Bllokohen autobuzat me shqiptarë në kufi me Malin e Zi

Mali i Zi ka bllokuar futjen e të gjithë autobusëve shqiptarë që kanë destinacion Italinë. Që në orët e para të mëngjesit, është lëshuar urdhri që në doganat e Murriqanit dhe të Hanit të Hotit të mos lejohet futja e pasagjerëve që duan të shkojnë në Itali.

Në këto kushte po kthehen pas të gjithë autobusët. Kjo vjen edhe në kuadër të masave të marra nga shtetet e tjera, ku sipas informacioneve Kroacia ka vendosur karantinimin për 14 ditë të personave që kalojnë kufirin.


Shtuar 11.03.2020 08:40