Berisha si alibi
nga Fatos Lubonja
Panorama
Me rastin e pėrvjetorit tė krijimit tė PD, nuk mund mos tė tė binte nė sy se sa ėshtė shtuar nė shtypin opozitar trajtimi i lėvizjes studentore si njė lėvizje idealiste, por qė u uzurpua dhe u shprish pėr shkak se nė tė u fut Sali Berisha (njeriu i Ramiz Alisė) bashkė me disa tė kėqij tė tjerė si ai. Gjykohet, pra, sipas njė ideje tė njohur, qė thotė se revolucionet i bėjnė idealistėt dhe prej tyre pėrfitojnė maskarenjtė qė zhdukin, pastaj, mė tė mirėt. Pa dyshim qė projektohen nė kėto komente edhe traumat qė ka shkaktuar dhe shkakton Berisha i sotėm me demokracinė dhe lirinė, fakti se po grumbullon pushtet tė frikshėm dhe se po e shfrytėzon pushtetin pėr interesa tė tij personale e tė familjes. Megjithatė, gjykoj se ka njė problem me idenė nė fjalė: jo pse nuk besoj se ka “mė tė mirė” dhe “mė tė kėqij” nė njė grupim apo lėvizje tė caktuar, por sepse faktin e triumfit tė mė tė kėqijve nuk e shoh thjesht si njė rastėsi apo si vepėr diabolike tė njė “tė keqi”, por si njė gjė shumė mė komplekse qė duhet tė na shtyjė tė mendojmė se ēfarė “cilėsish” ka ky “i keqi” qė i japin atij “fitoren”. Sepse nuk mund tė harrojmė se, nė historinė tonė, nuk kemi njė rast tė vetėm kur na del njė “i mirė” nė krye. Nė fakt, historia jonė e ka “tė keqin” si rregull qė nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha e deri te Sali Berisha dhe Fatos Nano, pėr tė pėrmendur vetėm ata mė kryesorėt.
Nė kėtė kontekst unė nuk mund tė mos shtroj dy pyetje tė lidhura njėra me tjetrėn. E para: po mirė, pse partia e Ilir Metės nuk akuzohet si partia e njė autoritari dhe tė korruptuari, pse partia e Edi Ramės nuk ėshtė po ashtu, pse Kreshnik Spahiu nuk ka shenjat e njė lideri qė kėrkon tė vendosė gjithēka vetė e pėr vete, pse…, pse…, pse…? Do tė arrinim me pyetjet deri nė strukturat mė tė vogla tė shoqėrisė sonė. Dhe, e dyta: po sikur tė mos ishin kėta tė tjerėt kėshtu siē janė, a do tė mund tė kishte Berisha pushtetin qė ka?
Njė pėrgjigje e arsyeshme ndaj kėsaj pyetjeje do tė ishte ajo se, nė momentin qė po jetojmė, Berisha ka prirjen pėr t’i eklipsuar tė gjithė, pėr tė mos thėnė pėr t’i eliminuar, dhe nuk ka dyshim se do tė merremi me tė mė sė shumti dhe jo me kėta tė tjerėt. E drejtė, pa pikė dyshimi – por problemi qėndron te mėnyra se si po merremi me Berishėn.
Ashtu siē e lexoj unė shtypin dhe ndjek shumė zėra tė ndryshėm opozitarė, mė bie nė sy se mė sė shumti nė kėtė zonė tė spektrit politik ka njė garė se kush tė gjejė sharjet dhe epitetet mė tė tmerrshme pėr individin Berisha. Si nė ato pėrrallat e frikshme pėr fėmijė ai paraqitet si dragoi qė na ka bllokuar ujin dhe qė kėrkon njė nga njė vajzat tona, sa herė qė na lėshon pak ujė, dhe qė pret njė trim qė ta vrasė qė tė shpėtojmė prej tij. Me fjalė tė tjera, pa pėrralla, Berisha paraqitet si shkaku i gjendjes sonė. Njėlloj siē e kemi paraqitur Enver Hoxhėn si shkakun e gjendjes sonė nė komunizmin qė e vuajtėm aq tragjikisht. Dikush ia atribuon tė keqen karakterit tė Berishės, dikush prejardhjes, dikush tė qenit komunist, ndonjė edhe gruas apo familjes apo ndonjė tė keqi qė ka rrotull, por deri kėtu shkohet.
Personalisht nuk mė shkon ky shpjegim, sepse, mė e pakta, mė duket se me kėtė rast duam tė lajmė duart nga pėrgjegjėsitė tona, madje edhe nga e keqja brenda nesh. Prandaj mė duket e arsyeshme ta shtroj pyetjen kokėposhtė: mos vallė nuk ėshtė Berisha shkaku i gjendjes sonė, por ėshtė gjendja jonė qė prodhon Sali Berishėt? Sipas meje, ashtu sikurse nuk mund ta kuptojmė tragjedinė e komunizmit qė ndėrtuam duke iu referuar vetėm Enver Hoxhės, por duke studiuar kontekstin qė e lindi dhe e mbajti atė nė pushtet, po ashtu edhe berishizmin duhet ta trajtojmė dhe luftojmė si njė fenomen qė ka tė bėjė me tė gjithė ne. Pėrndryshe Berisha mund tė shėrbejė si njė alibi nė rastin mė tė mirė pėr tė mbajtur ndėrgjegjen tė qetė – se po e luftojmė tė keqen – dhe nė rastin mė tė keq pėr tė manipuluar njerėzit, gjithė duke e lėnė nė pushtet tė keqen qė ai pėrfaqėson.
Shekspiri te “Jul Cezari” na jep njė mėsim tė rėndėsishėm moral pikėrisht lidhur me atė se si duhet ta luftojmė “vrasim” njė tė keqe. Nė kohėn kur konspiratorėt pėrgatisin vrasjen e Cezarit, kėrcėnim pėr republikėn, dhe Caius Cassiusi propozon qė, me kėtė rast, tė vrasin edhe Mark Antonin, Bruti, mė fisniku i konspiratorėve, i thotė: “Kjo qė po bėjmė ėshtė njė sakrificė, dhe jo punė kasapėsh, Caius. Ne duhet tė ngrihemi kundėr frymės sė Cezarit; dhe nė frymėn e njė njeriu nuk ka gjak: Ah sikur tė mund tė vrisnim frymėn e Cezarit pa e gjymtuar trupin e tij!… … puna jonė duhet tė vlerėsohet nga njerėzit si punė e nevojshme, jo si punė zilie, ne duhet tė quhemi pastrues, dhe jo vrasės…” (pėrkthimi im i lirė FL).
E, pra, nėn dritėn e kėtij gjykimi tė lartė, mė duket se gjuha dhe argumentet qė pėrdoren mė sė shumti nė shtypin tonė kundėr Berishės janė argumente “kasapėsh” qė synojnė “vrasjen” e trupit dhe jo tė frymės. Janė njė pėrsėritje – prandaj dhe njė pėrforcim – i berishizmit; njėlloj siē bėn edhe vetė Berisha qė mban gjallė enverizmin duke folur gjithė ditėn kundėr Enver Hoxhės dhe bllokmenėve tė tij.
A mund tė bashkohet lufta ndaj Berishės si individ me atė kundėr frymės qė ai pėrfaqėson? Sipas meje, po. Por, jo me parullėn qė tė bashkohen tė gjithė maskarenjtė kundėr tij. Madje thelbi i kėsaj gjuhe kasapėsh, sipas meje, ėshtė bash legjitimimi qė ka fituar kėta njėzet vjet praktika e bashkimit tė kujtdo me kėdo, pa respektuar asnjė princip moral, asnjė kujtesė dhe asnjė vizion pėr botėn. Kjo ėshtė lehtėsuar nga fakti (kulturor) se njė kategori, fatkeqėsisht shumė e gjerė shqiptarėsh, e kanė shumė tė lehtė qė, ndonėse s’kanė lėnė gjė pa thėnė e pa bėrė ndaj njėri-tjetrit, pajtohen njė ditė (pa u pajtuar) dhe e kalojnė tėrė kohėn bashkė duke sharė njė armik tė pėrbashkėt, pa u kujtuar asnjė ēast se, mė sė pari, duhet tė sqarohen pėr ēka i kanė bėrė njėri-tjetrin. Kjo ndodh sepse nė vend tė disa parimeve morale kanė vetėm interesa tė ēastit tė pėrbashkėta, sepse nė vend tė vizioneve pėr botėn, shohin pėrpara vetėm veten e tyre. Jo, nėse do tė bashkohen tė gjithė qelbėsirat kundėr Berishės, jua siguroj unė se njė kryeqelbėsirė do tė kemi pėrsėri nė krye.
Prandaj gjykoj se mėnyra mė efikase pėr tė bashkuar opozitarizmin ndaj Berishės si individ me luftėn kundėr frymės qė ai pėrfaqėson, duhet bėrė tjetėrsoj. Sipas meje, ajo bėhet duke dhėnė shembullin se vetė jemi tė ndryshėm prej tij nė atė qė bėjmė pėrditė. Duke treguar se atė qė luftojmė te Berisha e luftojmė mė sė pari te njerėzit tanė, te vetja jonė. Duke treguar se ne nuk jemi nga ata qė ulen me kriminelė, vrasės, trafikantė, hileqarė e mashtrues gjithfarėsh pėr tė ndarė pare e pushtet me ta.
Po flitet kėto ditė shumė pėr shifrat – skandaloze sipas meje – qė marrka e bija e Berishės pėr mėsimdhėnie nėpėr universitete private. Po si ėshtė e mundur qė nuk shkruhet njė rresht pėr ata qė ia japin kėto para. Ku qėndron lepuri? E pėrsėris pyetjen: a mund tė qėndrojė mė kėmbė Berisha dhe berishizmi pa frymėn e lakeut, matrapazit dhe korruptuesit qė mbisundon gjithandej nė shoqėrinė tonė? A nuk duhet tė merremi me kėtė fenomen kur luftojmė berishizmin? Nėse pėrfaqėsuesit e kėsaj fryme, madje edhe kriminelė tė vėrtetė qė bashkėpunojnė me politikėn - i lėmė pa prekur pasi kėshtu na e do interesi, pėrfitimi – apo edhe frika prej tyre – a nuk tingėllon atėherė lufta vetėm kundėr personit Berisha si alibi pėr tė mos u marrė me gjithēka e mban atė nė pushtet si frymė?
Ka njė argument qė duhet marrė nė konsideratė pėr tė vėnė nė diskutim ēka po them: ai sipas tė cilit personi Berisha po ka prirjen tė krijojė pushtet absolut dhe, sikurse thuhet, pushteti absolut korrupton nė mėnyrė absolute; prandaj, edhe sikur tė gjithė maskarenjtė pa pushtet tė bashkohen kundėr tij, pėrsėri mirė bėjnė, pasi kėshtu tė paktėn Berisha do tė marrė mėsimin se nuk ėshtė absolut dhe, nėpėrmjet tij, edhe gjithkush tjetėr. Ėshtė njė argument qė vlen tė diskutohet. Por ky argument, le ta quajmė pragmatist, kam shumė frikė se mund tė kthehet nė bumerang. Sė pari, nė princip, nuk jam i sigurt se e mira ecėn pėrpara edhe nėpėrmjet luftės sė tė kėqijve, sepse kjo ėshtė si tė thuash se do tė shpėtojmė nga mafiozėt ngase ata do tė vrasin njėri-tjetrin. Nė fakt, ata kėshtu fitojnė mė shumė terren nė njė shoqėri. Sė dyti, duke e gjykuar nga pikėpamja e pragmatizmit politik, me kėtė lloj lufte i bėjmė njė shėrbim shumė tė madh Berishės dhe frymės qė ai pėrfaqėson: i japim atij dhe tė tijve tė drejtėn qė tė mbrohen me tė njėjtat mjete: duke akuzuar se qėllimi i atyre qė e sulmojnė ėshtė i ulėt, se janė tė gatshėm tė pėrdorin ēdo qelbėsirė kundėr tij, dhe prandaj edhe ata do tė pėrdorin ēdo mjet dhe qelbėsirė. Dhe, kėsisoj, nuk ka se si tė mos pėrfundojmė pėrsėri te triumfi i qelbėsirave.
Dikush do tė thotė se ajo qė kėrkoj ėshtė njė luftė qė kėrkon kohė, prandaj mė mirė tė krijojmė koalicionin fitues kundėr Berishės sot, sesa njė pulė mot, pa parė se me kė po bashkohemi. Sipas meje, kėtė e thonė ata qė nuk duan tė guxojnė ose ata qė kanė uzurpuar politikėn dhe kujtojnė se ajo s’bėhet pa ta. Sipas meje, nėse kėrkojmė vėrtet luftėn kundėr frymės qė pėrfaqėson Berisha dhe impenjohemi nė kėtė drejtim, kjo luftė do tė kėrkonte kohėn mė tė shkurtėr pėr tė sjellė fitoren qė kėrkojmė prej njė kohe shumė tė gjatė: tė arrijmė tė sjellim njerėz tė mirė nė krye tė punėve tona.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/22/berisha-si-alibi/#ixzz2FmxeuDDC
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
Get Adobe Flash player
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.