Diskriminimi fetar dhe letërsia
Albeu.com
nga Hasan BelloJehona mediatike mbi romanin e Ben Blushit ngjalli dhe nje here diskutime tendencioze ne shtypin shqiptar, politikane, gazetare,analiste dhe perfaqsues te ndryshem shprehen mendimet...Jehona mediatike mbi romanin e Ben Blushit ngjalli dhe nje here diskutime tendencioze ne shtypin shqiptar, politikane, gazetare,analiste dhe perfaqsues te ndryshem shprehen mendimet e tyre, ku ne pergjithesi perjashto tek tuk ndonje te “djathte”, shumica e fryu kaq shume kete “tullumbace”, saqe edhe pak do tu kish “plasur” ne fytyre.

Boshlleku i krijuar si rezultat i mungeses se mendimit kritik letrar i la vend nje numri te madh spekulatoresh te cilet si nje kor gjinkallash i bene aq shume reklame kesaj paçavureje,sa qe mire tha dikush, “se do t’ua kish pasur zili çdo zyre marketingu”.

Pa hyre ne diskutime konspirative se nese autori i vertete i ketij romani eshte apo jo gazetari politikan Ben Blushi, me duhet te theksoj se ne pergjithesi mbizoteroi mendimi se kjo veper eshte postmoderniste. Çka verehet dhe ne konceptet historike, ngjarjet dhe personazhet te cilat shpesh-here nuk perputhen aspak me kontekstin kohor, politik dhe te verteten e cila shkrimtarit si nje trillues nuk i intereson aspak, sepse ne fund te fundit kjo eshte nje veper letrare.

Nga teoriciene te ndryshem, postmodernizmi perkufizohet si nje fenomen kulturor dhe praktike letrare bashkekohore, ku mundesia per te abuzuar, si ne rastin konkret me romanin e Ben Blushit, eshte teper e madhe. Keshtu Umberto Eko njeri nga njohesit me te mire te semiologjise e te teorise se komunikimit dhe njekohesisht autori i njeres nga veprat me te medha postmoderne te kohes tone, romanit “Emri i Trendafilit”, termin postmodern e perkufizon si nje term “qe mund ta sjellesh e ta rrotullosh si te duash”.

Ndersa studiuesja kanadeze Linda Hutcheon, ligjeruese e letersise se krahasuar ne Universitetin e Torontos, ne librin e saj me titull Poetika e Postmodernizmit (A Poetics of Postmodernism: History,Theory,Fiction.1989) thekson se “postmodernizmi eshte nje fenomen kunderthenes e subversiv, i cili perdor e keqperdor, nderton e rrenon vete dukurite qe nxit e provokon, qofshin ato ne arkitekture, letersi, ne pikture, ne skulpture, film, video, vallzim, televizion, muzike, filozofi, teori estetike, psikoanalize apo historiografi”.
* * *
Intertekstualiteti dhe origjinaliteti i romanit islamofob
“Të jetosh në ishull”

Per here te pare nocioni intertekstualitet u perdor nga studiuesja frenge me origjine bullgare, Julia Kristeva, ne fund te viteve 60-te. Sipas ketij nocioni nuk ekziston asnje veper letare e cila mos te kete huazuar, apo te mos jete ndikuar nga nje veper letrare e shkruar me pare. Edhe shkrimtari i madh Gete ishte nga te paret qe shfaqi dyshime mbi origjinalitetin absolut te shkrimtareve. Ndersa, eseisti francez Mishel Montenj kete dukuri e shprehte me fjalet “se ne s’bejme asgje tjeter vetem se interpretojme njeri-tjetrin”. Shekspiri sipas disa studiuesve, subjektet e tragjedive te tija i mori nga biografite e Plutarkut dhe nga autore te tjere antike. Kritiku freng Rolan Bart(1915-1980) ndersa fliste mbi nje tregim te Balzakut shprehej se “te gjitha tekstet letare jane te endura me fije te teksteve te tjera”, çdo fjale, çdo fjali ose fragment sipas tij eshte rishkrim ose pershkrim i veprave te krijuara me pare, ose i veprave qe e rrethojne vepren ne fjale.

Nga sa parashtruam me siper vetvetiu lind pyetja, po romani i Ben Blushit “Te jetosh ne ishull” nga cila veper (a) letar eshte ndikuar me teper?

Vitet e fundit, jo vetem ne vendin tone, por dhe ne disa shtete te tjera evropiane shpesh kemi degjuar per romane te cilat nxisin diskriminimin dhe kercenojne seriozisht tolerancen fetare ne mbare globin. Letersia sipas konceptit modernist eshte qarkullim tekstesh: librat u sherbejne librave, letersia ushqehet me letersi.

Pa mohuar ketu edhe motive te tjera per te cilat ajo perdoret, siç eshte ne rastin konkret romani ne fjale, nje tentative “vrasjeje” e ndergjegjjes dhe tolerances fetare qe ekziston tek shqiptaret.

Apo per motive te tilla qe sociologu Enis Sulstarova i shpreh me fjalet se “ndersa Shqiperia hyn ne epoken globale dhe shoqeria shqiptare hapet ndaj ndikimeve te çfaredollojshme, Islami ne Shqiperi duhet te mbyllet ne nje lloj karantine “kombetare” per hir te shembelltyres se shqiptareve ne syte e perendimoreve”.

Ndersa, gjej rastin te shpreh indinjaten time te thelle ndaj nje rasti te tille anormal desha ta mbyll duke cituar studiuesin e letersise shqipe Prof.Milazim Krasniqin, qe “ne kete realitet te deformuar moral, politik, social, kulturor e fetar, disa bastione ideologjike ateiste dhe totalitare, duan te mbrojne me dhune genjeshtrat qe jane patentuar njehere e nje kohe, dhe mbi te cilat kane pasur privilegje te medha, e mbi te cilat duan te vazhdojne edhe me tutje te mbijetojne,duke sunduar e terrorizuar te tjeret”. (Gazeta Start)
Shtuar më 03/05/2008, ora 20:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori