Fillimi i fundit të demokracisë feudale në Kosovë
Albeu.com
Dr.Fadil MALOKUParimet themelore të demokracisë, transparenca dhe legjitimiteti që kushtimisht do të duhej të fuqizoheshin përmes mekanizmit të votes së lire, ....Dr.Fadil MALOKU
1. Parimet themelore të demokracisë, transparenca dhe legjitimiteti që kushtimisht do të duhej të fuqizoheshin përmes mekanizmit të votes së lire, në rastin e Kosovës si duket ende nuk e kan arritur stadin e pjekurisë së nevojshme për realizimin e njëmendët të vetëvehtes. Adresën e kësajë papjekurie mund ta gjurmonim me disa parametra sociologjik dhe në disa rrafshe:
Njërin që është dëshmuar në përvojën e pamjaftueshme të elitave të gjertanishme politike për t’i instaluar dy synimet kryesore të diskursit mbi demokracinë liberale dhe atë neoliberale siq janë: sundimi i ligjit dhe pluralizmi politik i bazuar jo në logjikën e “karizmës dhe turmës” së verbët pasuese, por në pasimin e krijimit të sistemit të ekipeve dhe të bashkëpërgjegjësisë për sfidat: nacionale (rasti i definimit të statusit politik) sociale (vullkani kërcnues i varfërisë permanente), politike (mos profilizimi i qartë ideologjik partiak) , ekonomike (kaosi dhe kriza totale rreth procesit te privatizimit, prones,etj.), etj. Dhe tjetrin, që është bazuar dhe ende po bazohet në diskursin e personaliteteve karizmatike të udhëheqëjes që përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe për t’u identifikuar me këtë process planetar, nuk kanë arritur të dëshmojnë sjellje të kërkueshme që i imponon ky diskurs. Tekefundit, këtë a se dëshmojë periudha gadi dy dekadshe e hargjuar me lidershipin e LDK-s?
Po të marrim dhe të diagnostifikojmë e gjithë periudhën e para dhe pasluftës, sidomos procesin e formimit të partive politike që janë apo të paktën duhet të ishin ai katalizatori kryesor i instalimit të demokracisë në Kosovë, do shohim se i gjithë inxhinieringu i Projektit për ta bërë Kosovën demokratike, i gjason më shumë një fasade që në formë asocon në demokraci (partite politike, zgjedhjet demokratike, ngritja e institucioneve demokratike/Qeveria, Parlamenti, Ministritë, etj./, ndërsa në përmbajtje në një feudalizëm primitiv, ku roli i prijsit apo bajraktarit të fisit (lexo partisë!), krahinës apo klanit (tashma edhe mafioz!?) ende është shumë më i cmueshëm dhe më respektueshëm se sa roli bie fjala i një dyzine ekspertësh që dijnë mundin dhe kanë Projekte për ta mobilizuar shoqërinë e katandisur Ksoovare!?
Ajo që në esencë është në shpërputhje në këtë krahasim banal, padyshim që janë sjelljet despotike, të papërgjegjëshme, jokompetente, e padyshim mosfunksionaliteti i padëshmuar gjertani i marrëveshjeve institucionale, që kur të kihet parasysh prezenca e faktorit ndërkombëtar këtu të bënë të dyshosh se demokracia as që kishte me u nisë fare ndonjëherë në Kosovë.
Thënë edhe më ndryshe, Projekti për bërjen e shtetit të Kosoves si duket nuk u dëshmua si një karrem i mjaftueshëm për ta instalua: pluralizmin, sundimin e ligjit (që nuk është askund), respektimin e të drejtave të njeriut, multietnicitetin, etj., megjithë tërë këtë prezencë ushtarake e politike ndërkombetare në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve! Demokracia Kosovare, si demokraci e feudeve, (merr e shiko dhe analizo vetëm prejardhjen e partive politike dhe sfondin e tyre të gjykimit dhe rezonit bajraktaresk!), në të gjitha zgjedhjet e ndodhura, ka dëshmuar se nuk ka bërë asnjë hap përpara në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarit të sajë. Ajo asnjëherë, ende nuk i ka dhënë llogari qytetarit (prej nga dhe e ndërton fuqinë fetishe!) të vetë për dështimet e saja totale në domenin e mirëqenies sociale, por në fakt gjithënjë ka manipuluar dhe ende po manipulon me diskursin e pavarësisë dhe prrallat tjera për clirimin dhe integrimin e sajë në Evropë.

2. Në Kosovë apo në skenën politike të sajë, gjatë gjithë periudhës së pasluftës asnjë parti politike si bartëse e demokracisë liberale, asnjëherë nuk ka bërë me ndonjë ofertë në formë Programi social për ta zbutë varfërinë, për të dhënë garancione për shërbime shendetësore normale, për përmirësimin e arsimit, për afirmimin e resurseve njerëzore si pasuri më e cmueshme që e disponon Kosova, etj.
Thënë më ndryshe, garniturave aktuale qeveritare dhe atyre opozitare, vota e qytetarëve u ka shërbye vetëm si ta rrisin fuqinë e grabitjes dhe të pasurisë materiale të familjes, klanit dhe partisë së tyre, e asesi si ta shtojnë në ndërkohë mirëqenien e burimit të fuqisë dhe privilegjeve të fituara nga po këta qytetarë të mashtruar. Të qenit në pushtet në Kosovën e pasluftës ende adresohet jo si përgjegjësi (morale e juridike) për ta bërë shtetin e Kosovës, për ta rritur mirëqenien e qytetarit të sajë, për të sunduar forca e ligjit, për të qenë të gjithë të barabart para ligjit, por si privilegjë për të qenë sa më afër të mirave materiale, pra vjedhjes, korruptimit, nepotizmit dhe parasëgjithash sigurimit të mirave materiale për vehtën, familjen dhe klanin apo grupin e vetë fisnor e krahinor partiak?!
Po të njejtat elita të kësajë demokracie feudale, kanë arritur të na bindin (lexo: mashtrojnë!) se Kosova, përkundër problemeve të lartëpërmenduara që është duke e sfiduar me ndihmën Amerikane dhe aleatëve, definitivisht ka hy si meritë e tyre (!) në orbitën e njohjes software të pavarësisë së sajë!
Mentaliteti dhe logjika e kësisojt e fisit, si antipod i mënyrës dhe qeverisjes së demokracisë liberale, ka bërë që të sklerozohet dhe të ngulfatet mendimi dhe ideja e lirë e njerzëve që dijnë , mundin dhe garantojnë suksesin e Projektit për demokratizimin dhe shtimin e mirëqenies së shoqërisë Kosovare. Si mund të krahasohet psh. Projekti u udhëheqëjes së një ministrie nga një mësues provincial që asnjëherë në jetën e vetë nuk ka dale përtej qytezës ku ka lindur, me bie fjala një ekspert kulminant të Harvardit që ka pa dhe mësue me vit të tëra për: berzën, ofertën, kërkesën, mirëqenien, reformën arsimore, ekonominë e qëndrueshme, decentralizimin etj?! Si mund të krahasohet vizioni i ekspertit të Harvardit për demokracinë me vizionin e një Qeveritari actual ne Qeverinë e Kosovës që ende rezonon me logjikën dhe mentalitetin e fisit të njërës prej krahinave të Kosovës? Duket që në gjithë këtë marifetllëk kan gisht edhe disa pjesë të UNMIK-ut që është një tregim tjetër.
Kjo është tmerr dhe fyerje?! Për Kosovën dhe qytetarët e sajë që lejojnë që përmes votës së tyre me vetëdije të vuajnë materialisht, me vetëdije të deformojnë përfytyrimin e vetë për kënaqësitë që mund dhe duhet t’i ofrojë alternativa e demokracisë!

3. Ngjarjet e fundit rreth fillimit të ndryshimeve në strukturat udhëheqëse të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ngjallin shpresën se demokracia e feudeve dhe klaneve familjare e krahinore ka filluar të denoncohet edhe publikisht dhe se do të fillojë një rirreshtim i ri mobilizues që do të dijë të kanalizohet në binarë të shëndoshë. Padyshim që meritën kryesore për abuzimin e kësisojët të demokracisë do duhej ta ndanin mediat e shkruara dhe një pjesë e opozites që ka filluar të alarmohet se gjerë ku mund të shpjerë logjika dhe mentaliteti i demokracisë feudale që ofrojë logjika dhe kapaciteti i bajraktarit i bazuar në etiken e fisit!?
Dhe e tërë kjo nismë e mbarë duhet të dëshmojë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e ardhëshme locale e nacionale, më nuk do të mashtrohën dhe manipulohen me floskulat dhe demagogjinë e procesit rreth bërjes së shtetit, kredibilitetin e sakrificës dhe nominimin e pseudovlerave: morale, politike, ekonomike, e kulturore, por me përgjegjësinë institucionale dhe sistemin e rregullave dhe sundimit të ligjit për të gjithë njësojë pa marrë parasysh përkatësinë ideologjike, fetare, etnike, etj. të cdonjerit që dëshiron të jetojë dhe veprojë në Kosovën demokratike. Cilido diskurs i ri politik që arrin të bëjë ofertë të këtillë të “kapshme” për qytetarin e Kosovës në periudhat e ardhëshme dramatike, kujtojmë që do të arrijë t’i funksionalizojë dy cështje kapitale për Kosovën.
Një, mënjanimin e mentalitetit dhe logjikës së organizmit fisnor në ndërtimin e demokracisë liberale, ashtu siq bënë e gjithë Evropa dhe Perëndimi. Dhe dy instalimin e frymës apo garës së Projekteve ambicioze për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Duket që mandati i fundit i demokracisë feudale në Kosovë po fillon me aktin e përmbylljes së kaptinës rreth definimit të statusit politik të Kosovës, gjerësa organizimi dhe strategjia e bazuar në logjikën e interesit shoqërorë po e pushton ngadal por sigurt vendin demokracisë feudale Kosovare!

(Autori është Sociolog)
Fadil Maloku
[email protected]
Shtuar më 28/03/2006, ora 19:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori