Buçkovski vs Boshkovski
Albeu.com
nga Hamdi NUHIJUPolitika ditore në Maqedoni dhe ajo që prej pavarsimit të këtij vendi ka kaluar nëpër faza të ndryshme si reinkarcion stimulativ dhe ideologjikë të sistemeve dhe fushave të ndryshme shoqërore.Në mbledhjen e Smilevës në vitin 1903 ku prezentë ishin edhe shqiptar patriot të shquar u diskutua për një kryengritje të madhe dhe clirim të këtij vendi nga ana e Perandorisë Osmane. Nëse i qasemi kronologjikisht kësaj ngjarje do të kuptojmë se iniciativat kryesore për clirim të këtij vendi të vogël nga kjo fuqi e madhe ishin nga ana e qendrës së “ fshehtë” të maqedonëve dhe Maqedonisë në atë kohë Sofijës. Rradhazi ngjarjet që përshkruan cdo fenomen të dalur jashtëmase simbolizuan shumë cështje të cilat nëse i vështrojmë në një këndvështrim apolitikë do të binim në dyshim me konceptet e demokracisë liberale. Dikush mund të thoje se kjo gjë nuk ka të bëjë me demokracinë liberale dhe se Maqedonia si një shtet ka kapërcyer faza të ndryshme nga një sistem në tjetrin dhe se asnjëherë nuk ka qenë stabil në një sistem të caktuar. Mund të ketë të drejtë , por edhe mund të gabojë për arsye se përfshirja e Maqedonisë në sistemin komunist ishte e gjatë dhe se mësuesit e komunizmit edhe pse si po paraqiten në opinion si këpurdhat e fundit të ideologjisë titiste po na proklamojnë demokracinë liberale. Ky është segmenti i parë i kësaj teme dhe i këtij vështrimi analitik për të ardhur mbi ngjarjet e fundit në politikën e këtij vendi. Segment tjetër me rëndësi i cili anashkalohet shpesh nga ana e analistëve politikë është se vrasja dhe përfshirja e patriotëve maqedon dhe shqiptar gjatë pavarsimit të Maqedonisë ishte e inicuar nga ana e shërbimeve sekrete që synim të vetin kanë pasur zhdukjen e Perandorisë Osmane nga faqja e dheut. Trajnimi i Dame Gruevit , Pjetër Gurit , Strasho Pinxhurit e të tjerëve nëpër qendrat simbioza të shpiunimit botëror u bë edhe praktikë e sotme e politikës më të re në këtë nënqiell Ballkanik. Historia e Maqedonisë dhe popujve në këtë vend si : shqiptarët , maqedonët , turqit, boshnjakët , etj ; nuk e pati fatin e njejtë me historinë e malazezëve dhe Malit të Zi. Edhe pse si teritor mjaft i vogël dhe me një populli dyfish më të vogël se atë të Maqedonisë , Mali i Zi që në kohë patë fituar pavarsinë normal me inicimin e fuqive të mëdha që ta përdorë si mashë për të mos i djegur duart. Në një teritor të cuditshëm sic ishte Jugosllavia një surrogat i fuqisë Ruse në Europë , diplomacia e jashtme luajti rrolin e shpërbërjes së këtij teritori nëpër republika fillimisht dhe pastaj flakjen e luftërave dhe përballjen e forcave brenda këtij teritori dhe së fundi delegimi nga jashtë i paqes brenda këtij vendi , përderisa më e shkatërruan tërësisht njësinë teritoriale të këtij vendi. Ajo forca centrifugale që i udhëheqë perëndimorët drejtë logjikës së përcarjes së anës tjetër të medaljes dhe bashkimit e forcimit të anës së blertë të lojërave politike u sinkronizua me një revanshizëm të dukshëm. Edhe sot e kësaj dite fuqitë e mëdha kanë rrolin e tyre të dikurshëm edhe pse sistemet e udhëheqjes ndryshojnë , kufijtë e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit nuk janë të njejta , porse luhet e njejta valle me të njejtit aktor. Maqedonia ishte e mësuar nën një teritor të madh sic ishte Jugosllavia , populli maqedon kishte tipare gati se të ngjajshme me popullin serb , kroat e slloven , porse ndarja e interesave dhe e modaliteteve i bëri që të dallojnë në pikat dytësore , porse për to pika primare , pasiqë e kishin lidhur shpirtin e tyre me paranë ose pasurinë. Në këtë konglomerat vendesh sic ishte Jugosllavia , shqiptarët ishin në numër të konsiderueshëm dhe posedonin pak e hic të drejta të tyre, ishin të nëncmuar , të dhunuar , të persekutuar etj. Në një gjendje të këtillë ishte e nevojshme izolimi i Shqipërisë enveriste nga ana e këtyre forcave të padukshme që vepronin në qiell të hapur. Porse interesi i fuqive të mëdha në atë kohë nuk ishte minoriteti shqiptar në Jugosllavi edhe pse në mënyrë indirekte kanë dorë edhe ato gjatë përcaktimit të fatit të shqiptarëve. Fuqitë e mëdha si gladiator shtyheshin me forca të njejta të asaj kohe , ishte luftë ndërmjet Rusisë dhe forcave perëndimore , ndërsa Jugosllavia prej kohësh ka qenë vetëmse një mjet për të arritur deri tek qëllimi. Pasojat e kësaj logjike të matjes së forcave nga ana e fuqive të mëdha po reflektojnë edhe sot e kësaj dite në përcaktimin e statusit final të pavarsisë së Kosovës. Me krijimin e republikave të reja në Ballkan të dala nga ish-surrogati rus në Ballkan Jugosllavia , edhe Maqedonia fitoi pavarsinë , e fitoi këtë pavarsi sepse ishte në interesë të fuqive të mëdha Perëndimore , por edhe në interes të Rusisë. Maqedonia filloi që të ecë me këmbët e veta drejtë konceptit të demokracisë, duke liruar një fluks të dukshëm të influencës së kaluar ruse të dukshme , por edhe të tashme të fshehur. Edhe pse u nda nga grupi i popujve hibrid sllavë që ishin nën një teritor , nga diplomacitë dhe shërbimet sekrete të jashtme nuk mundi të ndahet asnjëherë. Rroli i këtyre shërbimeve ishte dhe është që të krijojnë turbulenca nëpër vendet e vogla për interesa të fuqive të mëdha. Shtypja që u bë nga ana e maqedonëve ndaj shqiptarëve filloi që t`i kapërcejë kufijtë. Edhe pse në Smilevë një pjesë e delegatëve ishin shqiptar për pavarsimin e këtij vendi nga Osmanlinjtë , vite me rradhë këto fakte fsheheshin nga logjika sllavo-maqedonase që shqiptarët i shëndërroi në poltron politikë në vendin e tyre ëmë. Më në fund shqiptarët arritën në koncensus se më nëncmimi dhe degradimi nuk durohet , për të drejtat dhe liritë tona ia vlenë të dhurohet edhe jeta. Dhe në vitin 2001 filloi lufta e armatosur për lirinë dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe minoriteteve tjera në Maqedoni. Kjo luftë u fitua nga ana e shqiptarëve por figurat e errëta të palës tjetër nuk u harruan në asnjë moment. Nën urdhër direkte të ish-ministrit për punë të brendshme të Maqedonisë Lube Boshkovskit , në Luboten të Shkupit u masakruan një numër i madh i shqiptarëve. Aktet c`njerëzore që i ndërmori policia e këtij vendi ndaj popullatës së pafajshme shqiptare kërcitën rëndë mbi nderin dhe lojalitetin e cdo shqiptari në rruzullin tokësor. Lube Boshkovski u shëndërrua në një figurë markante e degradimit , dhunimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shfarrosjes së një populli të tërë. U bë shokë dhe mikë në veprim dhe ideologji i terroristit të njohur serb Millosheviq. Drejtësia lëshoi zë dhe sot Lube Boshkovski është para dyerve të drejtësisë në Hagën e krijuar enkas për kriminelët. Në zgjedhjet e para pas luftës së 2001 fitoi krahu i majtë socialist ; me shpresë se do vazhdojnë shtypjen ndaj shqiptarëve , dhe krahu i dalë nga lufta i shqiptarëve , më shpresë se do arrijnë edhe politikisht të fitojnë në betejën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë vend. Si rezultat i lëshimeve që bënën pala maqedone ndaj kërkesave shqiptare në zgjedhjet e rradhës parlamentare humbën bindshëm dhe kaluan në opozitë. Në atë kohë kryeministër i Maqedonisë ishte Vllado Buçkovski. Ky i fundit u betua se do t`i dalë në krah Lube Boshkovskit duke dëshmuar para gjygjit të Hagës se është i pafajshëm. Porse një ëndërr të këtillë nuk iu bë e mundshme për një arsye të thjeshtë , është ngre një akuzë kundër këtij personi nga ana e gjykatës së Shkupit për mallverzime. Edhe përkundër procedurave të cilat nuk rrespektoheshin deri në fund nga ana e Qeverisë aktuale të Gruevskit , mendojë se një hap mjaft i guximshëm dhe serioz është edhe kjo rreth dënimit të cdo personi në këtë republikë nëse kanë bërë vepër që nuk është e përshtatur me ligjet e këtij vendi. Tashti Buçkovski shpresoi dhe u betua se në Hag do i ndihmojë Boshkovskit , por pyes se kush do i ndihmojë Buçkovskit???
No koment!
Shtuar më 05/08/2007, ora 15:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori