Dimensioni i lirisë
Albeu.com
nga Zaim BAFTIU“Liria është gjendja në të cilën individi në mes të shumë mundësive të veprimit të mund të zgjedhë dhe vendos pa detyrim. Pra si gjendje e përgjithshme e autonome e veprimit të një subjekti). “Nga fundi i shek. të parë para erës sonë,territori i Kosoves ku jetonin paraardhësit tane –Dardanet, pas robërimit romak humbi për herë të parë lirinë e saj. Robërimi romak e pastaj bizantin, serb, osman e përsëri serb zgjatën deri ne vitin 1941. Më pas njohim të ashtuquajturen “tre ditë Shqipni” që nënkupton lirinë nga robërimi serb deri në vitin 1944. Që nga ajo kohë, Kosova u fut prap nën sundimin sërb dhe përjetonte sundimin më të egër që ushtrohej mbi popullin e saj.
Një mollë e rënë nga dega e saj, process ky që ka ndodhur prej se ekziston kjo pemë, bëri që Njutoni të kuptoi shumë gjëra, e nga më të rëndësishmet ishte të kuptuarit e forcës së gravitetit, e për të vazhduar më vonë me studime shtesë edhe për shtrirjen e kësaj force dhe ndikimin që ajo ushtron në gjithësi. Dhe duhet të ekziston diçka shumë e thjeshtë që në dukje s’të jep pamjen që duhet të ket një shkas brenda për të kuptuar diçka shumë të madhe, e në këtë rast për të kuptuar dimensionin e lirisë, do të ekzistoj një process që është parë shumë më herët e është injoruar ndoshta, por sërish, një proces I tillë mund të jep orientimin për të arritur në deshifrimin e shifrës “Dimensioni i Lirisë”. Derisa Njutoni po qëndronte nën hije, ai nuk po rrinte kot së koti për të parë si ndonjë përtac mollat që po binin, e për të pandehur se cila nga to do ti binte më afër, por ai në një moment shumë të thjeshtë-kohë pushimi, ai po punonte, pasiqë është thënë “ Pushimi është salca e mirë e punës “, pikërisht në këtë moment ai bëri një pyetje dhe ajo ishte, pse molla po biente në tokë dhe nuk po ngelej në hapsirë, apo nuk po shkonte më lartë së vendi ku ishte? Kjo pyetje shumë e thjesht bëri që të marr kuptimin e vet diçka që veq ekzistonte në parandjenë, por nuk e kishte dimensionin e përshtatshëm. Pra me këtë studim të tij dhe angazhim bëri që të kuptoj dimensionet e gravitetit, veprim ky që duhet marr si bazë për të kuptuar edhe ne dimensionet që ka liria dhe të mos ndodh ndonjë keqkuptim, e aq më pak na lejohet ndonjë keqpërdorim i saj-lirisë.
Me luften e UQK-se me perkrahjen e kesaj lufte nga aleatet, u arrit qe perfundimisht Kosova me 1999 te qlirohej nga sundimi serb. Qe nga ky vit, ne shijojme lirine.
Por qdo të thotë fjala liri? Nocioni i lirisë eshte shume kompleks dhe i nderlidhur me shume faktor qe ate e bejne her te jet liri ne kuptimin e plote te fjales,e her te jet synonim i saj, por shumëher edhe vetem farsë.
Nocioni i lirisë sipas Kantit është “Gjendje në të cilën individi ne mes të shumë alternativave, pa qenë i detyruar ka mundësi të zgjedhë njeren prej tyre” Ky nocion permban dy kuptime, njera ne kuptimin negativ, qe nenkupton se njeriu mund te shfrytezoj lirine pa qene ne ndonje menyre i censuruar dhe ajo ne kuptimin pozitiv, qe nenkupton qe kjo liri ne realitet edhe te shfrytozohet. P.sh per te shprehur mendimin e lire perveq mungeses se censures (kuptimi negativ) te plotesohet edhe kushti i posedimit te lire te mediave qe ky mendim te behet i njohur per te tjeret, ne menyre qe te vije deri te shfrytezimi i vertete i lirise.
Ajo qe eshte me rendesi eshte edhe liria ne aspektin kolektiv, e cila eshte nje gjendje ku nuk ekziston robrimi nga te huajt.
Kështuqë, për ti pasur sa më të balancuara pikat e referimit-vendmbështetjet, do të sjellim shembuj të mirë të dhënies së kuptimit dhe dimensioneve meritore Lirisë dhe situate e ngjarje të kundërta me të parat, pra vende ku që në hapat e parë të saj Liria nuk mundi ti mbante dimensioned e saj dhe mori një drejtim për të përfundur si mos më keq.
Një shtet që u krijua në shek. VI, e që më vonë do të pësonte ndryshime, nga një dinasti tek tjetrën, për të përfunduar në perandorinë që më së gjati udhëhoqi botën, në perandorinë osmane, ky ishte pra shteti I Muhamedi-profetit të Islamit. Fillimisht u formua në qytetine Jethribit, I cili do të emërohej si qyteti I Muhamedi, më vonë kjo forcë e re që tentonte ti jepte dimensionet e merituara Lirisë, synon të zgjerohet kah qyteti I lindjes së themeluesit të kësaj force, të këtij shteti që po krijohej, kështuqë, shteti I ri I Jethribit po levizte ka qyeteti Mekk-es.
Por, është ngacmues fakti që, kjo celulë e vogël e një shteti të madh të më vonshëm, në fillet e krijimit të saj nuk posedonte forcën evidente që do ti jepte mundësinë për të bërë ndryshime rrënjësore në historinë njerëzore, por themeluesi I saj, vizionar I madh, e para gjë që bëri pas krijimit të kësaj force të cilen tentontet ta shëndrrië në shtet të fuqishëm, ishte pra hartimi I kushtetutës, dhe këtë e bëri para se të fillonte mbledhjen e tatimeve për arkën, para se të regjistronte ushtarët që do ta mbronin këtë shtet, pasiqë me këtë hap synoi ti jepte botës një model të qartë për dimensionin dhe rëndësinë që duhet të ket liria.
Në kushtetutën e këtij shteti, mbase mund të jetë edhe kushtetuta e parë në historinë njerëzore, e hartuar para se të krijohej shteti dhe për këtë qëllim, pra si ligj shtetformues, më këtë kushtetutë u larguan së ekzistuari dallimet që ekzistonin deri atëher si: dallimi ndërmjet fiseve, ndëmjet ngjyrave-racave dhe gjinive, dhe me këtë u bë një hap I madh në shtririen e termit Liri në dimensionet e veta.
Kur ndodhemi para një shembulli të till, që duhet të kemi parasysh kohën në të cilën u bë ky hap I madh, pra ishte shek VI i erës së re, për ta krijuar imazhin sa më të sakt për kuptimin që iu dha Lirisë në kohë dhe vende të ndryshme, duhet të kemi para vetës edhe ndonjë shembull të atill, pra të madh për nga përmasat sa edhe I pari, por me ndryshime rrënjësore në të kuptuarit e lirisë.
Dhe gjithçka merr kuptimin dhe domethënjen e vet që në momentin e par, pra edhe liria merr dimensione në momentet e para të krijimt të shteteve, apo të rënjes nën sundim,
Me këtë I dha kuptim lirisë që në momentin e parë të pushtimit dhe banorët e këtij qyteti e ndjenë Lirinë më shumë sesa para këtij momenti të pushtimti, pasiqë , që prej atij momenti do të zotëronet ligji I Jethribit, ku dalimet në mes të njerëzve nuk ekzistonin.
Ps gjithë kësaj rruge me therr pas therre penges pas pengese erdhi momenti për të marr në dorën tonë frytin e asaj që kemi mbjellur,të kujdesshëm që most a dëmtojmë dhe ta ruajmë.

Por çka pas pavaresise?

Para Kosoves ekzitojne nje mori qeshtjes qe kerkojne zgjidhje, e qe kane mbete nen hijen e statusit. Disa prej tyre shume urgjente. Pa u futur ne aspektin e ngritjes ekonomike qe eshte i varur nga shume faktor, hapjen e vendeve te reja te punes, sigurimin e energjise elektrike, me nje infrastrukture te dobet, me ekonomi te ulte, gati pas agrokulture, me nje sistem jasht normave te shendetesise, me nje sistem te arsimit qe qalon ne qdo sfere, me penisone te ulta, kategori sociale me perkujdesje te paket, e sidomos kategoria e veteranve, invalideve dhe familjet e deshmoreve dhe luftimin e korrupcionit jane vetem disa sfera urgjente qe e presin Kosoven pas statusit.
Duhet pasur parasyshe se me zgjidhjen e statusit nuk do te zgjidhen problemet e shumta qe ka Kosova. Kjo kerkon nje perkushtim te madh te qeverise dhe institucioneve tjera per te bërë reforma ne te gjitha sferat e jetes ne Kosove. Duke ber reforma, duke u perkujdesur per mirqenien sociale te qytetareve qe vjen me rritjen ekonomike krijohen kushtet qe disa nga dimesionet e lirise te permbushen.
Kosova pas pavaresise, duhet te orientohet drejt integrimit euro-atlantik. Ne baze te politikes destabilizuese serbe para dhe pasmillovishiqiane, me shpalljen e pavaresise nuk do te hiqet rreziku qe i kanoset Kosoves nga Serbia. Per kete arsye Kosova duhet me angazhme jashtzakonisht te medha te sigoroj anetaresimin ne NATO dhene kete forme, duke kerkuar edhe pranine e saj ne Kosove te mund te arrihet nje lloj siguri.
Gjithashtu edhe anetaresimi ne UE duhet te jet njera nder pikat kryesore te angazhimit te Kosoves.Meqenese anetaresimi ne UE do te jet nje proqes pak me i gjate dhe qe kerkon permushjen e disa kritereve qe per ne jo gjitheher do te jen te lehta, Qeverise i mbetet qe angazhimi në këtë drejtim te jetë ne maksimum.
Shtuar më 20/02/2008, ora 14:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori