Deputete shqiptare, pasanik te medhenj!
Albeu.com
nga Darina TanushiDeputetët shqiptarë shpenzojnë më shumë se sa homologët e tyre në vendet evropiane me një stad zhvillimi ekonomik shumë herë më të lartë.Në këtë përfundim ka arritur lëvizja “Mjaft” në një raport të publikuar dje, pas një monitorimi të sesionit të katërt të Kuvendit në periudhën janar-korrik 2007. Sipas raportit dhe krahasimeve që bëhen me parlamentet e vendeve të tjera, vihet re se shumica e këtyre shpenzimeve shkojnë për transportin e deputetëve shqiptarë. “Çdo deputet i Kuvendit tonë, thotë raporti është i pajisur me automjet, ndërkohë që në disa nga vendet më të zhvilluara të Evropës si Franca, Gjermania apo Norvegjia, deputetëve nuk iu sigurohet automjet, por kanë në dispozicion një numër të kufizuar automjetesh në një park, ku duhet të planifikojnë udhëtimet, të cilat mund të kryhen vetëm brenda kryeqyteteve dhe vetëm për çështje legjislative. Nëse nuk ka automjete në dispozicion, deputetë në këto vende duhet të përdorin taksi. Kjo metodë funksionon edhe për Norvegjinë, që është vendi me mirëqenien më të lartë në botë dhe parku i automjeteve të parlamentit të saj përbëhet vetëm nga tri vetura të mira, të cilat përdoren vetëm në raste takimesh të veçanta. Në këto tre vende, deputetëve iu sigurohet transporti me tren ose me mjete të tjera të transportit publik. Sipas raportit, shpenzimet operative të buxhetit të Kuvendit të Shqipërisë, të cilat shkojnë vetëm në ndihmë të deputetëve (duke lënë jashtë shpenzimet e administratës së Kuvendit, të cilat janë të papërfillshme në krahasim me shpenzimet për deputetët) për një vit buxhetor duhet të arrijnë domosdoshmërisht shifrën rreth tre milionë dollarë amerikanë, përndryshe thyhet ligji. Në këtë shifër, thuhet në raportin e “Mjaft”, e cila përbën gati gjysmën e buxhetit të përgjithshëm të Kuvendit, zërat më të rëndësishëm janë: karburant për transportin e deputetëve, mirëmbajtje auto, goma, sigurim automjetesh, telefona celularë, hotel për shoferët e automjeteve, dieta për deputetët dhe shoferët e tyre si dhe pjesëmarrje nëpër komisione. Për shkak të këtyre shpenzimeve, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore si dhe për shkak të keqmbajtjes së automjeteve, Kuvendi i Shqipërisë detyrohet që të blejë automjete të reja për deputetët. Blerja e fundit e cila u krye në janar të vitit 2007 nuk ndodhi shume larg blerjes së fundit që ishte jo më pak se 5 vjet më parë. G. Shqiptare
Shtuar më 06/11/2007, ora 23:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori