Turbina, një hale, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash
nga Artan Fuga
As kam pikë fije dyshimi që çështja e Teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit”, kësaj bindjeje i qëndron akademiku Artan Fuga, i cili ka marrë pjesë në tubimet pro Teatrit dhe ka shkuar të shohë edhe godinën e re të servirur nga qeveria për Teatër, “Turbinën”.

Fuga i ka vërejtuar të dyja godinat, edhe risinë Turbina, të cilën e ka përshkruar si më poshtë, në një shënim të tij në Fb:

“Dje vajta pashë gjoja ndërtesën e re, Turbina, për teatër. Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp. Aty, aty, meritojnë të aktorojnë disa nga këta aktorët që na recitonin vargjet e Fan Nolit dhe na dolën karagjozë.

Turp!

As kam pikë fije dyshimi që ceshtja e teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit, me lobitë e ndërtimit, me boshatisjen e territorit të Shqipërisë nga popullsia, me zhdukjen nga faqja e dheut e kulturës shqiptare, e historisë shqiptare, bashkë me të e ka pësuar e gjithë kultura, e kanë pësuar shkenca, arsimi, muzetë, sporti, kështjellat, vlerat arkeologjike që po vidhen, libri, drama shqiptare, opera shqiptare, kinemaja, gjithçka që mban shpirtin e një populli.”
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist