohim interesimin e natyrshëm të Serbisë për përkujdesje ndaj pakicës serbe në Kosovë, duke pasur për bazë respektimin dhe aplikimin e standardeve më të larta ndërkombëtare. Ky është obligim dhe përgjegjësi

e drejtpërdrejtë e institucioneve të Kosovës, që

garantojnë realizimin e të gjitha të drejtave të

komunitetit pakicë serb mbi bazë të zotimeve që kemi marrë me projektin Ahtisari.




Pavarësia e Kosovës është alfa dhe omega e përcaktimit tonë dhe kusht sine qua non për hapjen e perspektivës së përgjithshme të zhvillimit të Kosovës, dhe prosperitetit të përgjithshëm të qytetarëve të saj.



Asnjë gjendje e cila nuk është e definuar qartë dhe që nuk nënkupton këtë vullnet të shumicës së qytetarëve të Kosovës nuk mund të përmbushë këto kritere normale që lidhen me ekzistencën e popullit të Kosovës dhe ambicien e tij për të ecur në zhvillime të shpejta drejt integrimit në gjirin e familjes së vendeve të lira, në radhë të parë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.



Mosdefinimi i statusit dhe paqartësia e tij e

deritanishme, si gjendje status quo-je, realisht nuk ka prodhuar asnjë efekt pozitiv dhe pokështu ka mbajtur nën tension të lartë Kosovën dhe qytetarët e saj, të cilët janë në një pritje të gjatë dhe me shqetësime të vazhdueshme. Aq më tepër, këto tensione janë duke u shtuar dhe veçanërisht me kërcënimet e vazhdueshme të llojit të vet që vijnë nga Serbia në drejtim të Kosovës. Kjo u pa edhe me adresimet luftënxitëse, por pokështu edhe me presionin e madh edhe ndaj vetë qytetarëve serbë të Kosovës për t’i penguar ata që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor demokratik, që e kaloi Kosova para pak ditësh.



Të nderuar ambasadorë, dhe anëtarë të ekipeve tuaja



Ne me vëmendje kemi përcjellë idetë e ndryshme të prezantuara nga delegacioni i Serbisë, të shprehura përmes modeleve të ndryshme që ata i kanë theksuar. Të gjitha këto modele dhe formula janë absolutisht të papranueshme për Kosovën, siç e kemi theksuar edhe në etë takimet, ngase asnjëra prej tyre nuk është e përputhshme me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, vullnet ky që nënkupton pavarësinë e plotë të

Kosovës me integritetin e plotë territorial dhe


funksional të saj.



Kemi theksuar me kohë, ashtu siç ka nënvizuar edhe Presidenti Ahtisaari, se Kosova paraqet rast sui generis në gjithë cilësinë dhe tiparet e saj edhe në aspektin e zhvillimeve juridike e politike, edhe për shkak të tragjedisë dhe të luftës që ka përjetuar, që i ka shkaktuar viktima të mëdha njerëzore e shkatërrim

të ekonomisë, edhe në aspektin e projektit dhe të

administrimit ndërkombëtar të saj, por edhe në

aspektin e ngritjes, të zhvillimit dhe të funksionimit të institucioneve demokratike të saj.



Të nderuar ambasadorë,



Kemi pranuar këtë kohë të angazhimeve shtesë me


qëllimet më të mira për të qenë pjesë dhe kontribuues në një proces të tillëme qëllim shumë serioz dhe të hapur të ri-shprehim edhe një herë argumentet tona pse Kosova duhet të jetë e pavarur, duke shtresuar pokështu se do të merret dhe pranohet qasja jonë për marrëdhëniet e ardhshme të mira midis dy vendeve tona.

Fatkeqësisht, edhe kjo kohë nuk rezulton me një

vlerësim objektiv nga ana e delegacionit të Serbisë për realitetin e krijuar në Kosovë. Prandaj, duke çmuar lart edhe një herë angazhimin tuaj, ne presim, ashtu siç jeni deklaruar, që të përfundoni këtë mandat

me raportimin tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së lidhur me të gjitha zhvillimet e këtij procesi dhe vlerësimet tuaja objektive për këtë.



E dimë se delegacioni i Serbisë është duke bërë

përpjekje të vazhdueshme të gjejë mënyra për shtyrjen e mëtejshme të këtij procesi apo fillime të proceseve të tjera, që në fakt kanë për objektiv pafundësinë e tij dhe komprometimin e tij.



Ne emër të Ekipit të Unitetit, në emer të

institucioneve dhe të popullit të Kosovës, shpreh


qëndrimin tonë të përbashkët se ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë procese të tjera të negociatave,përkatësisht të bisedimeve. Arsyet janë të qarta. Çdo vazhdim i mëtejshëm nuk sjell asnjë rezultat dhe në të njëjtën kohë paraqet rrezik potencial për të ardhmen dhe perspektivën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj.


Ju faleminderit!
Shtuar më 29/11/2007, ora 04:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori