Shqiptarėt dhe nacional-europianizmi
nga Fatos Lubonja
Panorama
Kur Parlamenti Europian aprovoi heqjen e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn nė vitin 2010, nė Tiranė kjo u festua si rrallė ndonjėherė. Dekori kryesor i festės u vendos nė sheshin qendror. “Skėnderbej”, dėshmitar i ngjarjeve mė tė mėdha nė historinė e vendit. Kolonat e rėnda tė fasadės sė Pallatit tė Kulturės, gurin themeltar tė tė cilit e ka vendosur Hrushovi nė kohėn kur Shqipėria ishte pjesė e kampit socialist, u mbuluan me pankarta gjigante. Ngjyra e tyre ishte nė blunė e flamurit europian, qė jo rastėsisht pėrkon me ngjyrėn e flamurit tė Partisė Demokratike nė pushtet, themeluar mė 1990-n si kurorėzim i protestave studentore qė, mes tjerash, lėshuan edhe thirrjen: “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa”. Nė pankartėn e madhe nė qendėr tė fasadės, krahas yjeve tė verdhė tė Bashkimit Europian, ishte dizajnuar shqiponja e zezė e flamurit shqiptar, flamuri i SHBA, aleati i madh, si dhe shkruhej me germa tė mėdha tė bardha: “PA VIZA NĖ EUROPĖ”. Nėpėr flamujt e tjerė, qė mbulonin krejt fasadėn gjigante tė Pallatit, shkruheshin emrat e kryeqyteteve tė mėdha tė Europės dhe kohėt e fluturimit pėr drejt tyre, duke transmetuar idenė se tashmė, brenda njė harku kohor prej njė, dy, maksimumi tri orėsh, shqiptarėt do tė mund tė gjendeshin nė Paris, Romė, Berlin, Vjenė, Madrid, Athinė, Zyrih e me radhė. Nė tė gjithė vendin u hodhėn fishekzjarrė, u mbajtėn koncerte qė shoqėronin fjalime tė zjarrta politike. Kryeministri Berisha e quajti ngjarjen mė tė rėndėsishmen nė historinė e shqiptarėve qė nga koha e Skėnderbeut – heroi kombėtar qė, nė mitologjinė nacionaliste shqiptare, tė ripėrpunuar nė kohėn e nacional-komunizmit tė Enver Hoxhės sipas njė konceptimi teleologjik dhe njė qasjeje thellėsisht esencialiste pėrsa i pėrket identitetit kombėtar, luftoi me osmanėt nė shekullin XV pėr ēlirimin e atdheut e qė, pas rėnies sė komunizmit, ėshtė riripėrpunuar edhe si hero i besimit se shqiptarėt always already (ngaherė e tashmė) kanė qenė/janė europianė, kurse pesėqind vjet pjesė e Perandorisė Osmane apo 50 vjet komunizėm kanė qenė thjesht aksidente nė historinė e tyre.
Shqipėria e madhe europiane
Ky mitizim i Europės, i filluar nga lėvizja nacional-romantike nė kapėrcyell tė shekujve XIX – XX, kur Shqipėria u bė shtet i pavarur (1912-1913), me ndihmėn veēanėrisht tė Austro-Hungarisė dhe Italisė, i ndėrprerė pėr gjatė gjysmė shekulli nga diktatura nacional – komuniste dhe i rivitalizuar pas viteve ‘90, ėshtė shoqėruar gjatė kėtyre njėzet vjetėve postkomunizėm edhe me njė aspiratė tjetėr qė shqiptarėt e formulojnė me shprehjen “zgjidhja e ēėshtjes kombėtare”. Me kėtė ata kuptojnė pavarėsimin e Kosovės nė kuadėr tė dizintegrimit tė Jugosllavisė dhe bashkimin e saj nė shtetin mėmė, tė cilit do t’i bashkohet edhe njė pjesė e FYROM-it (Maqedonisė), ajo perėndimore, banuar kryesisht me shqiptarė. Ndonėse elitat nė pushtet e shprehin me doreza kėtė aspiratė dhe, veēanėrisht nė deklarimet pėr ndėrkombėtarėt, flasin pėr respektim tė kufijve, brendapėrbrenda hapėsirave shqiptare bashkimi konsiderohet si hap i mėtejshėm i paevitueshėm i historisė sė tyre qė ata vazhdojnė ta konceptojnė si njė rrugė metafizikisht tė determinuar.
