EU; Simboli i suksesit akademik në Shqipëri
Albeu.com
nga Beqir SinaKancelari dhe zëvendës rektori i Universitetit Epoka në Tiranë Dr. Fedinand Gjana, mori pjesë këto ditë në disa takime pune, me 13 universitete nga më prestigjozët në SHBA- së.Universiteti Epoka, në Tiranë, jep mësim në gjuhën angleze, me një teknologji të përparuar. Ky universitet ka laboratore moderne dhe mjete didaktike nga më të integruarat. Krahas tyre, EU zotëron një bibloteke të pasur me të gjitha literaturat botërore, të të gjitha fushave.

Në një interviste per gazetën Bota Sot, në New York, zoti Gjana tha se “ky universitet është hapur vitin e kaluar. Aktualisht kemi brezin e parë të studentëve i cili ka arritur në 450 studentë, në shtatë departamente. Edukimi është plotësisht në anglisht. Stafi i këtij universiteti përbëhet nga 70 përqind akademik të huaj. Pjesa tjetër janë mësimdhënës shqiptarë të cilët kanë mbaruar doktoratën ose specializmin kryesisht në Europë dhe Amerikë”.


Lidhur me qëllimin e kësaj vizite në SHBA-së, Dr. Fredinad Gjana, thotë se ajo zhvillohet në kuadrin e krijimit të disa lidhjeve mes Universitetit të Tiranës " Epoka" dhe disa universiteteve më në zë të SHBA-së. Universitetet më prestigjoze, si Universiteti i Columbia-s, Universiteti i Teksasit në Austin të cilat rradhiten në dhjetëshen e parë në SHBA, Universiteti i Ioëa-s, Universiteti i Floridas, Universiteti i Illinois-t në Chicago, të cilat janë në pesëdhjetëshën e parë në SHBA si dhe universitete të tjera të cilët në një pjesë të departamente dhe të qendrave që posedojnë janë vatra të kërkimeve shkencore që ushqejnë të gjithë universitetet në botë me dije dhe shkencë.


Në këtë kontekst i është kushtuar shumë rëndësi lidhjeve me universitetet më kualitative dhe shumë cilësore këtu. Gjana vijoi se ka patur deri tani takime rezultative me 13 universitete amerikane. “Univeristete që në Amerikë janë në klasifikimin "Top 10". Siç është Universiteti i Columbias në New York, me të cilin zhvilluam edhe një takim lidhur qendrën e studimeve te Evropës Qendrore dhe Lindore. Mënyrat e bashkëpunimit në këtë fushë , gjithashtu edhe në fushat e tjera. Gjithashtu pata një takim në universitetin e Teksasit në Austin, atje zhvilluam bisedat e para për të bërë një bashkëpunim në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, pasi ky universitet renditet i katërti në Amerikë në industrinë e ndërtimit”-tha ai.

Sa vijon me takimet që zhvilloi në SHBA, Gjana shton se ka patur një tjetër më përfaqësues të Universitetit Shteteror të Ajovës. “Atje puna jonë u zgjerua në takime dhe biseda me të gjitha fakultetet. Patëm një bisedë shumë frutdhënëse, për shkëmbimet e akademikëve, mes dy universiteteve, atij Epoka dhe Iova State University, ata në Tiranë dhe ne në Iova. Kjo bëhet në lëmin e kërkimeve shkencore dhe shkëmbimit të eksperiencave.


Gjatë gjitha takimeve temat që janë diskutuar kanë qënë të larmishme. Prej nga bashkëpunimi më i vogël siç është organizimi i koferencave e deri tek publikimi i revistave shkencore në bashkëpunim. Kemi arritur edhe marrveshje në ofrimin e diplomave në bashkëpunim të Masterit dhe të PHD” vazhdoi ai.


Ku mendoni se keni arritur rezultatet më të mira në këtë vizitë më konkretishtë ?

Rezultati i parë është se disa nga këto universitete me të cilat ne patëm takime u treguan me të vërtet shumë të interesuara për të pasur bashkëpunim me një universitet në Shqipëri, dhe konkretisht me Universitetin Epoka që hyri në bisedime të drepërdrejta gjatë këtyre takimeve. Këto janë arsye strategjike, biznesi dhe në termin strategjik që këto universitete kanë në programet e tyre. Ku interesat i përputhen me punën dhe kërkesat që parashtrojmë ne nga Tirana.

E dyta është se me disa universitete , siç është ai i Teksasit në Austin, duke filluar që nga viti i ardhshëm semestrin e parë, tetor 2009, të hapen dyert për të pasur një bashkëpunim në stafin akademik. Këtu ne do të dërgojmë stafin tonë, çdo semestër një ose dy pedagogë që të kryejnë kërkime shkencore nëpër laboratorët e departamentëve përkatëse.Gjithashtu do të japim disa mësime në departamentet e inxhinjerisë dhe të ekonomikut. Dhe anasjelltas ne do të presin në Tiranë pedagogë të fakulteteve të ndryshme të këtij universiteti më qëllim që këto të asistojnë në mësimdhënie si dhe në punët kerkimore te Epoka.


Një pikë tjetër, e arritur gjatë se vizitës sime në Amerikë ishte ajo që – duke parë më nga afër sistemit e funksionimit të universiteteve amerikane kjo do të bëjë të mundur përcaktimin e një strategjie afatgjatë të Universitetit Epoka në Tiranë për të arritur standartet më të larta të arsimit universitar dhe pasuniversitar. Dhe kjo u realizua nëpërmjet takimeve dhe kërkesave dypalëshe. Një pjesë e mirë e këtyre propozimeve ishin mjaft interesante edhe nga të dyjat palët u mirëpritën dhe lanë të hapur vendin për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat.


Çfarë interesi ka vizita juaj për studentët e universitetit tuaj dhe studentëve këtu në SHBA ?


Vizita ime ka qënë e destinuar plotësisht për studentët, ata që studiojnë si dhe ata që do të kënë shansin të studiojnë te Epoka . Sepse me anë të transferimit të stafit akademike nga SHBA-ja si dhe të metodologjisë do të hapen edhe rrugët të sillen edhe studentë nga Epoka, këtu në Amerikë për periudha afatshkurtra ose periudha një-dy vjeçare. Kjo është një mundësi e madhe që do tu jepet studentëve tanë për të pasur një të ardhme sa më të ndritur. Dhe vlenë që ata studentë që do të kenë fatin të vinë këtu do të përfitojnë edhe më shumë nga niveli amerikan i diplomimit në inxhinjeri, shkencat politike dhe ekonomi e teknologji.


Në këtë aspekt çfarë keni arritur deri tani ? Megjithsë kjo është kohë e shkurtër.


Unë do të thoja se në këtë aspekt, nga mesi i këtij nëntori do të nënshkruajmë disa marrëveshje me universitetet amerikane. Së pari me universitetin Austin - Teksas, e dyta në Michigan dhe e treta në me Universitetin e Northern Ioëa. Këto universitete u shprehën për të bërë programe shkëmbimi mes studentëve të universitetit Epoka në Tiranë dhe këtyre universiteteve.

Në kemi arritur të merremi vesh që në periudhë dy mujore të bëhet përcaktimi i kushteve të marrveshjeve dhe në muajin e nentorit të arrihet finalizimi i tyre.


Cila është vlefëshmëria e një diplome të marrë në universitetin Epoka,më atë që merret në univesitetet e tjera në Shqipëri ?

Vlera e diplomës së marë qoftë në Shqipëri në çdo universitet apo jashtë shtetit, varet dhe është e lidhur drepërsëdrejti me produktin që universiteti nxjerr.Kjo do të thotë cilësia dhe punësimi i studentëve që diplomohen nga institucioni. Për sa i përket anës zyrtare, d.mth akreditimi, ose me fjalë të tjera njohja nga universitetet dhe institucionet ndërkombëtare të akreditimit ky është një proces që merr një kohë prej 3-4 vitesh. Të cilën ne si universitet e kemi filluar dhe ky proces mendohet që do të përfundojë paralelisht me diplomimin e gjeneratës së parë. Kuptohet ky është akreditimi që do të bëhet nga agjensi akrediditimi të BE ose SHBA-së.


Nga takimet që patëm në SHBA me pothuajse të gjitha universitetet, më tepër se kush agjensi ju akredituar ata kërkuan të dinin se çfarë është misioni i universitetit, çfarë stafi akademik kemi, si bëhet përzgjedhja e studentëve , cila është literatura që pëdoret në universitetin Epoka. Duke parë se universiteti ynë është i liçensuar nga MASH-i, kjo është e mjaftueshme për të vazhduar aktivitetin një institucion serioz në këtë lëmi.

Ndërsa për sa i përket vlerës së diplomës dhe akreditimi, këto janë gjëra që do të kërkojnë edhe pak kohë. Por ne shpresojmë që brenda një kohe relativisht të shkurtër ndoshta 5-6 vjet diploma jonë do të ketë të njejtën vlefëshmëri si në Shqipëri, BE dhe SHBA.


A i "frikësoheni " konkurencës së sitetemit privat të universiteteve, dhe pse ?

Ndërmjet universiteteve aktuale diçka akoma është e paqartë në këtë aspekt. Askush nuk mund t'a kuptojë nëse ka konukurence apo jo? Por ajo që unë mund të them është se universiteti Epoka në Tiranë duke filluar që në vitin e parë pranimin e studentëve e ka bërë me anë të një provimi i cili për vitin akademik 2008-2009 u zhvillua me 19 prill. Kjo pra tregon se megjithëse një universitet privat ne do të jemi të përqëndruar te cilësia dhe jo te sasia. Në testimin e 19 prillit morën pjesë rreth 1000 studentë, dhe nga këta vetëm 300 studentë ose 1/3 e tyre u pranuan për këtë vitë akademikë.

Kjo është një tregues i qartë se ne jemi duke zgjedhur studentët, të cilëve po ofrojmë një staf akademik të kualifikuar për të sjellur një risi te re në arsimin e lartë në Shqipëri, Ballkan edhe më gjerë. Në këtë formë universiteti do ti japë mundësi këtyre studentëve që të përgatiten si nga ana akademike ashtu edhe profesionale duke I përgatitur ata për tregun kombetar dhe ndërkombëtar.


Mirëpo ku qëndron ndryshmi ndërmjet universiteteve amerikane dhe styre në Shqipëri ?


Kjo është një pyetje që mund të përgjigjet me dy fjali ose nuk mund të mjaftojnë edhe disa vëllime nesë behët fjalë për një pergjigje të thelluar. Përgjigja e shkurtër është që akoma janë shumë larg për të bërë një krahasim mes tyre. Kurse aspekti tjetër është nëse e shikojmë cështjen më në hollësi dukë parë përvojën shekullore të univesirsiteteve në SHBA dhe ate vetëm disa dekadashe në Shqipëri. Megjithatë universitetet në Shqipëri pot ë tregohen të qarta në misionin dhe vizionin e tyre mund ta kalojnë rrugën disa shekullorëshe të universiteteve të vjetra vetëm në dy-tre dekada sepse nuk duhet të harrojmë se jemi në epokën e teknologjisë dhe internetit a cila ka përshpejtuar gjithcka.



Ne si universiteti Epoka për sa i përket anës administrative, të kurikulave dhe stafit akademik shpresojmë se do të arrijmë një standart me të vërtet të konsiderueshem në një kohë relativisht të shkurtër. Megjithatë është mëse e qartë se çdo institucion, për të arritur pjekurinë tij kërkon një farë kohë.

Sa të njohur jeni në opinonin shqiptar ?

Deri tani jemi përpjekur të vëmë lidhje të mira me shumë institucione analoge në Shqipëri. Në mars të këtij viti organizuam një konferencë ndërkombëtare në fushën e ekonomikut dhe manaxhimit. Në këtë aktivitet akademik patëm rreth 200 akdemik nga 10 shtete të ndryshme.Krahas saj kemi pasur iniciativat e para për të bashkpunuar me çdo universitet dhe do të jemi të hapur gjithmonë për një gjë të tillë. Këto universitete kanë një shtrirje si në Shqipëri ashtu Europe dhe SHBA. Për të mos përmendur univeristetet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Itali dhe Turqi.


Çfarë mendimi keni për ligjin e ri që u miratua në Kosovë për universitet private ?


Është një ligj i domosdoshëm që duhet të vihet në jetë edhe në Shqipëri. Ai institucion që nuk plotëson standartet duhet t'i vihet kyçi. Sepse, përndryshe në vend që universiteti privat të jetë një vend"prodhimi" inxhinjerësh, specialistësh të shkencave të ndryshme, doktor, gazetar dhe sipas fakulteteve edhe në fushat etjera, ai kthehet vetëm në "një shitës diplomash". Ne si universitet synojmë të nxjerrim studentë sa më të aftë të cilët do të jenë me të vërtet të zotë që të konkurrojnë me tregun ndërkombëtar në fushat e tyre përkatëse. Ne dëshirojmë që një studentë i cili del nga auditoret e Universitetit Epoka, kur të shkojë të trokasë në dyert e institucioneve ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, OSBE, BE, BB etj, t'i hapet dera deri në fund.


Gjatë vizitave që patët në SHBA-së, në 13 universitete a pate rastin të takohesh me studentët shqiptarë ose ndonjë pedagogë shqiptarë ?

Më vjen shumë mirë që ma bëtë këtë pyetje. Unë pashë shumë studentë të shkëlqyer që janë shumë të vlefshëm për veten e tyre por gjithashtu edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Në takimet që pata me kolegët e mi nëpër këto universitete dëgjova fjalët më të mira , për nivelin e tyre mësimorë, aftësin në përvetësimin e mësimeve dhe zgjuarsinë që kanë këta studentëtë shqiptarë në Amerikë. Studentëtë shqiptarë në SHBA-së, por edhe në vënde të tjera janë shumë të suksesëshëm - me ata krenohet Shqipëria krenohemi ne të gjithë. Duke përfituar nga rasti i uroj të gjithë ata që të kenë suksese në jetën e tyre akademik dhe profesionale.
Shtuar më 03/08/2008, ora 05:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori