“Jeni ju fajtorët e virusit”, futbollisti i ekipit spanjoll akuza drejt UEFA-s

Futbollisti i Valencias, Daniel Wass, sulmon UEFA-n në mënyrë të drejtpërdrejtë për zgjedhjen që vendosi të luhej ndeshja e dyfishtë në Champions League ndaj Atalantas, pikërisht kur Evropa sa kishte nisur të gjunjëzohej nga epidemia koronavirus, që më pas u zyrtarizua si pandemi.

Pikërisht kjo ndeshje ishte parë si “bombë biologjike” që në Evropë shkaktoi shpërthimin e koronavirusit.“E tmerrshme! Na lejuan që të luanim. Shumë nga futbollistët tanë u sëmurën dhe shumë spanjollë çuan virusin në Spanjë”, tha Wass.

“Tani do të doja të isha në Danimkarkë me familjen time, por që qëndron aty sepse është më e sigurtë se sa në Spanjë. Ka pasur shumë të vdekur dhe spitalet janë tejmbushura”.


Shtuar 4.05.2020 18:30