2013, viti i ndryshimit
nga Edi Rama
Do tė doja tė bėja njė pėrmbledhje pėr kėtė vit qė po ikėn, duke prekur disa aspekte qė nė kėndvėshtrimin tim do tė jenė shumė tė rėndėsishme edhe pėr vitin dhe vitet qė vijnė. Sė pari aspektin e pasurisė sė pėrbashkėt tė shqiptarėve. Sot ekonomia reale paraqitet nė rėnie tė vazhdueshme nė sektorėt e vet kryesorė dhe unė mbroj bindjen qė modeli ekonomik dhe social i zhvillimit, mbi tė cilin kemi bazuar rritjen nė gjithė kėto vite ka shteruar. Sot ėshtė koha pėr tė mbyllur njė kapitull dhe pėr tė hapur njė kapitull tė ri, duke e rimenduar, rikonceptuar dhe rindėrtuar modelin e zhvillimit ekonomik e social tė vendit. Praktikisht duke i marrė sektorėt me radhė.

Sot nė sektorin elektroenergjitik shqiptar kemi situatėn mė tė rėndė nė njė histori, qė prek thuajse gjysmė shekulli. Dhe pėr shkak tė keq administrimit, tė korrupsionit tė rėndė dhe tė mungesės sė plotė tė njė vizioni pėr tė ardhmen, sistemi elektroenergjitik shqiptar ka akumuluar njė borxh tė ndėrsjelltė nė nivelin e 1.2 miliardė dollarėve. U privatizua shpėrndarja. Ne sigurisht nuk jemi kundėr privatizimit, pėrkundrazi e konsiderojmė privatizimin si njė instrument pėr tė rritur efektshmėrinė, pėr tė zvogėluar humbjet dhe pėr tė rritur punėsimin nė tėrėsi. Nė rastin konkret, e thamė dhe nuk ndjehemi mirė qė fjalėt tona koha i provoi katėrcipėrisht, qė privatizimi i shpėrndarjes ishte i konceptuar gabim, u zhvillua mbi njė trase tė projektuar gabim dhe nuk kishte si tė sillte me shumė se sa pasojat e njė gabimi. Dhe sot CEZ-i ėshtė praktikisht i falimentuar, me njė dėm disavjeēar nė rendin e 1 miliardė dollarėve. Ka krijuar njė ngėrē nė sistem dhe ky ngėrē shkon tek konsumatori, shkon tek niveli i familjes sė zakonshme dhe deri te niveli i prodhuesve privatė. Nga ana tjetėr KESH-i, kompania publike e energjisė elektrike, e cila prodhon energji ėshtė e falimentuar. Jeton falė financimit me garanci nga buxheti i shtetit. Shty ta shtyjmė. Dhe sot KESH-i nuk arrin tė paguajė as pagat e veta. Ēėshtje tjetėr qė ka njė strukturė tėrėsisht tė fryrė, pėr arsye tė dhėnies sė ushqimit militantėve partiakė. Dhe sot kjo kompani publike u ka borxh bankave dhe tė tretėve njė shumė rreth 280 milionė dollarė. Pėrtej tė gjithave ėshtė njė zinxhir borxhesh qė pėrfundon te prodhuesit privatė, tek ata qė kanė pėrfituar nga i ashtuquajturi liberalizim i tregut tė energjisė, ndaj tė cilėve, sot borxhi ėshtė 20 milionė euro. Dhe tė gjitha kėto padyshim shkojnė dhe pėrfundojnė nė faturėn e qytetarit shqiptar, e familjes sė zakonshme, qė sot paguan dyfishin e ēmimit tė energjisė dhe madje pėr njė furnizim jo mė tė garantuar si disa kohė mė parė. Jemi tė gjithė dėshmitarė tė ndėrprerjeve tė vazhdueshme tė energjisė dhe nė zona larg Tiranės kėto ndėrprerje janė drastike. Ka dėshtuar i gjithė modeli i tregut dhe gjithė sistemi tarifor i energjisė ėshtė i tėri nė kurriz dhe nė dėm tė qytetarėve shqiptarė.

Privatizimi i HEC-eve. Jemi dėshmitarė se katėr hidrocentrale u futėn nė proces privatizimi, pasi kanė dalė me njė bilanc pozitiv nė operacionet e tyre tė mėvetėsishme. Pra secila prej kėtyre strukturave ėshtė fitimprurėse. Dhe mbi to ėshtė investuar nga shteti me taksat e qytetarėve njė shumė prej 40 milionė eurosh. Janė kredi qė i paguajnė qytetarėt shqiptarė, por ēmimi nė privatizim i tyre, pėr Mega ėshtė sa gjysma e ēmimit tė tregut. Dhe ēmimi i ofruar, qė duket sipas procedurės si ēmimi mė i lartė 1.5 milionė euro pėr Mega, ėshtė sa gjysma e ēmimit tė ofruar pėr Hidrocentralin e Lanabgreasit. Dhe kush ėshtė arsyeja, cili ėshtė standardi, mbi ē’vizion privatizohen kėto struktura fitimprurėse? Dhe privatizohen me humbje? Sigurisht ne e dimė. Pėr tė futur disa para nė arkėn tėrėsisht tė zbrazur tė shtetit qė sot praktikisht ėshtė vetė nė ethet e falimentimit. Dhe ajo qė ndodh ėshtė jo vetėm njė dėm 115 milionė euro nė shitje, jo vetėm njė kredi nė kurriz tė qytetarėve shqiptarė mbi 40 milionė euro, por dhe njė fluks negativ tė ardhurash pėr KESH-in, rreth 25 milionė euro. Kjo nuk ėshtė procedurė privatizimi. Kjo nuk ėshtė procedurė e bazuar mbi interesin publik. Kjo ėshtė grabitje. Dhe ne nuk do ta njohim privatizimin e kėtyre katėr hidrocentraleve. Unė dėshiroj qė t’ua bėj tė qartė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe transparente ofertuesve: mos shkoni mė tutje nė kėtė proces. Ne nuk do tė lejojmė qė kėto pasuri tė tė gjithė shqiptarėve tė grabiten pėr llogari tė qeveritarėve, qė sot nuk arrijnė dot mė, tė mbajnė shtetin nė kėmbė, pėr shkak se keq qeverisja e tyre e ka katandisur tė gjithė procesin e ēuarjes pėrpara tė punėve tė shtetit nė njė proces mbijetese tė pėrditshme. Njėsoj si me familjet qė jetojnė me lakun e borxheve nė fyt.

Le tė shkojmė te koncesionet. Ku janė koncesionet e shumė trumbetuara nė energji. Nė letėr sigurisht qė janė shumė. Janė mbi 300 koncensionet pėr HEC-e, por ka njė shifėr qė ėshtė nė prag tė qesharakes. Vetėm 4% e konsumit total tė energjisė vjen nga privatėt. Edhe ata qė arrijnė tė prodhojnė nuk paguhen dhe kanė hyrė brenda njė zinxhiri borxhesh. E thashė mė parė dhe e pėrsėris, borxhi ndaj tyre kap shifrėn e 20 milionė eurove dhe koncesionet janė kthyer nė letra qė tregtohen nė njė treg tė zi tė klientelės politike. Klientė tė pushtetit i marrin kėto letra dhe pastaj dalin nė kėtė treg dhe i shesin. Ne, pa as mė tė voglin dyshim, do mbėshtesin shumė fort, madje po bėjmė njė plan paketash lehtėsuese pėr tė gjithė ata koncensionarė, qė i kanė fituar koncesionet me transparencė dhe po i plotėsojnė njė pėr njė detyrimet ligjore dhe financiare. Fjala vjen njė koncesion qė ka funksionuar mė sė miri ėshtė ai i aeroportit tė Rinasit. Ėshtė vetėm njė shembull, qė e solla pėr tė thėnė se ēfarė ėshtė njė investim dhe menaxhim serioz, krahasuar me gjithė kėto letra qė hidhen nė treg nė formė koncesionesh, por qė nė fakt kthehen nė letra me vlerė, tė njė tregu tė zi, duke kaluar dorė mė dorė. Dhe nga ana tjetėr nuk kam asnjė ngurrim ta pėrsėris edhe sot: Ne do t’i ē’bėjmė ato koncesione qė kanė transferuar tė drejta nė mėnyrė korruptive, qė kanė cenuar sigurinė e shėrbimeve nė tė gjitha kuptimet dhe nuk kanė plotėsuar detyrimet ligjore dhe kontraktuale. Ky nuk pėrbėn asnjė angazhim tjetėr, pėrveē angazhimit pėr tė ndėrtuar shtet. I takon nė fakt ēdo qeverie, i takonte kėsaj qeverie, sot nė ikje, pėr tė ndjekur hap pas hapi gjithė procesin e implementimit tė koncesioneve dhe pėr t’i marrė kėto masa. Por sigurisht qė kjo qeveri nuk mund t’i marrė kėto masa, sepse kėto koncensione janė dhėnė nė funksion tė njė tregu tė zi letrash, qė marrin vlerė pėrmes kanaleve tė klientelės sė pushtetit. Ndėrsa koncesionet nė letėr, qė nuk kanė filluar ende, qofshin hidrike, qofshin solare, qofshin ato tė erės, dhe qė sot janė nė kundėrshtim me detyrimet kontraktuale, tė gjitha do tė rishikohen. Dhe ndėrkohė askush nuk mund tė pėrfitojė njė afat tė ri kohor nė kėta 6 muaj tė fundit. Ėshtė nė shkelje tė ligjit dhe ne nuk do ta pranojmė. Koncensioni i pullave fiskale sjell njė dėm 30 milionė euro minimalisht, mbi sipėrmarrjen. Do tė rishikohet. Llotaria Kombėtare, e kemi thėnė dhe e pėrsėrisim, me njė ēmim sa 1/10 e ēmimit real, por mė shumė se sa vetė ēmimi problemi qėndron tek kalimi i tė drejtės nga publiku te privati dhe te kalimi i pėrfitimeve nga publiku te privati. Nuk do tė pranohet si e tillė dhe nuk do tė lejohet si e tillė. Koncesioni i shėnjimit tė hidrokarbureve pėr tregtim ėshtė njė koncesion i cili duhet ribėrė dhe do tė ribėhet. Formati aktual i kėtij koncesioni vetėm rrit kostot dhe nuk garanton cilėsi. Dėmi vjetor nga ky koncesion ėshtė 15 milionė euro, 150 milionė euro nė 10 vjet. Po ashtu koncesioni i skanerėve tė doganės nuk e garanton sigurinė dhe do tė rishikohet seriozisht, sepse nuk ka koncesion qė tė rrisė kostot pėr biznesin dhe pėr publikun dhe nuk mund tė ketė transferim tė pjesshėm dhe tė pagarantuar tė shėrbimeve.

Ajo qė ka ndodhur, ėshtė qė tė gjitha kėto tė drejta qeveria i ka tregtuar. I ka tregtuar pėr interesa qartėsisht korruptive. Ato 1.3 miliardė dollarė qė kanė marrė arratinė nga Shqipėria nė rrugė ilegale pėrmes evazionit, krimit tė organizuar, korrupsionit, nuk kanė dalė nga hiēi. E gjithė kjo skemė pėr tė cilėn po flasim, e abuzimit me pasurinė e pėrbashkėt, ėshtė pjesė edhe e kėsaj shume parash. Sigurisht nė njė pjesė vetėm, por ėshtė pjesė. Ka koncesione tė pashpallura qė janė praktikisht tė dhėnė, aktivė: kazino nė kryeqytet, lojėra fati, makina elektronike qė thithin para, para prindėrish dhe fėmijėsh tė varfėr qė sot zotėrohen nga njė klientelė, kockė e fortė e oborrit tė pushtetit. Nuk do tė ekzistojnė pas 6-muajsh. Dhe sigurisht qė pėrfituesit e parave marramendėse nga kėto koncesione tė pashpallura do tė duhet tė pėrgjigjen.

Le tė kalojmė nė sektorin e naftės. Ėshtė njė pasuri e pėrbashkėt. Ėshtė tėrėsisht jashtė kontrollit tė shtetit dhe jashtė ēdo rendi ligjor. Skandali i naftės “Virgin” tregoi se nė kėtė sektor, jo pėr llogari tė interesit publik, por pėr llogari tė interesave tė errėta deri dhe kriminale janė tė implikuara struktura tė nivelit mė tė lartė nė Ministrinė e Brendshme, Ministrinė e Financave dhe nė Ministrinė e Ekonomisė. Ēfarė ndodh sot me gjithė sektorin? Shqiptarėt duhet ta dinė se praktikisht nafta e nxjerrė nga nėntoka shqiptare shkon afėrsisht nė 1 milionė ton. Dhe Shqipėria ėshtė njė nga ato pak vende evropiane, qė ka rezerva kontinentale, pra tokėsore tė naftės, pa llogaritur pjesėn e rezervave nė det. Dhe ēfarė marrin shqiptarėt pėrmes shtetit dhe pėrmes strukturave tė administrimit tė interesit tė tyre publik nga kjo pasuri? Shuma tė papėrfillshme. Dhe mbi tė gjitha nė kėtė vend si askund tjetėr ėshtė mohuar standardi ndėrkombėtar i tė drejtės sovrane. Ka njė standard ndėrkombėtar tė sė drejtės sovrane mbi kėtė pasuri dhe ne do ta vendosim kėtė standard. Dėmi qė i shkaktohet sot shtetit dhe ēdo qytetari shqiptar ėshtė 160 milionė dollarė nė vit. Nė katėr vite, nė njė mandat qeverisės ėshtė 640 milionė dollarė. Dhe 640 milionė dollarė i mungojnė buxhetit vetėm nga moszbatimi i qėllimshėm i standardit ndėrkombėtar tė sė drejtės sovrane. Brenda njė sektori, dihet botėrisht, ka heqje dhe dhėnie tė drejtash nė rrugė tėrėsisht korruptive, qė e kanė shkatėrruar imazhin e Shqipėrisė, klimėn e biznesit nė kėtė sektor dhe qė mbi tė gjitha kėrcėnojnė tė shkaktojnė njė dėm financiar, qė nė arbitrazhin ndėrkombėtar i kalon 1 miliardė dollarėt.

Po situata nė Albpetrol? U bė njė privatizim i errėt. U deklamua njė shifėr e bujshme. Pėr ne s’ishte as e besueshme dhe as e bujshme, sepse praktikisht mėnyra se si u konceptua privatizimi, duke pėrfshirė brenda edhe njė tė drejtė ekskluzive tė shtetit, nėnkuptonte njė shifėr ende mė tė madhe. Megjithatė sot Albpetroli nuk ėshtė as i privatizuar, as i shtetit. Ėshtė thjesht njė strukturė, qė lidhet me njė pjesė tė rėndėsishme tė pasurisė sė shqiptarėve, ku vidhen 80-100 mijė ton naftė nė vit. 50 milionė dollarė nė vit dėm. 50 milionė dollarė qė nuk vijnė nė arkėn e shtetit tė shqiptarėve po shkojnė gjetkė dhe dėmi nė 4 vite, nė njė mandat ėshtė 400 milionė dollarė. Dhe pavarėsisht pronėsisė sė Albpetrolit deri nė qershorin e ardhshėm, a do tė jetė pronė publike, apo do tė bėhet pronė private pėrmes kėtij privatizimi qė duket se ėshtė nė ngėrē, unė dua t’i siguroj gjithė shqiptarėt se pėrmes ligjit ne do tė hyjmė aq thellė nė aferat e kėsaj pjesė tė sektorit sa do tė habitet gjithė Shqipėria.

Mė tutje kemi “Armo”-n, si njė aset i privatizuar. Ėshtė njė aset i privatizuar, pėr ēfarė? Pėr tė mosfunksionuar. Ky ėshtė fakti rrėqethės, sepse nuk ka njė vend ku ka njė pasuri kombėtare, si nafta dhe ku ka njė rafineri, ku nafta tė ikė pėr t’u pėrpunuar jashtė. Jo pėr shkak se mungojnė kapacitetet. Kjo ėshtė e qėllimshme. Dhe zinxhiri i eksplorimit, tė rafinimit dhe marketimit, qė ėshtė ēelėsi i suksesit nė kėtė sektor pėr tė gjitha ato vende qė e disponojnė kėtė pasuri, kėtu nė Shqipėri ėshtė hedhur nė detin e korrupsionit. Ėshtė e papranueshme dhe meriton njė fokusim sa ligjor aq edhe teknik shumė tė thellė. Ne jemi duke e bėrė kėtė fokusim. Zinxhiri i borxheve dhe detyrimeve fiskale, nė eksplorim dhe rafinim, eksplorimi pėrfshin edhe Albpetrolin, dhe tregtinė me pakicė kalon nė njė shumė mbi 150 milionė euro. E pėr ē’arsye kjo llogari duhet t’u faturohet shqiptarėve?! Pėr ē’arsye duhet qė personat pėrgjegjės pėr kėtė llogari tė pasurohen nė mėnyrė marramendėse dhe ky vend, ky popull, njerėzit e zakonshėm tė paguajnė dėmet pėr kėtė pasuri?! Sot qė flasim, praktikisht privatizimi i “Albpetrolit” ka mungesė tė theksuar transparence minimalisht. Deklarata tėrėsisht kontradiktore. Ministri duket sikur nuk di asgjė. Zėvendėsministri duket sikur reciton tekste qė nuk i kupton as vetė. Kryeministri nuk flet, ėshtė i zėnė me kokėn e Ali Pashės. Ndėrkohė qė ministri i Financave gati sa s’e thotė se ka humbur ēdo shpresė. Po kush e mban pėrgjegjėsinė pėr gjithė kėtė ngėrē dhe kush pėrgjigjet pėr besueshmėrinė e gjithė kėtij procesi, qė pavarėsisht se si pėrfundon nė vetvete cenon ēdo proces qė shteti shqiptar ndėrmerr nė synimin pėr tė pėrfshirė ofertues ndėrkombėtarė? Megjithatė ne nuk do tė anashkalojmė asnjė detaj tė kėtij procesi.

Pėr ne nuk ka pikė dyshimi se njė Rilindje Shqiptare duhet tė nisė ndėr tė tjera nga rimarrja nėn kontroll e pasurisė sė shqiptarėve. Njė Rilindje Shqiptare duhet tė nisė ndėr tė tjera nga vendosja nėn mbrojtje e pasurisė sė shqiptarėve. Njė Rilindje Shqiptare duhet tė nisė ndėr tė tjera, nga vėnia e pasurisė sė shqiptarėve nė funksion tė rimėkėmbjes sė ekonomisė sė shqiptarėve. Ne nuk mund tė pranojmė qė sektori i energjisė, sektori i naftės, apo sektori i mineraleve tė jenė nė kėtė gjendje. E di njeri qė nė Shqipėri ka njė koncesion tė eksplorimit dhe pėrpunimi tė floririt? Mund ta dinė pak nga ju, sepse nuk ka asnjė transparencė pėr kėtė. Ndėrkohė sot nė bursat ndėrkombėtare ēmimi i floririt ėshtė rritur gati 8 herė nė dhjetė vite. Po si mund tė lejohet, qė nė njė fushė si kjo dhe me pasuritė qė Shqipėria ka edhe nė kėtė fushė, ky koncesion tė jetė tėrėsisht i errėt, larg syve tė publikut. Po me kromin ēfarė ndodh? Ėshtė njė tjetėr pasuri me rėndėsi tė dorės sė parė pėr ekonominė e shqiptarėve. Ka vetėm njė betejė midis bandave, banda lokale nė territore ku gjendet krom, tė lidhura me zyra nė nivelin e lartė tė Partisė Demokratike nė Tiranė, qė kanė futur nė kthetra forcat e rendit, qė kanė futur nė kthetra inspektoratet dhe gjithė sistemin e kontrollit dhe e kanė kthyer kėtė pasuri nė njė varr pėr njerėz tė thjeshtė, qė punojnė pėr njė copė bukė, duke nxjerrė nga ky varr i pėrbashkėt pėrfitime marramendėse.

Le tė marrim me radhė ēfarė ndodh me lejet minerare. Ėshtė njė situatė xhungle, qė ėshtė e pashembullt. Nuk e gjen nė asnjė vend. Kemi studiuar vende tė ndryshme nė rrugėn e formulimit tė programit ton pėr pasuritė nėntokėsore. Kemi studiuar vende nė Europė, kemi studiuar vende nė Amerikėn Latine dhe nė asnjė vend nuk gjen njė xhungėl tė kėsaj natyre ku kjo pasur ėshtė lėnė si mall pa zot dhe ku tė vetmit zotėr mbi kėtė pasuri janė bandat lokale tė lidhura me zyrat e nivelit tė lartė tė partisė nė pushtet. Territori i pasurive minerare ėshtė praktikisht jashtė kontrollit. Ėshtė njė territor pa shtet, ėshtė njė territor ku virtualisht kufijtė janė tė vendosur nga interesa qė mbrohen prej bandash. Ne jemi shumė tė vendosur qė tė rikthejmė nė kėtė territor jo vetėm rendin ligjor, por dhe tė drejtėn e publikut mbi ato pasuri. Tė drejtėn e ēdo familje tė zakonshme shqiptare mbi ato pasuri. Sepse pėr ne janė pasuri tė tė gjithė shqiptarėve pa dallim, njė e nga njė, socialist, demokrat, pa parti, pa dallim, nga veriu nė jug. Ēdo shqiptar duhet tė marrė pjesėn e vet tė pėrfitimit prej shfrytėzimit tė secilės prej kėtyre pasurive dhe tė gjitha tė drejtat dhe koncesionet e dhėna nė kėtė sektor nė zonat ku ekzistojnė pasuri minerare, do tė hyjnė nė mėnyrėn me rigoroze nė sitėn e ligjit.

Nga ana tjetėr vijmė tek njė sektor mbi tokė, sektori i ndėrtimit. Niveli vjetor, -18%. Njė sektor, i cili ka qenė njė nga motorėt e rritjes ekonomike. Njė rritje ekonomike pa punėsim dhe njė rritje ekonomike brenda njė modeli, qė nuk kishte si tė mos shteronte siē ka shteruar, por kjo ėshtė njė bisedė tjetėr. Dua tė qėndroj tek gjithė zinxhiri i shėrbimeve qė janė tė lidhura me kėtė sektor, qė e furnizojnė gjithė kėtė sektor dhe qė sot janė tė mbėrthyera nė njė sistem borxhesh. Janė mbi 5000 kompani tė mbėrthyera nė njė sistem borxhesh qė janė furnizues tė kėtij sektori. Sot nė Shqipėri vlerėsohet tė ketė, kjo ėshtė njė shifėr minimale sepse nuk kemi njė shifėr plotėsisht zyrtare, 12 mijė apartamente tė pa shitura. Ka vlerėsime qė e ēojnė shifrėn deri nė 3 – 4 dhe 5 fish, por unė po qėndroj tek shifra minimale. Janė afro 1 milionė metra katror bosh, tė pashitura dhe nė fazė fillestare janė 300 milion euro tė bllokuara, me referimin nė kosto gjithmonė. Ēfarė ndodh me kėtė sektor? Asgjė. Sepse ka nevojė tė rimodelohet tėrėsisht politika pėr kėtė sektor. Nuk mund tė vazhdohet mė kėshtu, sepse tregu nuk ka mė mundėsi t’i pėrgjigjet njė oferte tė bazuar nė zhvillim pa kriter dhe pa karar. Nga ana tjetėr jam njohur me planin e ri tė urbanizmit tė mėtejshėm tė Tiranės. Sinqerisht do doja tė mos ishte e vėrtetė ajo qė mė kanė parė sytė. Ėshtė njė plan katastrofik pėr kryeqytetin. Ėshtė praktikisht njė plan qė mbyll me kanate tė hekurt ēdo dritare tė sė ardhmes sė Tiranės. Por ky ėshtė lajmi i keq, lajmi i mirė ėshtė qė nuk do ketė kohė qė ai plan tė vihet nė zbatim, sepse s’ka pikė dyshimi qė ne do ta kthejmė mbrapsht atė plan, si njė plan qė jo vetėm kėrcėnon tė ardhmen e Tiranės por fyen inteligjencėn e ēdo njeriu tė zakonshėm me njė minimum njohje pėr zhvillimin urbanistik dhe social tė njė komuniteti.

Duke lėnė mėnjanė kėta sektorė do tė doja tė kalonim nė njė pjesė tė dytė qė lidhet me punėsimin, qė lidhet me varfėrinė, qė lidhet me taksimin. Ka njė debat prej vitesh, ju e keni ndjekur nė Shqipėri, pėr numrin e tė papunėve. Qeveria gjithmonė ėshtė fshehur pas asaj qė e quan papunėsi administrative. Papunėsi administrative ėshtė ajo qė praktikisht bazohet tek numri i kėrkesave pėr punė, tė njerėzve qė trokasin nė dyert e shtetit. Janė gjithmonė e mė pak, sipas statistikave, njerėzit qė trokasin nė dyert e shteti pėr tė kėrkuar punė, por jo sepse ka gjithmonė e mė pak kėrkesa pėr punė, por se ka gjithmonė e mė pak shpresė se mund tė gjesh punė nė zyrat e punės sė shtetit. Ka njė shifėr shumė tė thjeshtė qė tregon se nga vitit 2001 deri nė vitin 2012 numri i tė punėsuarve nuk ėshtė rritur.

Dhe nga ana tjetėr ne i qėndrojmė shifrės mbi 1 milion tė papunė. Censusi i 2011 e ēon deri nė 730 mijė shqiptarė nė intervalin 20 deri nė 65 vjeē. Por ndėrkohė censusi 2012 pretendon se shkalla ė punėsimit nė fshat qenka 66% ndėrsa nė qytetet 47%. Ndėrkohė qė e vėrteta ėshtė qė ka gjithmonė e mė shumė ikje nga fshati drejt qytetit pikėrisht sepse nė fshat s’ka punė. Fatmirėsisht qeveria ka filluar tė mos i shmanget nocionit tė krizės. Them fatmirėsisht sepse gjėja e parė e nevojshme kur ka njė krizė si kjo qė po kalon vendi ėshtė kthjelltėsia pėrballė krizės dhe nevoja pėr ta ndarė barrėn e krizės me tė gjithė. Mohimi i krizės, pėrpjekja pėr ta mbuluar krizėn, shkuarja mė tutje nė njė rrugė sikur tė mos kishte krizė ėshtė vetėm thellim i mėtejshėm i saj, madje thellim shumė mė i shpejtė sesa pranimi i krizės, ndarje e barrės sė krizės me publikun dhe marrja e masave pėr frenimin e krizės. Faktikisht sot ne jemi nė njė krizė, e cila nuk ėshtė kriza financiare globale e projektuar nė Shqipėri, por ėshtė pėrkimi i krizės financiare globale me shterimin e modelit tonė ekonomik. Sot ne kemi deficite skandaloze nė sigurimin e ushqimeve pėr popullsinė. Edhe pse jemi njė vend me potenciale tė mėdha bujqėsore dhe blegtorale. Kemi deficite skandaloze nė sigurimin e energjisė elektrike tė nevojshme edhe pse vendi ynė ėshtė i dyti nė Europė pėr burime ujore. Kemi deficite skandaloze nė sigurimin e hidrokarbureve tė nevojshme edhe pse kemi rezerva tė mėdha on shore tė naftės. Sfida jonė pėr njė Rilindje Shqiptare ėshtė ngushtimi i kėtyre deficiteve. Nga ngushtimi i kėtyre deficiteve pa as mė tė voglin dyshim vjen edhe rritja e sigurisė dhe e mirėqenies.

Ne kemi njė synim ambicioz pėr tė krijuar mundėsinė pėr 300 mijė vende pune. Por duke u fokusuar nė disa drejtime kryesore. Nė industri prodhuese qė synon tė krijojė njė vlerė tė shtuar, nė zhvillim rural dhe nė shėrbime. E nė ndėrkohė tė treja kėto drejtime dėshirojmė ti harmonizojmė me njė qasje tėrėsisht tė ndryshme ndaj mjedisit dhe me njė shfrytėzim siē e thashė mė parė shumė mė efektiv. Shumė mė transparent dhe shumė mė nė funksion tė zhvillimit tė vendit dhe tė rritjes sė mirėqenies sė qytetarėve tė pasurive natyrore tė Shqipėrisė.

Nga ana tjetėr le tė kthehemi tek varfėria. Sot jetesa ėshtė e shtrenjtuar. Sot fuqia blerėse ėshtė e rrėnuar dhe jetesa e shtrenjtuar qoftė prej shtrenjtimit tė ushqimeve bazė qė nė shumicėn dėrrmuese importohet, qoftė prej shtrenjtimit tė ēmimeve tė ujit tė pijshėm dhe tė energjisė elektrike, sot faturat janė dy herė mė tė shtrenjta se nė vitin kur kjo qeveri filloi punėn me duar tė pastra. Qoftė nga rritja e tarifave pėr kujdesin shėndetėsor pėr tė pasiguruarit dhe vendosja e TVSH nė shėndetėsi pėr 10% dhe qoftė prej njė sundimi tė monopoleve qė praktikisht po e asfikson ekonominė. Dhe shtrenjtimin e jetesės e ndjejnė mė sė pari familjet e varfra, familjet e pensionistėve, personat me aftėsi tė kufizuar, por pa as mė tė voglin dyshim e ndjen edhe shtresa e mesme. Ka njė anketė qė ėshtė zhvilluar tradicionalisht dhe qė ka ndaluar sė prodhuari nga instituti statistikave. Anketa e buxheteve familjare, e fundit daton nė vitin 2007 dhe anketa e madhe e standardit tė jetesės, e fundit daton nė vitin 2008. Ndėrkohė Banka Botėrore raporton sė fundmi pak kohė mė parė se familjet e varfra nė Shqipėri kanė arritur nė 62% tė familjeve qė jetojnė nė kėtė vend. Ndėrsa ata qė jetojnė nė varfėri ekstreme kanė arritur nė 13.3%. Kėto janė shifra dramatike, rrėnqethėse. Por nga ana tjetėr varfėria ka dhe njė karakter tė theksuar rajonal qė dėshmon se nė Shqipėri pėrveē polarizimit shumė tė madh nė shpėrndarjen e tė ardhurave dhe qė mishėrohet ndėr tė tjera dhe nė njė shifėr qė mė pak se 5% e depozituesve zotėrojnė mė shumė se gjysmėn e pasurisė sė depozituar tė kėtij vendi nėpėr banka, kemi njė polarizim nė rajonet e vendit. Pėr shembull nė qarkun e Kukėsit jetojnė me ndihmė ekonomike 68.5% e familjeve rezidente. Nė qarkun e Durrėsit jetojnė mė ndihmė ekonomike 48.2% e familjeve rezidente. Dhe pa hyrė nė numėrimin e tė gjitha qarqeve dėshiroj tė theksoj se politika e kuturisjes rrugė, rrugė, rrugė nė fakt ka lėnė nė rrugė shumė sektorė tė tjerė. Ndėrkohė qė edhe vetė rrugėt sot ju e shini nė masėn e tyre mė tė madhe kanė mbetur rrugėve, kanė mbetur pėrgjysmė. Po dėmtohet gjysma e bėrė mė parė, ndėrkohė qė nuk ka para pėr tė pėrfunduar gjysmėn tjetėr. Por fakti ėshtė se siē e thashė nė rast se mund tė quajmė shtresė tė mesme nė Shqipėri dhe nė fakt ėshtė baza e shtresės sė mesme, shtresėn e njerėzve tė punėsuar qė e kanė njė tė ardhur tė vijueshme, shtrenjtimin e ndjen edhe kjo shtresė dhe e ndjen fort. Dhe dua t’ju them qė pėr kėtė shtresė barra fiskale mbi tė ardhurat mujore ėshtė rritur. Ėshtė rritur nga 32% pėrpara vendosjes sė taksės sė sheshtė nė 38% mbas vendosjes sė taksės sė sheshtė. Po tė shohim sesi lėvizin grafikėt e barrės fiskale shihet qartė se nga viti 2007 vit kur u vendos taksa e sheshtė filloi qė barra tė lėvizte nga korporatat tek njerėzit e zakonshėm. Ka njė shprehje qė thotė ‘tė taksosh tė varfrit ėshtė mė e lehtė, jo se kanė mė shumė para, por se janė mė shumė’.

Dhe faktikisht sot ne jemi nė kushtet kur grafiku i kontributeve qė vijnė nga njerėzit e zakonshėm, nga tė gjithė ju qė jeni njerėz qė jetoni me rroga ėshtė lart dhe grafiku i kontributeve qė vijnė nga korporatat ėshtė poshtė. Pra sot pėr kėtė shtet kontribuojnė mė shumė njerėzit e zakonshėm sesa korporatat dhe barra fiskale mbi njerėzit e zakonshėm ėshtė e shtuar. Ne jemi tė vendosur qė ta pėrgjysmojmė barrėn fiskale pėr shumicėn dėrrmuese tė atyre qė jetojnė me rrogė, tė tė punėsuarve. Pėr njė pagė mujore mesatare prej 50 mijė lekėsh, po marrim njė mesatare prej 50 mijė lekėsh dhe po tė zbresim mė poshtė ulja e barrės ėshtė edhe mė e madhe. Pra 500 mijė lekė ėshtė. Nga 50 mijė lekė qė ėshtė sot ne do ta ēojmė nė 24 mijė lekė. Dhe praktikisht do t’i japim 312 mijė lekė nė vit pėr fitim. Vetėm nga kjo lėvizje e politikės fiskale, tė gjithė atyre qė janė tė punėsuar dhe qė pėrfitojnė kėtė pagė pėrfitimi mė poshtė do jetė edhe mė i madh. Dhe pėrshembull pėr njė familje me dy mėsues pėrfitimi do tė jetė 630 mijė lekė nė vit. Aq saē ėshtė edhe konsumi mujor i njė familje mesatare sipas INSTAT-it.

Faktikisht sot ne kemi njė situatė nė tė cilėn rėnia e fuqisė blerėse ėshtė pėrkthyer nė borxhe. Janė rreth 150 milion euro borxhe vetėm nė dyqanet e ushqimeve. Nė banaqet e dyqaneve tė ushqimeve, nė ato blloqet ku njerėzit shėnojnė emrin edhe pėr asortimentet mė jetike. Dhe nga ana tjetėr ky ėshtė viti kur tregtia me pakicė, pra ajo qė lidhet me konsumin e jetės sė pėrditshme ushqime, barna, veshje, orendi, libra ka rėnė mė poshtė sesa nė 5 vitet e fundit, qė nga vendosja e taksės sė sheshtė. Dhe praktikisht sot ne kemi njė situatė nė tė cilėn investimet mesatare tė biznesit tė vogėl qė janė nė fakt investime pėr vetėpunėsim kanė rėnė 2.5 herė. Ne do ta heqim taksėn e biznesit tė vogėl, e kemi thėnė, e pėrsėris. Ėshtė vėrtet pėr tė ardhur keq sesi qeveria jeton nė njė realitet tjetėr dhe nuk kupton se kjo masė ėshtė e domosdoshme pėr tė ēliruar mbi 70 mijė familje. Dhe 70 mijė familje duke marrė njė numėr mesatar anėtarėsh janė njė pjesė e madhe e popullsisė. Por ama nga ana tjetėr nuk janė vetėm kėta, por ēlirimi ose lehtėsimi nga laku fiskal qė po u shtrėngohet dhe po i asfikson do sjellė mė shumė investime dhe mė shumė vetėpunėsim. Ndėrkohė qė e kundėrta do tė sjelli vetėm falimentime dhe rėnie tė mėtejshme tė aftėsisė pėr t’u vetėpunėsuar.

Sė fundi do tė ndalesha tek dy aspekte tė tjera. Tek shėrbimet publike, kryesisht do tė doja tė prekja pak arsimin dhe shėndetėsinė, sepse transporti dhe shėrbimet e tjera sociale as qė nuk ja vlen tė diskutohen pėr shkak se janė tėrėsisht tė rrėnuar. Dhe tek arsimi dhe shėndetėsia do tė thosha vetėm pak gjėra. Ne sot kemi njė situatė tė cilėn shkalla e analfabetizmit ka shkuar nė 15%. Para zgjedhjeve tė vitit 2009 ishte 10%. Sot kemi njė situatė nė tė cilėn tė testuar ndėrkombėtarisht 15 vjeēarėt shqiptarė krahasuar me bashkėmoshatarėt e 67 vendeve tė zhvilluara apo nė zhvillim janė nė nivelin mė tė dobėt pėr shkak tė njė arsimimi mizerabėl dhe tė njė procesi ē’edukues edukimi nė shkollat e kėtij vendi. Ndėrkohė qė nė universitetet shqiptare ka njė trafik tė paimagjinueshėm diplomash dhe e vetmja rrugė qė qeveria gjeti pėr tė mos u ndeshur ballė pėr ballė me papunėsinė rinore ishte tė shqyente dyert e universiteteve. Ndėrkohė qė duke kaluar pastaj tek shėndetėsia sot krahasuar me vitin 2009 kemi tarifa shėrbimi shėndetėsor 4 deri nė 5 herė mė tė larta pėr personat e pasiguruar sigurisht, ndėrkohė qė kemi edhe njė TVSH tė vendosur pėr barnat dhe shėrbimin shėndetėsor 10%. Atėherė u tha se kjo taksė e sėmundjes, sepse kjo ėshtė njė taksė e sėmundjes, do tė ulte ēmimet pėr barnat. Por ēmimet e barnave u rritėn 10%, pasi u vendos edhe kjo taksė prej 10%.

Ne jemi tė vendosur ta heqim kėtė taksė, taksėn mbi sėmundjen, TVSH-nė 10% pėr shėndetėsinė e propozuar nė kuvend. E kemi propozuar dy herė praktikisht. Ėshtė refuzuar. Ėshtė refuzuar bashkė me propozimin pėr tė ulur nė 6% TVSH-nė pėr konsumin familjar tė energjisė elektrike. Sigurisht qė kur flasim pėr ulje, ulje, ulje shumėkujt i lind e drejta tė thotė dakord ulje, ulje, ulje, po ku do dalin paratė qė do rrisin volumin e atyre shpenzimeve kapitale tė nevojshme pėr tė gjitha masat qė ne kemi nė plan. Nė rastin konkret pėr shėrbimin kombėtar shėndetėsor qė duam tė ngremė si njė skemė tėrėsisht tė re tė menaxhimit tė sektorit, duke u nisur nga prezumimi qė nuk mund t’i thuhet atij qė ėshtė i papunė dhe prandaj ėshtė i pasiguruar, mos u sėmur nėqoftėse nuk ke lekė. Por shteti duhet tė kujdeset njėsoj si pėr atė qė s’ka lekė, si pėr atė qė ka lekė, se pėrndryshe nuk ngjan se jetojmė nė Europėn e shekullit 21, po nė njė shoqėri barbarie. Nga ana tjetėr nė shumė drejtime tė tjera. Ja pra jo pa qėllim bėra mė parė rezymenė e tė gjitha humbjeve tė pėrvitshme nė rend milionash e miliardash nė sektorėt strategjikė. Sigurisht qė nėqoftėse pėrfytyrojmė qė me energjinė tė vazhdojė po ajo rrumpallė, me naftėn tė vazhdojė po ajo rrumpallė, me pasuritė nėntokėsore tė vazhdojė po ajo rrumpallė, me pasuritė mbitokėsore tė vazhdojė po ajo rrumpallė. Sigurisht qė nėse parafytyrojmė qė edhe 1.3 miliard dollarė tė tjera tė ikin nė 4 vitet e mandatit tonė tė parė, padyshim qė nuk ka lekė pėr tė ndėrtuar njė shtet qė t’i shėrbejė njerėzve sipas nevojave dhe jo sipas xhepit.

Por parafytyrimi ynė ėshtė krejtėsisht i ndryshėm. Pikėrisht mbi kėtė parafytyrim ne jemi tė vendosur ta 5 – fishojmė financimin pėr bujqėsinė. Ta 5 – fishojmė financimin pėr bujqėsinė dhe tė bėjmė njė pėrpjekje titanike pėr tė ngushtuar deficitin skandaloz qė ekziston nė raport me ushqimin. Sot ne kemi njė import marramendės dhe njė prodhim tė brendshėm shumė tė ulėt. Por s’ka sesi tė ndodhi ndryshe kur sot kostot e prodhimit nė bujqėsi janė bėrė tė papėrballueshme dhe nė tė shumtėn e herės janė mė shumė kostot sesa ēmimet e mundshme pėr tė shitur prodhimin. Kėshtu qė kemi vendosur tė 5 – fishojmė financimin publik, tė heqim akcizėn dhe taksėn e qarkullimit tė naftės pėr bujqėsinė.

Kemi vendosur padyshim, tė ulim koston e plehrave dhe farėrave duke hequr tėrėsisht TVSH pėr plehrat dhe duke pėrgjysmuar atė pėr farėrat dhe tė ēojmė ujin nė ēdo parcelė duke garantuar dhe sistemin e kullimit. Qeveria sot thotė se ka njė program mbėshtetės 15 milionė dollarė nė vit pėr bujqėsinė. Do tė thotė qė nga ky program pėrfitojnė maksimalisht sipas qeverisė 12 mijė familje. Por janė 350 mijė familje, qė jetojnė nė fshat dhe qė sipas po INSTAT-it tė qeverisė janė pothuajse tė gjitha tė vetėpunėsuar. Atėherė si del llogaria kėtu nė kėtė mes?! Ndėrkohė qė kundėrshtitė statistikore janė tė mėdha nė tė gjitha aspektet, por tek fshati na tregojnė edhe disa gjėra shumė interesante. Pėr shembull, na tregojnė qė sot ne kemi 162 mijė gjedhė mė pak, ose 25% mė pak sesa kur filloi punėn kjo qeveri. Kemi 182 mijė krerė dhi mė pak, ose 20% mė pak. Kėshtu me radhė njė rėnie drastike nė tė gjithė elementėt, qė pėrbėjnė bujqėsinė dhe blegtorinė e kėtij vendi. Ndėrkohė qė plani ynė ėshtė plan me njė faturė financiare, mbi bazėn e tė cilės ne na rezulton se nėse qeveria sot thotė qė shpenzon 15 milionė dollar pėr tė mbėshtetur sektorin bujqėsor, vetėm me efektet lehtėsuese tė masave qė do tė marrim pa vendosur para tė tjera ne shkojmė nė 19 milionė dollar. Duke lehtėsuar me 19 milionė dollar nga njėra anė dhe duke 5 – fishuar financimin nga ana tjetėr ne besojmė shumė qė do ti japim njė frymėmarrje fshatit tė atillė pėr tė filluar rrugėtimin pėr rilindjen e fshatit.

E fundit qė do tė thosha ėshtė qė nė gjithė kėtė situatė ku qeveria fatkeqėsisht pėr shqiptarėt nuk ka mundėsi tė thotė asgjė pėr ekonominė, nuk ka mundėsi tė thotė asgjė pėr shėrbimet, nuk ka mundėsi tė thotė asgjė pėr tė nesėrmen pasi praktikisht ėshtė nė ethet e njė shteti qė jeton si nė faliment s’ka sesi tė mos kėrcasin shkėndijat e njė nacionalizmi primitiv, tėrėsisht tė dal boje dhe tėrėsisht kėrcėnues pėr imazhin dhe pėr forcėn e Shqipėrisė nė Ballkan. Imazhi dhe forca jonė nė Ballkan kanė qenė instrument themelor pėr arritjet e derikėtushme tė faktorit shqiptar, arritje tė mėdha me pavarėsimin e plotė tė Kosovės, me lehtėsimin e ndjeshėm dhe fitimin e njė sėrė tė drejtash tė rėndėsishme pėr shqiptarėt nė Maqedoni sepse kjo Shqipėri kėshtu siē ka qenė nė pikėpamje tė qasjes ndaj tė ardhmes sė rajonit jua ka bėrė shumė tė lehtė punėn nė njė proces demokratizimi dhe europianizimi tė Ballkanit aleatėve tė mėdhenj tė strategjik, Shteteve tė Bashkuara nė radhė tė parė. Ėshtė e papėrfytyrueshme qė Shqipėria sot nė duart e udhėrrėfyesve tė saj tė cėnoj kėtė imazh dhe ta rrėnojė kėtė forcė qė ka. Edhe nė kėtė aspekt jemi nė njė rrugė tė rrėnimit tė mėtejshėm. Sigurisht qė procesi i bashkimit kombėtar ėshtė njė proces i pandalshėm por ėshtė njė proces qė as nuk mund dhe as nuk duhet tė parafytyrohet me pamjen e tė shkuarės dhe e nacionalizmit primitive tė sė shkuarės. Madje pėr tė qenė ende mė i saktė nuk mund tė parafytyrohet mbi modelet e tė shkuarės. Ne sot jemi nė njė situatė tėrėsisht tė re dhe jetojmė nė njė botė tėrėsisht tė re dhe perspektiva jonė ėshtė tėrėsisht e tjetėr nga ajo e 100 vjetėve, 50 vjetėve apo edhe 20 vjetėve mė parė, nė pikėpamje tė stacionit ku synojmė tė shkojmė tė gjithė si shqiptarė dhe tė instrumentave qė kemi tė gjitha nė dispozicion. E pėr kėtė arsye edhe nė kėtė aspekt nė programin tonė “Pėr njė Rilindje Shqiptare” ne kemi njė plan tėrėsisht tjetėr, tėrėsisht alternativė. Ne duam qė procesin e bashkimit ta ndėrtojmė si njė proces integrim tėrėsor duke fuqizuar shqiptarėt dhe kombin tonė si njė i tėrė pėrmes njė bashkėpunimi thelbėsor midis dy shteteve, njėkohėsisht duke rritur dhe transformuar instrumentat e bashkėpunimit nė gjithė rajonin. Ne duam qė tė kemi njė sistem arsimor tė unifikuar me Kosovėn, jo qė ēdo shtatorė tė shkojė ministri i arsimit shqiptar tė takohet me ministrin e arsimit tė Kosovės, tė pėrurojė abetaren e radhės dhe janė akoma tek SH-ja, “Shabani sharron me sharrė”. Ndėrkohė qė njė gjeneratė e re e tėra po rritet nė kushtet e lirisė dhe duhet tė ketė pika referimi tė pėrbashkėta. Pika referimi qė duhet tė nisin nga njė sistem arsimor i unifikuar, tė kemi tė njėjtin sistem nė Shqipėri dhe Kosovė. Tė kemi njė plan tė pėrbashkėt pėr sigurinė energjetike, jo duke sabotuar linjat e interkonjeksionit qė i japin Kosovės pavarėsinė energjetike nga Serbia. Por duke vėnė nė punė ato linja dhe duke ndėrtuar njė plan tė sigurisė energjetike pėr tė gjithė shqiptarėt. Ne duam qė tė kemi njė ofertė tė njehsuar turistike. Nė kohėn e Ahmetit, qė e ka pėrzemėr Saliu oferta turistike ishte e njehsuar. Shkonte nga Vlora deri nė Brezovicė, pėr ata qė e vizitonin Shqipėrinė. Sot kemi njė ofertė turistike tėrėsisht tė cunguar, qė nuk I bėn mirė as Shqipėrisė as Kosovės. Atėherė pse mos ta kemi njė ofertė turistike tė njehsuar? Ne duam qė ti bashkojmė doganat, nuk na pengon asgjė qė tė kemi njė bashkim doganor. Nga bashkimi doganor tė pėrfitojnė tė dyja sipėrmarrjet. Ajo e shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe ajo e shqiptarėve tė Kosovės, e nė ndėrkohė nė procesin e rajonalizimit tė produkteve bujqėsore, nė funksion tė reduktimit dhe tė deficitit skandaloz qė kemi kur vjen puna nė tė gjithė zėrat e ushqimit tė popullit, ne tė jemi nė bashkėpunim tė plotė. Harta rajonale e prodhimit tė jetė njė hartė mė e madhe sesa e Shqipėrisė zyrtare. Ky ėshtė procesi i ndėrtimit tė njė shoqėrie tė re shqiptare, mes shqiptarėve tė kėtushėm dhe tė atjeshėm qė sot janė 10 – 15 – 20 vjeē. Jo procesi i klithmave, i ulėrimave dhe i insinuatave qė krijojnė turbullira krejtėsisht tė panevojshme dhe qė arrijnė tė shqetėsojnė deri dhe partnerėt tanė mė tė mėdhenj strategjik, Shtet e Bashkuara tė Amerikės. Njė proces i turpshėm i bazuar vetėm tek ethet e falimentit tė shteti pėr shkak tė keqqeverisjes dhe ethet e fushatės elektorale nė prag ku qeveria s’ka asgjė pėr t’ju thėnė dhe pėr t’ju ofruar shqiptarėve.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014