Era e hajdutėrisė
nga Fatos Lubonja
Panorama
Ka plot histori qė ndodhin nė Perėndimin e idealizuar nga shumė prej nesh qė tė bėjnė tė mendosh se ne shqiptarėt, qė na njohin e diskriminojnė nė Perėndim si hajdutė e trafikantė, duhet ta normalizojmė disi ndėrgjegjen tonė. Nuk jemi vetėm
ne qė vjedhim – ne kemi tė keqen se sistemeve qė adoptojmė u japim tiparet mė groteske – por sistemin qė ka ēelur erėn e hajdutėrisė nuk e kemi sjellė ne. Shikoni krizėn qė ka mbėrthyer botėn perėndimore. Nė rrėnjė tė saj ėshtė fakti se jetojmė nė erėn e hajdutėrisė, ju siguroj unė. Po pse e quan “era”? – do tė thoni ju. Hajdutėria ėshtė njė erė e vjetėr, qė hundėt tona e njohin shumė mirė qė nė lashtėsi. Edhe vetė sistemi kapitalist ėshtė akuzuar me kohė si i tillė. Mjaft tė kesh parasysh Marksin dhe teorinė e tij tė “mbivlerės”. Megjithatė, unė e kam fjalėn pikėrisht pėr njė erė tė re nė kuptimin e njė epoke tė re dhe tė njė njeriu tė ri, “homo hajduticus”, “ladronicus” do t’i thoshin italianėt, qė po del nė pah si mbijetuesi mė i fuqishėm i seleksionimit natyror nė kėtė epokėn tonė.
Por, mė mirė, pėrpara se tė filozofoj, le t’ju tregoj historinė qė mė nxiti tė dal nė pėrfundimet nė fjalė.
Tė hėnėn nė mėngjes tė kėsaj jave u nisa nga Firencja me autobus pėr nė Aeroportin e Pizės, pėr tė fluturuar pėr nė Tiranė. Kisha prerė njė biletė vajtje-ardhje dhe po kryeja “ardhjen”. Kur mbėrrita nė Aeroportin e Pizės shkova nė vendin e Check-in-it dhe po kėrkoja tabelėn AIR ONE, kompania italiane me tė cilėn do tė fluturoja. (Sa pėr dijeni tė atyre qė nuk e njohin, ėshtė kompania “low cost” e Alitalia-s, pėr privatizimin e sė cilės (Alitalia-s) u bė njė zhurmė e madhe sepse u tha se pronarėt e rinj morėn pjesėn e shėndoshė, duke i lėnė shtetit borxhet).
Kėrkova te radha e check-in-eve tė gjej tabelėn ku shkruhej “Tirana”, por nuk po shihja gjė. Atėherė shkova te njė nga ekranet ku jepeshin tė gjitha nisjet dhe, pėr ēudinė time, vura re se ora e nisjes 11:25 nuk figuronte kurrkund, as emri Tiranė.
Diēka ka ndodhur – thashė – po shkoj tė pyes informacionin. Ndėrkaq, nxora nga ēanta fletėn e printuar tė biletės sė blerė on-line, pėr tė parė se mos kisha lajthitur dhe kisha gabuar datėn. Jo, hiē fare, 19 nėntor, ora 11:25.
Punonjėsja e informacionit mė tha se fluturimi im ishte ndryshuar, por se, pėr mė tepėr, mund tė shkoja tė pyesja te biletaria… nė fund tė korridorit, majtas.
Ajo e biletarisė mė dha njė lajm qė nuk po doja ta besoja: se fluturimi im ishte kryer njė ditė mė parė, tė dielėn, dhe se, pėr kėtė ndryshim date, unė kisha marrė njė njoftim me e-mail.
“Me e-mail! – i thashė, – po unė marr kushedi se sa e-mail-e nė ditė, midis tė cilave edhe ato qė dėrgon AIR ONE-i pėr reklamė. Ja nuk e pashė unė e-mail-in, kaq mjaftuaka qė tė mė fshini ju nga lista. Po numrat e telefonit pse m’i keni marrė atėherė? Pastaj, kam dėgjuar pėr fluturime qė shtyhen, por pėr fluturime qė kryhen pėrpara, kurrė ndonjėherė”.
Mirėpo ajo e biletarisė nuk ishte punonjėse e AIR ONE-it. Mė zgjati njė fletė A4, ku kishte numrat telefonikė tė “call center”-ave tė kompanive ajrore, midis tė cilave edhe AIR ONE.
Bėra numrin 892 444. Nė fillim mė doli njė zė burri qė mė njoftonte pėr tarifat se sa kushtonte njė minutė a ku di unė. S’kisha nerva ta dėgjoja e tė bėja kalkulimin se sa do tė mė kushtonte telefoni. Vura re se ishte njė zė qė fliste njė italishte me aksent. Pas atij mė doli njė zė tjetėr i regjistruar, qė thoshte se duhej tė prisja dhe pasi mbaroi edhe ai, mė doli mė nė fund njė operatore. Fliste njė italishte shumė tė mirė. “Mė jep njė ēikė numrin e regjistrimit tė biletės”, mė tha. Fillova t’ia bėj me spell: “B come Bologna, 4, C come Como…”, derisa e mbarova dhe ajo gjeti emrin tim.
“Lubonja?”.
“Po, Lubonja, Fatos”.
“Ne na rezulton se ju kemi dėrguar njė e-mail…”.
“Po njeriu mund tė jetė i sėmurė, mund tė jetė i hutuar, mund tė jetė nė mal, ku s’ka internet, mund tė jetė…, – fillova t’i dėrdėllis, – si mund tė mjaftoheni ju me njė e-mail pėr ta ndier veten tė qetė se e keni kryer shėrbimin ndaj klientit, ndėrkohė qė i keni shkaktuar njė bela kaq tė madhe duke i ndėrruar datėn e fluturimit…?”.
“Keni tė drejtė, do tė pėrpiqem tė bėj diēka, – mė tha, – por ne jemi thjesht operatorė”.
Mė pėrsėriti disa herė “keni tė drejtė” kur i shprehja argumentet e mia. Dukej sheshit se edhe ajo ishte e pakėnaqur. Me gjithė hallin qė mė kishte zėnė, fillova tė kėrkoj tė gjej me mend se nga mė flisnin ato operatoret. “Ndoshta nga Shqipėria, – thashė me vete, – ndoshta edhe nga India”. Mu kujtuan ulėrimat e Peper Grillos: “Ju duket punė ajo nė call center?!”. Por edhe njė shkrim i “La Republica”, njė faqe e tėrė, qė tregonte se si i transferojnė kėto ndėrmarrje nė Shqipėri pasi atje kushton pesė herė mė pak “krahu”, mė falni, “goja” a punės, sesa nė Itali.
Gjithsesi, pėrgjigjja pėrfundimtare e operatores ishte se ata shefat i kishin thėnė se nuk mund tė bėhej qė unė tė fitoja tė drejtėn pėr fluturimin pasardhės. Mirėpo ndėrkohė qė filloi tė mė shpjegonte se ē’duhet tė bėja mė tej, u pre telefoni. “Janė kėto linjat e dobėta tė internetit…”, – thashė me vete gjithnjė e mė i acaruar. Prita pak dhe mora pėrsėri. Dėgjova edhe njė herė dy lloje zėrash tė regjistruar, mė doli njė zė femre qė m’u duk si zėri i parė, por nuk ishte ajo. “Kushedi ėshtė nė njė tjetėr ‘call center’, kėsaj here ne Kinė”, – thashė. Edhe njė herė operatorja e dytė mė kėrkoi numrin e biletės. “B… come Bologna, 4, C come Como…”. Mirėpo, sapo mbarova spellingun dhe fillova t’i shpjegoj edhe njė herė nga e para se ē’kishte ngjarė, m’u ndėrpre lidhja pėrsėri. “Dreqi ta hajė, – thashė, – me kėto linjat e internetit”. Gjeta nė ekranin e celularit numrin qė kisha bėrė dhe shtypa tastierėn. Por kėsaj here, nė vend tė tri radhėve tė zėrave, mė doli krejt tjetėr muzikė:
“Nė rimbushjen tjetėr paguaj njė euro qė tė fitosh dy euro… Grazie”.
“Ē’ėshtė kjo? – thashė. – I kam rėnė numrit gabim?”. I rashė prapė. Prapė i njėjti zė: “Nė rimbushjen tjetėr paguaj dy euro tė fitosh njė euro… Grazie”.
E kuptova. E pabesueshme! Ju betohem se celularin nuk kisha shumė qė e kisha mbushur dhe duhet tė kisha minimumi dhjetė euro. Kishin ikur tė gjitha pėr “call center”-at e mallkuar dhe pa zgjidhur asgjė. Kisha mbetur edhe pa celular, sepse ndėrkaq i kisha hipur autobusit pėr t’u thyer nga Piza nė Firence jo pa llogaritur edhe shpenzimet e ikura dėm pėr biletat.
Kur mbėrrita nė shtėpi nxitova tė marr njė numėr fiks tė AIR ONE-it. Kėsaj here duket se ishte numėr italian, sepse kishte prefiksin e Italisė. Mė doli njė operatore edhe kėsaj radhe. Edhe njė herė “…B come Bologna, 4, C come Como…”. Edhe njėherė i shpjegova se ēfarė mė kishte ndodhur. “Tė shohim ēfarė mund tė bėjmė, – mė tha, – prit njė minutė”. Nuk di ēfarė provoi dhe pastaj tha: “Jo, nuk ma lejon sistemi ta kaloj biletėn tuaj nė fluturimin e sė mėrkurės”.
Kėsaj here dukej sikur vullneti i njeriut ishte, por nuk kishin vullnet makinat, d.m.th. kompjuterėt.
Pasi shkėmbyem edhe disa fjalė tė tjera, ku i thashė se AIR ONE njė dy e ndėrron oraret e fluturimit me Shqipėrinė, se njė fluturim mė parė kisha ndenjur pesė orė nė Aeroportin e Pizės, ajo mė tha: “Prit njė minutė se duhet tė sinjalizoj shefat mė lart, sepse vetėm ata mund ta lejojnė njė veprim ndėrrimi date bilete nė kompjuter”.
Iku e mė la tė prisja njė copė herė me telefon hapur. Mė nė fund u kthye e mė tha se nuk mund tė bėhej gjė e se, me sa dukej, nėse doja tė fluturoja pėr nė Tiranė, unė duhet tė blija njė biletė tė re.
“Po kujt mund t’i ankohem pėr kėtė qė mė bėri AIR ONE?” – e pyeta.
“Mund tė bėni reklamim”.
“Ku mund ta bėj?” – i thashė. Po kėrkoja dėshpėrimisht njė emėr njeriu. Por ajo mė dha vetėm njė e-mail: [email protected]
U ula menjėherė tė shkruaj:
“Gentili signori di AIR ONE” (nuk mė vinte fare t’u thosha “gentili”, por kuptohej se ishte “per modo di dire”, siē i thonė italianėt.
E fillova duke pėrshkruar tėrė historinė: “… Sot, mė datė 19 nėntor shkova nė Aeroportin e Pizės…” dhe e pėrfundova duke u kėrkuar dėmshpėrblim pėr dėmin qė mė kishin shkaktuar me kėtė sjellje qė e gjeja tė padrejtė dhe tė njė moskorrektese tė rėndė – pasi mė kishin prishur krejt planet e punės pėr atė javė, si dhe qė tė mė mundėsonin fluturimin tė mėrkurėn, pa shpenzime shtesė.
Pėr hir tė sė vėrtetės, tė nesėrmen shėrbimi i klientit i AIR ONE-it mė ktheu pėrgjigje duke mė njoftuar se fluturimin tim tė sė hėnės, qė ishte kryer tė dielėn, e kishin spostuar pėr tė mėrkurėn, pa shpenzime.
* * *
Sidoqoftė, kjo nuk mė bėri ta ndėrpres refleksionin qė zhvillova tėrė atė ditė e tė nesėrmen mbi idenė se jetojmė nė epokėn/erėn e hajdutėrisė. Po cili ėshtė dallimi i kėsaj epoke me tė tjerat? – do tė thoni ju – duke iu kthyer fillimit tė kėtij shkrimi. Menjėherė do tė thosha se dallimi qėndron nė atė se nė epokat paraardhėse veprimet e shtyra nga etja e panginjur pėr fitim ishin nė mos njė gjė e paligjshme, tė dėnueshėm moralisht, kurse nė kėtė epokėn tonė sikur jo vetėm ėshtė zhdukur kufiri midis sė ligjshmes dhe sė paligjshmes nė hajdutėri, por sikur po zhduket ēdo skrupull moral pėrpara etjes pėr fitim me ēdo mjet. Dhe po ashtu, ndryshimi qėndron sepse epoka jonė, duke u bėrė gjithnjė e mė virtuale nė sajė tė teknologjisė sė internetit, krijon njė lloj hajdutėrie si nė ajėr, kur ti nuk e merr vesh se si tė merren tė hollat dhe as se cili t’i merr. Kjo historia me “call center-a” e me njė e-mail qė mjafton pėr tė tė marrė qyl tė hollat e biletės, ėshtė vetėm njė aspekt i vogėl i kėsaj bote tė madhe tė frikshme. Mjaft tė mendosh ato qė quhen “bonuse tė helmatisura” qė qarkullojnė nėpėr bursat e gjithė botės, tė shpėrndara nga disa “golden boys” nė Wall Street apo pėr tė famshmin “spread” qė po rrėzon qeverinė, nė emėr tė diktaturės sė tregut, e qė, tek e fundit, ėshtė edhe ai njė lojė virtuale me kompjuterė nėpėr bursa qė bėhet me qėllim fitimin maksimal tė disa pehlivanėve, tė cilėt ligjėrisht nuk ke ku i kap. Prandaj them se, mė shumė sesa e globalizimit, kjo epoka jonė po bėhet gjithnjė e mė shumė e hajdutizimit.
Por, kėtė refleksionin tim e bazoj edhe mbi dy paradigma tė tjera. Sė pari, njeriu perėndimor i kohės sonė jo vetėm qė jeton shumė mė pak se nė epokat e tjera me besimin nė vlerat qė promovojnė fetė si ato tė sakrificės sė njeriut pėr njeriun apo tė karitasė qė kanė qenė themelore deri nė shekujt e fundit, por nuk jeton mė as si nė shekullin XX si pjesė e projekteve tė mėdha nacionaliste apo komuniste. Ato projekte kanė dėshtuar duke marrė me vete, pėr fat tė keq, edhe dy ėndrra/vlera tė mėdha tė njeriut: atė se njeriu mund ta ndryshojė botėn me vullnetin e tij dhe atė tė barazisė – duke e lėnė kėsisoj njeriun e shkretė nė projektet e tij tė vogla personale, meskine qė, tek e fundit, reduktohen te nevoja pėr para, qė kėshtu tė ndėrtojė njė shtėpi, tė blejė njė makinė, tė sigurojė fėmijėt, e ku di unė. Me njė fjalė, t’i adoptohet kėtij realiteti tė ndyrė dhe jo tė kėrkojė ta ndryshojė atė, nga frika se mos krijon njė monstėr si nazizmi apo komunizmi. E dyta, kur vjen puna te paraja, problemi ėshtė se kėto shoqėritė tona kanė tendencėn tė shndėrrohen gjithnjė e mė shumė nga kapitalizėm prodhues nė kapitalizėm spekulativ financiar dhe nė shoqėri shėrbimi. E kam fjalėn veēanėrisht pėr kėto perėndimoret, ku ne aspirojmė tė bėjmė pjesė. Dhe kjo do tė thotė qė nė vend se tė fitohen paratė duke prodhuar mollė, rrush, dardha, vezė, mish, djathė, hekur, ēelik, bakėr, energji, aeroplanė, makina, e ku di unė, kėto tė fitohen gjithnjė e mė shumė duke ofruar shėrbime, siē janė edhe “call center”-at e duke bėrė spekulime financiare nėpėr bursat. Kjo ēon nė gjetjen dhe sofistikimin e trukeve se si tė nxirren para nga paraja e klientit. Dhe ata qė krijojnė kėto truke gjithnjė e mė shumė shtrėngohen t’i sofistikojnė ato pasi paraja qė vjen nga prodhimi bėhet gjithnjė e mė e pakėt. Kėta djem, pra, qė jo mė kot i quajnė “golden” (tė artė), seleksionimi i ka nxjerrė nė pah si qenie superiore. Unė i quajta “homo hajduticus”, si pėrfaqėsuesit mė tė suksesshėm tė njė epoke qė nuk e dimė se ku po na ēon, por qė sot ka hyrė nė krizė. A do tė zhduken kėta nga ky ndryshim klimaterik qė po ndodh me krizėn, apo do tė triumfojnė plotėsisht kėta? – Dhe unė nė njė rast tė tillė nuk do tė merrja mė fare pėrgjigje nga [email protected] Nuk e dimė ende.
Desha ta ngjyroj me pak humor kėtė refleksionin pas historisė me AIR ONE-in qė tregova, por shoh se nuk ia dola siē desha ca nga paaftėsia ime dhe ca, ndoshta, ngaqė me pengoi serioziteti i ēėshtjes. Prandaj po e lė me kaq, si pa fund, kėtė shkrim, me shpresė se lexuesi do tė mė mirėkuptojė.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Kujdes se e ha burgun ...

Kujdes se e ha burgun ...