Cfare eshte politika tek shqiptaret
Albeu.com
nga FAIK KRASNIQIPolitika është art dhe si tek gjitha artet tjera. Artistët nuk kanë performanca të njëjta dhe për më tepër, vet arti si i tillë ka më shumë kultura e rryma të ndryshme. Politika është edhe instrument për arritjen e qëllimeve programore, partiake e personale.Politika në praktik shfaqet edhe si art i mashtrimit dhe demagogjisë cinike. A nuk kanë qenë politikat irracionale dhe demagogjike ato që kanë ushqyer iluzione dhe kanë çuar vende dhe popuj drejt kasaphanave botërore apo drejt diktaturave mizore?
Politika është art. Është sistem i ndërlikuar veprimesh ligjore e juridike për të gjetur modalitete e mekanizma më të përshtatshme që do i lehtësojnë jetën dhe do i përmirësojnë dhe avancojnë mirëqenien e qytetarit, i cili përmes votës së lirë zgjedh përfaqësuesit e tij - për t'i ngarkuar ata me përgjegjësi mbi proceset që duhet të bartin.

Le të vijmë te realiteti ynë shqiptar. Politika sot e gjithë ditën këtu konsiderohet si “Puna” më e mirë (para, pushtet, pasuri) ndërsa duhej të ndodhte e kundërta: Puna (në kuptimin e nxitjes së punësimit dhe prosperitetit) duhej të ishte “Politika” më e mirë.

Në Ballkan (midis shqiptarëve - ku na dhemb neve më shumë) po zhvillohet një politik ditore, jo një politik e mirëfilltë. Kjo politik ditore që natën të vret e ditën të qanë, që sot thotë tjetrën e nesër vepron krejtësisht ndryshe, është pikërisht kjo politik që edhe quhet “Politika është Kurve”. Është kjo lloj politike që na "shoqëron" në vendet tona, dhe këta njerëz që bëjnë ketë lloj politike, unë për vete i quaj kurvarë. Politika tek ne është “kurva” më e madhe të cilën as koha s'do të arrijë asnjëherë ta shfarose dot. Për fat të keq ky është përkufizimi që kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, nga politika ditore dhe po ketë përkufizim do t'i lemë pasardhëseve tanë. Tek ne fatkeqësisht politikanët nuk llogariten ato që janë (shërbyes të qytetarëve), por janë ngritur në piedestale shefash e bosësh e po i llogarisin si “ZOT “ të shtëpive të shqiptarëve. (Autori eshte publicist i pavarur nga Prishtina)
Shtuar më 01/07/2010, ora 18:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori