Luan loto, blen libra nė Amazon
nga Artan Fuga
Panorama

Nuk e vendos fare nė dis kutim se vendimi i fundit i Kėshillit tė Ministrave pėr ndalimin e komunikimit me website-t e lotove tė basteve sportive ėshtė nisur. Unė mirėkuptoj argumentin bazė qė ato parą qė shqiptarėt harxhojnė online pėr bastet sportive shkojnė jashtė vendit dhe nuk e ndihmojnė pothuajse fare ekonominė shqiptare tė drobitur nga kriza financiare pėr t’u mėkėmbur.
Po ashtu, shumė individė, mė mirė sesa tė lėnė nėpėr baste dixhitale sportive lekėt e tyre, e mira ėshtė tė punojnė dhe t’i pėrdorin ato parą pėr mirėqenien e familjes. Mirėpo nė aktet normative, pavarėsisht dėshirave dhe qėllimeve qė supozohen tė mira, ka vend tė mbahen edhe aspekte qė e vėshtirėsojnė zbatimin e tyre. Aq mė tepėr qė njė normė juridike ka vend tė mbėshtetet jo thjesht nė arsye ekonomike, morale apo sociale, tė cilat edhe unė i ndaj, por, mbi tė gjitha, nė njė kuadėr normativ makro dhe tė pėrcaktuar nga epoka jonė.
Ėshtė pothuajse e pamundur tė ndalohet komunikimi me faqet e web-it tė kėtyre shoqėrive tė basteve, tė cilat pėrfaqėsojnė agjenci qė janė instaluar nė vende tė zhvilluara dhe demokratike tė botės moderne. Nuk di ndonjė mėnyrė se si mund tė bėhet kjo veēse nėpėrmjet censurės sė “search engine online” e, mbi tė gjitha, nė bllokimin e kėrkimit nė Google, qė nuk besoj se ka fuqi ndokush ta bėjė.
E para, mund tė na ndezė belaja me kėto biznese tė fuqishme qė janė nė tė drejtėn e tyre pėr tė zhvilluar veprimtari biznesi dhe shpeshherė pas tyre qėndrojnė klube aristokratike garash me kuaj etj., tė cilat na hedhin nėpėr gjyqe sepse u pengojmė veprimtarinė e tyre financiare tė ligjshme dhe me njė klientelė planetare prej disa qindra milionė persona. Pastaj edhe mund tė kemi probleme me komunikimin online sepse mund tė taksohemi si pengues tė komunikimit tė lirė nė internet, pėr tė cilėn shumė pak vende akuzohen sot nė botėn demokratike.
Shoh se asociohet biznesi i lotove tė sportit me aktivitetin kriminal, dhe kjo gjė ėshtė riprodhuar edhe nga mediat shqiptare. E kuptoj se nė disa drejtime disa agjenci bastesh sportive kanė ndikuar nė rezultatet e ndeshjeve sportive dhe janė ndjekur gjyqėsisht nga drejtėsia e shumė vendeve perėndimore. Sa mirė ua bėjnė! Mobilizimi i shtetit tonė kundėr korrupsionit dhe krimit ekonomik, sigurisht qė duhet lavdėruar. Mirėpo nuk mund tė bėhet asociimi midis biznesit tė basteve sportive dhe krimit ekonomik. Duhet bėrė kujdes sepse kėshtu pėrsėri mund tė hyjmė nė qorrsokak dhe tė na akuzojnė pėr difamacion dhe shpifje. Ka agjenci shumė tė mėdha nė botėn e sotme, njė industri e tėrė, me lobingje tė fuqishme, qė veprojnė nė kėtė fushė, dhe qė nuk kanė asnjė lidhje me krimin.
Pas tyre janė firma tė mėdha e tė nderuara multinacionale, reklamėn e tyre e bėjnė sportistė mė emėr tė planetit dhe me reputacion tė fuqishėm. Nė asnjė rast nuk mund tė akuzohen toptan si bartėse tė aktivitetit kriminal. Nėse miliona njerėz sot nė botė vendosin baste sportive, kjo nuk do tė thotė aspak se ata kryejnė vepra kriminale. Tė mos ngatėrrohemi kot me kėtė punė. Krimi ėshtė krim, ai duhet ndėshkuar dhe luftuar, kurse biznesi dhe klientela e ndershme qė loz sipas normave nė fuqi ėshtė ligjėrisht duke kryer njė vepėr po aq ligjore sa edhe tė shkosh nė kinema apo tė ecėsh nė vijat e bardha nė rrugė. E keqja ėshtė se kėto parą ikin nga ekonomia shqiptare dhe shkojnė nėpėr xhepat e bankave dhe bizneseve tė huaja tė planetit. Por, kėsaj nuk mund t’i bėjmė dot asgjė.
Kjo ėshtė ekonomia ku kemi pranuar tė hyjmė dhe kėtu rregullat e lojės janė pėr tė gjithė njėsoj. Edhe parą qė emigrantėt shqiptarė i fitojnė nė Angli, Greqi, Itali apo Turqi fitohen atje, por njė pjesė e tyre vijnė nė Shqipėri. Kjo ėshtė paraja e sotme, qarkullon pa kufij kombėtarė, lirshėm, dhe sidomos online. Nuk mundesh tė bllokosh nė mėnyrė tė njėanshme qarkullimin e parasė, pra qė ajo qė fitohet nė vende tė tjera tė hyjė nė Shqipėri, kurse ajo qė fitohet nė Shqipėri tė ndalohet me norma juridike tė dalė nga Shqipėria. Sigurisht qė kėtu asnjė nga kėta operatorė ekonomikė dhe financiarė nuk i paguajnė asnjė taksė shtetit shqiptar, dhe kjo na dėmton. Mirė do tė ishte qė kėto biznese tė ishin tė regjistruara nė Shqipėri, por nuk ėshtė rasti.
Rregullat e lojės tregtare sot e kanė bėrė qė mund tė tatohen firma qė funksionojnė nė territorin shqiptar, dhe jo ato jashtė tij. Ne nuk mund tė taksojmė ndėrmarrje jashtė kufijve tanė, as edhe biznese online pa strehė sociale te ne. Pėrndryshe ekonomisė sė sotme i prishen rregullat bazė. Ka tė varfėr qė luajnė loto, vendosin baste online? Edhe mund tė ketė. Por me njė kartė krediti sot mund tė blesh pije alkoolike, libra nė Amazon, vetura, kėpucė, ēokollata etj., nė butikė jashtė shtetit dhe askush nuk tė ndalon qė paratė e tua nė bankė t’i prishėsh jashtė vendit duke vendosur kartėn e kreditit online nė pėrdorim dhe tė mos i blesh, ta zėmė nė butikėt e rrugės “Myslym Shyri”. Ēfarė tė bėsh! Nuk ėshtė mirė, por kėto janė rregullat e lojės sot. Ka shqiptarė qė shkojnė dhe i kalojnė pushimet e tyre nė Turqi ose Korfuz, nė vend t’i kalojnė nė Sarandė apo Shėngjin.
Ne humbim parą, ekonomia shqiptare humbet, por kjo ėshtė liria e konsumatorit planetar qė ėshtė i lirė t’i harxhojė ku tė dojė paratė e tij. Ne pėrfitojmė mė anė tjetėr, sepse edhe turistė tė huaj vijnė dhe harxhojnė parą nė plazhet shqiptare. Bile ne mė shumė fitojmė, sesa humbasim nga kėto shkėmbime ekonomike. Ēfarė janė kėta tė varfėr qė pėrdorin karta krediti? Shuma prej disa dhjetėra milionė dollarėsh qė shqiptarėt harxhojnė nė loto sporti qenka marramendėse. Paskan parą nė kohė krize. Po si ėshtė llogaritur, sepse nuk besoj se njė varfanjak ka kartė krediti pėr tė bėrė loto sporti online?!

Nga dolėn kėto tė dhėna veēse nėpėrmjet shkeljes sė sekretit bankar tė mijėra vetave nga bankat e nivelit tė dytė qė gjurmuakan blerjet e mallrave dhe tė shėrbimeve tė klientėve tė tyre? Ndodh qė njerėzit vėrtet i harxhojnė lekėt e tyre jo si duhet. Disa blejnė libra qė s’kanė asnjė vlerė. Disa blejnė vetura thjesht pėr tangėrllėk, disa blejnė pije alkoolike, disa harxhojnė qimet e kokės pėr duhan, ca shkojnė e blejnė bizhuteri krejt tė panevojshme, apartamente jashtė mundėsive tė tyre financiare dhe pastaj bien nė borxhe, disa rrinė si dembelė nė vend tė shkojnė tė punojnė dhe pastaj hyjnė nė borxhe dhe lėnė fėmijėt pa bukė. Por ja, kjo ėshtė situata ligjore dhe kulturore e kohės sonė, konsumatori ka lirinė e tij pėr ta ndarė sikurse dėshiron buxhetin e vet financiar familjar.
Vėrtet qė ndahet keq nė Shqipėri, por kėto janė kushtet. Shteti dhe qeveria nuk ndėrhyjnė dot nė strategjinė e ēdo konsumatori qė e zgjedh vetė nė tregun e lirė se si do t’i prishė paratė e veta. Edukimi bėhet me punė kulturore dhe emancipuese, por jo me ndalesa juridike, sepse kėshtu mund tė na kritikojnė se cenojmė sjelljen e lirė tė konsumatorit nė tregun botėror, pėr tė cilėn kemi marrė angazhime tė rėndėsishme juridike. Mirė qė dikush tė lėrė paratė e veta nė baste sportive online nuk ėshtė hiē kur lė fėmijėt e vet pa bukė dhe pastaj shkon rreh gruan nė shtėpi nga dėshpėrimi. Por kjo ėshtė liria e konsumatorit sa kohė qė ai i prish paratė e veta nė blerje shėrbimesh dhe mallrash qė hidhen legalisht nė treg. Por jo nė ēdo rast ėshtė ves.

Ka qė luajnė se provojnė fatin, se e kanė zbavitje, se duan tė harxhojnė adrenalinė etj. Nė kėtė rast nuk ėshtė ves, ėshtė lojė, ėshtė argėtim, ėshtė kalim kohe. Edhe mua ndonjėherė mė lind dėshira para se tė fle ta provoj me ndonjė loto. Ėndėrroj tė fitoj shumė lekė dhe tė ngre njė bibliotekė dixhitale pėr tė rinjtė e lagjes. Nuk e kam aspak pėr ves si qindra milionė njerėz tė nderuar, punėtorė, fshatarė, artistė, mikroborgjezė nė planetin mbarė. Ky ėshtė njeriu. Ai mund tė abuzojė me gjithēka dhe nuk mund ta pėrmbash me ndalime ligjore, ai edhe abuzon duke ngrėnė, duke i dhėnė veturės, duke pirė duhan, por nuk ia ndalon dot kėto veprimtari. Me njė fjalė, unė i kuptoj qėllimet e mira tė ndalimit tė website-eve tė lotove tė sportit, por kam paqartėsi nė tė gjitha pikat e mėsipėrme.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist
 

"Porosi nga qeveria", nga Bujar Kapexhiu

.