Kupa e Italisë, luhet sot çerekfinalja e parë Napoli – Lazio

Do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 çerekfinalja e parë e Kupës së Italisë, Napoli-Lazio.

Napolitanët vijnë në një nga momentet më të errëta të viteve të fundit dhe nuk fitojnë prej kohësh një ndeshje kampionati në “San Paolo”, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kupën e Italisë apo për Ligën e Kampionëve.

Pas humbjes me Fiorentinën, Gattuso mbajti lojtarët një natë në grumbullim dhe mësohet se ka biseduar gjerë e gjatë me ta, për të kuptuar se si mund të dilet nga kjo situatë, ndërsa sot pret edhe reagimin e parë nga të tijtë.

Nga ana tjetër Lazio është skuadra e momentit në Itali, pasi ka arritur të sigurojë 11 fitore radhazi në kampionat dhe renditet në vendin e tretë me vetëm dy pikë më pak se Interi, ndërsa Kupën e Italisë e shes si objektivin më real për ta arritur.

Të dy trajnerët pritet të hedhin në fushë formacionet më të mira përkatëse, për të tentuar kalimin në fazën gjysmëfinale.


Shtuar 21.01.2020 11:00