Diversiteti fetar tek shqiptarët si pasuri kombëtare
Albeu.com
nga Hasan BelloNdersa ende ne median e shkruar vazhdon debati mbi nje roman tendencioz, ku ne menyre te letrarizuar u tentua te deformohej realiteti i kalimit te shqiptareve ne fene islame,...... ajo qe vura re tek nje pjese analistesh ishte fakti se shumica prej tyre prezencen e diversitetit fetar tek shqiptaret nuk e permenden aspak si nje vlere kombtare.

Perkundrazi, veç aspektit polemizues i cili ne fakt duhet te ishte edhe me i madh ne numer, mbizoteruan shkrimet me karakter prezantues, qe me shume se romanin apo shkrimtarin, synonin te afirmonin artikull-shkruesin ne syte e opinionit publik.

Mungesa e nje alternative te bazuar ne studime bashkekohore nuk justifikonte asnje institucion shkencor, sepse te tilla tema nuk jane lene pa u shqyrtuar edhe ne te kaluaren.
Keshtu studiues te huaj dhe vendas, historiane, etnologe dhe sociologe te ndryshem jane shprehur prej vitesh duke dhene konsideratat e tyre ne lidhje me diversitetin fetar tek shqiptaret.

Paranoja e trasheguar prej vitesh, e cila e shikonte fene si “reaksionare” tashme edhe pse eshte sublimuar ne nje botekuptim qe e shikon ate si nje mjet perfitimi, ka penguar disa individe nga objektiviteti apo e verteta. Pikerisht kete dukuri, publicisti i njohur Branko Merxhani qe ne vitet 30-te te shekullit te kaluar e shprehte me fjalet “fene e quajtem si nje send te perulur, si nje plaçke te lehte, qe blihet vetem me masen e interesit material e te fitimit dhe gjendet e ekspozuar per shitje ne te gjitha anet e botes, keshtu qe nuk mundem kurre te krijojme dhe te mbajme nje interesim te vertete, nje lidhje me te thelle midis njeriut, jetes dhe botes. Eshte nje gje e hidhur qe nje pjese e intelektualeve tane nga mungesa e thellesise dhe e kurajes, kane marre nje drejtim shume te rrezikshem dhe te erret ne pune te fese”.

A thua se nuk u ka mjaftuar mendimi i Truhelkas, ne te cilin gjenden argumenta bindes edhe mbi proçesin e perhapjes se islamit, sipas tij ”eshte mendim i gabuar se islami eshte perhapur me dhune. Ekzistojne argumenta te shumta, te cilat e pergenjeshtrojne kete.Une mund te permend vetem nje, e ai eshte se shekulli i 19-te nuk do ta gjente asnje te krishtere dhe asnje kishe a manastir ne Ballkan, sikur islamiz te perhapej me dhune shteterore”.

Midis “analisteve” te njohur pati dhe nga ata te cilet edhe pse mbajten qendrime kritike ne lidhje me romanin, nuk hezituan te akuzonin muslimanet shqiptare ne lidhje me botekuptimin qe ata perfaqesojne persa i perket raportit fe-komb. Haptas behej thirrje mbi nje qendrim ngurrues te Konferences se Vendeve Islamike ndaj Kosoves dhe shpresave te kota qe gjoja muslimanet shqiptare mbanin tek ajo. Duke ndjekur keshtu nje taktike diversive, nga nje ane kritikon romanin dhe nga ana tjeter tenton te ndryshoje kursin emocional te muslimaneve shqiptare ndaj Konferences se Vendeve Islamike, duke perdorur keshtu çeshtjen e Kosoves. A thua se vetedija e shoqerise shqiptare eshte aq e perhumbur, sa qe askush se di, se ne Konferencen e Vendeve Islamike bejne pjese edhe shtete si Rusia. E cila veçse perbehet nga popullsi ortodokse, njihet fare mire per qendrimet e saj ndaj Kosoves.

Per tu rikthyer perseri ne thelbin e ketij shkrimi, qellimi i te cilit eshte evidentimi i diversitetit fetar si pasuri kombetare, desha te ve ne dukje se ne nje shtet te zhvilluar si Japonia ku gjenden gjithsej rreth 167-te sekte budiste, diversiteti fetar perben nje fakt per te treguar se ç’rendesi ka ai ne te vertete. Ekzistenca e nje mozaiku te tille fetar ne trojet shqiptare, sigurisht qe eshte shoqeruar me pranine e disa subkulturave dhe te nje pasurie te larmishme etnografike per nje vend kaq te vogel sa ky i yni.

Ne disa vende te botes turizmi fetar perben nje sektor jo pa interesa, pare ne kete kendveshtrim diversiteti fetar perben nje avantazh jo te vogel edhe tek ne. Pa anashkaluar ketu dhe mbeshtetjen diplomatike te cilen e kemi me te lehte per ta siguruar, se sa po te ishim vetem te krishtere apo muslimane.

Sigurisht, qe perfitimi si rrjedhoje e ketyre qe permendem me siper shtrihet edhe ne fusha te tjera bashkepunimi. Mjafton qe diversitetin fetar brenda nje kuadri te caktuar prej tolerances, ta dime ta perdorim edhe si pasuri kombetare. (start)
Shtuar më 14/05/2008, ora 04:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori