Me ēfarė parametrash matet sjellja e kombeve?
nga Artan Fuga
Nė kėto ditė kur vendoset nėse Shqipėria do tė marrė ose jo statusin e vendit kandidat zyrtar pėr integrim nė Bashkimin Evropian, dilemat dhe pyetjet nuk kanė fund. Edhe njė lloj ankthi kolektiv i qytetarėve pavarėsisht se jo gjithmonė i shprehur nė mėnyrė tė qartė vazhdon tė ekzistojė. Edhe ata qė shprehen se nuk iu bėhet shumė vonė sesi do t’i bėhet halli kėsaj ēėshtjeje, edhe ata, nė fakt, i “bien me shkelm” njė procesi qė do tė vendosi pėr fatet e vetes dhe tė pasardhėsve tė tyre nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm. Kėta tė fundit nuk bėjnė tjetėr veēse ia lėnė ankthin tė tjerėve, duke e ditur mirė se tė tjerėt nuk do tė hezitojnė ta zgjidhin si munden kėtė ēėshtje.
Me kėtė rast, sikurse ėshtė edhe zakoni, instancat evropiane, sikurse ishte rasti edhe i Komisionit tė Jashtėm tė Parlamentit Evropian pėrpara dy ditėsh, e shikojnė kėtė proces duke u bazuar nė analiza objektive, shumė te drejta, qė nisen nga parametra matės rigorozė tė zhvillimeve sociale, ekonomike dhe politike nė Shqipėri.A na japin tė drejtė kėta parametra matės prej ekspertize qė tė pretendojmė integrimin gradual apo jo?
Parametrat matės vendosin “metrin” objektivisht mbi nivelin e korrupsionit, mbi drejtėsinė qė japin apo nuk japin gjykatat, mbi shkallėn e emancipimit tė jetės politike dhe tė veprimtarisė tė institucioneve shqiptare, mbi papunėsinė, etj.Krejt normale. Bashkimi Evropian, ndonėse ka vetė ai pa fund probleme institucionale, ekonomike dhe politike, ėshtė arritja mė e lartė e popujve evropianė, dhe ka kėrkesa tė larta pėr tė gjithė kombet qė duan tė bėhen pjesė e tij.
Mirėpo veē matėsve dhe parametrave teknikė, profesionistė, shpresoj se ka edhe disa parametra tė tjerė qė nuk masin thjesht performancėn dhe arritjet e klasės politike dhe tė shtetit shqiptar, por edhe shkallėn e gatishmėrisė dhe tė besimit qė opinionin publik shqiptar ka te Bashkimi Evropian ose sikurse thuhet ndryshe nga populli “Evropa e Bashkuar”.Evropa nuk ėshtė thjesht e elitave politike, apo e aparateve burokratike kontinentale apo thjesht e ekspertėve qė masin me saktėsi tė duhur gjithēka qė ndodh, qė nga debati parlamentar deri se sa centimetra ėshtė perimetri i mollėve qė hyjnė nė tregun e Bashkimit Evropian. Evropa mė sė pari ėshtė e popujve, e qytetarėve dhe pra duhet matur edhe performanca e sjelljes politike dhe sociale e qytetarėve shqiptarė pėr te vlerėsuar se ēfarė do tė bėhet me tė ardhmen e vendit tonė.
Asnjėherė nuk dėgjojmė tė matet ajo dhe pėr kėtė ndjen njė lloj keqardhje. Parametrat teknikė qė nuk masin edhe shkallėn e ndėrgjegjes qytetare, shkallėn e dėshirės kolektive pėr t’u bėrė pjesė e Bashkimit Evropian, vullnetin kombėtar pėr t’iu bashkėngjitur Evropės, bėhen tė ftohtė, tė pamjaftueshėm, bosh.
Bashkimi Evropian nuk do tė integrojė nga Shqipėria vetėm klasėn politike, gjyqtarėt, profesorėt, sado tė mirė a tė kėqij tė jenė kėta. Evropa do tė integrojė mė sė pari ata miliona qytetarė shqiptarė qė janė forca e vėrtetė dhe e vetme e qėndrueshme e kombit, dhe mė pas si qytetarė evropianė.
Por, dikush mund tė thotė sė me ēfarė e masim ne performancėn e popujve, pėr t’i konsideruar ata tė denjė pėr tė arritur njė objektiv ose pėr t’i pėrbuzur, pėr tė mos i pranuar ose pranuar, pėr t’i shtyrė tutje ose afruar, pėr tė mos i mbajtur ose mbajtur premtimet historike tė dhėna nė ēaste tė vėshtira pėr Evropėn.
Kur Evropa e Lindjes vuante nga totalitarizmi stalinist, kur ajo e Perėndimit kėrcėnohej nga Lindja komunisto-sovjetike, Evropa iu bėri njė premtim popujve: Hajdeni nė njė Evropė tė Bashkuar! Dhe shqiptarėt e dėgjuan me besim dhe sinqeritet. Tani ata kėrkojnė besėn dhe fjalėn e dhėnė. Ēdo parametėr qė nuk shkon nė zhvillimet e sotme shqiptare nuk ėshtė i qytetarėve shqiptarė, por i nėpunėsve qė jo tė gjithė kanė lartėsinė e ndėrgjegjes qytetare. Kurse tė masėsh parasysh vetėm performancėn e tyre dhe jo tė popullit e tė kombit, kjo do tė ishte fatale.
Ne kemi rastin tė themi se parametrat pėr tė matur sjelljen e kombit janė gjigante sikurse ėshtė vetė kjo qenie kolektive. Si ėshtė sjellė kombi lidhur me Evropėn pa kufij nė kėta pesėdhjetė vjetėt e fundit?
Kam katėr parametra qė dua t’ua shtoj atyre tė eksperteve evropianė:1. 1973. Sapo pa pak dritė liberalizimi, elita artistike dhe intelektuale shqiptare si edhe audienca e gjerė e mediave tė huaja nė Shqipėrinė e kohės, u dha pas muzikės, sportit, artit, letėrsisė, shkencave sociale evropiane. Vetėm brenda pak muajve, ideologjia staliniste e pa veten e vet tė braktisur. Qindra intelektualė, artistė dhe krijues u persekutuan mė pas nė forma tė ndryshme. Mijėra e dhjetėra mijėra tė rinj e panė veten e tyre tė frustruar dhe shtrėnguar nė njė izolim represiv aq sa edhe tė dėgjoje njė radio evropiane ishte njė akt i dėnueshėm ilegal. Janė kėto vuajtje performanca matėse qė nuk harrohet.2. 1990. Nė tė gjitha sheshet universitare, pastaj urbane dhe pastaj nė tė gjithė Shqipėrinė transformimet sociale dhe politike nisėn me thirrjet studentore: “E duam Shqipėrinė si e gjithė Evropa”. Mė kujtohet se tė gjithė ndiqnin me pasion ose kėndonin kėngėn e Totos mbi Evropėn e Bashkuar. Ėshtė njė performancė e lartė proeuopiane qė besimin e ndryshimit social ta vendosėsh krejtėsisht mbi besueshmėrinė e pranimit tė njė Evrope tė Bashkuar.3. Emigrimi klandestin dhe masiv shqiptar, atje ku humbėn jetėn nė detra e male, qindra njerėz u drejtua nga vendet e Evropės. Shkon njeriu atje ku idealet dhe ėndrrat e tij e ēojnė. A nuk ėshtė njė parametėr i lartė integrues ekzistenca madhore e emigracionit shqiptar nė Evropė dhe Perėndim?4. Lirinė dhe sigurinė shqiptarėt e Ballkanit, ku do qė jetojnė dhe punojnė e kanė mbėshtetur te modeli evropian dhe perėndimor i demokracisė dhe i marrėdhėnieve ndėrkulturore. Janė evropianistėt mė tė sinqertė jo se janė mė tė mirė se kombet e tjerė, por sepse historia i ka bėrė qė vetėm demokratizimi i marrėdhėnieve ndėretnike i bėn shqiptarėt qė edhe tė rifitojnė tė drejtat e tyre politike, por edhe tė kenė tė drejtėn tė komunikojnė lirisht mes tyre dhe me popujt e tjerė.Nė tė gjitha kėto ngjarje historike objektive shqiptarėt si komb dhe qytetarė kanė treguar se janė nė parametrat mė tė lartė tė vullnetit pėr tė qenė tė asociuar me projektin e Bashkimit Evropian, dhe si tė tillė meritojnė mė sė pari tė vlerėsohen.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
Get Adobe Flash player
 
Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.

Kombėtarja shqiptare ka shfaqur njė lojė tė bukur duke arritur tė barazojė 1-1 nė ndeshjen miqėsore ndaj Francės qė u zhvillua nė Stade de Rennes nė praninė e rreth 3000 tifozėve shqiptarė.