A ėshtė kitsch monumenti i pavarėsisė?
nga Fatos Lubonja
Panorama
E vura nė formė pyetjeje titullin e kėtij shkrimi, duke pasur parasysh thėnien e Paul Valery: “Kur flasim pėr artin duhet tė kėrkojmė ndjesė”, si dhe kompleksitetin e termit “kitsch”, por, sipas mendimit tim, pėrgjigjja ėshtė: Po, monumenti ėshtė kitsch. Fjala “kitsch” mė doli nga goja sapo e pashė pėr herė tė parė. Ky shkrim do tė pėrpiqet tė shtjellojė pse, sipas meje, monumenti ėshtė kitsch, duke e vėnė kėtė nė kontekstin e njė lulėzimi tė paparė tė kitschit nė kulturėn tonė, por edhe duke mbetur i hapur, megjithatė, pėr diskutim.
Nė krye le tė shtjelloj se ēfarė kuptoj me kitsch: Janė dy tipare tė artit qė s’i ndaj dot njėrin nga tjetri: mė sė pari kuptoj njė vepėr qė mė lė shije tė keqe estetike, dhe, sė dyti, pėrtej kėtij vlerėsimi tė atypėratyshėm, kuptoj njė proces mendor dhe krijues qė e ka prodhuar kėtė lloj vepre, njė mėnyrė tė interpretuari tė botės. Nė kėtė kuptim, kitschin e shoh si diēka qė e tejkalon pamjen e jashtme tė njė vepre. Ai ėshtė njė fenomen kulturor qė ka tė bėjė sa me kulturėn e artistit, aq edhe me tė shoqėrisė. Mund tė flitet pėr kitsch nė letėrsi, kinematografi, nė arkitekturė, pėr mobilie kitsch, pėr veshje kitsch, pėr kopshte kitsch etj., prandaj edhe pėr njė kulturė kitsch dhe pėr njė njeri kitsch. Kjo nėnkupton se kitschi nuk na shfaqet nėpėrmjet njė forme tė caktuar tė jashtme, tė cilėn e njohim sapo takohemi me tė. Nė formėn e tij mė klasike ai ilustrohet me ato peizazhet qė shiten rėndom me ēmim tė lirė, tė cilat paraqesin hėnėn qė pasqyrohet mbi syprinėn e njė liqeni, sė bashku me ca pemė nė breg tė tij dhe ndonjė mjellme duke notuar nė tė apo duke fluturuar sipėr tij, e qė janė njė imitim i rėndomtė i peizazheve tė romanticizmit tė shek XIX. Por, po tė ishte se kitschi tė mbetej vetėm me kitschin e romantizmit, qė, sipas shumė studiuesve, shėnon edhe lindjen e tij, ky do tė dallohej lehtė. Nė fakt, monumentit ynė i 100-vjetorit tė pavarėsisė s’ka asnjė lidhje sė jashtmi me pamjen e peizazheve tė kitschit romantik.
Problemi ėshtė se kitschi, duke qenė i lidhur ngushtė sa me masivizimin e artit, aq edhe me konsumizmin, ndryshon pamje me kohėn ashtu si moda. Kjo bėn qė ai ta ndjekė artin e vėrtetė tė ēdo kohe shpesh nė formėn e banalizimit e sheqerizimit tė tij, tė inflacionit tė tij. Kitsch, pra, bėhet edhe Van Gogu kur, pas njė reklame nė e-mail nė tė cilėn sė bashku me propozimin pėr tė blerė pirunė, thika, kremra etj., tė vjen edhe oferta: “Dhuratė fantastike pėr festat e fundvitit! Katėr piktura nga i famshmi Van Gogh tė printuara me cilėsi tė lartė nė kanavacė me telajo pėr vetėm 3.500 L nė vend tė 7000 L”, ti i ble dhe i var ato nė muret e shtėpisė. “Edhe njė vepėr qė ėshtė konsideruar art mund tė bėhet kitsch”, thotė Adorno (nė njė kuptim edhe mė tė thellė se ky i shembullit tė mėsipėrm).
Atėherė, ēfarė ėshtė kitschi nė thelbin e tij, pėrtej shfaqjes sė jashtme qė, siē thashė, mund tė jetė e larmishme? Nė thelbin e kitschit, sipas meje, qėndron mungesa e autentikes. Filozofi polak Pawel Beylin, kur krahason kitschin me artin e vėrtetė, pėrdor metaforėn e kaverenės sė Platonit ku kitschi ėshtė hija qė lodron nė murin e shpellės e shkaktuar nga drita (arti) qė i vjen prapa shpinės sė njeriut tė lidhur nė shpellė.