Nė Shqipėri dhe Kosovė refuzohet tė pėrdoret fjala kombėsi (“nationality” nė anglisht) pėr tė shprehur pėrkatėsinė nė shtetin komb shqiptar, maqedonas, apo atė kosovar, qė sapo ka nisur si projekt. Nė vend tė saj pėrdoret fjala shtetėsi (citizenship), ndėrkohė qė kombėsi pėrdoret pėr tė gjithė shqiptarėt nė rajon, pėr tė treguar pėrkatėsinė etnolinguistike, gjakun, qė, sipas tyre, ka qenė dhe ėshtė po ai qysh nė kohėn e ilirėve dhe ėshtė mė i rėndėsishėm sesa shtetėsia. Nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, janė tė pakėt ata qė besojnė nė projektin qė simbolizon flamuri me gjashtė yje i Kosovės, sipas tė cilit, kjo mund tė bėhet njė shtet – komb multietnik qė do t’i bėnte serbėt dhe etnitė e tjera qė banojnė atje, krahas maxhorancės shqiptare, tė vetėquheshin kosovarė pėrsa i pėrket kombėsisė (nacionality). Mbi 80% e shqiptarėve tė Kosovės pėrgjigjen nė ēdo survey se janė pro Shqipėrisė etnike. Sipas sondazheve tė Gallupit (2010) janė mbi 60% shqiptarėt e Shqipėrisė qė mbėshtesin idenė e kėsaj Shqipėrie, ku njė pjesė nuk hezitojnė tė fusin edhe pretendimin pėr Ēamėrinė, rajon i Epirit nė Greqi i banuar deri nė Luftėn e Dytė kryesisht nga shqiptarė, tė cilėt pėsuan njė spastrim etnik nga grekėt, pasi u akuzuan si bashkėpunėtorė me gjermanėt.
Paradoksalisht, projekti i integrimit tė shqiptarėve nė BE-nė e krijuar pikėrisht si pasojė e tragjedisė sė shkaktuar nga projektet nacionaliste europiane dhe projekti nacionalist i “zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare” nuk trajtohen nė diskursin dominant brendashqiptar si nė kontradiktė me njėri-tjetrin. Pėrkundrazi, kėto trajtohen si dy projekte qė, ndonėse pėr njė kohė mund tė ecin paralelisht, tek e fundit, do tė konvergojnė. Sipas zgjidhjes mė tė reklamuar tė kėtij diskursi, futja nė Bashkimin Europian do t’i bėjė tė panevojshėm kufijtė dhe atėherė shqiptarėt nė tė tria shtetet ku jetojnė do tė mund tė bashkojnė interesat e tyre nė atė qė disa ideologė tė bashkimit e quajnė “Shqipėria natyrore” – duke evituar tė pėrdorin termin “Shqipėria e madhe” pėr shkak tė konotacionit negativ qė ka ky term nė Ballkan. Po ashtu, nė kėtė diskurs bėhen pak pėrpjekje pėr ta trajtuar integrimin nė Europė tė shqiptarėve si pėrpjekje pėr ndėrtimin nė Ballkan tė njė kulture postnacionaliste nė frymėn e kulturės qė u zhvillua nė Europėn e pas Luftės sė Dytė midis vendeve ndėrluftuese. Ai mė shumė e trajton atė si njė lidhje me Europėn mike, ndėrkohė qė me fqinjėt armiq historikė, serbėt, maqedonasit, malazezėt apo me grekėt, duket sikur do tė vazhdohet tė jetohet me ndjenjat e vjetra tė armiqėsisė dhe mosbesimit.
Me shpatė nė dorė
Mbėshtetja qė ka dhėnė shumica e shteteve europiane pėr ēlirimin e Kosovės mė 1999-n si dhe pėr njohjen pavarėsisė sė saj, e lehtėson jo pak kėtė diskurs. Por, ambiguiteti i tij i ka rrėnjėt edhe nė tė kaluarėn e trashėguar, ashtu sikurse edhe me kontekstin gjeopolitik nė rajon e mė gjerė. Le tė mos harrojmė se edhe nacional-komunizmi, ideologjia e sundimit tė Enver Hoxhės, bashkoi glorifikimin nacionalist tė historisė sė shqiptarėve qė e “kanė ēarė rrugė e historisė me shpatė nė dorė” me Shqipėrinė si “kėshtjellė e vetme e marksizėm-leninizmit nė Europė” nė njė sinkretizėm ideologjish teorikisht kontradiktore. Sot, nė njė farė kuptimi, mund tė thuhet se elita e sotme politike, trashėguese e tė njėjtave metoda tė menduari, gjithė duke ruajtur degėn nacionaliste tė asaj ideologjie, e ka zėvendėsuar atė komuniste me mitizimin e europianizimit, duke ndėrtuar si ideologji pushteti nacional – europianizmin, ku ndėrsa nacionalizmi shihet si themeli i patundshėm i sigurt identitetdhėnės, europianizmi si ideologjia qė pėrcakton “tė ardhmen e ndritur” pėr kombin shqiptar.
Por nuk ėshtė vetėm bota shqiptare qė punon sipas kėsaj ideologjie binare. Ku mė shumė e ku mė pak, edhe tė gjitha vendet e Ballkanit funksionojnė po kėshtu. Po ashtu, rritja e lėvizjeve nacionaliste kudo nė Europėn e pasur si pasojė e globalizmit, rrezikut tė emigracionit si dhe krizės sė fundit ekonomike, e lehtėsojnė jo pak ambiguitetin e kėtij diskursi nacional-europianist nė Ballkan. Pėr Shqipėrinė mund tė theksohet si mė i veēantė fakti se, pėr shkak tė sė kaluarės qė e mbajti tė izoluar nga Perėndimi dhe Lindja deri mė 1990-n, vuan mė shumė nga mpirja e mendimi kritik dhe, pėr pasojė, edhe nga mungesa thuajse e plotė e problematizimit tė diskursit nacional-europianist.
Ndėrkaq, gjatė kėtyre njėzet vjetėve realiteti social-ekonomik si nė Shqipėri, edhe nė Kosovė, po ndeshet me jo pak probleme tė akumuluara qė e bėjnė shoqėrinė tė jetojė njė lloj skizofrenie midis realitetit tejet tė vėshtirė social ekonomik dhe premtimeve tė diskursit nacional-europianist.
Takimi me globalizimin e ka kthyer vendin gjithnjė e mė shumė nė njė hapėsirė ekonomike tė hapur pėr investime e qė, nė kushtet e varfėrisė dhe prapambetjes, po pėrkthehet nė shitblerje tė vendit nga kapitali i huaj.
Klasa e korruptuar politike nė pushtet e ka kthyer politikėn gjithnjė e mė shumė nė menaxhim tė bizneseve tė veta duke bėrė qė efektet e kapitalizmit dhe globalizmit tė rėndohen edhe mė.
Ekonomia informale – pėr tė mos thėnė kriminale – qė filloi tė zhvillohet pas rėnies sė komunizmit, edhe si pasojė e paaftėsisė sė vendit tė rrėnuar ekonomikisht pėr tė pėrballuar kompeticionin nė tregun e lirė global, ka kapur gjithnjė e mė shumė krejt strukturat e shtetit.
Nė kėto kushte ka vazhduar ikja e njerėzve jashtė vendit nė emigrim pėr tė mbijetuar. Shqipėria 3-4 milionė banorėshe ka thuajse njė milion banorė tė saj jashtė, kurse Kosova ka njė shifėr rreth gjysmė milioni, qė ėshtė edhe kjo njė e katėrta e popullsisė sė saj.
Projekti i integrimit europian, i cili, veē tė tjerash, edhe nėpėrmjet prezencės aktive perėndimore, i ka mėshuar vazhdimisht, pėrveē arritjes sė standardeve demokratike, edhe kapėrcimit tė urrejtjeve tė vjetra nacionale nė rajon, dialogut, multikulturalizmit, ka qenė themelor pėr tė ruajtur deri mė sot ekuilibrin nė kėtė skizofreni, pėr tė mos lejuar qė pushteti tė kalojė nė rrjedha ekstremiste ku mė tė mundshmet janė ato nacionaliste autoritare. Ndonėse, sikurse thashė mė lart, shumica e shqiptarėve nė Kosovė gjakojnė Shqipėrinė etnike, janė tė pakėt ata qė duken tė gatshėm tė bėjnė luftė pėr kėtė: shumica e mendojnė se kjo do tė bėhet me aprovimin e Europės apo tė SHBA-ve. Po ashtu, kur bėhet fjalė pėr vėshtirėsitė e mėdha social-ekonomike apo pėr krimin e organizuar apo standardet e ulėta demokratike, kėto, nė diskursin dominant, nuk artikulohen si probleme qė kėrkojnė riformulime radikale. Ato mė sė shumti konsiderohen si vėshtirėsi tė tranzicionit drejt Europės dhe pėr kapėrcimin e tyre ngulmohet nė reformat qė do tė ndėrtonin shtetin e sė drejtės sipas modelit europian. Po ashtu, thuajse askush nuk guxon tė vėrė nė diskutim mitin e tregut apo mitin e rritjes me tė cilėt identifikohet Perėndimi.
Ha shqip
Mitizimi me frymėn e sė kaluarės i integrimit europian mė njė anė dhe rėndėsia pragmatiste qė ka ky mit pėr ekuilibrat nė rajon, janė shkaqet mė tė rėndėsishme se pse nė diskursin dominant shqiptar flitet aq pak, pėr tė mos thėnė asfare, pėr krizėn qė po kalon sot Europa, veēanėrisht nė termat e rrezikut qė paraqet kjo krizė pėr shpėrbėrjen e projektit tė Bashkimit Europian. Kėtė heshtje e ndihmon edhe fakti se Shqipėria, pėrsa i pėrket gjendjes ekonomike, mbijeton nė njė stad varfėrie me njė ekonomi tejet informale, ēka ndikon qė ajo tė mos ketė sensorėt e duhur pėr ta matur krizėn ekonomike nė vend. Qeveria, duke manipuluar edhe me shifrat e rritjes, ashtu si deri vonė qeveria greke, spekulon duke thėnė se vendi nuk po njeh krizėn qė po njohin vendet e tjera europiane.
Kush e ndjek politikėn shqiptare, do tė shohė se, njėlloj si nė vitet ‘90, ndeshja mė e madhe midis maxhorancės dhe opozitės ėshtė e pėrqendruar mbi akuzat dhe kundėrakuzat se kush ėshtė fajtori qė Shqipėria nuk po arrin standardet europiane qė tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian, se pse nuk po merr dot statusin e vendit kandidat, ashtu si fqinjėt.
Megjithatė, pėrtej kėtij diskursi qė dominon mediat, nuk mund tė mos konstatosh se pasiguria e sė ardhmes dhe frika e njė kolapsi janė pėrhapur jo pak nė vend sė bashku me pakėnaqėsinė nė rritje ndaj kastės sė ashtuquajtur reformatore nė pushtet, tė mbėshtetur nga Perėndimi, duke bėrė qė retorika e saj europianiste tė tingėllojė gjithnjė e mė shumė si njė demagogji. Edhe pse ende nė minorancė, janė shtuar zėrat qė, duke parashikuar mossuksesin e projektit tė integrimit nė Europė, qoftė nė formėn e dėshtimit tė tij nė tėrėsi, pėrfshi dhe vdekjen e euros, qoftė nė formėn e refuzimit tė shqiptarėve pėr njė kohė tė gjatė, nuk e shohin fatin e shqiptarėve tė lidhur ekskluzivisht me integrimin europian dhe tentojnė ta prishin ekuilibrin e deritanishėm tė diskursit nacional-europianist. Zėrat mė tė fuqishėm vijnė nga lėvizja “Vetėvendosje” e Kosovės, e cila ka 16% konsensus nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė me njė rrezatim edhe te tė rinjtė e Shqipėrisė. Tė rinjtė e Vetėvendosjes, qė kanė organizuar edhe aksione me parullėn “Ha shqip” duke prishur ushqime tė sjella nga Serbia, ndoshta pa e ditur se njė parullė tė ngjashme e ka pėrdorur Musolini, shprehen hapur kundėr efekteve tė globalizimit si dhe kundėr kastės sė korruptuar nė pushtet, sė cilės u bashkojnė edhe protektorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt i akuzojnė se, nė funksion tė interesave tė kapitalit qė pėrfaqėsojnė, kanė njė aleancė me klasėn politike nė pushtet si dhe me atė serbe. Ata kanė lėshuar projektin e mbrojtjes sė interesave kombėtare nėpėrmjet bashkimit kombėtar, tė cilit i japin pėrparėsi ndaj Bashkimit Europian. Ndėrkaq, nė Shqipėri ka lindur partia Aleanca Kuqezi, e cila ka si qėllim final tė vetin bashkimin e tė gjithė shqiptarėve nėn flamurin kuqezi tė Shqipėrisė. Me aksionet e saj ajo nxit urrejtje nacionale, duke folur pėr rrezikun grek apo duke sulmuar martesat e shqiptarėve me sllavė nė FYROM (Maqedoni), dhe nė programin e saj imediat ekonomik ka bashkimin e ekonomisė shqiptare me atė tė Kosovės, duke hequr tė gjitha barrierat doganore si ato qė ekzistojnė me Greqinė apo shtetet e tjera fqinje.
Nuk mungojnė zėrat se prapa kėtyre lėvizjeve qėndrojnė edhe financime nga Turqia erdoganiste, e cila, e frustruar nga mospranimi i gjatė nė Bashkimin Europian, po kėrkon gjithnjė e mė shumė tė krijojė hapėsirat e veta gjeopolitike, veēanėrisht nė ato vende tė ish-Perandorisė Osmane, ku mbizotėron popullsia myslimane, si Shqipėria, Kosova apo Bosnja. Ky projekt synon tė fitojė brendapėrbrenda vendit edhe mbėshtetjen e pjesės myslimane tė popullsitė qė gjatė njėqind vjetėve tė dominimit tė projektit laik nacional-europianist pastaj nacional-komunist dhe pėrsėri nacional-europianist (qė nė dekadėn e fundit, veēanėrisht pas 11 shtatorit jo rrallė merr edhe tipare nacional-kristiane), ėshtė ndjerė e frustruar pėr shkak tė demonizimit orientalist qė i ėshtė bėrė fesė sė saj islame dhe mė nė pėrgjithėsi trashėgimisė sė saj tė lidhur me Turqinė.
Ajo qė mungon krejtėsisht nė vend si pėrgjigje e krizės, qoftė edhe nė nivelin embrional, ėshtė njė lėvizje si ajo Syriza nė Greqinė – e majtė pėrsa i pėrket qasjes ndaj efekteve tė krizės dhe shkaqeve qė e kanė prodhuar atė dhe antinacionaliste njėherėsh. Shkaqet e kėsaj mungese janė kryesisht pesha e rėndė e ideologjisė komuniste tė sė kaluarės mė njė anė, dhe pėrqafimi me frymėn e asaj tė kaluare i neoliberimit dhe globalizmit, mė anė tjetėr.
Si pėrfundim
Duke pasur parasysh kontekstin qė skicova deri kėtu njė dėshtim i projektit tė Bashkimit Europian – dalja e Greqisė nga zona euro do tė ishte sinjali dramatik i kėtij dėshtimi – do ta gjente rajonin, veēanėrisht hapėsirat shqiptare, me njė humbje shikimi pėrsa i pėrket drejtimit tė ecjes, duke krijuar njė pasiguri tė jashtėzakonshme. Nė kėrkim tė sigurisė, gjasat mė tė mėdha janė qė vendet e Ballkanit t’i bashkojnė degės nacionaliste tė diskursit nacional-europianist tė elitės reformatore nė pushtet njė komponente tjetėr nė vend tė europianizmit, e cila do tė kėrkohet duke rivitalizuar aleancat e vjetra si dhe ato me bazė fetare. Ėshtė e vėshtirė tė parashikosh se sa larg mund tė shkonte njė kthim i tillė prapa nė kontekstin e ri tė krijuar pas luftėrave qė pėrgjakėn vendet e ish-Jugosllavisė dhe pas lidhjes sė interesave ekonomike midis vendeve tė rajonit qė kanė krijuar investimet e shumta, veēanėrisht nga Europa. Megjithatė, njė Europė e shteteve nacionale qė braktisin projektin europian do ta shikonte vetveten nė pasqyrė nė pamjen e saj mė karikatureske, por edhe mė dramatike, pikėrisht nė Ballkan.

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 

"Kush eshte kryeministri me i gjate, le te urdheroje ne podium!"

.