E FUNDIT/ Kallëzohet në prokurori Erion Veliaj
Cfarë bëhet me taksat tona?
nga Artan Fuga
Paguajmë me taksat tona me qindra nëpunës, policë, prefekta, etj., dhe territori na mbushet me kanabis. Pastaj kanabisi ndyen tërë sistemin politik dhe administrativ.

Pastaj paguajmë me taksat tona dhjeta e dhjetra deputëtë, të cilët në vend të gjejnë zgjidhjet brenda Kuvendit dhe duke punuar konform rrogave të majme që marrin, gjejnë si zgjidhje sharjet reciproke.

Pastaj paguajmë qimet e kokës për taksa për të paguar policë dhe skafandra, makina policie, pajisje, etj., për të mbrojtur godinat shtetrore nga protestuesit që i kanë shtyrë dhe nxitur atje në përplasje partitë politike dhe deputetët që nuk gjejnë zgjidhjet në Kuvend.

Pastaj paguajmë pa fund taksa që rtsh ta transmetojë ose të mos ta transmetojë protestën, njësoj në të dyja rastet, humbasim paratë e taksave tona kot.

Pastaj paguajmë përsëri taksa që të paguajmë rroga deputetësh, të majme, që pas protestës, të grinden nëse portesta kishte ose jo sukses.

Pastaj përsëri taksa për të paguar gjyqtarë, prokurorë, hetuesa që të investigojnë nëse nëpunës të ndryshëm e kanë bërë detyrën apo kanë abuzuar me detyrën lidhur me trafiqet e paligjshme.

Pastaj për të përballuar këto shpenzime na duhet që të rriten taksat dhe kështu ne shkatërrohemi ekonomikisht, psikologjikisht dhe mendërisht.

Pastaj përsëri dalim në protestë sepse jemi të pakënaqur...

Ja vlejnë të paguajmë taksa për politikën që abuzon me taksat tona ?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga ky opinionist