Pėr kė bien kėmbanat!
nga Destan Jonuzi
Nė pah se fajtorin "kujdestar" pėr zėnkat midis tyre dy partit politike maqedonase VMRO dhe LSDM do ta gjejnė dhe kėrkojnė nė mesin e shqiptarėve ndėrsa buxheti si ēdo herė ėshtė hartuar edhe kėsaj here nė interes vetėm tė zonave maqedonase.

Ngjarjet e 24 dhjetorit nė parlamentin e Maqedonisė treguan qartė se Maqedonia ende nuk ėshtė e pėrgatitur pėr tu ballafaqur me argumentet e tryezės dhe 'betejėn' institucionale si formėn mė demokratike tė pluralizmit politik nė gjitha vendet demokratike.

Nuk dua qė tė fokusohem nė analiza tė buxhetit tė Maqedonisė pėr vitin 2013 pėr arsye se skajshmėrisht si asnjėher mė parė shqiptarėt e Maqedonisė diskriminohen. Nuk do mend qė njė analizė dhe pėrfundim tė till mund ta jep ēdo qytetarė shqiptarė.

Vetėm nėse analizohen mejetet pėr aktivitete kulturore qė ju ndahen komunave shqiptare e qė janė baraz me 0 mund tė konstatohet se gjitha komunat shqiptare nuk kanė buxhet komunal pėr aktivitete kulturore as sa njė pėrmendore e projekti "2014".

Mė 24 dhjetor nuk u thye asnjė kusht pėrpos kushtit pėr tė qenė vend anėtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-sė. Athua nė vendet e NATO-s nuk ndodhin ngjarje tė tilla? Mund tė pyes dikush. Pa dyshim se PO. Por ama, nė postulatet mė tė larta tė NATO-s dhe Bashkimit Evropian siguria e qytetarit tė thjeshtė dhe demokracia plurale janė mbi tė gjitha. Ndėrsa te ne u dėshmua se kjo nuk ėshtė ashtu.

Nga kėtu edhe pėrfundimi se kemi humbur njė shansė pėr tė qenė pjesė e kėtyre strukrurave evropian edhe pse ne shqiptarėt pėr disa vite rresht besojmė marrėzisht nė politikanėt tonė pėr tė anėtarsuar vendin nė Bashkimin Evropian.

Dėgjova dhe lexova edhe shumė komente lidhur me pjesmarjen e partive politike shqiptare nė votimin e buxhetit tė Maqedonisė pėr vitin 2013. Pa pėrjashtime prezenca e BDI-sė nė seancėn plenare parlamentare ku u votua buxheti nuk mund tė kontestohet pasi qė ėshtė pjesė e kabinetit tė qverisė "Gruevski 3", ndėrsa akuzat ishin pėr pjesmarrjen e partisė opozitare PDSh nė kėtė seancė. Edhe pse kjo parti votoj kundėr buxhetit 2013.

Kėtė tė gjithė por edhe klasa analitike duhet ta kuptoj si njė begati nė demokraci. Madje siē patė deklaruar edhe lideri i kėsaj partie nė njė emision debativ nė Tiranė, PDSh e ka paguar shtrejtė bojkotin e institucioneve.

Athua prezenca nė kėtė seancė nėnkupton se PDSH-ja mėson nga gabimet e sė kaluarės.

Ēfarė pas 24 dhjetorit?!
Pas ndodhive nė parlamentin e Maqedonisė opozita maqedonase deklaroi se nuk do tė ndjek punėn e parlamentit. Kjo fletė se parlamentit tė Maqedonisė deri nė njė kompromis tė ardhėshėm do i mungoj debati dhe demokracia parlamentare edhe pse nė tė marrin pjesė edhe disa parti tjera opozitare.

Pas kėsaj doli nė pah se fajtorin "kujdestar" pėr zėnkat midis tyre dy partit politike maqedonase VMRO dhe LSDM do ta gjejnė dhe kėrkojnė nė mesin e shqiptarėve ndėrsa buxheti si ēdo herė ėshtė hartuar edhe kėsaj here nė interes vetėm tė zonave maqedonase.

Pse them kėshtu, pėr arsye se menjėher pas kėsaj analistė dhe media tė afėrta me pushtetin filluan tė akuzojnė se gjoja diaspora shqiptare kėrcnon ato ndėrsa pjestarė tė opozitės se Brankua ka shkulur flamurin shqiptar nga Tetova dhe Gostivar ndėrsa Gruevski ka lejur qė me rastin e 100 vjetorit Maqedonia tė bėhet Shqipėri.

Maskarenj e jo mahi.

Tani dua tė rikujtoi qė dy blloqet maqedonase se mė kėto mend asnjėher nuk mund tė bėhen pjesė as e NATO-s ku ėshtė edhe Shqipėria, Greqia ... e as e Bashkimit Evropian ku ėshtė ...Greqia dhe Bullgaria....

Sė fundmi bashkėjetesa e shqiptarėve nė Maqedoni ka qenė paqėsore vetėm atėhere kur shqiptarėt kanė pranuar tė jenė qytetarė tė dorės sė dytė. Ndėrsa kur shqiptarėt kanė kėrkuar tė jenė tė barabartė, bashkėjetesa ka qenė e trazuar deri edhe me kryengritje siē ndodhi nė vitin 2001, por qė mjerisht mbeti nė mes tė rrugės.

Edhe sot qė po flasim, shqiptarėt nė Maqedoni vazhdojnė tė jenė qytetarė tė dorės sė dytė. Po ju sjell disa shembuj: Sot shqiptarėt nė maqedoni nuk kanė ligj tė pėrdorin Flamurin Kombėtar, ai u anulua nė vitin 2007.

Marrėveshja e Ohrit, ishte njė marrėveshje qė shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja. Por shikoni se ēfarė ndodh, caktohet njė zėvendės kryeministėr pėr zbatimin e saj dhe ai gjithėmon ėshtė shqiptar. Nėnteksti ėshtė i qartė: Po ju japim njė lėmoshė, po i ndėrrojmė kursin Marrėveshjes, po e trajtojmė atė thjesht si njė lėshim ndaj shqiptarėve.

Autori ėshtė botues dhe kryeredaktor i portalit Express.mk
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Kujdes se e ha burgun ...

Kujdes se e ha burgun ...