Mbi telenovelėn Hoxha-Kadare
nga Fatos Lubonja
Panorama
A i ke ndjekur puntatat e telenovelės ‘Kacafytje nė Frontin Demokratik: kryetarja Nexhmije Hoxha krihet me nėnkryetarin Ismail Kadare pėr peshqeshe dhe favore tė asaj kohe’?” - ishte njė e-mail qė mora nga njė e njohur.
Nuk i kisha ndjekur pėr shkak tė impenjimeve tė tjera, por u futa nėpėr internet t’i kėrkoja. E para gjė qė mė erdhi tė them pasi “pashė” disa “puntata” ishte: vėrtet kjo histori merituaka tė quhet telenovelė. Madje, nė kuptimin mė negativ qė ka marrė kjo fjalė pėr shkak tė atyre subjekteve qė synojnė ta mbajnė mendjen e telespektatorit tė ngrehur nė suspens thashethemesh e gjėrash tė kota, tė bardhė e zisė banale, me tė mirin dhe tė keqin qė ndėrrojnė role, tė superficalitetit tė trajtimit qė nuk tė shtyn tė mendosh e qė, mbi tė gjitha, nuk tenton ta fusė spektatorin brenda pėrjetimeve tė veta, por pikėrisht ta mbajnė jashtė tyre. Nė telenovelėn tonė jepeshin variante se si ishte dhuruar apo marrė dorėshkrimi, disa rreshtoheshin me Nexhmije Hoxhėn, disa me Kadarenė, tregoheshin pėrgjigje arrogante tė shkrimtarit ndaj gazetarėve, kurse ajo qė mungonte dramatikisht ishte pėrpjekja pėr tė kuptuar atė kohė, kompleksitetin dhe dramacitetin e saj. Dhe nėse protagonistėt e ish-Frontit Demokratik mund tė justifikohen pėr kėtė, pasi janė peng tė asaj kohe dhe asaj kulture, kjo nuk u lejohet gazetarėve tė kohės qė jetojmė.
Kėto shėnime morėn nxitje nga ky zhgėnjim qė na bėn ne, qė kemi jetuar atė kohė, tė ndiejmė si detyrė ta sjellim atė ashtu siē ka qenė, dhe jo ashtu siē gatuhet nė kėto telenovela banale.
Mbi librin
Kush do ta lexojė sot librin “Dimri i vetmisė sė madhe”, i ribotuar pastaj si “Dimri i madh”, do tė shohė se ėshtė njė libėr i turpshėm pėrsa u pėrket elozheve qė i bėhen diktatorit dhe falsifikimit qė i bėhet sė vėrtetės historike tė prishjes me Bashkimin Sovjetik, e cila, nga njė akt qė solli varfėrimin, izolimin dhe skllavėrimin e mėtejshėm tė shqiptarėve, pėr qėllimet e pushtetit tė njė klike kriminale, trajtohet si njė akt i lartė i bėrė nė emėr tė lirisė dhe pavarėsisė sė atdheut dhe besnikėrisė ndaj marksizėm-leninizmit. Tė tjerat, duke pėrfshirė edhe talentin e derdhur, edhe vlerėsimet e shtypit perėndimor pėr Shqipėrinė qė si Davidi sfidonte Goliadhin, janė detaje qė mbushin kėtė turp. Vetė Kadareja e ka cilėsuar pak a shumė me fjalėt mallkimi dhe bekimi i tij. Mallkimi sepse ka shkruar ato qė ka shkruar; bekimi sepse, ndoshta, po tė mos kishte qenė kjo vepėr qė u pėrgatit pėr tė promovuar Shqipėrinė socialiste dhe diktatorin Hoxha nė Perėndim, shkrimtari edhe mund tė kishte rėnė nė vitin 1973 viktimė e luftės kundėr liberalizmit dhe tė kishte pėrfunduar keq.
E vėrteta ėshtė se ky libėr u shkrua nė kohėn e tė ashtuquajturit liberalizėm, kur Enver Hoxha kishte lėshuar nė fjalimin e Matit dhe takimin me Agim Meron njė numėr kritikash ndaj kuadrove tė vjetra qė nuk e kuptonin rininė duke lėshuar pe edhe pėr do eksperimente nė art, letėrsi e muzikė, qė pastaj i dėnoi me fushatėn e famshme kundėr liberalizmit. Nė kėtė frymė, edhe libri “Dimri i vetmisė sė madhe” propagandonte vijėn e partisė pėrsa i pėrket luftės kundėr revizionizmit, i shėrbente kultit tė Enver Hoxhės dhe paraqiste njė Shqipėri kartolinė – ku varfėria dhe mungesa e lirisė as qė duken nė horizont – dhe kishte edhe pasazhe ku flitej pėr ndonjė kuadėr tė vjetėr koēixoxist apo pėr djemtė e Broduejit. Nė fushatėn kundėr liberalizmit, qė nisi tamam nė kohėn kur sapo ishte botuar libri, kėto u konsideruan si devijime liberale. Nga sa kujtoj, nė atė kohė u tha edhe se njė nga arsyet pse u sulmua libri ishte mėria e disa udhėheqėsve tė tjerė xhelozė pse pėr Enver Hoxhėn libri kishte 80 faqe, kurse pėr Mehmet Shehun, p.sh. kishte vetėm njė gjysmė faqe apo pėr Hysni Kapon vetėm njė paragraf. Kėshtu, libri u kritikua nė gazetėn “Zėri i Rinisė”, por ndėrkohė duket se shkruesit, ose ata qė i nxitnin ata, nuk e dinin se libri kishte kaluar kapitull mė kapitull nė duart e Ramiz Alisė, i cili, pas shumė gjasash, ia kishte kaluar edhe Enver Hoxhės. Kėtė fakt e di nga im atė, Todi Lubonja, mik me Kadarenė dhe me Ramiz Alinė, i cili, kur i thashė njė ditė pranvere pėrpara Plenumit IV (1973) se flitej se do ta “hante” edhe Kadareja pėr shkak tė “Dimrit”, m’u pėrgjigj: “Nuk do t’i ndodhė asgjė, sepse librin e ka lexuar kapitull mė kapitull Enver Hoxha, ngaqė duhet t’ia ketė dhėnė Ramizi”. Qė librin e ka kaluar kapitull mė kapitull nėpėr duar Ramiz Alia pėrpara se tė botohet, kėtė ma ka pohuar nė njė rast edhe ky vetė pas viteve ‘90. Dukej qartė se shkrimtari, me nuhatjen e tij ndaj pushtetit, e dinte mirė se nė dorė tė kujt varej fati apo fatkeqėsia e tė tjerėve, ēka e vėrtetoi edhe ajo qė ndodhi mė pas. E vėrteta ėshtė se Enver Hoxha e mbrojti pasi atij i duhej talenti i shkrimtarit pėr t’i shėrbyer si propagandues i figurės dhe veprės sė tij nė Perėndim, kurse, pėrsa u pėrket “ēikėrrimave” si ato qė acaronin brenda vendit besnikėt e tij mė fanatikė (shih pėr “ēikėrrimat” intervistėn qė dha Agim Mero te “Shekulli” me kėtė rast), ai kishte armėn e tij tė bekuar, Sigurimin e Shtetit. Megjithatė, libri u pastrua edhe nga do “ēikėrrima” tė tilla dhe u ribotua pas njė apo dy vjetėsh me titullin “Dimri i madh”, duke ia hequr edhe fjalėn “vetmi”, sepse ne, sipas propagandės, nuk ishim vetėm, por kishim me vete revolucionarėt e vėrtetė tė tė gjithė botės.
Pra, krijimi i kėtij libri ėshtė njė histori e shėmtuar, do tė thosha, bashkėpunimi regjim – shkrimtar, ndoshta e rrallė nė tė gjitha diktaturat e Lindjes, kur ke parasysh jo vetėm ēfarė ėshtė shkruar, por edhe kalimin kapitull mė kapitull tė dorėshkrimit nė duart e Ramiz Alisė apo ndihmėn e madhe qė i ka dhėnė Nexhmije Hoxha vetė pėr tė konsultuar arkivat e Komitetit Qendror, qė sipas saj, ishte edhe motivi se pse ia dhuroi shkrimtari. Megjithatė, sipas meje, nuk ishte ky motivi i vėrtetė.
Mbi dhurimin e dorėshkrimit
Kush e ka jetuar atė kohė, nuk e ka vėshtirė tė besojė se dorėshkrimi ėshtė dhuruar e nuk ėshtė marrė me pėrdhunė, siē pretendon shkrimtari. Nga ana tjetėr, ne qė e kemi jetuar atė kohė, nuk e kemi po ashtu tė vėshtirė tė kuptojmė se dhurimi nuk ka qenė njė akt i sinqertė, por njė akt servilizmi dhe frike, qė ishte mėnyrė jetese e njerėzve nė atė kohė, veēanėrisht e atyre qė synonin tė bėnin karrierė apo tė ruanin postet dhe statusin qė gėzonin. Tė mos harrojmė se nė ato vite pakkush mendonte se ai regjim do tė binte ndonjėherė. Koha kur thotė Nexhmije Hoxha se i ėshtė dhuruar dorėshkrimi (1975), ėshtė koha e terrorit, kur njerėzit po arrestoheshin dhe po ēoheshin nė gjyqe e dėnoheshin me pushkatim pa qenė aspak fajtorė. E tregon edhe dėnimi i Pashallarėve tė Kuq qė, kush e lexon sot, e gjen tė njė zelli revolucionar tė skajshėm dhe me njė mburrje tė Enver Hoxhės tė paparė. Por, humori i keq i diktatorit, i turbulluar si nga krimet e shumta, edhe nga paranojat pas njė infarkti qė e kishte mbajtur nė koma pėr disa ditė, mund t’i ēonte njerėzit nė burg e deri nė pushkatim pėr pako gjė.
Ne kemi dy versione tė pėrkundėrta lidhur me posedimin e dorėshkrimit nga Nexhmije Hoxha. Ata qė e kanė jetuar atė kohė e kujtojnė se vizita ėshtė bėrė nė kohėn e liberalizmit dhe ka qenė njė vizitė kortezie, qė synonte mbajtjen afėr tė shkrimtarit, dhe jo njė vizitė shantazhi e grabitjeje, dhe se Nexhmije Hoxha madje i ka kėrkuar t’ia kthejnė vizitėn pėr tė cilėn Kadareja ka shkruar gjerė e gjatė me superlativa pėr diktatorin. Dimė po ashtu qė Agim Mero, i cili ka qenė sė bashku me Nexhmije Hoxhėn, thotė se kanė qenė aty pėr ta uruar pėr futjen nė Parti dhe se nuk kanė dalė nga shtėpia e tij me dorėshkrim. Dhe kjo ėshtė logjike, sepse, sikur tė donte tė tė merrte ndonjė gjė diktatori, nuk tė dėrgonte gruan, por tė dėrgonte ndonjė nga ata tė vetėt, dhe po tė kishte ardhur puna deri aty, libri nuk e shihte dritėn e botimit. Aq mė tepėr qė nė vitin 1971, kur ėshtė bėrė vizita e vetme e gruas sė diktatorit, libri ende s’ishte botuar. Ėshtė shumė e besueshme, prandaj, qė Kadareja, i frikėsuar se mund tė humbte pėrkrahjen e diktatorit nė ato vite kur ai po pushkatonte edhe njerėzit mė tė afėrt, pėr tė treguar edhe njė herė besnikėrinė e tij, ka kryer kėtė akt dhurimi. Tė paktėn shumė herė mė e besueshme se sa skenari qė na tregon ai se i paska shkuar Nexhmija nė shtėpi dhe ia paska marrė gati pėrdhunisht me njerėzit e saj qė dinin edhe se ku e mbante ky. (Shih pėr disa numra te “Shekulli” shtator-tetor 2012).
Prandaj, sipas meje, kemi tė bėjmė me njė akt dhurimi – qė s’bėn pėrjashtim nė dhuratat e shumta qė i blatoheshin “shokut Enver” asokohe – qė meriton tė analizohet pėr tė kuptuar atė regjim, si dhe pėr tė kuptuar edhe marrėdhėniet e njerėzve nė pėrgjithėsi dhe tė intelektualėve e krijuesve tė asaj kohe nė veēanti me figurėn qė e kishin ngritur nė kult.
Morali i kėsaj historie
Ajo qė bie nė sy nė telenovelėn tonė janė disa momente qė meritojnė reflektim. Bie nė sy fakti se Nexhmije Hoxha po luan deri nė fund rolin e njeriut qė po tradhtohet nga njė ish-bashkėpunėtor dhe mik i dashur i familjes, i cili vetėm tė mira paska pasur prej saj dhe qė po tregon karakterin e tij prej njeriu shpirtvogėl, por qė megjithatė, Nobelin e meriton (a thua se shpirti i vogėl dhe shkrimtari i madh tė mos kenė ndonjė lidhje me njėri-tjetrin). Bie po ashtu nė sy roli i mundimshėm qė ka kohė qė kėrkon tė luajė Kadareja sikur nuk ka qenė shkrimtari i zgjedhur i diktatorit, por njė kundėrshtar i diktaturės, e cila i paska hyrė deri me pėrdhunė nė shtėpi pėr t’i marrė dorėshkrimin e romanit. Bie nė sy heshtja e tėrė atyre intelektualėve tė asaj kohe qė kanė qenė kolegė tė Kadaresė, qė e dinė shumė mirė se cila ėshtė e vėrteta, por qė nuk prononcohen. Qė tė tria janė shenja tė njė shoqėrie qė vazhdon tė jetojė nė njė hipokrizi dhe gėnjeshtėr tė madhe, qė ta kujton jo pak atė kohė.
Njeriu pyet: Si ka mundėsi qė zonja Hoxha nuk paska reflektuar asnjė ēast mbi marrėdhėniet njerėzore qė kishte imponuar ai regjim: tė njė hipokrizie, frike dhe mosbesimi tė njeriut te njeriu, pėr tė cilėn i shoqi punonte sistematikisht? A ka harruar Nexhmije Hoxha se me gjithė dashurinė e madhe qė tregonin anėtarėt e Byrosė Politike ndaj burrit tė saj, tek e fundit ai i ēoi shumicėn e tyre nė plumb? A e ka harruar Nexhmije Hoxha se njerėzit detyroheshin tė divorconin e tė mohonin deri familjarėt e tyre pėr tė shpėtuar lėkurėn? A mos mendon ajo se kėta donin mė shumė partinė dhe shokun Enver, sesa familjen e tyre? A mendon ajo se do t’i kishte thėnė Kadareja kėto fjalė tani pėr tė dhe tė shoqin sikur tė mos kishte qenė e gjitha njė hipokrizi? Pse atėherė pretendon tė mbajė njė dorėshkrim qė pa dyshim i ėshtė dhuruar si njė akt hipokrizie dhe frike? Le tė mbajė fotokopjen dhe le tė mendojė ca mė shumė pėr gėnjeshtrėn e madhe historike qė ėshtė shkruar aty, e cila, edhe ajo, ėshtė diktuar pėrdhunisht nga i shoqi i saj. Nėse Nexhmije Hoxha dje ka qenė e verbuar nga pushteti dhe sot beson se Enver Hoxhėn e kanė dashur vėrtet jo vetėm Kadareja, por edhe vetė ata qė para pushkatimit bėrtisnin “rroftė Enver Hoxha”, ne s’na falet qė tė mos i shohim kėto akte si kulmin e deformimit qė i ka bėrė njeriut ai regjim mizor.
Nuk na ndihmon aspak pėr tė kuptuar atė kohė. Pėrkundrazi, na konfondon, edhe shkrimtari Kadare, i cili prej kohėsh na thotė se ka qenė i lirė nė diktaturė dhe bile se ka qenė kundėr regjimit qė nė fillim fare. Mirėpo pėrpjekja e tij pėr tė na vėrtetuar kėtė kur ndeshet me faktet (edhe si ato qė nxori Nexhmije Hoxha pėr tė sė fundi) na ngjan si ajo e dikujt qė kėrkon tė arnojė njė xhaketė tė kalbur keqas, sė cilės sapo i vė dorėn nė njė anė pėr ta qepur, shqepet nė anėn tjetėr. Sepse kush lexon 80 faqet qė i dedikohen Enver Hoxhės nė atė kohė, do tė thotė se dhėnia e njė dorėshkrimi dhuratė nuk ėshtė asgjė pėrpara ngritjes sė monumentit qė i ka bėrė diktatorit me atė libėr. Mirė se dorėshkrimi i qenka marrė me pėrdhunė, po ato qė janė shkruar nė atė dorėshkrim (e shumėkund tjetėr nė veprėn e tij) si janė shkruar, me pėrdhunė? – pyesin lexuesit. Po anėtar tė PPSH, po deputet dhe pastaj edhe nėnkryetar tė Frontit Demokratik me pėrdhunė e bėnė?
Na e shtojnė edhe mė konfuzionin edhe ata qė na thonė se kėto ishin kompromiset qė ka bėrė shkrimtari pėr tė bėrė disidencė, apo se disidencė ishte edhe t’i kėndoje diktatorit me varg tė lirė, dhe jo varg me rimė. Na e shton edhe heshtja e shumė intelektualėve tė djeshėm qė nuk thonė tė vėrtetėn e kėsaj historie, edhe pse e dinė shumė mirė atė, ndonėse e shohin se Kadareja po shkon shumė larg me akuza paranojake ndaj njerėzve qė nuk konformohen me “tė vėrtetat” e tij. Madje ka nga ata qė tė thonė se s’duhen thėnė kėto qė tė mos e dėmtojmė Kadarenė pėr ēmimin “Nobel”, a thua se ky ēmim qenka mė i rėndėsishėm edhe se e vėrteta.
Mbi gjyqin
Juristėt tė thonė se ishte barra e akuzuesit (nė kėtė rast Kadaresė) tė provonte se dorėshkrimi i ishte marrė dhe nuk e kishte dhuruar, dhe jo barra e tė akuzuarit (nė kėtė rast e N. Hoxhės) tė provonte se ky send i ishte dhuruar. Sepse kėsaj i thonė qė nesėr tė tė vijnė nė shtėpi dhe tė kėrkojnė tė provosh se nuk i ke vjedhur sendet qė ke aty. Po ashtu ata thonė se njė send qė posedohet prej njė kohe qė i kalon dhjetė vjet pa u denoncuar, konsiderohet si posedim i parashkruar.
Sidoqoftė, di tė them se vendimi i gjykatėsit mban shumė erė nga pikėpamja juridike dhe duhet tė na bėjė tė gjithėve tė mendojmė se kultura e gatuar nga vetė Enver e Nexhmije Hoxha, kur gjykatėsit vendosnin nė emėr tė mė tė fortit dhe tė pushtetshmit pėr fatet e njerėzve dhe jo nė emėr tė sė drejtės, ashtu siē u kthye kundėr kėtyre sot, mund tė kthehet nesėr edhe kundėr kujtdo qė s’ėshtė me mė tė fortin. Kush ankohet sot pėr gjyqet qė i fiton Sali Berisha nė sajė tė pushtetit qė ka, duhet ta hetonte mirė edhe kėtė vendim dhe, sipas meje, ta denonconte edhe kėtė gjyqtar, i cili, kam shumė frikė se, po tė kishte qenė nė njė regjim si ai i Enver Hoxhs, do tė kishte dhėnė dėnime si ato tė asaj kohe me dėshmitarė dhe akuza tė rreme. Ky vendim gjyqėsor mua mė tingėllon si njė akt frikėsimi pėr tė gjithė ata qė luftojnė qė e drejta tė jetė sovrane dhe qė tė gjithė qytetarėt tė jenė tė barabartė pėrpara ligjit. Ky gjyqtar u thotė njerėzve: bėhuni me pushtetin qė tė mos keni telashe edhe me mua. Ai dhe tėrė kjo histori tregon se ne nuk kemi mėsuar nga e kaluara, prandaj dhe se siē vazhdojmė tė kultivojmė modelin e intelektualit apo tė gjyqtarit qė kėrkon tė bėjė karrierė nėpėrmjet lidhjes dhe shėrbimeve ndaj pushtetit, do tė vazhdojmė edhe tė pėsojmė dhunėn dhe padrejtėsinė qė sjell kjo kulturė.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 

"Kush eshte kryeministri me i gjate, le te urdheroje ne podium!"

.