Molla, krimbi e korrupsioni
nga Edmond Tupja
Panorama
Proverbin “Molla e kuqe e ka krimbin brenda” shumėkush e njeh dhe, me gjasė, e pėrdor nė kuptimin “Mos u gėnje nga pamja e jashtme”, por unė, veē kėsaj, gjithmonė krimbin nė fjalė e kam pėrfytyruar tė zi, dhe ky kombinim ngjyrash mė sjell nė mendje, dashur pa dashur, edhe flamurin tonė kombėtar, sidomos pas festimeve me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė vendit. Nga ana tjetėr, ky proverb mė duket se tingėllon edhe shumė ekologjik nė epokėn tonė, kur, pėr shkak tė pesticideve, insekticideve, si edhe tė hormoneve, antibiotikėve e kimikateve tė tjera qė pėrdoren gjerėsisht nė kultivimin intensiv tė frutave e tė zarzavateve dhe nė rritjen e pėrshpejtuar tė gjėsė sė gjallė, po bėhet pėrherė dhe mė e domosdoshme qė njeriu tė ushqehet me prodhime bio. Njė herė e njė kohė, kur blinim fruta apo zarzavate, zgjidhnim ato qė ishin pa krimba, kurse sot, paradoksalisht, duhen zgjedhur pikėrisht fruta e zarzavate me krimba, kėrmij apo jargės, sepse kėto gjallesa, qė tė mbijetojnė, instinktivisht, zgjedhin pėr t’u ushqyer atė ēka ėshtė bio, d.m.th. pa rrezik pėr mbijetesėn e tyre. Ushqimet bio, pra, kanė edhe krimbat si dorėzanė, por edhe kėrmijtė me ose pa guaskė (jargės, ligavecė etj.) si nė rastin e sallatės jeshile.

Rrjedhimisht, nėse ne, tė ashtuquajturit “njerėz tė qytetėruar”, duam tė ushqehemi shėndetshėm e tė jetojmė gjatė, duhet detyrimisht tė ndjekim shembullin e popujve tė ashtuquajtur primitivė, tė cilėt, ende sot, pėrveē frutave dhe zarzavateve natyrale, hanė edhe karkaleca, vemje e kafshėza tė tjera, qė neve as qė na shkon nė mendje t’i hamė edhe po tė ishin duke vdekur nga uria. A e ka vėnė re lexuesi im i vėmendshėm se krimbi i shkon frutės (mollės, arrės etj.) drejt e nė zemėr? A e ka pyetur veten pėrse vallė ndodh kėshtu? Sipas meje, e vetmja pėrgjigje ėshtė qė krimbi e ndien instinktivisht se atje ndodhet pjesa mė ushqyese e frutės, madje me veti nė mos shėruese, tė paktėn me vlera ripėrtėritėse pėr organizmat e gjallė. Mirėpo, ka krimba dhe krimba! Mė lart, lidhur me mollėn dhe krimbin, jo rastėsisht pėrmenda ngjyrat e flamurit tonė kuqezi: shoqėrisė shqiptare sot i ka hyrė njė krimb qė po i shkon drejt zemrės: krimbi i korrupsionit, i cili, ndryshe nga krimbi i frutave, nuk tregon qė fruta ėshtė e shėndetshme e nuk pėrmban lėndė tė dėmshme pėr organizmat e gjallė si njeriu e kafshėt. Para disa vitesh, nė stacionin RFI, dėgjova tė flitej pėr librin me titull “Algjerianėt dhe korrupsioni” tė njė autori pikėrisht nga Algjeria. Thelbi i kėtij libri ishte se, sipas autorit, klasa politike e atij vendi po vepronte nė mėnyrė tė tillė qė ēdo qytetar tė kthehej nė njė tė korruptuar nė mėnyrė qė, dashur, pa dashur, korrupsioni tė pėrgjithėsohej e tė pushonte sė qeni njė vlerė negative. Aktualisht, kam pėrshtypjen se, me shtrirjen e korrupsionit nė tė gjitha hallkat e shoqėrisė shqiptare, kjo e fundit nuk ėshtė mė (nėse ka qenė ndonjėherė) mollė e kuqe, ajo nuk i ka faqet kuq si molla, sepse i ka hyrė keqas e po vazhdon t’i futet thellė e mė thellė krimbi i korrupsionit, i cili nuk ėshtė i zi, por me ngjyrat e politikės dhe pa ndonjė erė tė keqe si paraja.

Shoqėria e sotme shqiptare, moralisht antibio, antiekologjike, po bėhet mollė sherri midis dy krahėve tė politikės, e cila, mjerisht, ka zėnė jo vetėm krimba tė vegjėl, oksiure, e tė mesėm, askaride, por edhe shiritin e madh tė korrupsionit. Shoqėria shqiptare ka brenda jo vetėm krimbin, por edhe krimin moral qė po i bėhet Shqipėrisė, e cila nuk ėshtė ajo qė shqiptarėt e thjeshtė, pėrfshirė edhe ty, lexuesi im i ndershėm e i zhgėnjyer, edhe mua, ėndėrronin kur u shemb diktatura hoxhiste. Pėr t’u kthyer te proverbi me mollė tė kuqe e me krimb brenda, dėshiroj t’u kujtoj edhe njė herė atyre qė kėtė shkrim do ta konsideronin si pesimist e alarmist, se do tė bėnin mirė tė mos gėnjeheshin nga pamja e jashtme e mollės, dhe kjo vlen sidomos pėr ata qė mbajnė syze me xhama blu apo rozė pėr ta parė jetėn si njė fushė me lule apo, mė saktė, me mollė tė kuqe pa krimba brenda.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
Get Adobe Flash player
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.