Reagon gruaja që u tërhoq zvarrë nga policia: Nuk më shohin sytë nga dhimbja

Protesta e sotme e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej u shoqërua me momente tensioni mes policisë dhe protestuesve.

Mes të tjerëve policia tërhoqi zvarrë përfaqësuesen e shoqërisë civile, Ira Kurti, së cilës i ra të fikët dhe më pas është shoqëruar në spitalin Ushtarak.

Përmes një prononcimi në facebook, Kurti bën me dije se pak minuta më parë nga dalë nga spitali dhe ndonëse thotë se nuk i shohin sytë nga dhimbja, mbetet optimiste që do të bëhet mirë.

Ajo tregon se në spital nuk i matën as temperaturën dhe dorën e vrarë nuk ia mbështollën, sepse nuk kishin mjetet e nevojshme. Gjithashtu ajo thekson se ka djegie të brendshme, por shpreson që mos të jetë hemorragjie brendshme, shkruan panorama.

“Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak, ku më kanë vizituar, por nuk më matën as temperaturën dhe kam një djegie të brendshme, por ishalla nuk është hemorragji e brendshme, sepse kam një dhimbje koke shumë të madhe. Por doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet që të më fashonin dorën e dëmtuar, më kanë dhënë receta me ilaçe dhe çfarë duhet të bëj.

Ishalla me kaq edhe këtu mbaroi. Kam një shoqe që më ka ndihmuar që t’ju kthej përgjigje sepse mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Do bëhem më mirë kështu që mos u shqetësoni“, tha përfaqësuesja e shoqërisë civile.


Shtuar 9.05.2020 19:31