Ēqėndron pas termit albanofobi
nga Fatos Lubonja
Panorama
Ndryshimi i gjuhės sė Berishės kohėt e fundit pėrsa i pėrket rritjes sė retorikave nacionaliste, ėshtė komentuar shumė sė bashku me pėrpjekjen pėr tė gjetur origjinėn e kėtij ndryshimi.
Me gjithė pėrpjekjen nga tė tijtė pėr ta paraqitur kėtė gjuhė si nė koherencė me ēka Berisha ka thėnė mė parė, janė disa deklarime qė slėnė dyshim se kemi tė bėjmė me ndryshim gjuhe, madje tė vetėdijshėm, veēanėrisht po tė kemi parasysh mėnyrėn se si ka folur ai jo shumė kohė mė parė pėr bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet etnik tė vetėm. Pra, ndėrsa para ndonjė viti ai ėshtė shprehur se ka qenė ndėr ata qė dikur ka aspiruar pėr bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn, por se kjo tashmė ėshtė njė aspiratė nga e cila duhet hequr dorė nė favor tė integrimit europian gjithė duke ruajtur dykuptimėsinė e shprehjes bashkimi nėpėrmjet Bashkimit Europian, qė ka qenė karakteristikė e qėndrimit tė politikės shqiptare gjatė kėtyre njėzet vjetėve - sė fundmi Berisha foli hapur e qartė pėr padrejtėsi qė duhet ndrequr.
Edhe ballafaqimi me deklaratat e ministrave tė Jashtėm tė kohėve qė Berisha ėshtė nė pushtet e provojnė kėtė ndryshim tė qėndrimit tė Kryeministrit.
Interpretimet/hipotezat e ndryshimit tė kėsaj gjuhe kanė qenė disa. Mė sė shumti i ėshtė mėshuar idesė se Berisha i ka theksuar tonet nacionaliste pėr tė mos lejuar rrėshqitjen e elektoratit te Aleanca Kuqezi. Njė hipotezė tjetėr ėshtė ajo, sipas sė cilės, dora-dorės qė i rritet paranoja e pushtetit, Berisha e mendon gjithnjė e mė shumė veten si udhėheqės tė tė gjithė shqiptarėve dhe, me rastin e 100-vjetorit, duke parė entuziazmin e madh patriotik, veēanėrisht atė kosovar, iu rindezėn llambat e nacionalizmit vetvetiu.
Ka njė hipotezė tjetėr se kjo thirrje nacionaliste ėshtė produkt i vėshtirėsive ekonomike brenda vendit. Shkurt, ėshtė ilustrim i thėnies Nacionalizmi ėshtė streha e fundit e horrave.
Por, tė gjitha kėto hipoteza ngrenė, megjithatė, njė pikėpyetje. A e ka llogaritur mirė Berisha qė ndėrkombėtarėt nuk e duan njė gjuhė tė tillė? Pse ai, qė ka qenė gjithherė i kujdesshėm me ta, ia lejoi vetes kėtė lajthitje? Kėtu duhet vėnė nė dukje se, mu si rezultat i reagimit ndėrkombėtar, ai nxitoi ta korrigjojė disi drejtimin e qitjes ditėt e fundit duke thėnė se Shqipėria nuk ka pretendime territoriale dhe se shqiptarėt kanė njė nacionalizėm me fytyrė njerėzore jo si nacionalizmat e tjerė nė rajon. Po pse lajthiti ai duke mos na dhėnė aspak siguri se nuk do tė lajthisė pėrsėri?
Nė kėtė pikė vjen e ngrihet njė hipotezė tjetėr qė mė duhet tė them se nuk e kam parė tė artikuluar nė shtyp dhe as qė e kam nga mendja ime, por qė qarkullon nėpėr tryeza diplomatėsh prej nga e kam dėgjuar edhe unė. Sipas kėsaj hipoteze, deklaratat e Berishės u drejtohen pikėrisht ndėrkombėtarėve, jo shqiptarėve. Shkurt, i lodhur apo zhgėnjyer me ndėrkombėtarėt qė ia refuzojnė statusin qė do tė thotė ta pranojnė kėshtu siē ėshtė ai ka zgjedhur ti shantazhojė ata: ju nuk doni tė mė pranoni nė Europė, atėherė unė kaloj nė planin B dhe ju krijoj probleme mė tė mėdha nga ēmund ta mendoni. Pra, sipas kėsaj hipoteze, termin albanofobia ai e ka pėrdorur jo thjesht pėr tė pėrshkruar frikėn e vendeve fqinje ndaj shqiptarėve, por edhe frikėn e Europės pėr tė pranuar shqiptarėt nė gjirin e saj. Ėshtė njė hipotezė qė, nė njė farė mėnyre, ėshtė edhe pasqyrė e frikėrave europiane.
Nėse do ti besojmė kėsaj hipoteze, nuk mund mos tė tė shkojė nė mendje se ai ka dashur, nė njė farė mėnyre, tė imitojė Kryeministrin turk Erdogan, i cili, i lodhur edhe ai me pritjen e pranimit tė Turqisė, ka ca kohė qė flet pėr islamofobi dhe kėrkim alternativash tė reja ndaj asaj europiane. (Grupi i Shangait).
Pėrtej asaj nėse ėshtė apo jo e vėrtetė kjo hipotezė, ēėshtja qė ajo ngre ėshtė, megjithatė, e madhe pėr fatet e ardhme tė Shqipėrisė dhe tė botės shqiptare nė pėrgjithėsi. Nuk ka pikė dyshimi se nė momentin e sotėm projekti postnacionalist i bashkimit europian po njeh ditėt e tij mė tė vėshtira. Ka rryma tė forta brenda shteteve europiane qė flasin pėr dėshtim tė tij dhe pėr kthim nė interesa kombėtare, pėr dalje nga euroja, pėr krijime tė grupimeve tė tjera (p.sh. vendet e Veriut europian sė bashku) dhe se kjo krizė nėnkupton edhe shtyrje tė afateve tė integrimit pėr vende si Shqipėria. Pyetja qė shtrohet ėshtė: a duhet tė bėhen shqiptarėt promotorė tė njė dėshtimi tė tillė, a kanė ata interes pėr njė dėshtim tė tillė, apo pėrkundrazi, ata nuk duhet tė bėjnė ēėshtė e mundur qė tė mos e braktisin kėtė projekt? Sipas gjykimit tim, nėse shumė vende mund tia lejojnė vetes luksin qė ta mendojnė veten jashtė projektit europian, shqiptarėt do tė ishin mė tė humburit me kėtė. Dhe me shqiptarėt kam parasysh edhe ata nė Kosovė, qė duket sikur do ti tėrhiqte me vete plani B i Berishės. Kjo jo vetėm pse nė kushtet qė ndodhen sot, pėrsa i pėrket ndėrtimit tė institucioneve demokratike, njė shteti tė sė drejtės, shqiptarėt kanė nevojė tė jenė tė lidhur me vendet demokratike pėr lirinė dhe tė drejtat e tyre mė sė pari por edhe pse, e larguar nga Europa, bota shqiptare do tė mbetej sot thuajse edhe pa miq. I vetmi vend mik qė do tė mund ti jepte mbėshtetje diplomatike dhe ekonomike do tė ishte Turqia, nė kuadrin e rritjes sė ndikimit e tė fuqisė ekonomike tė saj nė rajon. Por, njė skenar qė do ta ēonte Turqinė jashtė Bashkimit Europian dhe qė do tė acaronte marrėdhėniet me vendet fqinje tė Shqipėrisė nė Ballkan, si Greqia, Serbia apo Maqedonia, do ta largonte Turqinė edhe nga Shqipėria, edhe nga shqiptarėt qė banojnė nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi.
Prandaj gjykoj se projekti qė duhet tė mbėshtesė Shqipėria dhe shqiptarėt kudo ku janė ėshtė njė hyrje edhe e Turqisė nė Europė, shoqėruar kjo me njė proces demokratizimi tė brendshėm qė do tė krijonte edhe njė tjetėr marrėdhėnie me vendet fqinje. Njė Shqipėri vėrtet demokratike dhe e integruar nė Bashkimin Europian do tė ishte njė Shqipėri qė do tė kapėrcente edhe urrejtjet e vjetra ndėretnike nė rajon. Kurse njė Shqipėri qė shkėputet nga projekti europian dhe bubrron pėr tė gjetur mbėshtetje politike dhe ekonomike te shtete me standarde demokratike mė tė ulėta, mund tu shėrbejė vetėm qėllimeve tė errėta pushtetesh jodemokratike e mund tė ēojė edhe nė aventura nacionaliste. Duket njė aventurė e pamundur, por, edhe nė qoftė e mundur, sdo tė ishte tjetėr veēse njė reminishencė e sė kaluarės sė errėt tė Enver Hoxha, kur ky, pėr pushtetin e tij, izoloi shqiptarėt duke i lėnė kaq prapa.
Të fundit nga ky opinionist