Kundështari i Putin sulmon Apple dhe Google: Më hoqën aplikimin për zgjedhjet parlamentare

Kundërshtari i njohur i Vladimir Putin dhe njëkohësisht udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny, ka hedhur akuza të rënda ndaj Google dhe Apple.

Sipas Navalnyt, i cili tashmë qëndron pas hekurave, Apple dhe Google bashëpunuan me Kremlinin zyrtar pasi dy gjigantët dixhitalë hoqën aplikimin e tij për zgjedhjet parlamentare.

Navalni shtoi se dy kompanitë i’u bindën urdhërit të autoriteteve ruse.

“Nëse diçka më befasoi gjatë zgjedhjeve, nuk ishte aq shumë falsifikimi i rezultateve të Putinit, sesa butësia e kompanive të mëdha të TI -së u bënë bashkëpunëtorë të tij,” shkroi Navalny në një postim në Instagram, duke përshkruar dixhitalin këta gjigantë “frikacakë dhe lakmitarë”./albeu.com