Një profesor ka kompetenca më pak në fakultet sesa zonja që pastron nevojtoret e kateve
nga Artan Fuga
I gjithë sistemi menaxhues i arsimit të lartë në Shqipëri ka rënë, është jofunksional, pa përgjegjësi personale dhe krejt absurd si pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Agjencitë e parashikuara të Ministrisë të arsimit: drejtuar nga të paaftë, me borde servilash dhe marrin parà pa asnjë punë. Kanë dhënë aprovimin për këtë gjendje të sëmurë!

Bordet administrative të universiteteve , Pa asnjë kompetencë financiare për të drejtuar. Politika financiare korruptive si trafik influencash midis lobive brenda dhe jashtë universitare.

Senatet? Nuk e merr vesh i pari të dytin? Janë bërë pengesë për rinovimin e universiteteve.

Rektoratet? Gjysma e administratës nën rektorin, gjysma nën administratorin, nëpunësit kanë frikë e ndrojtje nga njeri tjetri.

Rektorati pa rektor sepse ligji e bën Rektorin e shkretë lolo në duart e vendimeve kolektive pa përgjegjësi personale të senateve.

Senatorë nën kontrollin e ndonjë dekani që edhe firmos në emrin e tyre.

Rektori me administratorin nuk kanë kompetenca të ndara qartë dhe i nxisin drejt marrëdhënieve konfliktuale.

Në fakultete profesori është i barabartë në vendimmarrje poaq sa edhe zonja që pastron wc e fakultetit.

Juritë e dhënies të titujve dhe gradave krejt jashtëligjit nga baza deri në ministri! Profesora me kile si kastraveca!

Departamentet, kanë celesat e kashtës në dorë dhe vota kolektive bllokon cdo qendrim kritik ndaj vetvetes!

Administrata ruan vendin e punës sepse e marrin për bythe dhe e hedhin në rrugë si qenin!

Bibliotekat? Qesharake dhe krejt jashtë funksionit!

Këshillat studentore as ndihen dhe as nuk ua ka parë kush hajrin nga studentët. Nuk dihet as kush i ka nxjerrë këto 8 pika që ashtu sikurse janë formuluar me shkrim dore, mbi një copë letër, të pavotuara nga studentët, pa argumentuar se përse ato, rrezikojnë ta cojnë protestën stoike të studentëve në flluckë sapuni.

Nuk zgjidhen këto pa abroguar ligjin e poshtër të arsimit të lartë që e kanë mbështetur dhe konceptuar profesora prej gjasme që po t'i gërvishësh pak del se i kanë marrë titujt me mashtrim. Nuk zgjidhen me ndryshimin e njerëzve.

Përndryshe hidhni poshtë 100 vjet shkenca të sociologjisë të administratës.

Cojeni Max Weberin për skrap dhe mbani ndonjë gjoja sociolog, plaun Mere të sociologjisë, me diplomë fallco që ka marrë titullin e profesorit në mënyrë të kundraligjshme.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist