Paragjykime ushqimore!
nga Artan Fuga
Kisha menduar gjithėmonė se ndalesat kulturore lidhur me ushqimin ishin vetėm paragjykime qė nuk kishin asnjė bazė racionale. Jo e pi rakinė jo s’e pi alkoolin, jo e ha mishin e derrit jo nuk e ha mishin e derrit, jo e therr qengjin sipas mėnyrės myslimane, jo e therr sipas mėnyrės krishtere. Jo i ha gjarpėrinjtė, jo nuk ha i zvarranikėt, kėrminjtė e skuqur nė vaj. Jo e ha djathin nė fund tė darkės, nė vend tė ėmbėlsirės, jo nuk e ha veēse nė mėngjes. Duken si paragjykime pa bazė, pa asnjė themel arsyetimi, pa asnjė racionalitet. Njeriu i emancipuar, mendoja, ha ēdo gjė sepse nuk sheh veēse vlerėn kalorifike tė ushqimit, sa kalori merr, sa i bėjnė mirė pėr yndyrnat nė gjak, etj.
Mirėpo atė ditė nė njė qytet tė vogėl midis kufirit gjerman dhe ēek kuptova se nuk ishte ashtu. Qyteti ishte gjerman, nė fakt. Mbėrrita rreth mesnatės dhe isha i uritur. Dola pėr tė kėrkuar ndonjė restorant hapur. Qarkullonim rrugėve pranė sheshit tė qytetit me veturėn qė kishim marrė me qira nė Paris. Sa pėr atė udhėtim shėrbimi. Ishim dy vetė nė atė makinė. Tė dy shqiptarė tė uritur qė vinim rrotull qendrės sė qytetit gjerman me njė veturė peugeot fraceze, me targa Parisi.
Fati na priu. Nė gjysėm errėsirė vumė re zhytur mes pemėve qė vareshin deri nė tokė me degėt e tyre tė harlisura njė vitrinė restoranti ku sipėr saj shkruhej gjermanisht “Kushinė greke”.
Nuk pritėm asnjė minutė, por hymė brenda. Dy persona me bluza tė bardha shėrbimi, edhe guzhinjerė dhe kamarierė, shėrbenin nė atė sallė pasmesnate, qė kishte mbetur bosh.
Ishin esmerė, por edhe grekė esmerė nuk ėshtė se nuk ka. Njė pėrzjerje helenėsh, turqish dhe siēilianėsh jep kėtė lloj fizionomie. Ata kishin parė targėn tonė franceze tė veturės dhe duke na marrė pėr francezė na thanė “Bonsoir!”. Na erdhi pėr shtat nė ato ēaste tė mos e vinim tė vėrtetė nė vend e tė thoshim : Jemi shqiptarė! Mbase na shėrbejnė mė mirė, tė paktėn sa pėr sonte menduam. Nuk gėnjyem, por nuk e dhe kishim pėr detyrė qė tė vendosnim tė vėrtetėn nė vend kur nuk ishte nevoja.
Kėrkuam pita, tzaziqi, japrakė, mish derri me patate tė skuqura dhe nė fund deshėm nga njė bakllava. Nė mėnu ishte shkrojtur “balkawa”. Edhe mė eksituese.
I pamė tė dy grekėrit pak nė siklet. “Po, pėr tė pirė – ēfarė dėshėroni? – na pyetėn”. Na paraqitėn tė gjitha llojet e verėrave. I pamė drejt e nė sy. E shpreha unė dėshirėn e zjarrtė tė pėrmalluar : “A ka raki?”.
“Po, thanė tė gėzuar, ajo qė nuk kemi ėshtė mishi i derrit, a mund t’a zėvendėsojmė me mish qengji?”
Nuk e bėmė zemrėn e keqe pėr t’u ngritur e ikur. Ku do shkonim nė atė orė? I hamė me mish qengji patatet e skuqura, ndonėse mishi i qengjit na shkonte mė shumė me ndonjė pilaf.
“Cfarė kemi nga Greqia?”
“Hiē – thanė – krizė e madhe.”
“Po andej nga Franca? – pyetėn ata kėsaj rradhe.”
“Asgjė, iu pėrgjigjėm, sapo mbaruan zgjedhjet presidenciale, tanimė kemi njė President tė majtė.”
Biseda nuk eci. Ne i merrnim pėr grekė, ata na merrnin pėr francezė.
Nuk desha tė them se globalizimi, atje ku njeriu shkėputet nga toka e tij, ėshtė botė e njerzve qė fshehin identitetet e tyre, qė mashtrojnė njeri tjetrin, pra njė botė gėnjeshtare ku s’e merr vesh i pari tė dytin. Do tė ishte shumė. Megjithatė... Njė farė hipokrizie kishte mes nesh.
Por, ushqimi, zgjedhjet tona kulinare, preferencat tona ushqimore, kuzhina pėrkatėse na kishte nxjerrė kallajin. Mirėpo askush nuk i ikte mė etiketės sė parė qė i kishte dhėnė vetes. Ata thoshin se ishin grekė dhe hiqeshin si grekė, por nuk hanin mish derri. Mund tė ishin marokenė, tunizianė, myslimanė mesdhetarė, tipa tė lezetshėm, por nė asnjė rast grekė. Kurse ne ishim shqiptarė njėqind karat, por nuk kishim korrigjuar pėrfytyrimin e tyre parėsor si francezė.
Ata ishin maroken, qė hiqeshin si grekė, ne ishim shqiptarė qė na merrnin pėr francezė.
Mbaruam sė ngrėni, paguam, dhe u pėrshėndetėm.
“Au revoir ! – na thanė me qesėndi duke na parė tė hapnim dyert e veturės sonė me tragė franceze. “Efaristo, iu pėrgjigjėm me tė vetmen fjalė qė na erdhi nė mend nė greqisht, pasi kishim ngrėnė “baklawa” marokene pa mish derri.
Etiketat gėnjenin, lloji i tabuve kulinare, i paragjykimeve apo i preferencave ushqimore, nxirrte nė pah tė vėrtetėn.
Ne ishim shqiptarė, ata ishin marokenė. Njerėz si gjithė tė tjerėt, as mė tė mirė dhe as mė tė kėqinj, si gjermanėt, francezėt, grekėt.
Qė atėhere i dua paragjykimet ushqimore. Tregojnė kufijtė mes identiteteve kulturore, janė si flamuj nė beteja, si shenja heraldike, nė kėtė botė pa kufij janė kufij imagjinarė ku njeriu njeh njeriun, dallon veten nga i huaji...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
Get Adobe Flash player
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.