A e meriton Zogu njė monument?
nga Fatos Lubonja
Panorama
Le ta themi troē: gjithė ky debat mbi figurėn e Zogut nuk po zhvillohet pėr tė kėrkuar tė vėrtetat historike rreth tij, pra nėse i ka kryer apo jo tė ligat pėr tė cilat e akuzon njė palė apo tė mirat pėr tė cilat e mburr pala tjetėr, as pėr tė nxjerrė dritėhijet e figurės sė tij nė mėnyrė qė t’i afrohemi sa mė shumė tė vėrtetės sė kohės kur ka jetuar e qeverisur e as pėr tė thelluar, kėsisoj, dijet tona nė shėrbim tė sė tashmes. Jo, ky debat po zhvillohet pasi Sali Berisha ka vendosur t’i ngrejė njė monument me rastin e 100-vjetorit tė pavarėsisė – me sa duket nė kėrkim tė njė politike qė kėrkon tė na i mbajė mendjet dhe ndjenjat nė tė kaluarėn dhe jo nė problemet e tė sotmes e nė kėrkim tė identitetit tė njė Partie Demokratike, qė, po t’i hiqet ai i komunistėve tė kthyer nė antikomunistė, i mbetet pako gjė.
Pra, debati duhet bėrė nėse meriton Zogu apo jo njė monument.
Sipas meje, nėse ajo puna e parė, d.m.th. e analizimit tė dritėhijeve pėr t’iu afruar sa mė shumė tė vėrtetave historike, duke i pastruar ato nga instrumentalizimet e komunistėve dhe zogistėve, ėshtė e vėshtirė, kjo puna e dhėnies sė njė pėrgjigjeje nėse e meriton Zogu njė monument apo jo, mua mė duket shumė mė e lehtė. Po e them mendimin tim shqeto qė nė fillim: Kurrsesi nuk e meriton!
Personalisht bėj pjesė nė atė brez qė e ka pėrjetuar shumė keq kohėn e Enver Hoxhės, dhe kjo ka ndikuar qė Zogu tė mos jetė pėr mua njė figurė e urryer, siē e paraqiste propaganda komuniste. Dhe kam pėrshtypjen se i tillė ka qenė pėr mjaft shqiptarė, mu pėr shkak tė diktaturės. Nė njė farė mėnyre, pra, urrejtja pėr diktaturėn me bėmat e saj, edhe duke e demonizuar kohėn e para vitit 1939, e ka mbrojtur figurėn e Zogut sepse prirja e shumė njerėzve ishte tė idealizonte atė qė dėnonte diktatura, tė mos i besonte ato qė thoshte ajo. Dhe kjo ka ndikuar shumė qė tė mos kemi njė njohje tė vėrtetė tė kohės sė tij dhe figurės sė tij, por vetėm emocione bardhė e zi, qė janė forma foshnjore e njohjes.
I thashė kėto paraprakisht pėr tė venė nė dukje se gjykimi im se pse Zogu nuk meriton njė monument nuk ngrihet mbi emocionet e paraqitjes sė Zogut nė kohėn e diktaturės dhe as nė instrumentalizimin e sotėm tė figurės sė tij nga Berisha (meqė ra fjala, ky i detyrohet opinionit njė shpjegim se pse nė vitin 1994 e nxori jashtė Shqipėrisė Zogun II dhe sot i ngre monument Zogut I), por nė pėrpjekjen pėr njohje dhe kuptim tė asaj kohe si pėrpjekje pėr tė kuptuar edhe mė mirė si komunizmin qė erdhi pas Zogut edhe kohėn qė po jetojmė.
Po rendis, pra, disa nga argumentet se pse, sipas meje, Zogu e nuk meriton njė monument.
Sė pari, nė kėtė rast pyetja qė shtrohet ėshtė: A e meriton klasa politike qė ka qeverisur Shqipėrinė kėta 100 vjet t’i ngrihet ndonjė monument – pasi Zogu ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit e saj mė tė spikatur? Pėr mua jo, pasi dihet se tė kėqijat mė tė mėdha i kanė ardhur Shqipėrisė pikėrisht prej klasės politike qė e ka qeverisur. E thotė edhe Konica kėtė. Kush mendon se duhet t’i ngrihet monument kėsaj kategorie, duhet tė pėrgatitet qė nesėr do t’i ngrihet njė monument Enver Hoxhės dhe pasnesėr njė monument Sali Berishės e pas – pasnesėr ndonjė tjetri si kėta. Lexoni ē’thoshte ish-kryeministri socialist Pandeli Majko para disa ditėsh: “Unė hyj te njerėzit qė refuzoj tė pranoj qė nė 100 vjet shtet jemi drejtuar nga njė hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga njė diktator i dyshuar pėr homoseksual(!)… Unė besoj te gjakftohtėsia qė koha na kėshillon tė vlerėsojmė me qetėsi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo qė i takon duke ia vlerėsuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhės, po ashtu. Dhe pa dyshim, edhe pėr cilindo tjetėr nesėr, duke krijuar kėshtu ‘simfoninė’ e munguar tė historisė sonė kombėtare dhe paqen me tė kaluarėn tonė tė pėrbashkėt”. Nuk e di se si e merr lexuesi kėtė, por unė e mora kėrkesėn e Majkos si thirrje pėr “paqe” me Zogun dhe Enver Hoxhėn, madje jo vetėm si njė thirrje pėr tė bėrė “paqe” me politikanėt qė na kanė masakruar deri nė ‘90-n, por edhe me ata qė po vazhdojnė tė na masakrojnė qė nga ‘90-a e kėtej. Nė fakt, s’do shumė njohje tė historisė pėr tė kuptuar se Zogu e Hoxha nuk hyjnė dot nė njė “simfoni tė munguar” tė popullit shqiptar, por janė protagonistė tė njė marrshi funebėr pasi kanė qenė diktatorė, autokratė, tė paaftė, injorantė, tė korruptuar, qė meritojnė tė kujtohen si njė e keqe e popullit shqiptar me tė cilėn s’duhet tė biem kurrė nė paqe. Ku ka parė Majko qė bota tė bjerė nė paqe me diktatorėt e shumtė qė kanė kryer krime? (Nė fakt, kėshtu ėshtė kur vė kryeministra aguridhė tridhjetėvjeēarė – siē ka qenė edhe Zogu e Enver Hoxha – qė kur rriten nė moshė, zbresin edhe mė poshtė nė mendim. Akoma s’e paska mėsuar Majko se tė jesh homoseksual nuk ėshtė ndonjė krim?).
Dikush do tė thotė se pse i kam vėnė tė dy nė njė kandar? I kam vėnė sepse kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, pavarėsisht se kanė jetuar nė epoka tė ndryshme dhe sisteme tė ndryshme: kujtimi qė kanė lėnė, trashėgimia e tyre politike ėshtė nė thelb e njėjta: njerėz tė poshtėr qė kanė vėnė egoizmin e tyre, interesin e tyre mbi interesat e vendit, duke kryer deri vrasje politike; protagonistė shteti tė dėshtuar qė i ka mbajtur shqiptarėt nė varfėri, injorancė dhe fatkeqėsi. Sigurisht, Enver Hoxha ėshtė mė i qartė si diktator, por, nėse Hoxha ishte njė tiran dhe vrasės, kjo nuk do tė thotė qė t’i ngremė njė monument Zogut pėr shkak se ai paska vrarė mė pak se Enver Hoxha. Ta ndash njėrin nė pėrfaqėsues tė sė mirės dhe tjetrin tė sė keqes kur tė dy janė njė vazhdimėsi e historisė nė shumė aspekte, ėshtė njė instrumentalizim qė synon mbajtjen e mendjes sė shqiptare nė stad foshnjor. (Ėshtė e njėjta lojė qė bėn gazetaria jonė e llogoreve edhe me protagonistėt e sė sotmes: nėse Berisha ėshtė i mirė, Rama ėshtė i keq, apo e kundėrta.) Ka shumė shqiptarė qė e kujtojnė kohėn e fashizmit si kohėn e begatisė mė tė madhe tė shqiptarėve apo si kohėn kur u ngritėn disa nga ndėrtesat mė tė rėndėsishme tė kryeqytetit. A mos vallė duhet t’i ngremė pėr kėtė ndonjė monument Musolinit apo Jakomonit?
Sė dyti, monument mund t’i ngrihet njė figure pėrbashkuese, kurse Zogu ka qenė njė figurė pėrēarėse jo vetėm sot, por edhe nė kohėn e tij. Dhe kėtu nuk kam parasysh vetėm komunistėt. Por, meqė ra fjala pėr komunizmin, pėrpara se t’i ngremė monument Zogut, duhet bėrė njė refleksion i vogėl se pse komunizmi ynė pati aq pėrkrahje dhe njohu aq pak rezistencė; por edhe pse ishte aq i egėr dhe me pasoja aq tragjike? Nuk ka dyshim se shumė nga shkaqet duhet t’i kėrkojmė te urrejtja qė kishte ngjallur te rinia regjimi i Zogut dhe, po ashtu, te injoranca qė la ai regjim.
Por, siē thashė, nuk e kam fjalėn vetėm pėr komunistėt: E kam fjalėn pėr figura tė tilla si Gjergj Fishta, Mithat Frashėri, – pėr tė pėrmendur vetėm kėta tė dy si ndėr mė tė shquarit pėrfaqėsues tė atyre qė i kanė urryer edhe komunistėt. Mua nuk mė rezulton se kėto figura, qė sot nderohen, si dhe dishepujt e shumtė qė kanė pasur, tė kenė ushqyer vlerėsim dhe dashuri pėr Zogun. Pėrkundrazi, kanė qenė antizogistė. Fishta, simbol i shqiptarėve katolikė e jo vetėm, ka arritur deri atje sa t’u bėjė thirrje italianėve qė ta heqin (meqė ra llafi, siē u bėjmė ne thirrje sot amerikanėve qė tė na zgjidhin problemet qė kemi me politikanėt tanė). Mithat Frashėri, njė nga figurat e ndritura tė brezit tė dytė tė rilindėsve shqiptarė, i qėndroi larg Zogut duke mbajtur gjatė gjithė kohės njė librari tė thjeshtė dhe, pikėrisht pėr kėtė, nderohej nga e gjithė rinia e asaj kohe, qė u bė mė vonė komuniste dhe balliste. Fakti ėshtė qė edhe Balli Kombėtar, qė ka pasur nė gjirin e tij shumė figura tė shquara tė asaj kohe, ka qenė antizogist. Fakti qė disa i bashkoi nė emigracion antikomunizmi nuk do tė thotė e kanė menduar se Zogut i duhet ngritur ndonjė monument.
Sė treti, a ka ndonjė lidhje pozitive, frymėzuese, figura e Zogut me kohėn kur jetojmė, sepse monumentet qė ngrihen nė njė kohė tė caktuar nuk mund tė mos jenė edhe reflektim i frymės sė kohės kur jetojmė. Ne jetojmė nė kohėn e idealeve tė demokracisė dhe lirisė e Zogu vetėm me demokracinė dhe lirinė nuk ka lidhje. Nė librin e Misha Glany-t, “Ballkani”, nė kapitullin qė i dedikohet Shqipėrisė sė kohės sė Zogut, ai e paraqitet kėtė si njė njeri qė rrinte i ngujuar nga frika se mos e vrisnin pėr gjakmarrje ata qė kishte vrarė. Bernd Fischer i njeh disa merita, por kurrsesi nuk e ngre nė piedestal. Kush do tė mėsojė pėr Zogun ca mė shumė, le tė lexojė edhe librin e Xhelal Staraveckės. Nuk e kam fjalėn pėr ato momente qė mund tė duken si armiqėsi personale tė njė njeriu qė u burgos nga Zogu, por tek atmosfera e mbretėrimit tė tij: njė atmosferė korrupsioni qė mua mė kujtoi shumė atmosferėn e Shqipėrisė sė Sali Berishės dhe Fatos Nanos kėta njėzet vjet – e prandaj mė duket edhe shumė e besueshme – me njė klasė politike tė babėzitur, qė s’ka merak tjetėr veēse tė rrėmbejė ē’tė mundė pėr vete dhe e ndėrgjegjshme qė ka krijuar njė situatė nė vend krejtėsisht tė pasigurt dhe pa tė ardhme, prandaj edhe e gatshme pėr ta lėnė vendin nė momentin e parė kur do tė vihej nė rrezik.
Tė duash lirinė sot, ēka do tė thotė tė jesh demokrat, tė jesh kundėr autoritarizmit, kundėr korrupsionit, kundėr injorancės, do tė thotė tė jesh edhe antizogist. Atėherė, me ē‘mend nė kokė mund t’i ngrihet monument Zogut nė kohėn tonė? Pėr tė frymėzuar ēfarė?
Zogun dhe kohėn e tij duhet ta studiojmė, ndoshta t’i japim edhe merita atje ku i ka, ashtu sikurse edhe t’i themi ato qė ia kanė veshur me tė padrejtė, por jo t’i ngremė njė monument. Gjykimi im ėshtė se Shqipėrisė nuk i kanė ardhur ende politikanė tė tillė, idealistė, qė ta meritojnė kėtė nderim – dhe e vėrteta ėshtė se edhe nė botė janė tė pakėt politikanėt qė i meritojnė monumentet – prandaj ngritja e njė monumenti Zogut ėshtė punė e gabuar qė do tė hyjė nė bėmat e shumta tė dėnueshme tė Sali Berishės dhe tė atyre qė e mbėshtesin.
roland
e Shtunë 6 Tetor 2012, Ora 02:27
nuk mendoj se po mundohen per Zogun qe ta ngrene ne piedestal po ky eshte nje borxh qe Serbia i ka zogut dhe me ane te saliut qe dihet per ke punon kerkon te na tregoje se kush i sherben Serbise do marre shperblimin .Pse e them kete po te lexoni historine do shikoni se ashtu si zogu dhe ENVERI kane ardhur ne pushtet nga serbet .Te dy i kane sherbyer Serbise po me nje ndryshim zogu i sherbeu deri ne ikje ndersa ENVERI i tradhetoi kur kuptoi se donin ta rrezonin . Eshte nje fakt qe e verteton kete mosnjohja qe i beri Enveri patriotit te madh HASAN PRISHTINA te cilin e rehabilitoj pas prishjes me serbet ,edhe pse e dinte qe e kishte vrare zogu deri ne 1960 apo me pare nuk me kujtohet mire Enveri nuk ja njihte meritat Hasan Prishtines se nuk mund te dilte kundra serbeve .Dhe cpo ndodh sot me agjentin e tyre Berisha serbet po hakmerren kunder Enverit dhe po ngrene zogun.Shikoni periudhen pas luftes ne 1945 Enveri ka vrare dhe debuar gjithe intelektualet shqiptare me porosi te beogradit te njejten levizje po ta shikoni me vemendje ka bere e po ben Berisha mbyt te zgjuarit perkrah budallenjte boll qe ta shkaterroje kete vend .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.