Kush është ministri i Ramës që nuk e votoi marrëveshjen e “5 qershorit”

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit. Gjashtë deputetë votuan kundër, 4 abstenuan, ndërsa 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Deputetët kanë votuar me fletë për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Nga procesverbali i Kuvendit mësohet se mes atyre që nuk votuan fare ishte edhe ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, si dhe deputetët Eljo Hyska, Lefter Koka, Tom Doshi, Alban Zeneli. Ndersa Ralf Gjoni e dogji voten.

Votuan kundër

Adriatik Alimadhi

Halil Jakimi

Korab Lita

Myslim Murrizi

Ylli Shehu

Nuk kanë votuar

1-Arlind Çaçani

2- Bledar Çuçi

3- Tom Doshi

Arben Elezi

Eljo Hysko

Ligoraq Karamelo

Lefter Koka

Erion Piciri

Enver Roshi

Nikolin Staka

Sadi Vorpsi

Alban Zeneli

Abstenuan

Kujtim Gjuzi

Ramazan Gjuzi

Ervis Meço

Kostaq Papa

Ralf Gjoni dogji voten.

Sipas procesverbalit mësohet se deputeti Ralf Gjoni në kuadratet e votimit ka bërë shënime dhe shenja jashtë objektit të votimit. Për këtë arsye, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën e vlerëson të pavlefshme. /oranews


Shtuar 23.07.2020 18:52