Feja nuk mund të jetë temë për karikaturë
Pëlqej
Albeu.com
nga Rainer Hermann*Egjiptianët, përgjithësisht, karakterizohen si një popull që konsumojnë shtypin e përditshëm. Një pjesë e mirë e lexuesve zgjedhin titujt e gazetave, duke u bazuar tek karikaturat apo karikaturistë të caktuar, të cilët punojnë në këto gazeta.Dy janë karikaturistët më në zë, të cilët kanë punuar për dy të përditshme egjiptiane, Salah Shahin për El-Ehrâm dhe Mustafa Hüseyin El-Ahbâr. Pa frikë mund të quhen karikaturistë me emër dhe me një ndikim po aq të madh në tirazhin e gazetave, sesa opinionistët e tjerë me emër. Një nga më të shquarit, i cili është ndarë nga jeta rreth një çerek shekulli më parë, ka qenë Salah Shahin. Ai ka qenë jo vetëm një karikaturist, filozof, por dhe një mjeshtër i gjuhës. Pa frikë mund të quhet si një personat, i cili me karikaturat e tij solli një imazh të ri, atë të pasqyrimit të jetës reale, të problemeve shqetësimeve të popullit. Edhe Mustafa Hysejn ndoqi këtë profil. Ai arriti që në punën e tij të pasqyronte çdo këndvështrim të shoqërisë. Ishte i pari që me punimet e tij bënte rezil (përçmonte) të gjithë politikanët, duke filluar nga më i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit.
Salah Shahin, Mustafa Hysejin dhe nxënësi i tij tek El-Ahbar, Amër Fehmi, e çuan artin e karikaturës në Egjipt në majat e tij. Por shumë shpejt u shndërruan në një mit në të gjithë botën arabe. Ishin të suksesshëm, sepse njihnin shumë mirë lexuesit e tyre dhe "kufijtë" e tyre, atë çfarë ata pëlqenin. Akoma në ditët e sotme, revista e përjavshme "Karikaturë", e cila botohet nga Mustafa Hysejin i rezervon një vend të veçantë në të gjithë numrat e saj karikaturave, të cilat ironizojnë, "godasin" Presidentin Egjyptian Husni Mubarak. Për një periudhë të gjatë kohore, Husni Mubarak, për shumë karikaturistë ishte një person, me të cilin ishte shumë e vështirë të ironizoje apo të vizatoje një karikaturë, por, gjithsesi, shumë prej tyre vijojnë të ironizojnë me karikaturë.
Feja
Të bësh portretin e Pejgamberit Muhamed për çdo karikaturist arab nuk ka të bëjë vetëm me faktin se në Islam është e ndaluar vizatimi i pikturës, karikaturës, apo fotos së tij. Në thelb ka të bëjë me faktin se, qoftë përsa i përket fesë Islame apo asaj Katolike, asnjëherë feja nuk mund të jetë një temë karikature.
Faktikisht, një situatë e tillë asnjëherë nuk bëhet fjalë që temë e karikaturës të jetë një dobësi e një Imami xhamie, apo prifti. Tërheqja e përdorimit të temave fetare në karikatura është e bazuar thjesht në respektin njerëzor dhe të besimit të tyre. Nga ana tjetër, krikaturat me temë politike janë shumë gazmore dhe shumë të përfolura, të debatueshme. Javën e kaluar gazeta e përjavshme "Sabah El-Hajër" ("Mirëmëngjes")i kishte lënë hapësirë një karikature, ku një egjiptian i pëshpërit në vesh gruas së tij, ndërsa ishin para televizionit: "Pse shohim këtë program të shpifur? Ndërroje pak kanalin dhe çoje tek një stacion iranian, ku flet për programin atomik, të shohim çfarë po bëjnë."
Gjatë luftës në Afganistan një nga gazetat egjiptiane në një prej botimeve të saj kishte zgjedhur si karikaturë një taleban, i cili po hipte në kodër, duke pritur paketën e ndihmës, duke ngrenë hamburger dhe, njëkohësisht, bërtiste me kokën lart: "Ku është Ketch-upi i hamburgerit, mor qen bir qensh?". Një hapësirë e veçantë në shumicën e gazetave egjiptiane, por dhe atyre të vendeve të tjera arabe u kushtohet Izraelit dhe izraelitëve. Në shumë karikatura ylli me gjashtë cepa i Davidit bashkohet me kryqin e thyer, si dhe një izraelit me një shpatë, nga e cila pikon gjak. Faji që nuk mund të shlyhet me ndjesë nga shtypi...
Karikatura e Pejgamberit Muhamed, ku në vend të shamisë i kishin vendosur një bombë, është kthyer në një temë të ashpër debati në Egjipt dhe në vendet e tjera arabe. Edhe sikur qeveria Saudite do të donte që të ishte e tërhequr në deklaratat e saj, ose të përdorte një mënyrë diplomatike, është e detyruar të marrë në konsideratë qëndrimin e opinionit publik. Ditën e martë në Kopenhagen janë mbledhur drejtues të lartë shtetërorë së bashku me shoqata të ndryshme Islame në vendet arabe, ku janë munduar të qetësojnë situatën. Ndërsa gazeta daneze "Jyllands-Posten" kërkonte ndjesë në lidhje me fotot dhe karikaturat, të cilat fyenin ndjenjat e besimit mysliman, në të njëjtën ditë kryeministri Rasmussen, në mënyrë diplomatike kërkonte ndjesë.
Rasmussen, në fjalën e tij shprehej qartë se, nisur nga reagimi në botën arabe, shpresonte që të mos realizohej bojkoti i paralajmëruar nga opinioni publik arab dhe marrëdhëniet të mos përkeqësoheshin. Mirëpo, mijëra palestinezë nuk mbeten të kënaqur nga ky sqarim. Të martën turma palestinëzësh u mblodhën në Rripin e Gazës dhe, ndërsa digjnin flamurët danezë, thërrisnin "Luftë Danimarkës. Vdekje Danimarkës". Në mënyrë të veçantë ata janë shprehur se do të bojtkojnë të gjitha prodhimet daneze, duke kërkuar që qeveria daneze të kërkonte ndjesë publike (më parë e shihnin si të pamjaftueshme ndjesën). Një gazetë saudite, pak ditë më parë, pyeste se çfarë faljeje mund të kërkohej nga një shtyp që, ndërsa dënon Holokaustin, lejon që të fyhet besimi i miliona personave.

*Autori është opinionist i gazetës "Franfurter Alemagne Zeitung" dhe i gazetës turke "Zaman". Shkrimi është marrë nga e përditshmja "Zaman" dhe është botuar në gazetën shqiptare Ballkan.
Shtuar më 06/02/2006, ora 17:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori