Nusja nė kalė
nga Edmond Tupja
Panorama
Nė kohėn e Rilindjes sonė kombėtare, nė veprat e tyre, disa poetė shqiptarė e kanė krahasuar Shqipėrinė me zonjat; kėshtu, Pashko Vasa, nė poemėn e tij drejtuar Shqipėrisė, shkruante “Ti ke pas’ kenė nji zonj’ e randė/ Burrat e dheut tė thirrshin nanė”, kurse nga Naim Frashėri mbajmė mend kėto vargje bash pėr Shqipėrinė: “Lum kush tė rrojė, ta shohė zonjė”. Nė periudhėn e komunizmit, ky krahasim nuk u pėrsėrit shpesh, meqenėse fjalėt “zonjė”, “zonjushe” e “zotėri” u hoqėn nga qarkullimi si shprehje tė njė shoqėrie tė padėshirueshme politikisht pėr t’u zėvendėsuar me fjalėt “shoqe” e “shok”, ēka e pasqyruan asokohe, qoftė edhe pjesėrisht, fjalorėt e gjuhės shqipe, nė njėrin prej tė cilėve mund tė lexojmė: “Zonjė… Pėrdoret pėr t’iu drejtuar nė mėnyrė zyrtare a me nderim grave qė janė shtetase tė njė vendi josocialist e qė nuk janė komuniste”. Po nė tė njėjtėn periudhė, njė poet i njohur e krahasonte Shqipėrinė me njė nuse, dhe kjo fjalė mė sjell vetvetiu ndėr mend traditat, doket e zakonet tona tė kahershme, kur nuk kishte makina, anije apo avionė, dhe nusja, bashkė me krushqit, udhėtonte me kalė pėr tė shkuar e pėr t’u vendosur njėherė e mirė te shtėpia e dhėndrit (“Nuse ku kallet kėmbėt/ Atje tė rėnshin dhėmbėt!”, thoshte nė atė kohė njė kėngė popullore). Nė mėnyrė tė figurshme, sot Shqipėria jonė po gatitet, me shumė vėshtirėsi, ē’ėshtė e vėrteta, tė niset nuse pėr te dhėndri me emrin Bashkim e me mbiemrin Europian. Por s’qenka e lehtė, sepse dhėndri paska shumė kėrkesa, tė cilat, njerėzit e nuses, kryefamiljari e familjarėt e tjerė, ende nuk po i plotėsojnė: nusja duhet tė jetė e pastėr, ta ketė rregulluar mirė shtėpinė e saj dhe, sidomos vetveten, tė ketė vendosur marrėdhėnie paraprakisht tė mira me familjen e dhėndrit nė veēanti dhe me krushqinė nė pėrgjithėsi. Mirėpo, e tėra kjo u dashka bėrė me etapa: sė pari, marrėveshja midis dy krushqive, pastaj fejesa me shkėmbimin e nishaneve, pastaj martesa, qė zė fill me nisjen e nuses hipur nė kalė, sipas traditės shqiptare, pėr te shtėpia ku do tė jetojė pėrgjithmonė, kėshtu shpresojnė sot njerėzit e saj, pra, edhe ti, lexuesi im i nderuar, edhe unė, edhe, rrjedhimisht tė gjithė shqiptarėt. Por nisja me kalė – pėr arsye mė shumė subjektive sesa objektive, nuk qenka e lehtė: dikush nga familja e nuses, qė kėrkon me ēdo kusht tė zėrė vendin e kryefamiljarit, nuk dėshiron qė ajo tė niset me kalė pėr te dhėndri; vetė kryefamiljari i sotėm, ka edhe ai problemet e veta pėr tė qeverisur familjen nė pėrgjithėsi; pėr pasojė, situata e krijuar po komprometon nisjen e nuses me kalė, sepse, familja e dhėndrit paska caktuar disa etapa dhe afate; kėshtu, pėr shembull, njė nga afatet ėshtė (si nė traditėn, doket, zakonet dhe folklorin e moēėm shqiptar) qė nusja tė mbėrrijė te shtėpia e dhėndrit sa pa rėnė nata, pra, nuk duhet qė ajo tė gdhihet nė kalė, sepse rrugėtimi natėn paraqet rrezikshmėri tė madhe. Gjithsesi, nusja Shqipėri ia ka hipur kalit pėr nė Bashkimin Europian; ajo mund t’ia kishte hipur avionit ose trenit, ose tė paktėn veturės, por ja qė kėshtu kanė ardhur punėt historikisht e aktualisht, dhe pėr kėtė, pėrgjegjėsinė e kemi dhe e mbajmė kryesisht, sidomos e nė veēanti ne, shqiptarėt, pozitė e opozitė shkartisur, lidhur me problemet e telashet qė i krijojmė sė pari vetes edhe pa qenė nevoja, sė dyti tė tjerėve, pėrfshirė dhėndrin, pra, Bashkimin Europian. Le tė shpresojmė dhe tė veprojmė nė mėnyrė tė tillė qė nusja Shqipėri tė mos gdhihet nė kalė ose, e thėnė mė drejtpėrdrejt, edhe nė ndodhtė kėshtu, qė foljes “gdhihet” tė mos i bjerė e t’i humbė shkronja e parė.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.