Me njė fjalė tė fortė e pėrkufizon kitschin Kundera: “Kitschi ėshtė njė botė ku mohohet ekzistenca e mutit dhe ku tė gjithė sillen sikur ai tė mos ekzistojė”. Ēdo tė kuptojmė me “mutin” dhe mosnjohjen e ekzistencės sė tij? Do tė kuptojmė shumėēka tė ekzistencės sonė qė i jep asaj shije tė hidhur, qė e bėn tė shėmtuar, edhe tė dhimbshme, qė na bėn tė vuajmė, por edhe tė kėrkojmė ta ndryshojmė. Ky dimension i jetės, qė na e bėn atė edhe tė vėrtetė, i mungon kitschit. Kitschi ėshtė arti i komoditetit. Kitschi quhet edhe “antiart” sepse, ndėrkohė qė arti lind nga tensioni dhe pėrpjekja njerėzore, duke tė nxitur tė reflektosh, tė kesh dyshime, tė zbulosh diēka mė shumė, ai thjesht kėrkon tė tė miklojė sentimente pozitive, superficiale; sentimentalizmin, i cili i bėn ndjenjat tė rrejshme, jondjenja, pikėrisht pse i zhvesh nga mendimi. Nė kėtė kuptim, kitschi ėshtė sa produkt i njė krijuesi kitsch, aq edhe krijues i njė kulture dhe njeriu kitsch, i cili artin nuk e sheh si diēka qė i impenjon mendjen, por si diēka prej nga kėrkon tė nxjerrė vetėm ndjenja tė mira, tė kėnaqshme, tė sheqerosura. Edhe kur blen njė vepėr arti njeriu kitsch e blen atė si zbukurim tė shtėpisė, si shenjė statusi social, pėr tė bėrė “bella figura” nė shoqėri, pėr t’iu gėzuar mirėqenies sė tij, dhe jo si diēka qė ka njė kuptim qė lidhet me thelbin e kėsaj vepre. Nė kėtė kuptim, dhe shkrimtari kitsch apo artisti kitsch nuk janė shkrimtarė artistė tė vėrtetė, por pozojnė si shkrimtarė dhe artistė pėr njeriun kitsch.
Nė njė formė tjetėr do tė thosha se kiēi i trajton tė rriturit sikur tė ishin fėmijė dhe fėmijėt sikur tė ishin tė rritur, sepse tė dyja palėve u mohon autenticitetin. Dhe autenticiteti, pėr aq sa ky mund tė arrihet (dhe arti na ndihmon mu pėr kėtė), qėndron pikėrisht kur njeriu “ndėrgjegjėsohet pėr artificialitetin e vet”, “kur artisti, edhe pse nuk ka mundėsi t’i shmanget formės dhe as tė zotėrojė formėn e pėrsosur, ėshtė tė paktėn nė gjendje tė ndihet pjesėrisht i lirė duke hyrė nė lojė me tė; t’i bėjė tė dukshme, nė vend se t’i fshehė, si pjekurinė e konvencionit, ashtu edhe papjekurinė vetjake”. (Gombrowicz)”;
Balzaku i Rodenit
Duhet thėnė, megjithatė, se nuk mund tė flitet kurrsesi pėr njė kitsch tė pastėr. Estetėt qė janė marrė me kitschin thuajse tė gjithė bien dakord se nė ēdo vepėr kitsch do tė gjesh edhe pak art, ashtu sikurse nė njė vepėr arti do tė gjesh edhe pak kitsch.
Kur jemi nė fushėn e monumenteve nuk mund tė mos mendosh se njė monument qė vendoset nė njė shesh publik, duke qenė se tenton t’i drejtohet njė numri sa mė tė madh personash, pėr tė mos thėnė tė gjithėve, kėrcėnohet seriozisht nga “kitsch-i”, ashtu siē e pėrshkrova mė lart. Artisti, pra, nė vend se tė shprehė vetveten, njė mėnyrė tė vetėn tė tė parit tė botės, rrezikon t’u adoptohet shijeve tė shumicės, emocioneve tė shumicės, stereotipave qė popullojnė ndėrgjegjen kolektive.
Por historia e artit na jep shembuj se si monumentet mund tė mos jenė kitsch – dhe janė shembuj qė tashmė kanė hyrė nė mėsimet e ēdo shkolle arti, besoj. Le tė sjell shembullin e Rodenit, i cili mė ėshtė kujtuar mė shumė se kushdo tjetėr duke parė monumentet e vendosura me rastin e kėtij 100-vjetori. Kur Rodeni mori porosinė pėr tė realizuar monumentin e Balzakut nga Société des Gens des Lettres (Shoqata e Njerėzve tė Letrave) pėrpara se tė realizonte skulpturėn u mor gjatė, deri nė shtatė vjet, me leximin e krejt veprės sė Balzakut, si dhe tė biografisė sė tij. Vetėm pas kėsaj ai i hyri punės pėr Balzakun e tij. Tė tėrheq te skulptura ekspresiviteti i vėnė te koka dhe sytė, te qafa e fuqishme qė mė shumė se sa pamjen e jashtme tė shkrimtarit, kėrkojnė tė nxjerrin nė pah shpirtin e tij. E pra, kur Rodeni e paraqiti veprėn e tij, ajo u refuzua pasi ai nuk kishte ndjekur formulat e paraqitjes sė figurės me madhėshti dhe as me sipėrfaqen e lėmuar, siē e kėrkonte stili akademik i kohės, dhe as me ngjashmėrinė fizike – aq sa u desh njė kohė e gjatė qė vepra tė fitojė famėn qė ka sot e tė konsiderohet si pararendėse e skulpturės moderne.
Pėr mua ėshtė njė nga shembujt klasikė qė tregojnė se arti i vėrtetė ėshtė ai qė na ēliron nga ajo kėmisha e hekurt e formave tė njohura qė kėrkojnė tė na e mbajė shtrėnguar mendimin, imagjinatėn, siē ėshtė edhe ai art qė ndoshta ka pėrfaqėsuesin e tij mė tė keq te kitschi.
Monumentit ynė i pavarėsisė
Nėse dikush do tė mė pyeste pse e cilėsova “kitsch”, do tė veēoja para sė gjithash dy-tri elemente qė, sipas meje, janė karakteristikė e kitschit.
I pari element ishte ai qė dukej qė nga larg: shkėlqimi, llamburitja e lastrave tė metalit qė pėrbėjnė paretet e dy blloqeve murale tė monumentit, qė, sipas meje, synojnė tė tėrheqin me llamburitjen e tyre ndjenjat e mira tė kėnaqėsisė tė asaj shumice pėr tė cilėn fola mė lart qė, nė vend se tė ftohet tė meditojė pėrpara atij monumenti, ftohet t’u gėzohet kėtyre xixave si njė fėmijė.
Njė element i dytė, edhe mė kitsch, ėshtė vendosja nė paretet e pėrparme tė kėtyre dy blloqeve tė shqiponjės nė njėrin prej tyre dhe tė firmave tė nėnshkruesve tė Aktit tė Pavarėsisė nė tjetrin. E ēfarė mund tė thotė mė shumė shqiponja se ē’ka thėnė deri tani e vendosur te flamuri, e qė, nė kėto festime, u pėrdor me njė inflacion tė paparė? Aq mė tepėr njė shqiponjė kopje e asaj tė flamurit. Por edhe firmat e vendosura nė paretin tjetėr kanė njė karakter krejtėsisht ilustrativ – tipar edhe ky i kitschit. Do tė thosha se veēanėrisht pėrdorimi i kėtyre dy elementeve nxjerr nė pah karakterin divulgativ dhe pėrsėritės tė kitschit, qė e bėn atė njė art qė, duke kėrkuar t’i afrohet sa mė shumė masave, humbet aftėsinė pėr transhendencė.
Dikush, duke pasur parasysh formėn gjeometrike tė dy blloqeve qė ngrihen lart si elemente tė artit modern, do tė thoshte se monumenti, megjithatė, ėshtė larg paraqitjes sė stereotipave me figura heroike – siē mund tė pėrfytyrohej – e prandaj s’ka tė bėjė me kitschin. Por, sikurse e thashė, kitschi jo se nuk u pėrshtatet formave tė reja tė artit. Problemi, gjithmonė sipas meje, ėshtė se edhe ky huazim nga modernia, qė me format gjeometrike tė kujton Bahauzin qė ka lindur edhe si reaksion ndaj kiēit tė shekullit XIX, ėshtė bėrė me tė njėjtėn metodė qė aplikon kitschi pėr tė ndjekur artin, pėr t’u bėrė mė i modės, njė shkėrbim mė i besueshėm i artit nė pozėn e tij pėr t’u dukur si art i vėrtetė.
Sikur tė mos ishin shqiponja dhe firmat, ato dy blloqet murale llamburitėse nuk do tė kishin asnjė lidhje me idenė e pavarėsisė. Ndėrkaq, shqiponja dhe firmat e shkruara nė ta i lidhin ata me pavarėsinė nė njė mėnyrė shumė direkte, pa asnjė impenjim, pa asnjė transhendencė. Kėto bėjnė qė monumenti tė mos pėrcjellė asnjė farė emocioni estetik. Ai ėshtė ilustrimi i definicionit qė na jep Adorno pėr kitschin, sipas tė cilit, njė nga tiparet e tij ėshtė: “… shfaqja e rrejshme – prandaj dhe neutralizuese – e ndjenjave qė nė realitet nuk ekzistojnė, e qė sjellin, si rezultat, edhe neutralizimin e fenomenit estetik nė vetvete”.
Ndjenjat e rrejshme
Lidhur me “ndjenjat e rrejshme” qė stimulon kitschi, duhet thėnė se pėrkujtimi i kėtij 100-vjetori tė pavarėsisė qe manifestimi mė spektakolar i kėsaj kulture kitsch tė pėrhapur nė vendin tonė me shpejtėsi marramendėse sė bashku me kulturėn e imazhit si zėvendėsues i mendimit, si reklamė, si konsumizėm, si klientelizim i njeriut. Nė kėto pėrkujtime nuk pati asgjė ose thuajse asgjė qė t’i ftonte njerėzit tė reflektonin mbi kėta 100 vjet pavarėsi apo edhe tė pėrjetonin ndjenja tė vėrteta mbi atė moment historik. Dashuria pėr atdheun abstrakt, si njė ndjenjė e rrejshme pėr shqiponjėn apo pėr njė Ismail Qemal realisht tė panjohur, e kultivuar gjatė nacional–komunizmit, u ripėrtyp edhe njė herė pėr qėllime po tė rrejshme. Njerėzit u nxitėn t’i shfaqnin kėto ndjenja, qė nuk do tė thotė domosdoshmėrisht qė nuk i ndiejnė, por qė nė superficialitetin e tyre janė tė tilla qė nuk i afrojnė ata tek e vėrteta. Ata thjesht u kėnaqėn duke ripėrtypur stereotipa tė gatuar prej dekadash. Ndoshta ngrėnia e tortės gjigante kuq e zi, vendosur te Pallati i Kulturės, ishte manifestimi mė spektakolar i kėsaj ripėrtypjeje.
Edhe veprat e artit qė u vendosėn iu pėrgjigjėn kėtij impostimi ripėrtypės. Sipas mendimi tim, vetė ideja e vendosjes sė monumenteve tė tilla me rastin e 100-vjetorit ishte reflektimi i kėsaj. Ishte madje celebrimi kėsaj kulture kitsch. Ato nuk kanė lidhje me ndjenjat, mendimet e vėrteta qė ka, ose qė supozohet se duhet tė ketė e tė pėrēojė nė shoqėri, nė kohėn kur jetojmė (edhe lidhur me raportin tonė me demokracinė e me shtetin gjatė kėtyre 100 vjetėve), pjesa mė elitare e shoqėrisė – pa dyshim nė radhė tė parė artistėt. Ato vepra janė vazhdim i asaj kulture mbizotėruese nė nacional – komunizėm, qė tjetėrkund e kam quajtur e “manipulim simulimit” – i sė cilės kitschi i sotėm mund tė konsiderohet trashėgimtari mė i shkėlqyer. Kujtoj me kėtė rast se Rodeni ėshtė i njohur edhe pėr uljen e heronjve tė tij nga lartėsia e piedestaleve nė nivelin e shikimit tonė, si shenjė e barazisė sonė me ta, e frymės sė demokracisė sė kohės qė jetojmė, kurse artistėt tanė socrealistė-kitsch i vendosėm tė gjithė nė piedestale, si pėr tė mbajtur lart frymėn autoritare.
Mungesa e kritikės
Nė kėto festime ra po ashtu nė sy edhe njė fenomen qė ka ndihmuar shumė nė pėrhapjen e kitschit: mungesa e kritikės nga specialistė apo artistė tė fushės. Nėse nė kohėt, le t’i quajmė jodemokratike, ata qė diktonin shijet dhe modat ishin elitat qė kishin ndėrtuar gjithsesi njė hierarki, sot nė jemi nė njė anarki tė plotė shijesh (edhe nė botė) pėr shkak tė agresionit tė masivizimit tė artit i lidhur ky me konsumizmin. Te ne kjo shfaqet nė mėnyrėn mė groteske, pasi mund tė thuhet se paranė dhe tregun e ka nė dorė nė mėnyrė thuajse ekskluzive pjesa injorante e shoqėrisė, jo rrallė edhe kriminale, qė me kulturėn dhe artin e vėrtetė nuk ka asnjė lidhje. Nė mėnyrėn mė karikatureske kjo vihet re me arkitekturėn. Tė gjithė projektojnė sipas shijes sė tyre dhe shėmtimi dhe kitschi qė ka kapluar peizazhin tonė urban ėshtė i paparė. Nė kėto festime e pamė kėtė fenomen tė shfaqet edhe nė formėn e veprave qė bėheshin nga autorė tė ndryshėm dhe dhuroheshin pėr t’u vėnė nė vende publike – ku mė qesharaket qenė shqiponjat e zeza gjigante tė vendosura nė rrotullamet e udhėkryqeve apo ata tetė mbretėrit dhe mbretėreshat ilire tė vendosura nė krye tė shkallėve tė Muzeut Kombėtar apo edhe statuja e Ismail Qemalit e gdhendur nė kohėn e Enver Hoxhės pėr interier qė u nxor nga ky muze dhe u vendos nė parkun pėrballė hotel “Rognerit”. Kėta njerėz nuk janė nė gjendje tė kuptojnė se njė Ismail Qemal i gdhendur nga Odhise Paskali, qė vjen nga njė shkollė qė lulėzimin e saj e ka nė shekullin XIX, pėrzierė me atė tė soc-realizmit, e ka vendin nė kontekstin ku ėshtė krijuar dhe prandaj nuk mund tė pėrdoret edhe si art i shekullit XXI, qoftė nga stili, qoftė edhe nga mėnyra se si duhet ta imagjinojmė heroin dhe kohėn e tij.
E kjo katrahurė ndodh edhe sepse duket sikur tashmė kemi hequr dorė krejtėsisht nga kritika nė kuptimin e gjykimit mbi artin. E pra, edhe mospranimi i kritikės deri nė formėn e heqjes dorė krejtėsisht prej saj ėshtė njė nga qėndrimet tipike tė kitschit. Njeriu kitsch, qoftė ky artisti apo shijuesi i artit tė tij, pretendon se gjithkush ka shijet e veta dhe tė drejtėn pėr t’i shijuar ato, prandaj dhe askush nuk ka pse t’i ndėrhyjė. Kuptohet se kush ka interesin mė tė madhe pėr kėtė: ai qė ka paranė nė dorė dhe e dikton vlerėn dhe shijen me para. Ky pushtet i parasė, qė mė sė shumti ėshtė i lidhur edhe me atė politik e mediatik, bėn qė edhe zhuritė e ngritura “ad hoc” tė kryejnė pjesėn e mbetur nė kėtė shkatėrrim/shėmtim sė bashku me konformizmin e atyre qė s’duan t’i hapin telashe vetes. Efekti shkatėrrues e shėmtues duket sheshit, jo vetėm nė fushėn e artit.
Nė fakt, nuk mund tė ketė art tė vėrtetė pa kritikė tė vėrtetė. “E bukura ėshtė nė sytė e atij qė e shikon”, thotė njė fjalė qė duhet ta kuptojmė edhe se e bukura ndėrtohet nėpėrmjet shikimit e gjykimit tonė. Nėse arti i vėrtetė ka mbetur dhe ėshtė vlerėsuar e ngritur lart me kohėn, kjo ka ndodhur edhe nė sajė tė kritikės sė vėrtetė, tė ēliruar nga interesat imediate tė pushteteve politike apo tė tregut dhe injorancės. Shpresoj se edhe ky shkrim, qė sikurse e thashė nė krye, shpreh njė gjykim timin tė hapur pėr diskutim, tė lexohet si njė sprovė e tillė.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/30/a-eshte-kitsch-monumenti-i-pavaresise/#ixzz2GcZyjndh
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 

"Kush eshte kryeministri me i gjate, le te urdheroje ne podium!"

.