Të padëgjueshmit “të ndëshkohen”
nga Cene Pushkolli
Marrëveshjet të respektohen ose ne nuk kemi se për çka të bisedojmë, duhet të thonë institucionet e Kosovës për bisedime me palën serbe. Pastaj duhet të thonë nuk duam që vazhdimisht të na shqetësohen qytetarët gati për çdo ditë duke kaluar kufirin Kosovë – Serbi. Shkelësit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, dikujt Bashkësia ndërkombëtare duhet t’ia “ngreh veshin”, përndryshe marrëveshjet nuk kanë kuptim.

Në qoftë se Kosova ka probleme lidhur me ruajtjen e sovranitetit të vetë nga ana e Serbisë, ai fillimisht duhet të shikojë se cilat janë shkaqet që pala serbe vazhdimisht i “shkelë” marrëveshjet. Pastaj duhet të shikoj se a janë shkaqet që Serbia nuk të lë rehat pse ai ka pretendime territoriale ndaj teje apo pse dëshiron që karshi botës demokratike të tregojë se Kosova nuk është e zonja ta menaxhojë shtetin si duhet dhe sa duhet? Cila do që të jetë arsyeja, institucionet e Kosovës duhet të formojë ekipe ekspertesh të ndryshëm për ta analizuar sjelljen e saj dhe konformë saj të reagohet fillimit tek baronesha Eshtaun si edhe tek miqtë tanë duke filluar prej Shtetit të Amerikës dhe aleatëve të saj, në mënyrë që Serbisë “t’ia ngrehin veshin”. Kështu pra do të duhej të vepronin institucionet e Kosovës, duke filluar nga presidenca, Qeveria, Kuvendi i Kosovës, Gjykata Kushtetuese si edhe shoqëria civile. Dhe posa të analizohen të gjitha shkaqet, të merren masat për mbrojtjen e sovranitetit të vendit si edhe të imazhit të sajë në diplomacinë botërore. Fare mire po dihet, jemi dëshmitar të përditshëm, po informohemi çdo ditë nga mediumet elektronike dhe të shkruara se Kosova tash e sa kohë atakohet nga Serbia në mënyra të ndryshme dhe jo vetëm kaq, Kosova në rrafshin diplomatik prezantohet si shtet jo stabil, e institucionet e Kosovës nuk janë të gatshëm për të futur elemente të avancuara të sistemit qeverisës dhe të Demokracisë në atë mas që Serbinë ta shtrëngojë që të ndërrojë sjelljet e saja karshi Kosovës. Kosova duke i pasur parasysh të gjitha këto që po ndodhin në zonat e enklavave ku banojnë serbët, ajo duhet të këtë hapësirë për t’i aplikuar masat të mbështetura në demokracinë e mirëfilltë.

Rasti konkret i sjelljeve të Serbisë dhe të qytetarëve të saj dhe shtetasve të Kosovës të etnicitetit serb, tash e sa kohë përkundër bisedimeve të monitoruara nga bashkësia ndërkombëtare, ata marrëveshjet në terren nuk janë duke i zbatuar në masën çfarë do ta lehtësonte qarkullimin ndërkufitar të kollajshëm të njerëzve dhe të mallit.

Institucionet e Kosovës duke i pasur të gjitha këto parasysh , respektivisht duke i pasur parasysh ndodhitë që po ndodhin në terren, duhet të fillojë që në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare të kushtëzojë Serbinë në bisedime, përderisa ajo nuk fillon t’i zbatojë në përpikëri marrëveshjet e miratuara gjatë bisedimeve. Bile-bile Kosova duhet që për çdo “tentim” të Serbisë dhe strukturave paralele të saj për prishjen e rendit dhe të ligjit ta alarmojë botën demokratike, në mënyrë që po kjo botë të kërkojë nga Serbia ose të “luaj” lojën për çfarë pajtohen palët në bisedime ose përshëndetu me anëtarësimin në BE.

Mjerisht institucionet e Kosovës këtë gjë nuk janë duke e bërë, ata madje as më të voglin shqetësim nuk e zbardhin si duhet dhe sa duhet në qarqet ndërkombëtare. Do të ishte më se e nevojshme që institucionet e Kosovës t’i marrin më me seriozitet ndodhitë në terren, dhe konformë tyre të veprohet, respektivisht në bisedimet vijuese këto shqetësime të prezantohen në mënyrë që Serbia të shtrëngohet për të respektuar marrëveshjet e arritura.

Siç po shihet Serbia gjithherë gjen forma të ndryshme të shantazheve , kërcënimeve dhe të inskenimeve të vatrave të krizave. Një krizë të tillë ajo tash e sa ditë është duke e përdorur përmendoren e dëshmorëve të lirisë në qendër të Preshevës, edhe pse bota demokratike tashmë është prononcuar se ajo çështje i takon pushtetit local. Është mirë që institucionet e Kosovës serbët e Kosovës t’i përdorë si masë të reciprocitetit sa i përket të drejtave të pakicave, qofshin ata në Republikën e Kosovës apo në republikën e Serbisë. Sido që të jetë Kosova duhet vepruar në harmoni me interesat shtetërore duke i “dëgjueshëm” miqtë tanë ndërkombëtarë.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit