Financa, liberalizmi dhe kriza e moralit
Albeu.com
nga Indrit DaciMediat trasmetojne vetem emotivitetin e lajmit, e shpesh fshehin esencen e tyre. Pothuajse gjithkush ka degjuar qe ne Amerike lindi kriza financiare, qe si nje njolle vaji po perhapet ne te gjithe boten.Mediat transmetojnë vetëm emotivitetin e lajmit, e shpesh fshehin esencën e tyre. Pothuaj gjithkush ka dëgjuar që në Amerikë lindi kriza financiare qe si një njollë vaji po përhapet në të gjithë botën. Ndonëse është kaq e përfolur në përgjithësi njihet shumë pak mekanizmi që solli në këtë krizë. Ne shqiptarët që mbajmë në kujtesën tonë akoma të freskët plagën e rendë të skemave piramidale ndoshta mund të kuptojmë diçka nga kjo krizë. Megjithëse loja është e ndryshme, denominatoret janë pothuaj të njëjtë, mungesa e kontrollit të shtetit, dhe mungesa e moralit ekonomik.


Në tregjet financiare botërore është krijuar një dimension shkëmbimesh monetare që është tërësisht spekulativ. E për të kuptuar këtë po thjeshtësoj situatën. Kur në treg ka kapitale të mëdha, këto kapitale mund të shtohen, pra të bëhen produktiv jo me ekonomi reale... një rrugë e gjatë kjo, por me ane te një loje në princip të thjeshtë. Marrim tregun e patateve, patatja ka një çmim të caktuar nga tregu i lirë.

Nëse ne poseduesit e kapitaleve të mëdhenj, fillojmë e blejmë patate ne mase, menjëherë përballë kësaj kërkesë marramendëse të patates çmimi i saj do te rritet shumë e ne treg gjithnjë e me shumë do te mungoje patatja.

Ç’fare bëmë? Bëmë qe patatja te shkëmbehet ne tregje tashme me nje vlere teper jo realiste pasi tregu reagon pak me vonese por dhe ai bindet qe nje patate nuk mund te kushtoje 10 here me shume. Këtë e dine dhe spekulatoret, por ne momentin e pare poseduesit e patateve (ata qe kapitalin e tyre e derdhen ne kete treg) kane fitime te mëdha, dhe kjo është ne sytë e te gjithëve.

Atëherë ata shesin aksionet e tyre qe kane nje rendimet marramendës sepse çmimi i patates është i larte. Dhe njerezit duke e ditur qe nëse bëhesh aksioner i nje tutulli patatesh fiton shumë i blejnë gjithë këto tituj patatesh....

dhe ja situata dikush kishte 100 lek e bleu patate me 1 lek per patate e beri 100 patate. Pas ketij operacioni patateve u shkoi cmimi 10. ai i shiti patatet ne formen e titujve te poseduar me 9 dhe bëri 900 lek. Nga 100 ne 900 shtoni zerot e milionave e miliardave me pas... por ne treg shumkush ka blere 900 lek patate qe pas nje muaji vlejne serisht 1, apo nga super oferta, dhe me pak. Çdo te thotë te kesh blere 900 diçka qe kushton 90.

Spekuluesit me miliardat e tyre nuk ndalen ketu, pasi vene ne gjunje nje treg i hidhen nje tjetri. Qe nga viti 1999 deri tani kane bere te njejten gje me tregun e internetit virtual, me naften, me dritherat, e tani se fundmi me tregun e pasurisë se patundshme, shtëpive.

Perse falimentojnë bankat? Sepse ata jane aksionaret me te mëdhenj te këtyre titujve toksike te hedhur ne treg. Sepse ata janë shitësit e këtyre aksioneve 'me bishtin mbrapa ne publik'.

Këtu jemi ne udhëkryqin e pare. Ky spekulim a është i lejuar? Eshte nje mekanizëm qe gjen hapësire ne nje treg te lire, ku çmimet janë fryt te kërkesës dhe ofertës, e ku kapitalet masive mund te modifikojne kerkesen dhe oferten.

Organi i kontrollit, shteti, eshte pothuaj krejtesisht pasiv ne liberizmin e tregut te lire. Por mungesa e moralit, tendenca tmerrësisht spekulative, dhe etja per nje pasurim marramendës kthen tregun e lire ne nje xhungël ku te mëdhenjtë gllabërojnë të vegjlit.

Per here te pare ky sistem i cili ka prodhuar mirëqenie e pasuri per perëndimin, u vu ne dyshim nga kjo krize. Shteti ashtu si kishte kritikuar sistemet e majta me dekada, u detyrua te vinte dore ne banka dhe institute private.

Diku per te bllokuar falimentimin, diku per te siguruar kursimet e popullates e per te mos lene friken te kthehej ne panik qe do te ishte fatal per sistemin bankar. Bankat jane trembur, ata nuk japin me me lehtesi kredi, kjo bllokon ekonimine reale dhe investimet, ky ortek ben qe populli te ndjejë efektet dhe te kete nevoje per likuiditet e te preke kursimete tije, ne momentin e pare te kësaj kerkese te pergjithshme, sistemi bankar kolapson.

Shteti per te evituar kete ka dy mjete ne dore, sigurimin e bankave me ate shtetezimit te nje pjese te borxhit te tyre dhe hedhjen në treg te monedhës per te evituar mungesën e saj.

Por shteti nuk eshte nje makinë magjike parash dhe miliardat e eurove te dhena ne ndihme te sistemit financiar perëndimor është tërësisht para publike, pra e marre ne xhepat e popullit.
Dhe kjo eshte e keqja.

Dikush te mashtron e ve ne rrezik tere mirëqenien globale, pastaj loja nuk qëndron, por falimentimi i tij eshte me i rende se mos falimentimi e kështu ti detyrohesh te mbash ne jete kete parazit pa moral (sistemin spekulativ financiar) sepse do te ishte me keq nese do te falimentonte.

Ekonomia reale eshte viktima e radhës, efektet e kësaj sëmundje te madhe nuk kane mbaruar...përkundrazi. Humbja e pasurisë dhe frika për te ardhmen sjell nje zvogelim te konsumit. Por prodhimit i shtohet dhe mungesa e likuiditetit bankar, e ky rreth virtuoz është rrethi i ferrit. Ky eshte çmimi i lart i nje finance jashtë reales dhe eshte reklamuar si arritja me e madhe e perendimit.

Por tashme kjo kolapsi e gjithkush mendon se financa nuk mund te ndahet nga ekonomia reale, ku te fituarit te parasë vetëm me para eshte djallezore dhe qe përveç nje kontrolli shtetëror konstant nevojitet nje etike dhe moral financiar. E përherë e me shume mediat perendimore kete vit kane përmendur sistemet e bankave islamike si nje sistem utopik por qe po gjen perhere e me shumë aplikim.

Bankat nen kriteret islamike nuk janë asgjë me ndryshe sesa një financë ku rregulli baze është "paraja nuk shton para" dhe "ekonomia reale shton para". Dhe sot nen driten e kolapsit te finances dhe liberalizmit pa fre pa ngjyra fetare, kerkesa ndaj finances permblidhet ne dy principet e mesiperme.
Shtuar më 23/10/2008, ora 21:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori