Universitetet private dhe publikja qė se kemi ndėrtuar
nga Fatos Lubonja
Panorama
Njėzet e njė vjet prej kohės kur studentėt dolėn me thirrjen E duam Shqipėrinė si gjithė Europa, nėse njė student shqiptar aplikon pėr punė nė njė vend europian me diplomė shqiptare, kjo nuk i njihet. Pra, njė brezi tė tėrė, qė ka lindur nė atė kohė, i duhet, njėlloj si brezit tė komunizmit, tė fillojė nga e para apo tė japė provime shtesė dhe thuhet se shanset i ka mė tė pakta se brezi i komunizmit. Pas skandalit me diplomėn e shitur Renzo Bossi-t, kjo perspektivė bėhet edhe mė e errėt. Ndėrkaq, paradoksalisht, askush nuk e vė re kėtė dėshtim dramatik, pėrkundrazi, dėgjojmė hosanara pėr gjendjen e arsimit tonė tė lartė. Njė pjesė, me nė krye Henri Ēilin, kėrkojnė tė na e rrisin optimizmin duke iu referuar universiteteve private si rruga pėr tu bėrė europianė, siē sugjeron edhe emri i universitetit tė tij. Mendimi im ėshtė se me universitetet private vėshtirėsitė e mirarsimimit tė shqiptarėve nuk po zgjidhen, por po thellohen. Le tė pėrpiqem ta argumentoj qėndrimin tim.
Sė pari, mė duhet tė them se thelbi i kritikės sime kundėr arsimit privat qėndron nė atė se e drejta e arsimimit ėshtė njė e drejtė themelore e njeriut. Sipas kėtij vizioni, nė tė cilin besoj thellėsisht, qoftė edhe vetėm duke parė, sipėrfaqėsisht, se sa tė bukur janė tė gjithė fėmijėt e kėsaj bote, shkollimi i fėmijėve ėshtė njė punė publike qė nuk duhet bėrė kurrsesi nė frymėn e pėrfitimit material dhe aq mė pak tė atij afatshkurtėr, por me frymėn e shėrbimit ndaj tė gjithė fėmijėve, nė emėr tė njė pėrfitimi shumė mė afatgjatė dhe jo vetėm material. Sepse, asgjė mė shumė se sa shkolla nuk kultivon sot, krahas ēlirimit tė njeriut nga burgu i padijes, edhe ndjenja e vlera tė tilla si ato tė kohezionit social, tė solidaritetit, tė kontinuitetit tė jetės sė njė shoqėrie, tė njė kulture e tė njė historie tė pėrbashkėt qė hapen ndaj kulturave tė tjera. Dhe, sipas kėtij vizioni, ashtu si njė familje sakrifikon shumėēka pėr tė shkolluar e edukuar fėmijėt e vet, ashtu edhe njė shoqėri, si njė familje e madhe, duhet tė kujdeset pėr tė gjithė fėmijėt e vet. Nisur nga ky vizion, gjykoj se trajtimi i arsimit si njė ēėshtje pėrfitimi privat, siē po ndodh sot te ne jo vetėm nė shkollat private e qė lidhet ngushtė edhe me polarizimin e shoqėrisė, po e varfėron dita-ditės shoqėrinė tonė, sa duke bjerrė vlerėn e arsimimit, aq edhe duke lenė jashtė mundėsive tė shkollimit shumė fėmijė, ndėr tė cilėt mund tė ketė edhe shumė talente tė rralla.
Kundėr kėtij argumenti vlen tė diskutohet vetėm me ata sipas tė cilėve privatja dhe publikja nuk janė nė kontradiktė me njėra-tjetrėn, por se njė privat qė punon mirė pėr interesin e tij mund tė jetė, pikėrisht pėr kėtė, i dobishėm edhe pėr shoqėrinė. Sė pari, u kujtoj kėtyre se, pėrsa i pėrket arsimimit, edhe nė vendin e kultit tė iniciativės sė lirė private, SHBA, tė cilave ata u referohen aq shumė, universitetet nuk punojnė pėr interes privat, por janė non profit dhe se madje, pėrkundrazi, janė privatėt qė derdhin para nė to nė formė filantropie ose lehtėsimi barre fiskale, ndėrkohė qė studentėt paguajnė jo pėr tė mbushur xhepat e ndoca individėve, por pasi kėto universitete i paguajnė shumė mirė pedagogėt, kanė investime tė mėdha pėr kėrkime shkencore, pėr rinovime tė laboratorėve etj., etj. Sė dyti, u shtroj atyre pyetjen: a mund tė flitet pėr privatė filantropė nė kapitalizmin e ri shqiptar, ndėrkohė qė shohim se edhe nė botėn e kapitalizmit tė tė drejtave tė njeriut po e pėrjetojmė jo pak, madje edhe nė formė dramatike, thėnien e Krishti se ėshtė mė lehtė tė kalojė njė deve nė vrimėn e gjilpėrės, sesa njė i pasur tė hyjė nė mbretėrinė e qiellit?
* * *
Nė kėtė pikė mė duket se vlen tė them dy fjalė pėr atė qė e cilėsova publike, duke iu referuar si regjimit komunist, edhe sistemit tė sotėm, pasi, sipas meje, ka shumė keqkuptim kur pretendohet se privatja e sotme ėshtė e kundėrta e shtetėrores sė regjimit tė djeshėm. Shtetėrorja e komunizmit nuk ka qenė publike, por formė e sundimit tė njė bande qė e pėrdorte ekonominė shtetėrore dhe arsimin shtetėror pėr interesin e pushtetit dhe tė mirėqenies sė vet, paēka se kjo nuk ndodhte nė formėn e vėnies sė pasurive private tė trashėgueshme. Po ashtu, pėrvoja e kėtyre njėzet vjetėve nėn sundimin e mė tė kėqijve tė komunistėve, atyre tė kthyer nė antikomunistė, na ka treguar se publikja qė ata duhet tė menaxhojnė, jo vetėm trajtohet si shtetėrorja e djeshme, por, e shartuar me privaten, nėpėrmjet korrupsionit, ajo ėshtė vėnė kryekėput nė funksion tė pasurimit tė njė grupi njerėzish dhe nė dėm tė interesit publik. Nė thelb, pra, nuk kemi kontradiktė, pėrkundrazi, kemi tė bėjmė me vazhdimėsi, mė saktė me dy ekstreme qė puqen, ku arsimi ėshtė vetėm njė nga aspektet. Sigurisht sistemi qė kemi ndėrtuar ka edhe zbutjet e veta, veēanėrisht kur vjen puna pėr karakterin totalitar tė sistemit tė djeshėm, sepse ky i sotmi, sikurse e kam thėnė edhe nė shkrimin paraardhės, e lejon shumė mė tepėr kritikėn ndaj tij nė favor tė publikes, por, sipas meje, gjithė duke mbetur thellėsisht antipublik.
Ilustrimi mė i mirė i vazhdimėsisė sė antipublikes edhe nė sistemin e sotėm janė politikat dhe ekonomitė piramidale qė janė ndėrtuar nė Shqipėri gjatė kėtyre njėzet vjetėve. Me ekonomi piramidale kam parasysh atė ēka pėrjetuam nė mėnyrėn mė tė dukshme me piramidat e 97-s: sė pari, mashtrimin e publikut nga njė grusht individėsh me premtimin e zgjidhjes sė njė nevoje bazike pėr ta; sė dyti, faktin se mashtrimi nuk zbulohet dot nga shteti, nga mediat, nga opozita, pasi ato janė pjesė e kėtij mashtrimi; sė treti, faktin se vjen njė moment kur mashtrimi akumulon aq tė keqe saqė kjo shpėrthen me pasoja dramatike pėr gjithė shoqėrinė. A nuk ishte kėshtu edhe piramida e madhe e 45 viteve komunizėm: njė mashtrim i madh i bazuar nė premtimin se do tė hamė me lugė floriri, qė pėrfundoi me eksodin dramatik tė shqiptarėve mė 1990-1991? Piramidat e sotme, pra, ndryshe nga ēmendohet pa u thelluar, e kanė mėmėn e tyre te piramida e madhe 45-vjeēare e komunizmit dhe te antropologjia e njeriut tė edukuar nė atė regjim. Pjella e parė e kėsaj mėme tė madhe qenė piramidat financiare tė 97-s pėr dėmin e sė cilave nuk ėshtė nevoja tė flas. Pjella e dytė ėshtė industria e ndėrtimit, qė u zhvillua veēanėrisht nė epokėn e socialistėve nė pushtet. Njė pjellė e tretė e rėndėsishme, sipas meje, janė universitetet private. Le tė them dy fjalė pėr dy tė fundit.
Piramidat e ndėrtimit, qė ende skanė falimentuar, por janė nė krizė tė thellė, vėrtet zgjidhėn njė pjesė tė nevojave tė shqiptarėve pėr strehim, mashtrimi bazohet gjithnjė mbi njė nevojė bazike tė njerėzve por ama ua zhvleftėsuan shumė shpejt atyre investimin e bėrė. Dhe kjo jo vetėm pse u zunė ajrin, dritėn e diellin me dendėsinė e paparė tė ndėrtimeve, jo vetėm pse i sollėn njė dėm katastrofik shtėpisė sė tyre tė madhe nė kuptimin e shkatėrrimit tė territorit, peizazhit, natyrės, trashėgimisė kulturore, por edhe pse zhvilluan njė ekonomi krejtėsisht njėdimensionale, qė, me fundin e saj, e ka venė nė rrezik vendin me projektin piramidal numėr katėr tė Sali Berishės, i cili, pėrballė nevojės sė pangishme pėr pushtet dhe pėr para, ka zgjedhur tia falė Shqipėrinė ēdo privati qė kėrkon tė hapė fabrika ēimentoje, tė digėzojė lumenjtė shqiptarė, tė sjellė plehra pėr tė djegur, tė krijojė petrolifera gjigante, parqe industriale etj., me pasoja tė pallogaritshme pėr ambientin dhe cilėsinė e jetės sė shqiptarėve nė terma afatgjata.
Universitetet private janė nė thelb pjella e tretė nė lulėzim e sistemit piramidal. Kėtė ta sugjeron pikėrisht fakti se ndėrkohė qė ato pretendojnė se po u pėrgjigjen njė nevoje bazike tė njerėzve, arsimimit tė fėmijėve tė tyre, e ndėrkohė qė prodhojnė njė mall skarco, lehtėsisht tė verifikueshėm edhe me sy tė lirė, ato, ashtu si industria e ndėrtimit, po shoqėrohen me lulėzimin e mediave si instrumenti i kapjes sė elitės intelektuale tė gazetarisė e tė pushtetit politik gjithashtu. Aktiviteti transversal i Ēilit si pronar biznesi universitar, pronar i mediave tė kėtij biznesi, si lobues i fuqishėm nė fushatat elektorale tė politikanėve, por edhe si gazetar dhe anėtar bordesh tė shoqėrisė civile e kėshilltar shtetėror, ėshtė ilustrimi mė i mirė i kėtij sistemi.
* * *
Kjo ėshtė analiza ime. Ka plot qė e ndajnė kėtė analizė, madje edhe Ēili flet pėr nevojėn e ndryshimeve tė rėndėsishme, por cila ėshtė rrugėdalja? Sipas pronarėve tė universiteteve private, qė pretendojnė se janė ndryshe nga ata qė janė mė tė mėdhenjtė, mekanizmi i normalizimit ėshtė tregu, i cili nuk mund tė dėshtojė, thotė Ēili, as tek universitetet, pasi tashmė e ka treguar veten. Sipas tyre, nėpėrmjet seleksionimit, njerėzit do tė dinė tė dallojnė tė mirėn nga e keqja dhe do tė bėjnė kėshtu tė mbijetojnė mė tė mirėt, a thua se tregu ynė ėshtė nga ata ku lulėzon konkurrenca e lirė dhe universitet qenkan si restorantet, ku, pasi shkon dy herė dhe stė pėlqen gjella, largohesh.
Pėr mua nė idenė se tregu nuk mund tė dėshtojė ka dy probleme tė rėndėsishme: njėri botėror dhe tjetri specifik shqiptar. I pari ka tė bėjė me fetishizimin e tregut. Veēanėrisht kriza e sotme po tregon pikėrisht tė kundėrtėn: se tregu financiar e ka futur botėn nė njė humnerė nga e cila nuk dihet se si do tė dalė mu pse ai, duke u fetishizuar, ėshtė bėrė i pakontrollueshėm, mė i rėndėsishėm edhe se vetė demokracia dhe vetė jeta reale e njerėzve.
Por le tė shohim ēka ndodhur kėta njėzet vjet me tregun tonė tė lirė edhe nėpėrmjet kėtij fetishizimi. Po tu referohemi piramidave tė para, qė u trumbetuan nga Sali Berisha si zhvillim i madh i ekonomisė sė tregut, do tė shohim se nė rrugėn e tyre drejt dėshtimit ato mė tė mėdhatė, si VEFA dhe Gjallica, i hėngrėn ato tė voglat, duke rritur pėrqindjen e parave qė jepnin, mu sepse, duke pasur edhe mė shumė lekė dhe lidhje me politikėn, kishin edhe mė shumė mundėsi tė tėrhiqnin/mashtronin njerėzit. Po ashtu, smund tė thuash kurrsesi se tregu ynė e ndaloi nė kohėn e duhur industrinė e ndėrtimit. Mjaft tė shikosh dėmin qė ėshtė bėrė tashmė. Edhe pėrsa u pėrket universiteteve tona private (pa pėrjashtuar ato shtetėrore), dėmi qė po shkaktohet ėshtė katastrofik dhe jo aq pėr shkak tė boshatisjes mė kot tė xhepave tė qytetarėve, por nė kuptimin e dėmit mbi kapitalin njerėzor, pasi po mbushet vendi me injorantė dhe tė paaftė. Dhe ndėrkaq nuk duket asnjė shenjė seleksionimi nga tregu, pėrkundrazi. Kujtoj se skandali Bossi doli nga Italia nė njė kohė kur tė tjera universitete po ēelnin lulet e para. Shkaku ėshtė i qartė, sepse kjo ekonomi piramidale krijon strukturat e veta pėr tė mbajtur veten nė kėmbė: kryesisht ato mediatike dhe politike. Pėrndryshe, Ēili do tė merrej me universitetin, skishte pse shpenzonte energji dhe para pėr media dhe fushata elektorale. Mė thoni, a mund tu bėsh kritikėn, tė investigosh e denoncosh skandale nė kėto universitete kur kėta kanė lidhje tė forta me politikėn, kanė nė dorė thuajse krejt elitėn intelektuale e tė gazetarisė sė vendit, madje kanė kapur me strukturat e tyre edhe Drejtėsinė e Prokurorinė, kur edhe vetė kandidati pėr President, anėtari i Gjykatės Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, ėshtė senior pedagog nė universitetin e Ēilit sė bashku me Argita Berishėn, d.m.th. tė bijėn e Kryeministrit? A mund tė mendohet se njerėz qė kanė kapur apo do tė kenė kapur nesėr majat e pushtetit dhe tė administratės me diploma koti apo deri tė blera tė mund tė heqin dorė nga pushteti? Aq sa ēhoqėn dorė partizanėt e zbritur nga malet nė piramidėn e parė. Jo, nėse duam tė evitojmė mė tė keqen, duhet tė lėvizet sa mė parė qė tė ndryshohet kjo gjendje.
* * *
Zgjidhja ime pėr arsimin e lartė ėshtė po ajo qė kam propozuar prej kohėsh kur i kam bėrė kritikėn gjendjes sė mediave private qė, nė thelb, janė pjesė e tė njėjtit sistem. Ne kemi nevojė tė ndėrtojmė publiken them ta ndėrtojmė sepse nuk e kemi pasur asnjėherė dhe tė ndėrtojmė, po ashtu, privaten qė respekton rregullat e konkurrencės sė ndershme nė njė treg tė lirė. Pra, nuk jam kundėr privates nė pėrgjithėsi, siē mė akuzon Ēili, por jam kundėr njė privateje qė ėshtė antipublike. Kurse pėrsa i pėrket arsimit nė veēanti, e ritheksoj se privatja qė kundėrshtoj ėshtė ajo qė sistemin e arsimit e konsideron si njė sistem fitimprurės pėr privatin. Sepse, duke ia nėnshtruar arsimin vetėm nevojės se klientit pėr diplomė dhe jo nevojės se publikes pėr tė pasur se pari qytetarė me njė bagazh tė konsoliduar dijesh, sidomos pėr vende pa treg tė specializuar pune si Shqipėria, fitimprurėsi rezulton katastrofik sepse prodhon injorancė. (Kėtu vlen tė vė nė dukje se edhe pėr sistemin non profit tė universiteteve private amerikane ka mjaft kritika. Ai akuzohet se po ēon drejt njė bombe ekonomike, pasi studentėt janė nė borxhe deri nė grykė, pasi, duke mos qenė nė gjendje tė paguajnė koston e shkollės, ata marrin kredi. Kjo do tė thotė qė kėta dalin nė jetė me njė barrė borxhesh, ēka ua ndrydh lirinė edhe atė pėr tė kundėrshtuar, edhe atė pėr tė ndjekur ėndrrat e tyre, pasi mė sė pari duhet tė lajnė borxhet.)
Por le tė kthehemi te publikja. Ndėrtimi i saj nuk mund tė kryhet pa zgjidhur problemin e problemeve; konfliktin e interesit midis shėrbimit publik dhe interesit privat qė bėn qė publikja, qė nėnkupton kryekreje punėn e politikanėve, gazetarėve, mėsuesve, tė tjetėrsohet nė antipublike dhe qė privatja, nė vend qė tė jetė nė njė drejtim me interesin publik, ta shkatėrrojė dhe gėrryejė pėrditė kėtė interes.
Nuk mund tė hyj kėtu nė detaje, por disa linja janė tė qarta pėr kėdo. E para ėshtė bėrja transparente e konflikteve tė interesave midis publikes dhe privates, dhe pastaj eliminimi i tyre. Nuk mund tė pranohet qė politikanėt tanė tė jenė njėherėsh edhe menaxherė e kontrollorė tė interesit publik, edhe pronarė apo sponsorė me para publike tė bizneseve tė tyre private, tė kenė nė dorė a nėn kontroll edhe media private, tė jenė tė mbėshtetur edhe nga gazetarė e akademikė nėpėrmjet universitetesh private, sikurse ėshtė modeli qė mban mė kėmbė sistemin Ēili. Kėto interesa dhe pushtetet qė burojnė prej tyre duhen ndarė, dhe ndarja duhet tė synojė kryesisht krijimin e kushteve qė politikanėt, akademikėt, intelektualėt dhe gazetarėt mė sė pari tė kryejnė shėrbimin publik sipas ndėrgjegjes sė tyre, pa qenė tė shtrėnguar ta deformojnė kėtė nga presioni i interesave private, siē ndodh sot e gjithė ditėn nė vendin tonė. E pėr kėtė mendoj se rruga mė e shėndetshme nė kushte tona specifike ėshtė ndėrtimi i publikes sė vėrtetė. Pra, nėse ndėrtojmė njė arsim tė lartė publik qė ka nė thelbin e vet idenė e shėrbimit dhe jo pėrfitimit, atėherė, duke i hedhur paratė publike atje pa pėrjashtuar qė studentėt tė paguajnė diēka, do tė krijonim mundėsi pėr tė gjithė tė shkollohen dhe njėherėsh qė akademikėt e pedagogėt tė punojnė me dinjitet e tė paguhen siē duhet, pa u qenė mirėnjohės pazareve me politikėn dhe pa punuar duke humbur dinjitetin personal dhe tė profesionit duke arritur deri tė firmosin diploma false. Do tė arrinim po ashtu tė evitonim qė prindėrit e studentėve tanė tė paguajnė pėr gazeta e televizione qė nė vend qė tė bėjnė detyrėn e informimit tė tyre, bėjnė mė sė shumti atė tė dizinformimit dhe manipulimit tė tyre. Dhe nuk e pranoj argumentin: shih universitetin publik, shih Televizionin publik tė Sali Berishės dhe pastaj fol kėshtu. Mendimi im ėshtė se nėse arrijmė tė moralizojmė dhe demokratizojmė shtetin, arsimi publik ka shumė mė tepėr mundėsi tė kontrollohet nė aktivitetin e vet si shėrbim, dhe jo si pėrfitim, sesa privati. Sigurisht qė tė ndodhė kjo mė sė pari duhet tė moralizohet dhe tė demokratizohet politika, ēka do tė thotė tė mos kemi nė krye tė politikės pėrfaqėsuesit e interesave tė kėtyre piramidave. Ja pse flas pėr eliminimin e konfliktit tė interesave. Por si mund tė kryhet kjo ndėrkohė qė jemi nė njė situatė ku kapja e shtetit forcon sistemin piramidal dhe forcimi i sistemit rrit kapjen e shtetit aq sa sot gati smund tė flasėsh dot as pėr konflikt interesash, pasi, nė fakt, ata pėr tė cilėt po flas i kanė grumbulluar nė duart e tyre tė gjitha interesat? Nuk ėshtė e lehtė ti japėsh pėrgjigje kėsaj pyetjeje, ndėrkohė qė, pėr shumicėn, kjo pėrgjigje ėshtė nė rend tė ditės dhe jo vetėm pėrsa i pėrket arsimit. Ėshtė i madh numri i atyre qė thonė se tashmė i sėmuri ėshtė i pashėrueshėm. Por, sipas thėnies mė mirė vonė se kurrė, nuk mund tė mos ngulmosh se vendi ka nevojė pėr ndėrgjegjėsimin se nė kėtė rast na pret mė e keqja, prandaj duhet tė lėvizim. Kryeministri ynė e ka provuar njėherė rėnien e piramidave, por vazhdon me kokėfortėsi tė njėjtėn formė qeverisjeje. Ndoshta mendon (me tė keq) se ndėrgjegjėsimi pa veprim nuk ndryshon asgjė siē citonte Obamėn nė shkrimin e botuar nė gazetėn amerikane The Hill. Por, po vjen koha, megjithatė, qė ky ndėrgjegjėsim tė sjellė prodhimin e njė evenimenti historik si ai kur dolėn studentėt nė rrugė me thirrjet E duam Shqipėrinė si gjithė Europa. Erėrat qė po fryjnė nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia sjellin pikėrisht mesazhin e delegjitimimit tė njė klase politike qė dukej e pazėvendėsueshme dhe qė sot po e sheh veten dita-ditės mė nė minorancė mu pse, nė vend se tė interesit publik, ka parė atė tė vetin. Eveniment historik ėshtė njė seri ngjarjesh tė rėndėsishme, tė lidhura me njėra-tjetrėn, qė sjellin njė transformimi tė qėndrueshėm tė strukturave, thotė William Hamilton Sewell (Logics of History: Social Theory and Social Transformation). Qė strukturat e ngritura kėto njėzet vjet nė kėtė vendin tonė duhet tė transformohen nė emėr tė ndėrtimin tė strukturave qė mbrojnė interesin publik, kėtė e sheh edhe qorri. Se kur dhe si do tė kalohet nė veprim pėr tė prodhuar evenimentin historik, kėtė nuk di ta them saktėsisht, por di tė them se, qė ky tė jetė sa mė mirėstrukturues dhe jo shkatėrrues, nuk duhet tė presim falimentimin total tė piramidave, siē pritėm falimentimin e piramidave tė 97-s; apo, aq mė keq, tė piramidės mėmė tė premtimit se do tė hanim me lugė floriri.
Të fundit nga ky opinionist