Balir, president i Europës?!
Albeu.com
Roli - që ka marrë nofkën "president i Evropës" - do të krijohet sipas termave të traktatit të ri të reformave në BE. Por ministri i Evropës, Jim Murphy, tha se Blair tashmë është "I zënë si i dërguar për Lindjen e Mesme dhe ka shumë punë të rëndësishme për të bërë."Ai i tha këto pasi kryetari francez, Nicolas Sarkozy, tha se Blair do të ishte një "zgjedhje e mirë" për postin e ri.
Duke folur në përfundim të samitit të BE-së në Lisbonë, Sarkozy ka thënë: "Kam darkuar me Tony Blair ditët e fundit në Paris dhe e kemi diskutuar këtë ide. Është një njeri i mrekullueshëm, më proevopiani mes britanikëve. Nuk i di cilat janë qëllimet e tij, por marrja e kandidaturës së tij në considerate është sigurisht një gjë e mirë".
Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, konfirmon: "Tony Blair do të ishte një kandidat i madh për çfarëdolloj detyre ndërkombëtare
me peshë". Ideja për të cilën e kanë fjalën Sarkozy dhe Brown është të emërohet Blair president i Bashkimit Evropian, atëherë kur pas pesëmbëdhjetë
muajsh ky post do të jetë funksional. Një post i parashikuar në traktatin e ri të BE-së dhe të cilin 27 udhëheqësit e BE-së e kanë miratuar gjatë samitit të fundit që u zhvillua në Lisbonë. Një post, I cili do t'i japë fund sistemit me anë të të cilit është ngarkuar deri më sot presidenca e BE-së, me rotacion çdo gjashtë muaj, nga ana e krerëve të qeverive të vendeve anëtare. Që nga janari 2009 mendohet që të krijohet një post i përhershëm, me një mandat dy vite e gjysmë, me të drejtë rikandidimi vetëm një herë, domethënë për një total prej pesë vitesh.
Megjithatë, karizma dhe përvoja e Blair-it do të shërbenin për të siguruar që detyra e re do t'I jepte peshë më të madhe, por edhe fushëpamje dhe influence Bashkimit Evropian. "Nëse duhet të flas me Evropën, kujt t'i telefonoj?", ironizonte disa vite më pare Henry Kissinger, duke reflektuar mbi mungesën e një interlukutori të përshtatshëm kontinental: me një "president Blair" në Bruksel, Amerika më në fund do të dinte kujt t'i telefononte.
Sigurisht që ka edhe kandidatura të tjera, si kryeministri danez Rasmussen, kryeministri irlandez, Ahern, luksemburgasi Juncker, ish-presidenti polak, Kvasnievski. Por Blair është krejt tjetër gjë: një "Clinton evropian", ëndrra e vjetër e eurofilëve progresistë. Kushedi nëse kanë folur me njëri-tjetrin Tony dhe Bill, kur u takuan disa ditë më parë në një hotel londinez dhe ku diskutuan kokë më kokë deri natën vonë.
Nëse "i padukshmi" ynë bëhet arbiter Blair vijon të jetë në politikan I shquar politik dhe për më tepër, me 55 vitet e tij është një politikan shumë i ri. Pikat e forta të tij janë dy: di të frymëzojë dhe di të negociojë. Në cilësinë e liderit të laburistëve të rinj britanikë dhe kryeministër ka qenë në gjendje të plasojë një vizion të pakrahasueshëm të shoqërisë dhe të Britanisë në botë. Në këta muajt e fundit, Tony Blair ka qenë njeriu i padukshëm i politikës britanike. Tani që qeveria britanike qëndron prapa konservatorëve në sondazhe, dhjetë vitet e Blairit në krye të politikës britanike kanë nisur të kujtohen gjithnjë e më shpesh
dhe me shumë dashuri. Tani disa komentues në Britaninë e Madhe kanë hedhur idenë që mund të jetë pikërisht Tony Blair kandidati për postin e presidentit të Bashkimit Evropian. Në pamje të parë bëhet fjalë për një mundësi të largët: në skenën politike britanike, Blair ka qenë një mbështetës i Evropës, por për pjesën më të madhe të politikanëve në Evropë, ai ka drejtuar në fakt një qeveri e cila e ka humbur shansin për t'u angazhuar deri në fund për çështjet e Evropës, në mënyrë të veçantë duke refuzuar që të fusë në qarkullim euron në Britani. Për ta, një president britanik i Evropës është thuajse një kontradiktë kushtesh. Megjithatë, po të shohësh më mirë e më thellë, ashtu si do të jetë e nevojshme të veprohet në momentin e zgjedhjes, bëhen menjëherë të dukshëm avantazhet
konkrete që do të vinin nëse do të zgjidhej një anglez në krye të presidencës evropiane dhe në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për vetë Tony Blair. Së pari, një farë shkëputjeje nga grupi qendror evropian mund të mos jetë një gjë e keqe. Sido që të jetë, një president duhet të zgjidhet, por po të ishte gjerman, francez apo italian, atëherë do të lindnin dyshimet se ai ndoshta do të favorizonte interesat e vendit të tij, pikërisht sepse vendi i tij do të ishte më shumë i përfshirë në tregun politik evropian. Veç të tjerash, Blair ka një vizion global superior ndaj atyre të shteteve të tjerë evropiane, duke përjashtuar ndoshta Francën dhe nuk ka adaptuar euron dhe as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë së afërmi. Presidenti i ardhshëm i Evropës do të jetë domosdoshmërish një arbitër: nëse disa rryma të konsiderojnë si "outsider", kjo mund të përkthehet në një avantazh.

Së dyti: soliditeti i shërbimit diplomatik britanik mund të shfrytëzohet për t'i dhënë jetë një trupi të ri diplomatik evropian. Blair ka punuar dhe bashkëpunuar ngushtë me një game të gjerë diplomatësh me talent kur ishte në krye të qeverisë dhe pjesa më e madhe e tyre janë ende në shërbim, në detyra shumë të rëndësishme. Fakti që është i lidhur me një shërbim diplomatic që konsiderohet në të gjitha nivelet si një prej më të mirëve në botë, i sjell padyshim shumë Evropës në një sektor ku padyshim që nevojitet shumë ndihmë.

Së treti: Blair vijon të jetë një politikan i shquar politik dhe për më tepër, me 55 vitet e tij është një politikan shumë i ri. Pikat e forta të tij janë dy: di të frymëzojë dhe di të negociojë. Në cilësinë e liderit të laburistëve të rinj britanikë dhe kryeministër ka qenë në gjendje të plasojë një vizion të shoqërisë dhe të Britanisë në botë, të cilin ka ditur ta transmetojë duke i sjellë të majtës miliona vota zgjedhësish, të cilët për më shumë se 20 vite kishin humbur besimin tek Partia Laburiste, e madje edhe prej atyre që nuk kishin votuar kurrë për laburistët.

Së fundi, çfarë do të thotë hija e Irakut? Nuk është Blair njeriu që Britania e Madhe dhe Evropa në tërësi kritikonin më së tepërmi pikërisht për mbështetjen që I dha Bushit në një projekt që u shndërrua në një katastrofë? Po, ai ishte, por e gjithë kjo në këtë moment është zbehur për arsye të shumta. Tani, të gjithë e kuptojnë shumë mirë që, pavarësisht opinionit që ishte krijuar në lidhje me pushtimin e Irakut, tani ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që të sillet në jetë një qeveri irakiane, e cila të ketë besueshmërinë e mjaftueshme për të mbajtur paqen. Tony Blair ka qenë një politikan i klasit të parë dhe vazhdon të jetë. Në qarkullim nuk ka shumë politikanë të disponueshëm. (BBC)
Shtuar më 25/10/2007, ora 20:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori