Pse-ja e emigrimit të rinisë kosovare!
nga Artan Fuga
Sot paradite po i shpjegoja “gishtit të vogël” duke pirë kafe se ndihesha i trishtuar që rinia kosovare po emigron, duke kaluar nga Serbia, për në Hungari e shkuar në Gjermani a më tej.

I thashë se kjo vjen nga një psikozë kolektive, kështu kisha lexuar, se ku marr vesh nga psikozat unë, aq më pak kolektive, nga kjo e nga ajo, nga pakënaqësitë për gjendjen etj.

Gishti i vogël më pa drejt dhe mua afrua në vesh duke më thënë: Mendo pak, mirë kuptohet se përse Serbia i hap kufijtë, po Hungaria përse e bën një sy qorr e një vesh shurdh?

Mendo pak se nuk ikën vetëm të rinj shqiptar, por ikin edhe serbë nga Serbia!

Pa mendo pak, se mos e ka zor Evropa a Gjermania t’i rihipë në autobusë e t’i kthej mbrapsht si pako postale?

Kruajta veshin dhe hapa sytë si idiot: Çfarë do të thuash me këtë?

Gishti i vogël i dorës më tha: Ka nevojë për fuqi të reja pune një pjesë e Evropës o profesooooor, gjen racë vitale e plot energji te viset tona për të rinovuar kombet evropiane… që kanë shkallë plakjeje, o profesoooor!

Të gjithë e dinë në Prishtinë, por askush s’e thotë.

Ngrita me dorën tjetër filxhanin e kafesë dhe duke e gëlltitur gati sa nuk më mbeti në fyt dhe nisa të mendohem…
S’më besohet, por kjo nuk do të thotë asgjë.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist