Erdhi Eulex-i ne Kosove, po cfare beri deri tash?
Albeu.com
nga Cenë PushkolliKarta e Kombeve të Bashkuara (Kaptina I, Objektivat dhe Parimet): Ndër objektivat dhe parimet e përcaktuara të OKB-së, është përfshirë edhe vetëvendosja.Bota demokratike në krye me SHBA-të kohë më parë e kishte përkrahur planin gjashtë pikësh pas intervenimit të lidershipit të Kosovës, me katër pikëshin e saj. Çdo ditë e më shumë përkundër gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit, dhe përkundër vështirësive tjera, Kosova është duke e jetësuar kushtetutën e saj.


* * *


Gjashtë pikshi i Ban Ki Munit dhe katër pikshi i lidershipit të Kosovës u harmonizuan kështu që Bota demokratike e mirëpriti ashtu siç u mirëprit nga lidershipi i Kosovës, kjo për faktin që Bota Demokratike është e pa kompromis për paqe, lumturi njerëzore dhe zhvillim ekonomik të Kosovës. Lidershipi i Kosovës tash e ka radhën të angazhohet shumë më shumë për zhvillimin ekonomik të vendit. Përkundër krizës financiare botërore dhe përkundër shqetësimeve që i solli gjashtë pikshi i Ban Ki Munit, shumë shtete mike të Kosovës nuk e ndalën “dorën” për ta ndihmuar atë. Këta burrështetas sigurisht përcaktimin e tyre nuk e kanë pasur të rastit, qoftë për përkrahje të pro Pavarësisë së Kosovës qoftë për ta ndihmuar atë ekonomikisht përkundër krizave të ndryshme financiare botërore, qindra miliona euro derdhen për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.


Bota demokratike në ballë me ish-Presidentin Bush në të kaluarën ishin të pa kompromis për paqe, demokraci dhe lumturi njerëzore në Kosovë, një paqe të tillë dhe lumturi premtoi edhe presidenti i zgjedhur i Amerikës mike z. Barak Obama. Amerika, Shteti më me përvojë të madhe të jetës demokratike dhe shumë e shumë shtete gjithandej botës demokratike u angazhuan seriozisht për të siguruar një demokraci edhe për popullin e Kosovës. Këtë demokraci me krah të hapur populli i Kosovës e ka mirëpritur, duke shpresuar se me zhvillimin e demokracisë, nesër..., do ti lejohet edhe Kosovës për të organizuar një REFERENDUM për Bashkim Kombëtar, për këtë kombi shqiptarë ka arsye të madhe të jetë mirënjohës. Zaten Karta e Kombeve të Bashkuara(Kaptina I, Objektivat dhe Parimet): Ndër objektivat dhe parimet e përcaktuara të OKB-së, është përfshirë edhe vetëvendosja, ku në lidhje me këtë, thuhet: “Të zhvillojmë marrëdhënie miqësore ndërmjet shteteve, duke u bazuar në respektimin e të drejtave të barabarta dhe të së DREJTËS SË VETËVENDOSJES SË POPUJVE, si të marrë masa të tjera, të duhura për konsolidimin e paqes universale”.(neni 1, paragrafi 2), gjithashtu në kaptinën IX(“... respektimin e parimit të drejtave të barabarta dhe të vetëvendosjes së popujve...”, neni 55, karta e Kombeve të Bashkuara dhe statuti i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, nju Jork, 2006, fq. 5 dhe 37), pastaj:
Deklerata Universale e të drejtave të njeriut, pos tjerash thuhet: “Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor”.
Zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan përveç që ka mbështetje në aktin final të Helsinkit (KSBE-OSBE: 1975), kreu VIII, =BAZAT E TË DREJTAVE TË POPUJVE PËR VETVENDOSJE, thuhet: “ Në bazë të parimit të barazisë së popujve e të drejtës së tyre për vetëvendosje, të gjithë popujt kanë gjithnjë të drejtën të vetëvendosin në liri të plotë, kur të duan dhe si të duan, statusin e tyre politik të brendshëm e të jashtëm, pa ndërhyrje nga jashtë, dhe të vazhdojnë sipas dëshirës së vet zhvillimin e tyre politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor”. Paqen, lirinë dhe lumturinë njerëzore që do ta gëzojnë si dhuratë prej botës demokratike, shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët për jetë e për mot nuk do t’ua harrojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës aleatëve të saj të ngushtë: Gjermanisë, Italisë, Anglisë, Francës Kanadasë, Japonisë dhe jo vetëm këtyre shteteve, por, e gjithë botën demokratike shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë. Kemi arsye t’i valojmë flamujt e shteteve që e njohën pavarësinë e Kosovës, kemi arsye që popujt e këtyre shteteve t’i mbajmë në zemrat tona, kemi arsye si shenjë mirënjohjeje të mbjellim fidanë dhe parqet, sheshet ti pagëzojmë: Parku i Pavarësisë...!

Këtë demokraci, liri, paq e lumturi njerëzore popullit të Kosovës herët a vonë të gjitha shtetet Evropiane dhe jo vetëm Evropiane do ta njohin Kosovën si shtet të Pavarur dhe Sovrane, sepse populli i Kosovës me shekuj e ka dëshmuar përcaktimin e saj pro perëndimor, për demokraci, paqe dhe lumturi njerëzore. Po. Po, me shekuj populli i Kosovës këtë demokraci e ka dashur, por rrethanat historike kanë ndikuar që Kosova të jetë nën sundimin sllavo komunist. Populli i Kosovës qysh në të kaluarën ka dërguar mesazhe të forta fuqive të mëdha për kërkesat e tyre - për këtë demokraci të sotme. Për këtë demokraci shumë e shumë gjenerata kanë derdhur gjakun e tyre. Kështu ndodhi edhe në luftën e viteve 1999-ta, por dhashë Zoti që kjo të mos përsëritet më as në Kosovë e askund tjetër. Mirëpo fjalët e nën sekretarit të Shtetit z. Daniel Fridit, popullin e Kosovës e qetësoi duke thënë se Amerika nuk do të ju tradhtojë dhe se ky gjashtë pikës nuk do të ketë efekte negative për Kosovën. Kosova dhe shqiptarët tashmë janë të bindur në miqësinë e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj. Tri “pikat” e dokumentit të planit të ambasadorit Ahtisari nuk ka kthim mbrapa, nuk ka ndryshim të kufijve dhe nuk ka bashkëngjitje me ndonjë shtet tjetër, bota demokratike duhet ta respektoj ashtu siç e respekton populli i Kosovës, por, nëse kjo ndodhë me këto gjashtë pika të Ban Ki Munit, atëherë populli i Kosovës duhet të organizojë referendum me të vetmen pyetje: A është populli i Kosovës për t’u bashkuar me Republikën e Shqipërisë? Nuk do të ishte korrekte sikur të mos thoshim në këtë shkrim se pakoja e ambasadorit, respektivisht plani i z. Ahttisarit, nuk i kënaqte në tërësi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, ajo siç pretendonin zyrtarët e Serbisë nuk ka “vdekur”, dhe vërtetë ajo nuk e la punën në gjysmë të rrugës por siç shihet KUSHTETUTA e Kosovës është në fazën e jetësimit dhe të implementimit. Zyrtarët e Kosovës në fillim patën deklaruar se e mirëpresin rikonfigurimin e UNMIK-ut në EuleX dhe shtrirjen e saj në gjithë territorin e Kosovës, për hir të vërtetës gjashtë pikëshin populli i Kosovës atë botë pat deklaruar se nuk e miraton dhe si i tillë është i papranueshëm. Bota demokratike në krye me SHBA-të e përkrahu planin gjashtë pikësh pas intervenimit të lidershipit të Kosovës, respektivisht të katër pikëshit të saj. Nuk mund të besohet se gjithë këtë energji politiko-diplomatike që e kanë shpenzuar burrështetasit dhe diplomat e ndryshëm të botës për të ardhur këtu ku jemi që lejojnë që mundi i tyre të mos kurorëzohet me njohje të mëtutjeshme të Pavarësisë së Kosovës. Sot pas disa kohe nuk mund të thuhet se Eulexi arriti që ti shuaj paralelizmat nëpër disa komuna të Kosovës, ajo madje nuk arriti të krijojë mekanizma të forta të sigurisë andej e këndej Mitrovicës, vallë deri kur kështu?As shqiptarët nuk mund të shkojnë në banesa të tyre e as serbët nuk duan(lexo nuk i pengon askush, ata vetë krijojnë pengesa artificiale për liritë e lëvizjes së tyre)të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, fundja pse të kthehen kur Serbia i paguan “ për obstruksionet që ia bëjnë organeve shtetërore të Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër marrin rroga nga institucionet e Kosovës, siç ishte rasti i policëve serb të Kosovës.
Shtuar më 09/07/2009, ora 22:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori