Buja politike në Ballkan
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUKontraverzat mund të ekzistojnë vetëm në një mes ku nuk qartësohen gjërat drejtë dhe nuk perceptohen realisht ashtu siç duhet.Po, Ballkani , një gadishull që përjetoi dy luftëra dhe shumë kriza politike , ndoshta në rruzullin tokësor është rajoni më i bujshëm momentalisht me aktivitete politike , kthesa , represione , shënim të historive më të reja. Përveç problemeve të trashëguara dhe të padrejta të SHBA-ve dhe luftës së tyre të " terrorizmit" , problemeve të Kubës , aktualiteteve politike për president shteti në SHBA, dashuriçkave të moralitetit francez Sarkozy , Ballkani po paraqitet si një pleadë e akute e problemeve , sfidave dhe retrospektivave të rëndësishme historiko-shoqërore. Rëndësia imamente e zgjidhjes së problemeve në Ballkan kompozohet me idenë e sterilitetit të famshëm ideologjik të shteteve-kombe. Fama dhe integriteti politik i shteteve të Ballkanit po ngritet mbi fatin e tragjedive të pashmangshme në këtë Gadishull. Në pika të shkurtëra do të cekë vetëm disa aktualitete më të rëndësishme politike në Gadishullin Ballkanik në këtë periudhë kaq të nxehtë duke mos mëtuar se kam thënë diçka , por thjeshtë janë konstatime logjike në syrin e një qytetari të thjeshtë.
1. Sllovenia- Sllovenia është një shtet mjaft i rëndësishëm në Ballkan. Ishte pjesë e Jugosllavisë dhe fatmirësisht pjesa më e zhvilluar ekonomikisht në Jugosllavi. Para disa viteve ishtë udhëheqëse në Ballkan në lëmin e korrupsionit , ndërsa me ndryshimet politike që ndodhën atje , nga fundrrinat dhe analet e faqeve të zeza të degradimit ngadal u ngritë në piedestalin ekonomik. Sot është një vend mjaft i zhvilluar ekonomikisht , është antare e Unionit Europian dhe ka një rrol të pakontestueshëm në Gadishullin Ballkanik si një ruajtëse e paqës dhe stabilitetit. Momentalisht Sllovenia udhëheq me Unionin Europian , janë çaste ose muaj shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor siç njihet në diplomaci , sepse në Slloveninë shpresojnë shumë Shqipëria , Kroacia dhe Maqedonia për ftesë për antarsim në Unionin Europian dhe në Nato. Sllovenia në politikat e saj të jashtme shpesh dinë të bëhet neutrale dhe pa zë. Por , historikisht dhe gjeografikisht është e lidhur me Sërbinë. Fati ishte tragjik i ndarjes së tyre , por fat edhe më tragjik është i vullnetit politik të popullit të Kosovës në këto çaste vendimtare të pavarsisë së saj. Para disa ditësh ministri i jashtëm i Sllovenisë i premtoi homologut të tij maqedonas se do ta përkrah Maqedoninë në samitin e Bukureshtit për antarsim në Nato. Të shpresojmë që ai premtim i dhënë të realizohet dhe se shumë shpejtë dëshirojmë që ta shohim Maqedoninë të antarsuar në NATO.
2. Kroacia- Po përjeton vitet më të rëndësishme të historisë së saj. Me përshpejtimin e zhvillimit të saj ekonomik marramendës dhe shembull numër një në Ballkan , ajo ka gjasa mjaft të favorshme që shumë shpejtë të bëhet pjesë e Unionit Europian. Edhe Kroacia historikisht dhe gjeografikisht është e lidhur me Serbinë dhe në formë indirekte edhe me Rusinë. Pretendimet e Kroacisë janë kyçje sa më e shpejtë në unionet e rëndësishme politike dhe ekonomike në rruzullin tokësor , zhvillim i mëtutjeshëm ekonomik , pasiqë Kroacia e dijmë që deri para dy vitesh ka pasur problem me normën e saj të inflacionit dhe të korrupsionit veçanërisht në mjeksi .Futja e Kroacisë në Unionin Europian do të shtonte stabilitetin ekonomik dhe politik , dhe do i jepte shpresë edhe shteteve tjera të Ballkanit që si mostër ta marrin Kroacinë.
3. Serbia- Ajka e problemeve në Gadishullin Ballkanik në qindvjeçarin e fundit është ky vend. Regjimi i saj totalitar në planin politik dhe manipulimet e gjëra dhe të thella në ekonominë Serbinë e sjellën në një pozitë mjaft të pafavorshme të ardhmërisë së saj. Momentalisht në Serbi po bëhen zgjedhjet për president shteti. E gjithë kjo është një alibi politik që në planin diplomatik të përfitojnë në kohë që Kosova të mos shpallë pavarsinë. Me shpalljen e pavarsisë së Kosovës , Serbisë i lindin shumë probleme të veta të brendshme që i ka trashëguar ndër vite me rradhë. Ish-Republikat Jugosllave me të drejtë kërkuan pavarsimin e tyre , në mesin e tyre pa problem pavarsinë fitoi edhe Mali i Zi. Por problemi qëndroi me dy krahinat më të mëdha në ish-Jugosllavi , Kosovën dhe Vojvodinën. Kosova me emrin e Zotit do të fitojë pavarsinë . Politika serbe është e vetëdijshme për një gjë të këtillë , ajo vetëmse po i lëshon të gërrihurat e fundit në diplomaci. Por , nuk mundet ta kontrolloje veten pas pavarsisë së Kosovës , se një hap të këtillë mund ta marrë edhe Vojvodina dhe në atë moment mund të lindshin trazira të brendshme politike në Serbi e deri në luftë qytetare. Të theksojmë se në parlamentin serb gjendet vetëm një deputet shqiptar. Serbia para disa muajsh formoi edhe Bashkësinë Unike Islame me qëllim që ta kontrollojë atë. Në politikën e jashtme Serbia ka mbështetje të madhe nga Rusia. Kisha Ortodokse Serbe nuk po njeh Kishën Ortodokse Maqedone , po e nxitë Maqedoninë që të kenë probleme me Kosovën në vijën e saj kufitare.
4. Mali i Zi- Është shteti më i ri në rruzullin tokësor. Ka një sipërfaqe të vogël dhe një tendencë të madhe për zhvillim të fuqishëm ekonomik. Përmes turizmit Mali i Zi po realizon shumë të ardhura në buxhetin e saj. Shqiptarët atje janë politikisht të organizuar , kanë deputet në parlament , dhe fatkeqësisht vetëm një Fakultet në gjuhën shqipe në Univerzitetin e Podgoricës. Mali i Zi historikisht është i lidhur me shqiptarët e gjithë globit. Edhe pse shtet i ri në rruzullin tokësor dhe i vogël , ajo ka shansa pozitive që të hyjë në Unionin Europian njejtë si Qiproja "Greke".
5. Bosnja dhe Hercegovina- Rasti më tragjik në Ballkan është rasti i popullit boshnjak ose siç njihet në ditët tona popullit goran. Bosnja u nda në kantone dhe pushteti politik atje është shumë i ndërlikuar. Janë krijuar shumë hendegje të mëdha midis popujve më të mëdha në Bosnje , boshnjakëve , kroatëve dhe serbëve. Para disa muajsh politika shoviniste nxiti në Bosnjë një frikë mediatike që poqese Kosova do të kërkojë pavarsi atëherë edhe serbët e Bosnjës do të kërkonin ndarje dhe pavarsi. Por , me ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar gjendja në Bosnje u stabilizua. Qëllimisht ose pa qëllim Bosnja ngeli shumë mbrapa shteteve tjera të Ballkanit në aspektin ekonomik. Bota gllabëruese u çua kundër këtij etniteti i cili deri para disa vitesh simbolizonte kulturën dhe qytetërimin më të përhapur në rruzullin tokësor gjatë historisë. Boshnjakët janë të lidhur shumë me shqiptarët pasiqë dikur kanë qenë bashkarisht nën ombrellën e Perandorisë Osmane dhe kanë udhëhequr me segmente të rëndësishme të shoqërisë së atëhershme. Por , tani si boshnjakët ashtu edhe shqiptarët janë aq të ndarë sa nuk kanë mundësi ndoshta edhe pas ca vitesh të vijnë në rrugën e vërtet dhe në kahen e duhur të politikës. Bosnja mbështet fuqishëm pavarsinë e Kosovës dhe shpresojmë që edhe ajo shumë shpejtë t`i zgjidhë problemet e saja të brendshme dhe të jashtme.
6. Greqia- Është antare e Unionit Europian. Ajo ka një ndikim të madh politik në Ballkan dhe në planin e investimeve në Bankieri është e para në Ballkan. Kisha Ortodokse Greke është mjaft raciste dhe shoviniste. Ajo ka nxitur probleme të brendshme midis ortodoksëve dhe katolikëve të Greqisë. Njëashtu kjo kishë e mbështetur edhe nga politikat aktuale të Greqisë ka dërguar mjaft misionar në Shqipëri , ka ndërtuar shumë kisha atje , në mese muslimanësh me qëllim konvertimin e tyre në ortodoksizëm. Shqiptarët janë të lidhur historikisht dhe gjeografikisht me Greqinë. Atje jeton populli çam i cili në masë të madhe është i asimiluar dhe ka tendeca të zhvendosjes së vëmendjes së politikave zyrtare të Greqisë ndaj shtetit shqiptar. Njëashtu edhe shumë shqiptar nga Shqipëria bukën e gojës e fitojnë në Greqi përmes punëve të rënda , të diskriminuar dhe nën kushte abnormale. Greqia ka një problem të pazgjidhur me Maqedoninë në lidhje me emrin e saj kushtetues. Me të drejtë ose pa të Greqia sjellet si superiore ndaj Maqedonisë dhe ende sot e kësaj dite nuk e njeh Maqedoninë me emrin e saj kushtetues. Edhe pse në ekonominë e Maqedonisë investimet greke janë mjaft të mëdha , prap se prap lindin probleme esenciale në lidhje të dyfishta. Greqia historikisht ka qenë antishqiptare , dhe kështu edhe shtetit shqiptar i ka paraqitur mjaft probleme politike. Ajo në planin e saj diplomatik kërkoi që nëse shpallet pavarsia e Kosovës atëherë edhe jugu i Shqipërisë të pavarsohet dhe të njihet në histori si Jugu Helen i Shqipërisë. Në këtë segment është duke i ndihmuar mjaft edhe Peshkopi Janutallos në Shqipëri.
7. Maqedonia- Këtu do të ndalemi pak më shumë në aktualitetet e fundit politike në vend. Do t`i përmendim në formë renditjesh disa ngjarje më të rëndësishme:
- Qeveria e Maqedonisë përmes formave shoviniste kreu presion ndaj të përditshmes Lajm në gjuhën shqipe. I vetmi shkak i këtij represioni ishte se Gazeta Lajm gjithmonë në faqet e saja mbronte interesat e popullit dhe jo të xhepave të shefëve të Partisë.
- Qeveria e Maqedonisë inicoi ndërtimin e një Kisheje gjigande në Shkup , jo që unë si musliman ndihem i ofenduar , por nga taksat e xhepave të muslimanëve të Maqedonisë kërkoj që të ndërtohet një xhami kaq gjigande në Shkup. Qeveria ndërroi mendje , për hir të rritjes së rejtingut të partisë shqiptarë në pozitë propozoi meremetimin e një xhamie në Tetovë.
- Qeveria e Maqedonisë nuk përfilli grevën e urisë të të burgosurve të pafajshëm të Brodecit të cilët në shtëpitë e tyre ishin njerëz të zakonshëm ndërsa nga politika zyrtare e shtetit u njohën si rrebel dhe të rrezikshëm. Për këtë gjë nuk po interesohet si duhet asnjëra parti shqiptare në Maqedoni.
- Ministri i Shëndetësisë propozoi ligjin për legalizimin dhe themelimin e bankave të spermës në Maqedoni. Kjo gjë nuk duhet të pranohet nga asnjë shqiptar i ndërgjegjshëm i cili gjenetikisht është i pastërt. Ndërsa për tradhtarët nuk vlen asgjë , ato shkelin edhe mbi më të shenjtën e shqiptarëve trashëgiminë e tyre. Arsyetimi i Ministrit është se po sulmojmë sterilitetin në Maqedoni , ndërsa në fakt ato po favorizojnë sterilitetin në Maqedoni , sepse sipas informatave të mia disa nga shkaqet e sterilitetit të mashkullit ose të femrës janë: a) puna e rëndë fizike,
b) prostitucioni,
c) mbipesha psikologjike etj. E në Maqedoni po lejuam bankat e spermës do ta legalizonim prostitucionin dhe homoseksualizmin në formë indirekte. Duke legalizuar këto dukuri të njerëzve "Majmun" do të nxitnim sterilitetin. Thërras të gjithë shqiptarët e ndërgjegjshëm që në familjet e tyre kanë nëna , motra , mbesa , vajza , nuse , të çohen kundër këtij propozimi të ministrit Selmani.
Qeveria e Maqedonisë ngjalli probleme plus në planin e saj diplomatik me Shqipërinë duke nxitur dhe stimuluar regjimin e vizave.
8.Shqipëria- Shqipëria është e para e cila njohu Maqedoninë me emrin e saj kushtetues , ndërsa Maqedonia i shpalli luftë diplomatike Shqipërisë duke i vënduar viza qytetarëve të Shqipërisë. Shqipëria mban raporte mjaft të mira me të gjithë fqinjët e saj. Ajo është epiqendra e shqiptarëve dhe politikat e saj janë të rëndësishem edhe për shqiptarin e fundit në rruzullin tokësor. Shqipëria padyshim që do njohë pavarsinë e Kosovës edhe ndërkombëtarisht edhe institucionalisht ndërmjet dy vendeve , para ca ditësh një delegacion nga Tirana ishte në vizitë historike në Kosovë. Vet pamjet impozante të qytetarëve të Kosovës në pritje të këtij delegacioni na dëshmojnë për lidhshmërinë dhe orientimin e përbashkët politik , kombëtar dhe ekonomik të dy vendeve që janë një..
9. Kosova- Me ndihmën e Zotit do të shpallë pavarsinë e saj. Ajo ka pasur probleme të ngjeshura historike dhe politike me Serbinë , por pavarsinë e Kosovës nuk ka më kush e ndalë. Jemi në pritje të saj , dhe pastaj të shpresojmë që kapacitetet ekonomike dhe politike në Kosovë do të bashkëdyzohen dhe do të lind një Kosovë antare e Unionit Europian dhe antare e NATO-s.
Dhe krejt në fund qëllimisht nuk përmenda aktualitetet politike në Bullgari dhe Rumani. Këtë gjë ia lë lexuesit ta kuptojë.
Shtuar më 02/02/2008, ora 17:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori