Dhjetori i Prishtinës dhe dështimi tjetër i Brukselit
Albeu.com
nga Jeton Kelmendi, BrukselDita ditës, koha po afrohet dhe dhjetë dhjetorin po na e sjell. Erdhën e shkuan edhe shumë ditë të tjera si kjo, ku një popull pret të ardhmen e vet dhe një ditë caktohet, e ajo ditë nuk dihet cila është.U deshën të vriten qindra mija njerëz, të digjen poashtu mijëra shtëpi dhe çka nuk ndodhi diku në Evropë, më saktë në Ballkan, pikërisht në shekullin e zhvillimit më të madh të njerëzimit, pastaj për ta parë, Evropa e Bashkuar se atje po u shkelet e drejta për të jetuar disa popujve dhe po tentohet debimi i tyre nga shtëpitë e veta.
Edhe me fillimin e shekullit njëzet e një, Bashkimit Evropian, ju desh të pres shtatë vjet pas luftës në Kosovë, për ta nisur zgjidhjen e çështjes së saj dhe stabilizimin e Ballkanit.
Evropa ka nisjet e gjata........

Gjeografikisht, me kulturë, histori dhe me të gjitha, Kosova dhe Ballkani i përkasin Evropës. Mirëpo, gjithmonë vonë është kthyer koka andej. Tanimë Evropa Perëndimore, ka filluar me integrimin dhe pranimin në BE të disa vendeve të ish-bllokut të lindjes, kurse Ballkani Perëndimorë ka mbetur akoma me problem dhe rreziqe qe mund t’ ja prishin rehatinë Evropës. E gjithë kjo ka ndodhë dhe po vazhdon, si pasoj e mosvullnetit dhe paaftësisë së BE-së për ti zgjidhur problemet që ka në kontinentin e vet. Nuk ka emër tjetër pos DESHTIM i BE-së, shtyrja e statusit të vendit me afër dy milion e gjysmë banorë kaq herë. Kjo është e lehtë për tu zgjidhur, duhet vullnet dhe të respektohet konventa ndërkombëtare për për respektimin e vullnetit të popujve për vetëvendosje. Pamë se çështja kaloi në KS të OKB-së, por nuk u arrit as të vihet për votim, duke ju frikësuar vetos Ruse. Unë mendoj se është dështim, e po ta analizosh, del edhe paaftësi e BE-së, vazhdimi i negociatave me palë tjetër ndërmjetësuese, ku Evropa është palë e barabartë me Rusinë dhe SHBA-të. Do të duhej thënë: Tani ne vendosim për Statusin e Kosovës dhe po të funksiononte gjithçka në rregull, Brukseli duhej njohur direkt pavarësinë e vendit atje, pastaj do ta pranonte edhe SHBA-ja dhe vendet tjera. Si mund ti thuhet funksional një mekanizmi si BE, e cila hapur deklaron se është për planin e Ahtisarit që parasheh pavarësi të mbikëqyrur, mirëpo lejon që statusi të shtyhet.
Me që ra fjala të shtyrjet tjera, duhet parë se dhjetori është afër. Me dhjetë dhjetor delegacioni ndërmjetësues apo “Trojka”, duhet ti raportoj Këshillit të Sigurimit, ngase e përfundon mandatin. Do të mund të vihet të konstatimi se Evropa nuk zgjidh çështjet e veta, por të tjerët janë ata që zgjidhin. Konkretisht me rastin e Kosovës, ngase SHBA në njërën anë, Rusia në anën tjetër, kurse BE është palë e tretë. Madje shihet se edhe mendim të vetin nuk ka BE, disa përkrahin idenë e Shteteve të Bashkuara, përkundër disa që mbështesin mendimin Rus.
Në këtë kontekst, dhjetori reflekton në dy anë:
E para kap BE-në dhe nivelin e funksionimin e saj. Shtrohet pyetja, a do ta zgjidhë Brukseli Çështjen e Kosovës, në ketë kohë që shumë herë ka deklaruar se në dhjetor do të përfundoj çështja.
Jo... Sipas të gjitha gjasave do të dështoj serish, madje vet Brukseli ka edhe informata se në terren ekzistojnë edhe grupe radikale që presin ketë kohë, mirëpo tek disa nga zyrtarët e BE-së vërehet një dozë frike se pas kësaj kohe gjendja atje do të eskaloj. Ku do të mbetet Brukseli pas dhjetorit, këtë do ta shohim, me një plan të ri, ose gjysmë ide që nuk qon askund. Kështu janë disa shenjë që tregojnë nga brenda....
Të sotmen lere për nesër e të nesërmet nuk sosën kurrë, kjo është teknika që ka Brukseli, të cilës për emër mund ti thërrasim DESHTIM, kurse mbiemër, i PERSERITUR.
Vet paralajmërimi i Brukselit se BE do të marrë mandatin nga UNMIK-u, edhe nëse nuk do të kemi një status përfundimtar dëshmon se nuk ka një seriozitet për ta zgjidhur çështjen. Për më tej zyrtaret e BE-së kanë edhe një plan nën hije, që le prapë të përbashkët me disa gjera Kosovën dhe Serbinë që do të thotë gacën në barut.
E dyta, nuk ja qanë kokën faktorit ndërkombëtarë, por bie mbi supet e politikanëve vendor, të pesë personave që quhen “Grupi i Unitetit”, funksionalisht pesë çerek presidentët e Kosovës. Për këtë grupin e fundit mund të themi se janë “grupi i mashtruar” e që mashtrojnë. Politikanët kosovarë që drejtojnë vendin, politikën e bëjnë duke dëgjuar analistët ndërkombëtarë. Kur thotë një analist në Washinkton, Londër, Berlin apo Paris, se Kosova duhet të bëhet shtet në ketë apo at kohë, ata dalin dhe deklarojnë se Kosova do të bëhet shtet në kohën e caktuar. Nëse, do të ndodh që Komuniteti Ndërkombëtarë nuk do ta njoh pavarësinë, ne do ta shpallim në Kuvend. Edhe kjo është thënë disa herë nga ta, por kur dikush nga faktorët e mëdhenj u ka thënë heshtni me ketë fjalë, ata kanë harruar se çfarë kanë deklaruar më parë.
Së fundi, sipas burimeve tona, Kosova nuk do të bëhet shtet as në dhjetor dhe ketë dikush ua ka thënë edhe “Grupit të Unitetit” dhe ata kanë filluar që mos ti marrë vesh kush se çfarë thonë, madje as vetën nuk po mund ta marrin me mend se çka po thonë. Herë do ta shpallim e herë nuk do ta shpallim pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtarë.
Krejt për fund BE-së dhe politikanëve kosovarë kujdes me dhjetorin, të parës mund të jetë më shumë se një dështim i ri, ndërkaq të dytë gjë ditë do t’ju gjykoj historia.
Shtuar më 22/10/2007, ora 15:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori