Zjarri “përpiu” pallatin në Tiranë, momenti kur zjarrëfikësit nxjerrin nga flakët një fëmijë (VIDEO)

Ka dalë momenti i shpëtimit të një fëmije nga forcat zjarrëfikëse në Tiranë.

Fëmija ishte brenda pallatit ku ra zjarri në kryeqytet në zonën e Freskut.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se banorët kanë arritur të evakuohen.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com