Krizėn e pėrkeqėsuar ekonomike u detyrua t’a pranojė edhe qeveria
nga Edi Rama
Do tė doja tė filloja me njė urim pėr tė gjithė forcat e Policisė sė Shtetit, nė kėtė pėrvjetor tė Policisė sė Shtetit dhe me njė vlerėsim shumė tė sinqertė dhe tė posaēėm pėr tė gjithė ata, qė nėn uniformėn blu sakrifikojnė nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira, pėrmes pengesash shpesh herė tė pakapėrcyeshme qė lidhen me korruptimin dramatik tė drejtimit politik tė Policisė sė Shtetit dhe qė megjithatė i shėrbejnė devotshmėrisht shoqėrisė. Nga ana tjetėr pėrfitoj nga rasti tė nėnvizoj se ne jemi shumė tė vendosur, qė tre figurave, besoj unė themelore pėr njė shoqėri qė funksionon normalisht nė bashkėjetesėn e saj dhe qė ndėrton qetėsisht perspektivėn e saj, mėsuesit, policit dhe mjekut t’u kthejmė tė gjithė dinjitetin e cenuar nė gjithė kėto vite keqqeverisjeje dhe keqtrajtimi tė kėtyre tre figurave. Kur flas pėr keqtrajtim tė figurės sė policit kam parasysh politizimin e tejskajshėm dhe rrėnues tė forcave tė policisė dhe padyshim edhe mungesėn e plotė tė meritokracisė, nė gjithė procesin e promovimit tė kontributeve dhe tė vlerave brenda pėr brenda Policisė sė Shtetit.



Duke qėndruar pėr njė moment nė kėtė pikė do tė doja tė ndaja me ju disa rezultate shumė mbresėlėnėse dhe madje deri diku edhe befasuese pėr mua vetė, tė njė sondazhi qė ne kemi kryer lidhur pikėrisht me gjendjen e pasigurisė dhe tė kriminalitetit nė Shqipėri. Nuk kemi pasur asnjė dyshim qė vlerėsimi aktual i qytetarėve pėr papunėsinė ėshtė padyshim nė majė tė njė shqetėsimi tė pėrgjithshėm. Janė 51.4 % tė qytetarėve tė kėtij vendi qė situatėn aktuale tė papunėsisė e konsiderojnė shumė tė keqe dhe 22.2% qė e konsiderojnė tė keqe. Tė mbledhura bashkė, 73.6% e shqiptarėve e vlerėsojnė papunėsinė si plagėn mė tė madhe tė vendit dhe situatėn e papunėsisė si shumė tė keqe dhe tė keqe. Padyshim qė edhe korrupsionin e prisnim qė po njėsoj tė kishte njė vlerėsim shumė negativ dhe ashtu doli, 72%, ose vetėm njė pikė e gjysmė nėn rezultatin e papunėsisė. 48.4% dhe 23.7% mendonin se situata ėshtė shumė keq dhe keq. Por qė nė tė njėjtin nivel me nivelin e vlerėsimit pėr korrupsionin dhe vetėm me njė pikė e gjysmė nėn papunėsinė tė ishte vlerėsimi i qytetarėve pėr pasigurinė dhe krimin nė Shqipėri, kjo ishte mbresėlėnėse dhe surprizuese edhe pėr mua personalisht dhe ne qė kemi shqyrtuar tė gjitha tė dhėnat e kėtij sondazhi. Janė po 72% shqiptarėt qė konsiderojnė se gjendja e kriminalitetit dhe pasigurisė nė Shqipėri ėshtė shumė e keqe apo e keqe. Duke e parė kėtė nė kompleks, unė vlerėsoj qė kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė rezultat negativ tė rrėnimit, qė si kudo ka pėrfshirė edhe forcat e rendit, strukturalisht dhe moralisht, por edhe si rezultat i njė gjendjeje tė pėrgjithshme ekonomike e sociale qė shkon duke u pėrkeqėsuar.



Ne sot jemi nė kushtet e njė pėrkeqėsimi ekonomik qė nėnvizohet me forcė, tanimė jo vetėm nga institucionet ndėrkombėtare por edhe nga vetė ata qė deri dje e mohoni qė Shqipėria tė kishte krizė, e mohonin qė Shqipėria tė vuante pasojat e njė krize. Vetė ministri i Financave nė tė dhėnat pėr rritjen ekonomike, nė njė hark shumė tė shkurtėr kohe ka paraqitur tė gjithė spektrin e njė krize tė papėrballueshme pėr kėtė qeveri, e cila deri dje e fshehu krizėn, ndėrsa sot nuk di ē’tė bėjė me krizėn. Praktikisht sot Shqipėria qeveriset nga kriza. E ndjejnė familjet, e ndjejnė ushqimoret, ku ka njė borxh nė rendin e 150 milionė eurove tė shkruar me dorė nė ēdo libėr mbi banak, e ndjejnė sipėrmarrjet, biznesi i vogėl qė po mbytet, e ndjejnė padyshim dhe bizneset e mėdha. Pėrpara pak ditėsh unė kam pasur njė bisedė tė gjatė me njė pėrfaqėsues tė njė kompanie VIP nė Shqipėri dhe mė rezulton se pesha e krizės mbi kompanitė e mėdha ėshtė dramatike.



Tė premten Fondi Monetar Ndėrkombėtar raportoi se vlerėson njė rritje ekonomike vetėm 0.5% pėr vitin 2012. Pėrpara njė muaji ishte Banka Botėrore qė vlerėsonte se rritja ekonomike pėr vitin 2012 do tė jetė vetėm 0.8%. Nėse shumėkush nuk ja vuri veshin Partisė Socialiste, kur deklaronte qysh prej njė viti se jemi nė njė situatė tė atillė ekonomike qė mund tė pėrfundojmė nė fund tė 2012-ės me njė rritje nėn 1%, sot ka konfirmimin nga institucionet, qė i kemi pėrgjithėsisht si pika referimi tė pakontestueshme kur vjen fjala pėr vlerėsimin e rritjes. Ne shohim sigurisht me shumė shqetėsim, por nga ana tjetėr edhe me njė vlerėsim indirekt pėr punėn e ekspertėve tanė, faktin qė nė fillim tė vitit shifrat edhe tė kėtyre institucioneve janė shumė mė optimiste dhe nė fund tė vitit shifrat ju afrohen pothuajse pėrpikshmėrisht shifrave tona, shifrave qė ne parashohim qysh nė fillim tė vitit. E pra sot jemi nė kushtet kur vete ministri i financave pranon se rritja ėshtė 1.5%. Hap i madh pėr zotėrinė qė i afrohet kėshtu shifrave tė institucioneve ndėrkombėtare, ndėrkohė qė nė tetor thoshte 4%, nė nėntor thoshte 3%, nė dhjetor mė gjysmė zėri dhe me gjysmėn e gjelit nė fyt 2% dhe tani pranon 1.5%. Besoj qė nė shkurt do tė shkojė tė 1%-shi. Po ēfarė do me thėnė kjo? Se kėto duken shifra pa shumė distancė nga njėra-tjetra. Kjo do tė thotė 200 milionė dollarė mė pak. Kjo do tė thotė me troē akoma, shumė mė pak para nė tė ardhurat e mundshme tė ēdo familje shqiptare. Ēfarė solli kjo? Kjo solli veē tė tjerash rritjen e borxhit publik, qė zyrtarisht ėshtė 61.5%. Por po tė shtojmė punėt publike tė papaguara ėshtė 62.5% dhe po tė shtojmė tė gjitha ato detyrime qė Qeveria i ka nė kurriz, pavarėsisht se nuk i njeh, por qė burojnė nga detyrimet e gjykatave, jemi mbi 100% tė borxhit publik shqiptar. Dhe nė fakt sot jemi nė kushtet e njė bilanci. Sepse lajmi vėrtet shumė i keq ėshtė qė kemi shifra qė verifikojnė kurbėn e rrėnimit, por lajmi i mirė ėshtė qė dhe 6 muaj jemi nėn kėtė qeveri. Dhe jemi nė kushtet e njė bilanci. Dhe sigurisht qė s’mund tė ketė pastaj slogan tjetėr pėrveē sloganit “pėr para”, slogani i prezantuar nga kryeministri qė ėshtė nė detyrė edhe pėr 6 muaj.



Zyrtarisht u raportua se nė 9 muajt e parė tė vitit 2012, sektori i ndėrtimit ka produktivitetin mė tė ulėt qė nga viti 2005. Ndėrsa duke ju referuar shifrave zyrtare, megjithėse diferenca mes tyre dhe realitetit ėshtė e madhe, por po ju referohemi atyre, nė periudhėn korrik-shtator 2012, tregtia, hotelet dhe restorantet, pėrfshirė turizmi, na qenkan rritur mė pak se 1%, krahasuar me vitin 2011. Pra bumi i madh turistik s’na paska prodhuar nė kėtė sektor asgjė mė shumė se sa mė pak se 1% rritje, krahasuar me 2011. Kėtu jemi nė kushtet, kur unė e pėrsėris, pėrballemi me shterimin e njė modeli tė caktuar ekonomik dhe zhvillimi. Pėrballemi nė kushtet e njė pėrputhjeje mes shterimit tė modelit dhe krizės, krizės qė nisi si njė krizė financiare e pėrgjithshme dhe qė sot mė shumė se sa krizė financiare globale ėshtė njė krizė e pėrkeqėsuar nga mos njohja e krizės, nga mospranimi i efekteve tė krizės, nga mos menaxhimi i krizės. Dhe tė dyja kėto bashkė e kanė vendosur Shqipėrinė, e kanė vendosur shoqėrinė tonė nė njė morsė, duke e shtrėnguar pėrditė e mė shumė ekonominė familjare dhe ekonominė kombėtare. Ēfarė duhet tė bėjmė? Duhet tė rindėrtojmė modelin dhe duhet me patjetėr tė adresojmė krizėn, duke filluar tė hapim morsėn dhe tė lehtėsojmė frymėmarrjen e familjeve. Jo mė kot mendojmė se duhet nisur urgjentisht nga biznesi i vogėl dhe tek biznesi i vogėl duhet parė njė nga aleatėt, partnerėt, instrumentet e fillimit tė procesit tė lehtėsimit tė frymėmarrjes. Jemi nė kushtet e njė frymėmarrjeje tėrėsisht spazmodike tė ekonomisė dhe sot jemi nė kushtet kur u vonuan 11 ditė pagesat e administratės dhe nė harkun e kėtyre 11 ditėve u dėgjua njė fraze qė Shvejku do ta kishte zili. Jarosllav Hasheku do tė ndihej vėrtetė i kompleksuar pėrpara ministrit tė financave qė tha “pagesat e vonuara nuk janė pėr faj tė qeverisė, por pėr faj tė institucioneve”. Domethėnė Qeveria nuk ka lidhje me institucionet. Qeveria nuk ka lidhje me tė gjitha hallkat e shtetit qė administron, se ėshtė njė korpus mė vete dhe njė nga punėt qė bėn ėshtė se ju derdh ca lekė kėtyre. Dhe kur vonohen kėta qeveria nuk ka faj sepse ėshtė nė sloganin pėr para. Dhe ėshtė e fokusuar pėr para. Tė shkojmė pėr para dhe kėta qė ngelen mbra-pa, kanė faj vetė. Nga ana tjetėr Thesari i Shtetit gjente kohė pėr t’u marrė dhe para pėr tė disbursuar, pėr tė paguar mbikėqyrjen e punimeve tė katit tė tretė tė ministrisė sė Financave, por jo pėr personat me aftėsi tė kufizuar.



Njė indeks i publikuar sė fundmi, midis 35 shteteve tė Europės nuk kishte se si tė mos evidentonte, qė Shqipėria ėshtė e fundit pėr cilėsinė e jetės nė Europė. Tė ardhurat pėr frymė sipas fuqisė blerėse standarde tė shqiptarėve, sepse kjo ėshtė njė shifėr qė na intereson nė mėnyrė tė veēantė, janė 28% e mesatares evropiane. Pra padyshim jo vetėm mė tė ulėtat nė Europė, por 28% e mesatares evropiane. Dhe konsumi mesatar i shqiptarėve ėshtė 31% e mesatares evropiane. Jo 31% duke u nisur nga mė e larta, por 31% e mesatares evropiane dhe sigurisht mė i ulėti nė Europė. Dhe ndėrkohė pabarazia vjen dhe rritet. Jemi njė vend, qė nė Europė ėshtė ndėr mė tė pabarabartėt. Ėshtė sigurisht nė vendet me pabarazi mė tė lartė, me qasje pėr tė kapur majat, padyshim. Nuk ka si tė jetė ndryshe, kur mė pak se 5% e njerėzve zotėrojnė mė shumė se gjysmėn e pasurisė sė depozituar nė kėtė vend. Dhe ēfarė na pret nė kėto muaj. Se ky ėshtė njė shqetėsim i jashtėzakonshėm pėr ne, pėr dy arsye: E para sepse pėrkeqėsimi dhe vazhdimi i kėtij rėnimi rėndon edhe mė shumė mbi tė gjithė, mbi familjen, mbi sipėrmarrjen, mbi ekonominė kombėtare nė pėrgjithėsi, dhe e dyta sepse pas 6 muajsh ajo ēka do tė marrim nė dorė do tė jetė njė peshė ende mė e rėndė, pėr shkak tė asaj qė ėshtė e pritshme nė kėto 6 muaj, duke parė mėnyrėn se si shihet situata nga ata qė keqqeverisin Shqipėrinė. Zbatimi i buxhetit 2013, nuk diskutohet, ėshtė absolutisht i rrezikuar. Ėshtė mbėshtetur nė parashikime tė pavėrteta dhe ndėrkohė jemi nė njė 6-mujor ku ka njė fushatė elektorale. Dhe ankthi qė shpreh slogani “pėr para” do tė bėjė qė padyshim njė pjesė e mirė e atyre parave publikė, qė duhet tė shkojnė gjetkė, tė shkojnė pėr fushatėn elektorale, siē ka ndodhur nė 2009-ėn, siē ka ndodhur nė 2012-ėn. Ju me siguri i keni ndjekur analizat e ministrive, ministrave, gjatė kėsaj jave, se Shqipėria ka ministra nuk ka ministri nė fakt. S’ka asnjė referencė me programin qeverisės 2009-2013. Asnjė referencė. Asnjė ministėr nuk thotė: programi ynė i vitit 2009 ishte ky dhe ne realizuam kėtė, kėtė, kėtė gjatė kėtij viti. Dhe nuk ka si tė ketė, sepse po tė merrni dhe tė lexoni programin e Partisė Demokratike tė vitit 2009 do tė jeni shumė nė vėshtirėsi pėr tė zgjedhur tė qeshni apo tė qani, duke dėgjuar analizat e ministrave. Nuk ka asnjė referencė me strategjinė e tyre pėr Zhvillim dhe Integrim 2007-2013. Ėshtė njė qeverisje totalisht pėr para.
Kriza energjetike. E dėgjuat vetė me veshėt tuaj se ēfarė u tha pėr CEZ-in. A thua se ishte njė banak pėr tė shitur qofte pėrpara Kryeministrisė dhe qoftexhiu nuk arriti dot tė mbijetojė. Dhe ministri shprehu dhe keqardhjen. Ja dhamė banakun, tha, shiti sa mundi dhe iku. Ndėrkohė qė sot jemi nė kushtet e njė shitjeje tė 4 hidrocentraleve. Ka pasur shumė shitje tė papėrgjegjshme tė pasurisė sė pėrbashkėt, pasurisė publike, por kjo besoj se ėshtė me e papėrgjegjshmja ndėr to, sepse ėshtė shitja e katėr aseteve fitimprurėse pėr shtetin. Ne e pėrsėris do t’i zmbrapsim kėto katėr hidrocentrale nga duart e privatit tek duart e publikut pėrsėri.



Dhe unė ja pėrsėris kompanisė tė mos i blejė kėto katėr hidrocentrale. Ėshtė njė privatizim qė do ta zmbrapsim. Ne nuk mund tė lejojmė, qė njė pasuri publike, asete tė publikut qė janė fitimprurėse dhe pėr tė cilat janė investuar sė fundmi paratė e shqiptarėve, tė shiten. Si tė shiten? Pse tė shiten? Privatizimi ka sens, kur shteti nuk arrin dot ta menaxhojė nė mėnyrė tė efektshme njė aset. Privatizimi nuk ka sens kur aseti funksionon. Pėr ē’arsye duhet t’i kalojė privatit. Pėr ē’arsye ne duhet pastaj t’i shtrijmė dorėn kėtij privati pėr energjinė qė duhet pėr tė furnizuar publikun. Shikoni kreditė me probleme. Ato vazhdojnė tė rriten dhe nė fund tė nėntorit arritėn zyrtarisht 23%, ēka do tė thotė se nė fund tė vitit qė mbyllėm do tė jenė 10% e prodhimit kombėtar. Prandaj ndėr tė tjera krediti ėshtė bėrė mė i shtrenjtė dhe mė i shtrėnguar. Ėshtė mė i ulėt importi i makinerive dhe pajisjeve. Ka mė pak makineri dhe pajisje, mė pak linja prodhimi, nuk ka vende tė reja pune, nuk ka punėsim, nuk ka tė ardhura shtesė pėr buxhetet familjare, ka mė pak konsum dhe sigurisht ka mė shumė borxhe nėpėr ushqimore.
E dėgjova kryeministrin kur u kujtua tė fliste pėr punėsimin. Pėrpara ca kohėsh tha: Ne kemi krijuar vende pune, por janė tė padukshme. Vende pune tė padukshme. Pėrpara 4 vjetėsh premtoi 160 mijė vende tė reja pune. 160 mijė. Sot me shifra zyrtare janė 51 mijė vende pune mė pak se nė vitin 2009. Pėr ēfarė flasim? Ato tė padukshmet nuk i ka kapur dot as INSTAT-i, qė kryeministri e ka nėn sqetull, jo mė tė mund t’i kapim ne apo t’i kapni ju. Ato tė dukshmet janė zyrtarisht 51 mijė mė pak se nė vitin 2009. Pra sot nė qoftė se ky vend do tė ishte normal, kryeministri do tė duhej tė fshihej i dorėhequr, jo tė jepte konferenca shtypi pėr vende tė padukshme pune, qė janė rritur me mijėra, pasi ka njė llogari 211 mijė vende pune, ato tė premtuarat dhe ato tė humburat, qė i mungojnė sot qytetarit shqiptar nė faturėn, qė duhet tė bėjė gati pėr nė 23 qershor. Dhe sigurisht qė papunėsia ėshtė e keqja mė e madhe. Sondazhi ynė e tregon. Ēdo sondazh qė mund tė bėni e tregon, por shėrimi apo lehtėsimi i kėsaj plage, jo vetėm qė nuk ka ndodhur, por pėrkundrazi plaga vetėm ėshtė zgjeruar dhe ėshtė gangrenizuar. Si mundet dot tė flasim pastaj, nėse ka apo s’ka nė Shqipėri 1 milionė tė papunė. 1 milionė tė papunė ėshtė njė shifėr e rrumbullakosur, se saktėsisht ėshtė ende mė e madhe. Me standardet e kalkulimeve qė bėn bota ku jetojmė, jo me standardet e padukshme, tė vendeve tė padukshme tė punės, qė i sheh vetėm kryeministri, por qė nė fakt as ai nuk i sheh, por i shet nė propagandė, sepse ėshtė ajo pėr para.



Pėr ta mbyllur dua tė ritheksoj se nė qoftė se ka njė rrugė pėr tė dalė nga kjo situatė, nga ky kurth ku kanė rėnė brenda gjithė shqiptarėt si rezultat i njė keqqeverisjeje qė e ka burimin te njė mandat i vjedhur pėr para dhe qė synon tė shkojė pėr para edhe 4 vjet tė tjera, kjo rrugė kalon pėrmes rindėrtimit tė modelit. Njė industri prodhuese nė shėrbime, turizėm, bujqėsi dhe nė zhvillimin rural. Investime prodhuese, qė sjellin punėsim. Ndėrkohė ne e propozuam dhe para tre javėsh kur diskutohej paketa fiskale dhe e pėrsėris, nė 100 ditėt e para do tė heqim taksėn e biznesit tė vogėl dhe do tė lehtėsojmė frymėmarrjen pėr 70 mijė familje tė vetpunėsuara, qė nėse llogarisim njė mesatare, prej minimumi dy vetash pėr ēdo familje, bėjnė 140 mijė shqiptare. Dhe ndėrkohė do hapim njė shteg, qė tė tjerėt tė vetėpunėsohen me biznes tė vogėl. Do ta heqim taksėn e biznesit tė vogėl nė 100 ditėt e para. Fatkeqėsi qė nuk arrijnė dot ta kuptojnė, por nuk arrijnė dot ta kuptojnė sepse janė tė mbėrthyer nė ankthin e sloganit pėr para, pėr para, pėr para, pėr fitore tė reja, pėr para, pėr para, pėr para.
Nga ana tjetėr do tė bėjmė njė politikė tė re fiskale pėr tė ulur kostot nė bujqėsi, qė tė pėrfitojnė 312 mijė familjet qė jetojnė nė fshat, dhe jo vetėm 12 mijė familje, siē pėrfitojnė me skemat mbėshtetėse tė qeverisė sė sotme, qė janė skema klienteliste dhe tė korruptuara. Do ta pesėfishojmė financimin publik pėr bujqėsinė, do tė rehabilitojmė sistemin ujitės e kullues. Uji nė arė ėshtė synimi ynė. Njė vend qė ėshtė i dyti nė Europė pėr nga pasuria ujore dhe qė nuk arrin dot tė ujisė njė pėrqindje shumė tė lartė tė tokės sė bukės ėshtė njė vend qė i ėshtė dorėzuar rrėnimit. Sigurisht qė do tė fokusohemi tek formimi profesional edhe pėr qytetin edhe pėr fshatin. Do ta 10-fishojmė financimin publik pėr formimin profesional. Tė gjitha kėto janė shifra tė kalkuluara, se kur dėgjoni 5-fishim kėtu e 10-fishim atje, mund t’ju duket si njė pėrrallė elektorale, por janė shifra tė kalkuluara. Do tė mbėshtesim punėsimin nė sektorė tė manifakturės, tė shoqėruara me politika fiskale lehtėsuese. Mos harrojmė atė qė ka ndodhur aktualisht me atė pjesė tė sektorit, qė ende mbijeton nė industrinė fasone, njė dramė e jashtėzakonshme. Janė familjet mė tė varfra tė Shqipėrisė, qė ushqehen nė atė industri. Ka njė numėr shumė tė madh grash nga familje tė varfra qė punojnė nė atė industri, e cila vetėm nė janarin e vitit tė shkuar humbi 30 mijė vende pune.



Do tė fokusohemi shumė te prona dhe do t’i japim njė shtysė tė re, shumė tė fortė zgjidhjes sė problemit tė pronės. Do t’i japim fund padyshim arbitraritetit tė administratės tatimore dhe nuk do tė ketė mė njė situatė tė atillė, ku brenda njė mazhorance qeverisėse, 6 ligjet bazė tė ndryshojė 74 herė, duke e bėrė komplet tė paparashikueshėm sistemin. Kemi pasur kontakte tė vazhdueshme me sipėrmarrjen, kemi pasur kontakte edhe me disa institucione brenda sipėrmarrjes qė nėnvizojnė se arbitrariteti i administratės tatimore ėshtė njė nga problemet themelore qė duhet zgjidhur. Shėrbimi kombėtar shėndetėsor ėshtė njė prioritet. Nuk mund tė pranojmė qė nė njė vend me 1 milionė tė papunė, t’u thuhet njerėzve, mos u sėmurni nėse s’keni lekė, sepse jeni tė pasiguruar dhe pa lekė nuk ju prekim dot me dorė. Pėrkundrazi shėrbimin shėndetėsor duhet t’a japė me patjetėr shteti, duke e blerė shteti, jo duke e lėnė qė ta blejė qytetari dhe qytetarit qė s’ka lekėt t’i thotė mos u sėmur. E fillova me krimin dhe pasigurinė dhe do ta mbyll me krimin dhe pasigurinė, duke nėnvizuar qė nė mėnyrė tė vendosur ne do ta ndryshojmė tėrėsisht rezultatin e vlerėsimit tė publikut, pėr gjendjen e pasigurisė. Ėshtė skandaloze.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
Get Adobe Flash player
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.