Drejtėsi aēik
nga Besnik Mustafaj
Panorama
Shqipėria ėshtė vendi i fundit ndėr demokracitė e reja qė hoqi nga Kodi Penal ndėshkimin pėr shpifjen, duke e lėnė nė pėrgjithėsi si vepėr e dėnueshme nėpėrmjet Kodit Civil. Megjithatė, fakt ėshtė se nė afro njėzet vjet unė nuk di ndonjė rast kur ndokush tė jetė dėnuar penalisht pėr shpifje, edhe pse hapėsira publike shqiptare, nisur nga salla e Parlamentit, ka qenė e mbushur pėr faqe tė zezė me shpifje. Asnjė nga figurat tona publike nuk i ka shpėtuar pėrbaltjes. Kulturėn e shėmtuar tė shpifjes e kanė udhėhequr drejtpėrdrejt me shembullin e tyre, pėr fat tė keq, ata qė kanė udhėhequr politikėn nė majat e saj mė tė larta. Po tė ishte zbatuar, pra, Kodi Penal nė fuqi me seriozitetin qė presupozon shteti ligjor, dėnime tė rėnda dhe tė pėrsėritura do tė kishin marrė Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe nuk po e ēoj mė tej listėn, e cila do tė ishte shumė e gjatė, siē merret lehtė me mend, kur nė krye tė saj janė pothuaj tė gjithė ata qė kanė drejtuar njėri pas tjetrit qeveritė e Shqipėrisė nė pluralizėm.
Trajtimi i kėsaj vepre nėpėrmjet Kodit Civil ėshtė, sigurisht, njė hap pėrpara nė procesin e modernizimit tė sistemit tonė legjislativ dhe, do besuar, njė tregues i emancipimit tė vetė shoqėrisė shqiptare. Nė kėtė vazhdė ėshtė vėnė re qė vitin e fundit janė zhvilluar njė numėr i madh gjyqesh tė bujshme me kėtė objekt. Zakonisht anėtarė me peshė tė shumicės qeverisėse ose pjesėtarė tė rrethit tė tyre tė afėrt familjar kanė ēuar para gjykatės pėrfaqėsues tė opozitės. Por ka ndodhur edhe e kundėrta. Vetėm tė hėnėn e kėsaj jave ku jemi patėm dy gjyqe tė tilla. Ministri i Bujqėsisė, Genc Ruli, fitoi padinė e tij kundėr deputetit socialist Saimir Tahiri. Njėri nga prurjet e reja tė Partisė Socialiste, Erion Veliaj, fitoi nga ana e vet padinė ndaj Altin Goxhajt, njė pėrfaqėsues i shoqėrisė civile. Siē mėsuam nga mediat, gjykata vendosi qė Saimir Tahiri ti paguajė si dėmshpėrblim Genc Rulit njė gjobė prej 7 milionė lekėsh tė vjetėr. Po ashtu, njė trupė tjetėr gjykuese vendosi qė Altin Goxhaj ti paguajė Erion Veliajt njė gjobė prej 3 mijė eurosh. Genc Ruli nuk ka treguar se ku do ti pėrdorė paratė qė do ti marrė Saimir Tahirit. Ndėrsa Erion Veliaj tha se do ti japė pėr bamirėsi.
Kudo nė botė, atje ku ekziston besimi te ligji dhe te drejtėsia, ka herė pas here gjyqe tė kėsaj natyre. Politikanė e njerėz me pushtet deri edhe nė nivelet mė tė larta, padisin pėr shpifje kolegėt e tyre tė kampit kundėrshtar e jo rrallė edhe mediat apo gazetarė tė caktuar. Sepse shpifja as ka qenė e as do tė jetė kurrė njė ekskluzivitet shqiptar. Dhe ėshtė po ashtu krejt e vėrtetė se shpifja shkakton plagė tė dhimbshme pėr kėdo qė ka dy pare nder. Rrjedhimisht, mund tė shoqėrohet edhe me njė zinxhir pasojash. Pikėrisht pėr tu prerė rrugėn pasojave ėshtė parashikuar ndėrhyrja e ligjit dhe e drejtėsisė. Kjo, pavarėsisht cilėsive apo statusit tė viktimės apo tė shpifėsit. Po unė qėllimisht po e ndal vėmendjen vetėm nė rastin e politikanėve qė paditen ose padisin pėr shpifje. Ndėshkimi i shpifjes, ashtu si dėnimi pėr shpifje nė mjediset e politikės, ka specifikat e veta. Nė mėnyrė aksiomatike, kudo nė botėn demokratike, politikani i vėrtetuar nga gjykata si shpifės dėnohet nė mėnyrė simbolike, le tė themi sa pėr shembull: njė euro apo njė dollar. Dhe kjo praktikė e drejtėsisė ka shpjegimin e vet. Politikani qė ēon para drejtėsisė kolegun e vet apo dikė tjetėr publikisht i njohur pėr shpifje, ndien se besueshmėria e tij para opinionit publik ėshtė cenuar. Drejtėsia i heq atij njollėn, pra i kthen edhe besueshmėrinė, ndėrkohė qė njolla i mbetet shpifėsit.
Ndėrsa te ne nuk ndodh kėshtu. Gjyqtarėt tanė, pėr tė cilėt Hasan Zyko Kamberi dyqind vjet tė shkuara do tė thoshte se ia dinė kimenė parasė, edhe dėmtimin e besueshmėrisė publike tė politikanėve tanė e ndreqin me njė dorė para. Mua, njerėzisht mė vjen mirė qė shoku im, Genc Ruli, bie fjala, do ta shtojė pasurinė e familjes sė vet pa derdhur pikėn e djersės edhe me 7 milionė lekė. Ama, kjo ndjesi e mirė pėr qesen e Gencit nuk ma shuan dot kureshtjen pėr tė ditur se ēfarė sistem llogaritjeje pėrdori ministri Ruli pėr tė pėrcaktuar se shpifjet e Saimir Tahirit i kishin shkaktuar njė gropė nė reputacionin publik, qė mund tė mbushej duke hedhur aty 50 milionė lekė. Po trupa e pavarur gjyqėsore, me ēfarė kandari e peshoi kur arriti nė pėrfundimin se nderi i cenuar i Genc Rulit vlen shtatė herė mė pak nga ēe vlerėsonte i dėmtuari nderin e vet? Nė pėrputhje me kėtė logjikė, paditėsi duhet tė ankohet pėr padrejtėsi. Kjo lloj larje hesapesh si nga paditėsit politikanė, ashtu dhe nga gjykatėsit tanė, ėshtė e padėgjuar nė Europėn demokratike dhe i lė pa mend vėzhguesit e paanshėm tė Drejtėsisė shqiptare. Ndėrsa pėr njė njeri qė merret me gjuhėn, si puna ime, leximi i vendimeve gjyqėsore jep rast pėr tė parė fuqinė e mrekullueshme tė fjalės. Vini re:
duke i shkaktuar njė dėm jo- material
. Dhe ky dėm jo-material shlyhet materialisht me
700 mijė lekė.
Sepse mua, siē mė vjen ohoho, e pėrsėris - qė shoku im Genc do tė marrė 7 milionė lekė, ashtu nuk mė dhimbset hiē pse deputeti Saimir do tė varfėrohet me 7 milionė lekė. Ashtu siē nuk mė vjen ti shpreh ndonjė pėrgėzim as deputetit tė ardhshėm Erion pse do ti japė pėr bamirėsi 3 mijė eurot qė do tė marrė nė kuletėn e Altin Goxhajt. Pyetja, serioze kėsaj here qė do tė doja unė tė shtroja publikisht ėshtė: a do tė konsiderohej i ndėshkuar mė lehtė Saimir Tahiri duke u shpallur fajtor pėr shpifje dhe tė dėnohej me njė lek simbolik, si dhe tė paguante botimin e vendimit tė gjyqit nė tri gazetat me tirazh mė tė madh me tarifat qė ka blerja e hapėsirave publicitare? Qė do tė thotė: a do tė ndihej Genc Ruli i qetėsuar nė lėndimin e vet me njė dėnim tė tillė edhe pa vėnė dorėn nė xhepin e Saimirit? Gjyqtarėt tanė e kthejnė nė pazar, e banalizojnė dėmshmėrinė shoqėrore tė shpifjes jo 50 milionė? Po sa? 7 milionė edhe kėtė lloj drejtėsie kaq specifike, sepse janė nė simbiozė me politikėn, janė nga i njėjti brumė. Saimir Tahiri (dhe tė tjerėt tė dėnuar si ai) nė kėto rrethana ngrenė zėrin pėr padrejtėsi. Dhe njerėzve, atyre qė do tė votojnė pėrsėri mė 23 qershor, u mbetet nė mendje dėmi material qė u detyrua tė paguajė i dėnuari dhe aspak arsyeja pse u dėnua ai. Sipas mendjes sime, nė fjalė tė fundit, paditėsi ka fituar para, por jo gjyqin. Dhe vepra e dėnueshme e shpifjes ka mbetur jashtė vėmendjes sė opinionit publik, qė do tė thotė se gjykata nuk ka mbajtur parasysh atė qė iluministėt e quanin fryma e ligjit, sado qė pa frymėn e ligjit nuk ka shtet tė vėrtetė ligjor.
Të fundit nga ky opinionist