Si rripen pedagogët që rrjepin studentët...
nga Artan Fuga
Aq cope - cope eshte financimi i universiteteve publike nga buxheti saqe vetem nga mbyllja e shkollave doktorale ne keto dy vitet e fundit, krejt akt i paligjshem, jane humbur qindra milione leke,

aq sa ne disa raste fondi per pagat mbulon vetem 9 muaj rroge per pedagoget,

kurse gjoja fondet per kerkimin shkencor jane vetem disa therrime per te ushqyer minjte dhe ato shperndahen pa asnje transparence dhe ne menyre klienteliste, pa kritere te njohura, pa transparence dhe pa analize.

Pagat e pedagogeve te thjeshte, atyre qe mbajne mbi kurriz ngarkesen ne auditore, jane kaq te uleta sa pedagogu i ndershem me te nuk blen dot asnje liber, nuk abonohet dot ne asnje reviste, nuk ndermerr dot asnje udhetim pune, nuk shkon dot as per nje konference shkencore, nuk abonohet dot as ne site online shkencore, me nje fjale nuk shtyn vecse jeten e perditshme si nje varfanjak i mjere.

Poqese lihen te lira tarifat e shkollimit, keto mund te "rregullohen" vetem duke i fut duart ne xhepat e familjeve te studenteve.

Doni arsim qena? Paguani qimet e kokes : Do te haje njeriu njeriun...

Kurse ka private qe me leket e studenteve blejne toka, risorte, financojne fushata elektorale, etj.

Edhe poqese ben nje liber a tekst, absurde, nuk quhet pune e shperblyeshme as e matshme. Dhe as te mos presi te marre ndonje lek sepse librat piratohen duke u fotokopjuar.

Pastaj pedagogu i padenje, pasi ka humbur besimin te cdo shperblim i drejte, nis e imponon me dhune tekstin e tij dhe nis plagjiaturat per tekste surrogato sepse rruge tjeter nuk i kane lene.

Vidh per te jetuar.

Kjo eshte drama qe ligji i ri i arsimit as e prek e as e sheron.

Po ju them fakte, nuk ju rrefej perralla :

Ne dy vitet e fundit kam qene i detyruar te financoj me rrogen time personale botime shkencore ne departamentin qe drejtoj perndryshe do te kishin mbet ne mes te rruges.

Ka deshmitare.

Ja ky eshte financimi i kerkimit shkencor sot.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist